S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, December 18, 2018

Deputeti shqiptar: Po më vrasin për së dyti

Kuvendi i Maqedonisë me 95 vota për, ka miratuar Ligjin për amnistinë e personave të akuzuar për dhunën në Kuvend, më 27 prill 2017.
Për këtë ligj kanë votuar edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, edhe pse paraprakisht shumica parlamentare hodhi poshtë një amendament të saj për amnisti të përgjithshme.
Të akuzuarit pas miratimit të ligjit do të kenë afat prej pesë ditësh të parashtrojnë kërkesë për amnisti, ndërsa nëse kërkesa do të pranohet ose jo vendimin do ta marrë prokurori dhe gjykatësi kompetent.
Aleanca për Shqiptarët votoi kundër nevojës për propozim-ligjin e amnistisë për 27 prillin.
Kreu i ASH-së propozimin e quajti një turp të ligjvënësit dhe humbje e shpresës së qytetarëve për shtet të së drejtës. Sela përmendi edhe faktin që me këtë ligj amnistohen ata që deshën ta vrasin ndërsa dënohet ai që e shpëtoi duke aluduar në Abdylfeta Alimin.
“Pikërisht në këtë sallë ndodhi vrasja. Më 27 prill, pothuajse më vranë, por unë shpëtova. Tani ata më vrasin për herë të dytë,” tha Ziadin Sela.
“Zaev tha se kishte nevojë për pajtim, por unë do të thosha se nuk ka paqe me kriminelët. Ata që më shpëtuan mua janë në burg, ndërsa ata që hapën dyert janë në liri. Çfarë ironie”, u shpreh ai.
Propozuesit e ligjit dhe votuesit e këtij ligji Sela i quajti bashkërisht keqbërës.
Rrëfimi i plotë i Ziadin Selës për dhunën në Kuvend:
“Pas seancës plenare shkuam tek press qendra ku kryetari i ri i Kuvendit duhej të japë deklaratë. Në fillim isha tek korridori, në hyrje të sallës së mediave, qëndroja me Syrija Rashidin dhe Vesel Memedin. U dëgjua një britmë. Thanë se turma po hyn brenda. Në atë moment hymë në press qendër. Derisa mbahej konferenca e Talat Xhaferit kishte disa persona që mbanin derën nga njerëzit. Në një moment u hap dera sepse nuk mund ta mbanin më. Turma hyri. Unë isha në qosh të sallës, në të majtë të foltores. Para meje isha Syrija Rashidi dhe Rexhail Ismaili, djathas e kisha Zoran Zaevin dhe deputetët e tjerë. Erdhi turma drej neve. Drejt meje. Syrijai dhe Rexhaili tentuan të më mbrojnë. Kishte vazhdimisht kërcënime me jetë. Ju jeni tradhtar. Do ju vrasim na thanë. Kishte edhe kërcënime personale për mua. Sela ske ku të ikësh, do të vrasim. Vazhdimisht hidheshin gjësende të forta. Mbaj mend se një dërrasë më ra në kokë. Edhe nji monitor kompjuteri. Monitorin ma hodhën mua direkt edhe një shtizë flamuri. Nuk e di saktë kush ma hodhi shtizën.
E kam vërejtur se një femër, vazhdimisht më ka ndjekur më kamerë. Prokuroria sigurisht që ka më shumë detaje. Ishte një me maicë që e mbaj mend ishte me maskë dhe vazhdimisht e drejtonte turmën. Ata e drejtonin gishtin kah unë. Merreshin vesh me atë gruan. Në një moment na thanë se shërbimet po bëjën korridor që të dalim por ju thash se ska logjikë sepse e shoh se turma është kah une. Meqë deputetët dolën disa, unë isha i hapur për sulme.
S’kisha barrierë para meje që të më mbrojë. Kisha anezi të plotë, nuk mbaj shumë mend kohën e saktë. Turma mu afrua shumë. Më kapën për koke dhe më godisnin. U largova njëherë nga ai vend, por goditja me monitorin dhe shtizën më hutoi. Fillova të mos kem më orientim dhe humbisja frymëmarrjen, skishte ajër. Asnjë prej personave që më kanë sulmuar se mbaj mend se ka dashur të më mbrojë.
Po të ishte ashtu do më prisnin me lule dhe duartrokitje. Nuk kishin për qëllim të më mbrojnë. Skishtë ashtu personash. E mbaj mend se njëri prej sigurimit gjuajti me armë në ajër dhe kjo e zemëroi edhe më tepër turmën. Në atë moment ne të gjithë ishim pre e rrezikut të lartë. Pasi kam humbur vetëdijen smbaj mend asgjë. Vetëm kur jam zgjuar në dhomën 334 të Kuvendit. Ai djali me mjekërr ishte i pari që hyri në sulm. Kishte maicë të zezë. Shante dhe kërcënonte. Ai më ra në sy. Një tjetër ishte me syza në kokë dhe mbante jelek. Ai tjetri ishte me maskë dhe më numrin 6 në fanellën e tij. Deputeti Vlado Gjorçev tentonte ta pengojë turmën. Ishte mes neve dhe turmës. Momentin e fundit që e mbaj mend, se di se si arrita të largohem nga grupi i tjetër i deputetëve. E mbaj mend se kam rënë në gjunjë dhe më godisnin nga koka dhe trupi. Se di se si më kanë tërhequr zvarrë sepse kisha filluar të humb vetëdijen. E mbaj mend rënien në gjunjë si momentin e fundit para se ta humb vetëdijen. Nuk e di saktë si u largova nga turma e deputetëve. Isha i hutuar nga goditjet”.

