S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, December 14, 2018

Ramush Haradinaj: Edhe pak çaste na ndajnë nga Ushtria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë një betim të madh sot në rrjetet sociale, pikërisht në momentin kur ai shkruan se edhe pak çaste na ndajnë nga vendimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Mirëmëngjes miq,- shkruan Haradinaj në Fb, - edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët.
Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!”/ar.sh/

Telefonuesit live masakrojnë Ramën/ Delenxhiu, tallet me studentët, nga kazani do diltë më i mirë

Ndonëse janë bërë rreth 10 ditë që studentët protestojnë, mbështetja tek qytetarët nuk ka rënë. Edhe në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” në News24, qytetarët kanë shprehur indinjatën e tyre jo vetëm për çështjen e studentëve por edhe probleme të tjera.

Ndërkohë ka pasur dhe qytetarë që kanë folur për Unazën e Re. Një prej tyre tha se banesat do prisheshin për të bërë pallate dhe se faji nuk është i firmës por i shtetit, duke përmendur ministrin dhe ARRSH si institucion.


Telefonues 1: A tallet me popullin, tallet me studentët. Kryeministri tallej me atë të verbrin, i thoshte nëse s’ta plotësoj më bjer me atë shkopin kokës. Jam pensioniste, jetoj me 100 mijë lekë, çfarë do bëj më para. Bravo i qoftë atyre djemve të nënave, t’i shkojnë deri në fund.
Telefonues 2: Jam një qytetar nga Vlora, invalid, është miratuar statusi i naftëtarit. Kemi marrë kartonët dhe po i mbajmë aty. Nuk kemi asnjë përgjigje. Të paktën të na thonë një përgjigje, po ose jo.
Telefonues 3: Zoti Edi Rama thotë ka 3 vjet që nuk ka prurë 50 mijë lekëshin për nënat e reja. Dëgjova përfaqësuesin gjerman që tha nafta është më e shtrenjtë këtu, pse nuk ngrihet ky popull.
Telefonues 4: Ne jemi me studentët dhe i mbështesim fort. Tallet me banorët e Unazës së Re, Astiri me bojë, tallet me ata që protestojnë për naftën. Nga doli ky kryeministër, kush është ky. Edhe ta kishin nxjerrë nga kazani i plehrave do diltë më i mirë. Është kthyer Unaza e Re në kazan plehrash. Ku kanë hequr pemët po hedhin plehrat.
Telefonues 5: Jam habitur mbrëmë me kryeministrin. Paneli shumë i dobët për t’iu përgjigjur atij delenxhiu. Tek Astiri ishin 194 banesa para projektit për t’i prishur. Tani janë 119 banesa. Këto banesa të tjera çfarë do i bënte, do i bënte pallate. Prish shtëpitë e fukarenjve e bëj grataçela. Kush mund ta besojë atë barbon. Si nuk e njeh drejtori i ARRSH kush fshihet pas asaj firme, si nuk e njeh Gjiknuri, si mund të gënjejë kaq hapur.
Mua s’më intereson kush fshihet pas saj, më intereson shteti. Ne shqiptarët nuk e kemi ndjenjën e revoltës, ndjenjën e përgjegjësisë personale. Sikur vetëm prindërit e atyre studentëve të shkonin. Ne shohim nga televizori. Njerëzit që janë pa bukë, jo ata që janë të lidhur. Dilni o qytetarë të Tiranës, s’keni kosto, jeni afër. Këta në pushtet janë kthyer në përbindësha. Kaq keq të bën pushteti?
Telefonues 6: Studentët i dhanë një leksion si politikës si shoqërisë dhe njëkohësisht i dhanë një faqe të bardhë Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Studentët na kanë dhënë edhe ne që jemi mbi 18 vjeç një leksion. Mua nuk më ka shkuar kurrë në mend që studentët shqiptarë të ishin kaq të kulturuar dhe të protestonin në mënyrë kaq demokratike.
Telefonues 7: Do ishte në nderin tuaj si gazetarë të mos e pranonit atë kryeministër në panele. Po na tremben fëmijët. Do i bëj thirrje atij doktorit të madh, Petrelës që t’i bëjë një vizitë falas.

Thursday, December 13, 2018

Kthimi i buxhetit, Civici: Duhet rritur mbështetja për arsimin, por vështirë 5%

Ndërsa Presidenti i vendit, Ilir Meta ktheu në Parlament buxhetin 2019 për të përmbushur kërkesat e studentëve, ekspertët argumentojnë se do të kërkojë kohë që mbështetja buxhetore për arsimin të rritet në 5% të GDP-së.
I ftuar në “A2 Business” të Aurora Sulçes ne televizionin A2 CNN, eksperti i ekonomisë, Adrian Civici argumenton se buxheti për arsimin duhet të rritet, edhe pse është vështirë që kapë menjëherë nivelin e kërkuar nga studentët.


Civici argumentoi në studion e “A2 Business” edhe rënien e konsumit dhe rritjen e çmimeve, si dhe vendimin e fundit të qeverisë, atë të shpërblimit të pensionistëve me 50 mijë lekë.

Rama publikon fotomontazhin: Qenka nona ai që ma ka bo kët…

Pse po na ikin orët pa folur”, këtë pyetje, bashkë me foto të tijën publikonte Rama rreth orë më parë në “Insta Story”, duke u bërë thirrje studentëve për dialog.
Fotoja është shndërruar në disa “meme”, por duket se një prej tyre ja ka tërhequr më shumë vëmendjen kreut të qeverisë, i cili ka vendosur ta ri-publikojë në rrjetin social.
“Qeka nona ai që ma ka bo kët tallje”, shkruan Rama.

Rama bënë për “ujë të ftohtë” rektorët: Dekani kërkon 76 mijë euro makinë, roje dhe orendi! Më thoni si t’i përgjigjem?!

Rama bënë për “ujë të ftohtë” rektorët: Dekani kërkon 76 mijë euro makinë, roje dhe orendi! Më thoni si t’i përgjigjem?! 

               👍---> Shtypnews.al-->👍

Rama eshte duke zhvilluar nje mbledhje me rektoret e dekanët per te diskutuar per 8 pikat e parashtuyara nga studentet qe kane 9 dite qe protestojne.
Gjate fjales se tij ai u ka terhequr vemendjen dekaneve dhe rektoreve per pune jo te mirë.
Pjese nga fjala e Rames:
“Konstatoj me keqardhje të madhe që rektori i Universitetit të Tiranës nuk ka kuptuar akoma ligjin e arsimit të lartë.Nuk e kam kuptuar se si universiteti i Tiranës harxhon 6 mln euro për roje sigurie. Zëri kryesor në buxhete janë automjete dhe orendi.
Kam parë specifikim nga një universitet ku dekani kërkon veturë 76 mijë euro. Nuk ka problem, ta ketë. Por këto gjëra t’i dinë të tjerët.
Të shohësh shpenzimet e universitetit me disbalanca ekstreme. Jam i gatshëm të marrë përgjegjësitë e mia dhe jam i gatshëm ta pranoj atë pjesë të shuplakës mbi qeverinë që ka dhënë kjo protestë. Kam besuar më shumë se ç’duhet tek autonomia universitare, nuk jam më për këtë. Studentët kërkojnë më shumë vota për zgjedhejt universitare. Si do t’i përgjigjeni?
Ma thoni si i përgjigjeni ju, si i përgjigjet një qeveri e tërë një turme protestuesish që thotë nuk dua dialog por e dua këtë kështu; nga 10 për qind në 50 përdind në zgjedhje. Po ndodh diçka e pa ndodhur.


Hera e parë që një protestë studentësh mbahet gjallë duke refuzuar zgjidhjen. Kjo nuk është mister dhe as shkencë se kush e ka mbjellë këtë far. Fakti që pjesa më e madhe e studentëve dolën që janë në mbështetje dhe presin zgjidhje me të drejtë, a nuk e meritojnë vallë një reflektim”.

Ky është kosovari që bëri ushtarët amerikanë të këndojnë ‘Zoti e bekoftë Kosovën’

Shtypnews.al 
Në një prononcim Shala ka treguar se para diplomimit ia kishte treguar historinë e tij kolegëve dhe gjeneralit ushtarak dhe me këtë rast kishte edhe këtë kërkesë në ditën e diplomimit.