Ku ta çoj pasurinë e fituar me haram? LEXOJENI MOS E HUMBISNI AS KTE

PYETJE: Shejkhu ynë Allahu ju dhëntë bereqet! Një avokat ka punuar për llogari të disa bankave që punojnë me kamatë (fajde, interes bankar), pastaj u pendua dhe hoqi dorë nga ajo punë. Tani ai dëshiron të pastrohet prej pasurisë që ka fituar nga ajo punë.
Dhe pyet: A i lejohet atij që të përgatisë me ato para një bibliotekë xhamie, ku të studiojnë kërkuesit e dijes, apo në gjëra që kanë dobi të përgjithshme, sepse pasuria (haram) është e shumtë dhe është e vështirë të shpenzohet (e gjitha) në gjëra të nënçmuara. Allahu ju dhëntë mirësi. Një vëlla nga Maroku.
Përgjigje: Më e mira është – siç kanë thënë dijetarët tanë të parë – që pasuria e ndytë të shpenzohet:
Së pari: Në gjëra të nënçmuara (si wc, rrugë etj).
Së dyti: Në gjëra që mbarojnë (harxhohen) dhe jo në gjëra që mbeten (si psh, karburanti i makinës, impulse telefonike etj).
Së treti: Në gjëra që u sjellin dobi mbarë muslimanëve.
Pra pasuria haram pëlqehet që të shpenzohet në gjëra të nënçmuara, në gjëra që mbarojnë dhe jo në gjëra që mbeten, në gjëra që u sjellin dobi muslimanëve në përgjithësi, dhe që të mos i jepet dikujt në veçanti, por tu bëjë dobi mbarë muslimanëve.
E megjithatë ata thonë që kjo është më e mira. Ndërsa që tu jepet disa personave (apo dikujt në veçanti) kjo është diçka që s’ka problem. Edhe nëse shpenzohet për diçka jo të nënçmuar (dmth shpenzohet në diçka të ndershme siç janë librat e dijes etj), edhe kjo nuk ka gjynah. Dhe vëllai ynë pyet për diçka me dobi të përgjithshme – që është biblioteka e xhamisë – e cila nuk është e nënçmuar, këtë gjë e kanë lejuar dhe kanë lehtësuar në të shumica e dijetarëve.

Caktimi dhe kësmeti Nuk ngjan ndonjë fatkeqësi ne toke, e as ne vetët tuaja, e te mos jete ne libër

Caktimi dhe kësmeti Nuk ngjan ndonjë fatkeqësi ne toke, e as ne vetët tuaja, e te mos jete ne libër i shënuar para se te ngjaje, është thare penda, janë ngritur fletushkat, është caktuar çështja, janë shkruaj përcaktimet, kurrsesi nuk do te na godasë neve përveç asaj qe All-llahu e ka caktuar për ne. Ajo qe te ka goditur nuk ka mund qe te te kaloje, e as ajo qe te ka kaluar, nuk ka mund qe te godasë.
Vërtete, nëse kjo bindje rrënjoset ne shpirtin tënd dhe ngulitet ne ndërgjegjen tende, atëherë belaja shndërrohet ne dhunti, fatkeqësia ne dhurate dhe te gjitha belatë ne shpërblime dhe bukuri (Atë qe All-llahu ia do te mirën, e sprovon) andaj mos te te kaploj shqetësimi nga ndonjë sëmundje apo vdekje e fëmiut, apo humbje materiale a djegie e shtëpisë, ngase Krijuesi veçse ka përcaktuar dhe kësmeti ka ardhë, kjo është zgjedhja, e zgjedhja i takon vetëm All-llahut te Lartësuar, ndërsa shpërblimi vije e edhe mëkati falet.
Ua urojme te goditurve me bela durimin e tyre dhe kënaqësinë e tyre ndaj Marrësit, Dhënësit, Rrëmbyesit, Dhuruesit, nuk pyetet se çka vepron, ndërsa ata do te pyeten. Assesi nuk do te qetësohen nervat tua, e as qe do te pushojnë trazirat dhe cytjet e shpirtit edhe gjoksit tënd, përderisa nuk beson ne caktimin dhe kësmetin është thare penda për atë qe ti e ke përjetuar, andaj mos i shkakto vetes sate keqardhje e mërzi, mos mendo se ke pas mundësi ta pengosh murin te rrezohet, ta ndalesh ujin te derdhet, t’ia pamundësosh erës te fryje, ta ruash xhamin te mos thyhet, e kjo nuk është e sakte, e pavarësisht nga unë e ti do te ngjaje e caktuara, do te zbatohet kësmeti dhe e shkruara “E kush te doje le te besoje, e kush te doje le te mohoje”(Kur’an). Dorëzoju kaderit(fatit) para se te kaploje hidhërimi, ankesa e vaji, pranoje kësmetin para se te kaploje rrjedha e pendimit, prandaj qetësoje veten tende kur t’i kesh bere shkaqet, ta kesh shpenzuar energjinë dhe mundin, e me pastaj mund edhe te ngjaje ajo prej se cilës ruheshe, por mu kjo është duhur edhe te ngjaje, e mos thuaj: (Sikur t’kisha vepruar kështu dhe kështu, do t’ishte kështu dhe ashtu, por thuaj: All-llahu e ka caktuar dhe Ai çka ka dashur është bere)./Aid el Karni/

Konsumoni mandarina, këto janë vlerat e tyre ushqyese!

Mandarinat janë një burim i pasur me vitamina dhe minerale dhe kanë përmbajtje tepër të vogël të yndyrës. Vetëm 1 kupë më mandarina ofron 28 % të normave të rekomanduara ditore për vitaminë C.
Vitamina C është antioksidant i fuqishëm i cili neutralizon radikalet e lira duke përfshirë edhe ato të cilat vijnë si rezultat i rrezeve të diellit.
Vitamina C po ashtu rekomandohet për persona të prekur nga të gjitha llojet e gripit.
Mandarinat përmbajnë Beta-caroten i cili funksionon si antioksidant por që edhe mund të shndërrohet në retinol, formë kjo e vitaminës A e cila shfrytëzohet nga qelizat e syve për shikim dhe po ashtu ndihmon sistemin imunitar.
Vlerat ushqyese me fibra të një kupe me mandarina janë rreth 5% të vlerave të rekomanduara ditore për meshkuj dhe rreth 7% për femra.

Hashim Thaçi turpëron Vuçiqin në OKB: Botërisht dihet se kush është viktima dhe agresori (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në OKB, ka kujtuar të gjitha krimet që ka bërë Serbia në Kosovë, kjo pasi që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë që serbët nuk kanë bërë asnjë spastrim etnik në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka folur me shifra rreth personave që janë vra*ë në periudhën e luftës.“Nuk dua të mohojmë të kaluarat,  botërisht dihet viktima, dihet agresori. Nuk ka dhe nuk do të ndodhë rishkrimi i historisë, lufta ka ndodhur në shekullin XX, andaj nuk duam të bëjmë drama e spektakle por të pranojmë realitetin.
Detyrohem të numëroje disa fakte para jush, i pëlqen dikujt apo jo, shteti i Serbisë në konfliktin e Kosovës ka v*arë 13.500 civile shqiptare, Formacionet e tyre ushtarake kanë dhunuar rreth 20 mijë femra shqiptare, për 13,500 civile asnjë i akuzuar, e lëre më i dënuar, për 20 mijë femra asnjë i akuzuar, e lëre me i dënuar. 40% e infrastrukturës  e rrënuar, i akuzuar Milloshevic, por i padënuar. 400 masakra, por asnjë i dënuar.