Sipas Shalës, gjenerali i tij kishte pranuar pa hezitim dhe në këtë mënyrë edhe ishte realizuar dëshira e tij.
“Para se të diplomoi iu kam treguar kolegëve dhe gjeneralit ushtarak, rastin e luftës në Kosovë. Nga kjo u emocionuan të gjithë dhe iu thash se kam nderin të ja kthej Amerikës ndihmën që ka dhënë për popullin e Kosovës. Nuk ishte aspak e vështirë t’i bindja dhe menjëherë gjenerali im pranoi pa asnjë hezitim”, ka thënë Shala.
Videon ku këndohej “Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti e bekoftë Kosovën!” e kishte publikuar vet ai në rrjetin social në “Facebook”, duke thënë se ndihet falënderues ndaj SHBA-së që ka shpëtuar familjen e tij gjatë luftës në Kosovë.
“Kolegët dhe unë këndojmë ritëm në ditën e diplomimit. Nëse dëgjoni, këndojmë për Kosovën. Për ata që nuk e dinë Shtetet e Bashkuara kanë shpëtuar familjen time dhe unë nga pastrimi etnik dhe kemi ardhur në këtë vend të shkëlqyer si refugjatë lufte. Duke qenë kështu në gjendje ta këndonim këtë ditën e diplomimit ishte një nga momente krenare, jo vetëm për mua dhe familjen time, por për çdo shqiptar”, kishte shkruar ai në Facebook.
Shala gjithashtu ka folur edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, që pritet të bëhet ditën e premte.
Ai thotë se ndihet krenar që tani edhe Kosova po bëhet me ushtri dhe se ky është një mesazh për armiqtë se nuk mund ta shkelin më Kosovën.
“Për Kosovën që po bëhet me ushtri të premten është një gjë që po më bën të ndihem krenar dhe më në fund po i bëjmë këta hapa të mëdha për të ardhmen tonë. Ma merr mendja që jemi krejt të lumtur për këtë vendim dhe besoj që po i tregojmë armiqve se nuk mund të na shkelin, sidomos kur e kemi përkrahjen e vendit më të fuqishëm në botë-SHBA”, ka shtuar ai. 
Më tej, ai ka treguar edhe për procedurën e futjes së tij në ushtrinë amerikane, duke thënë se ishte mjaftë e gjatë,raporton indeksonline.
“Ishte një procedurë e gjatë për t’u futur në ushtri. Amerika i ka 5 degë të ushtrisë (1.3 milionë ushtarë) dhe në këtë degë që jam unë janë 40 mijë ushtarë gjithsej. Procesi për futjen time këtu ka zgjatur disa muaj deri sa më kanë pranuar sepse e shikojnë edhe të kaluarën. Tani është procedura e mjekësisë dhe në fund të thërrasin për betimin dhe për të shikuar a do të dalësh tradhtarë për Amerikën”, ka theksuar për fund Arbnor Shala.


Ndryshe, Shala së bashku me familjen e tij kishte shkuar në Amerikë në moshën 5 vjeçare, në kohën kur shumë kosovarë u detyruan të largohen nga vendi për shkak të gjenocidit serb në Kosovë.https://youtu.be/T9KWiY93Cmg?t=6

FOTO/ Sekretari i grupit të LSI shkon nga protesta në Kuvend, merr udhëzimet nga deputetët e kthehet sërish në protestë si “student”


Protesta e studenteve cdo dite po tentohet te rrembehet nga PD dhe LSI, sic eshte pasqyruar me dhjetera raste konkrete nga mediat qe nga dita e pare e protestes. Militantet po e vrasin perdite protesten e studenteve, duke mos shkuar drejt dialogut per zgjidhjen e problemeve, por duke i shtuar ato per interesa politike te Kryemadhit e Bashes.
Rasti me spektakolar eshte ai i dites se sotme, ku Gaetano Doçi, sekretari aktual i grupit parlamentar te LSI ne Kuvend i cili ka qene çdo dite ne krye te protestes, sot siç duket edhe ne foton e meposhtme ka qene ne pune. Ai shfaqet krah Vasilit dhe Rames, deputete te LSI qe sot shkuan ne Kuvend dhe shpetuan mandatet e LSI nga djegia.
Por, sapo ka dale nga zyrat e Kuvendit me deputetet e tij, Doçi i eshte rikhtyer e bashkuar studenteve duke partizuar akoma me tej nje proteste qe nisi si e studenteve, por po perfundon si e Kryemadhit e Bashes.

Fotot e Doçit kur po dilte nga Kuvendi sot dhe pasi iu bashkua protestes:

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...