Në Krushë 250 civile te vra*e, gra, pleq fëmije, 64 te pagjetur. Ndërsa ata që thirrën shumë në drejtësi, theksoj se luftëtarët e Kosovës kane kaluar disa prej tyre ne procedura te drejtësisë të OKB dhe UNMIK Paralelisht ne tribunalin e Hagës, EULEX-it tash e 20 vite. Kosova duke dashur të tregoje përgjegjësinë shtetërore, duke besuar në të vërtetën dhe drejtësi dhe partneritet me bashkësinë ndërkombëtare dhe BE, e ka themeluar vetë dhomat e specializuara dhe t’i përgjigjet autoritetet e tyre në një proces të përgjegjshme e kredibil.
Pavarësisht se jemi viktima, sot në Kosovë me tepër ka të dënuar shqiptar për krime në Serbi, ndërsa në Serbi nuk është dënuar asnjë serb për spastrimin etnik për masakrat e tyre. Atje nuk funksionon fare zyra për krime të luftës. Unë besoj në luftën e drejtë që kemi zhvilluaar, por nuk e konsistoi se ndonjë luftëtar ka devijuar nga fisnikëria”, ka përfunduar Thaçi.
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë është thirrur nga Serbia dhe Rusia, pas formimit të Ushtrisë së Kosovës./Gazeta Blic.


Sunday, December 16, 2018

Surpriza te medha per diten e sotme! Ja si pritet te jete moti

Paraditja dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin, më të dukshme në ekstremin verior.
Pasditja sjell shtim të vranësirave fillimisht në rajonin Veri-Qendër duke gjeneruar në det reshje të dobëta. Gjatë mbrëmjes dhe natës i gjithë territori i Shqipërisë do të përfshihet nga vranësirat.
Sipas Meteoalb era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.
Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 0 gradë në mëngjes në zonat malore deri në 17 gradë mesdita në bregdet.

Këshilli i Sigurimit diskuton rezolutën 1244 për Kosovën


/DW.Shqip/ & / Shtypnews.al/ 
Të hënën (17.12.) Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojë rezolutën 1244 për Kosovën. Arsye është letra që Serbia i dërgoi presidentit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojë të hënën, (17.12) rezolutën 1244 të vitit 1999 për Kosovën. Me marrjen e vendimit nga Parlamenti i Kosovës për hapjen e rrugës për kthimin e Forcës së Armatosur të Kosovës në ushtri të rregullt, më 14 dhjetori, Misioni i përhershëm i Serbisë pranë OKB, i dërgoi një letër presidentit të Këshillit të Sigurimit. Përmbajtja e letrës nuk është bërë e ditur për publikun, po mësohet jozyrtarisht që ka të bëjë me atë që Serbia e quan "shkelje të rezolutës” në pjesët e saj që kanë lidhje me sigurinë. Këshilli i Sigurimit e ka vendosur diskutimin mbasdite, në një nga pjesët e programit që Këshilli e ka përcaktuar për të diskutuar tema të ndryshme.
Presidencën e radhës këtë muaj e mban Bregu i Fildishtë. Përveç pesë anëtarëve të përhershëm që janë Kina, Rusia, SHBA, Franca dhe Anglia, Këshilli i Sigurimit ka aktualisht edhe dhjetë anëtarë të përkohshëm që janë Bregu i Fildishtë, Guinea Ekuadoriale, Etiopia, Kazakistani, Hollanda, Polonia, Bolivia, Peruja, Kuvajti, Suedia.
Për herë të fundit me Kosovën, Këshilli i Sigurimit u morr më 14 nëntor, kur shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin raportoi për zhvillimet e fundit në vend dhe ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic kërkoi vazhdimin e misionit të UNMIK-ut. Rusia bëri të njëjtën gjë, ndërkohë që SHBA dhe anëtarët e Këshillit që janë vende të BE kërkuan që raportimet të bëhen më rrallë në ritëm kohor.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...