S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, December 12, 2018

Ndodh dhe kjo/ Lindita Nikolla i paguan shkollën edhe Endri Fugës

Është pikërisht Lindita Nikolla që ka firmosur vendimin që Fuga të bëjë 1 vit master në universitetin e Tufts.
Ka qenë viti 2015-2016 koha kur Fuga ka përfituar nga lekët e shqiptarëve për tu shkolluar, duke mbajtur edhe detyrën e Drejtorit të Komunikimit në Kryeministri.
Kanë qenë pikërisht fondet e dhëna nga MAS me të cilat Fuga është shkolluar jashtë Shqipërisë. 


Shtypnews.al

Shtypnews.al


Studentët shqiptarë paguajnë miliona lekë për tu shkolluar në Shqipërisë, ndërsa qeveritarët marrin miliona lekë nga Shqipëria për tu shkolluar për vete në universitete të ndryshme nëpër Europë.
Edhe Endri Fuga, këshilltari kryesor i Edi Ramës ka bërë shkollën me lekët e shtetit shqiptar.

SKANDAL/ Vëllai i Bujar Nishanit privatizoi ish-mensën e “Qytet Studentit” dhe e ktheu në call center dhe lojëra fati

Ajo që do të duhej të shërbente si një mensë për studentët e ardhur nga rrethet e ndryshme të Shqipërisë dhe që jetojnë në Qytetin Studenti, sot nuk është gjë tjetër veçse një sallë e madhe e lojërave të fatit.
Përkundër deklaratave mediatike të këtyre ditëve të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Basha, në përpjekje për të përfituar politikisht nga protesta e studentëve, në tetë vitet e qeverisjes së saj është bërë privatizimi tek militantët dhe zyrtarët e PD hapësira të konsiderueshme të “Qytetit Studenti”.
Nga një vëzhgim i kryer në “Qytetin Studenti”, sikurse shihni edhe nga këto foto, ish-mensa e dikurshme ku ushqeheshin me qindra të rinj e të reja, prej vitit 2011 është kthyer në një lokal për lojërat e fatit, ku studentët që jetojnë aty humbasin edhe ato lekë që marrin nga familjet e tyre për shkollim.
Por, edhe më skandaloz është fakti se ish mensa e studentëve, sot lokal që shërben për lojërat e fatit, administrohet nga Ilir Nishani, vëllai i ish-Presidentit, Bujar Nishani.
Ajo që bie në sy është se procedurat e privatizimit të saj kanë filluar që në vitin 2010, kur Nishani ishte deputet i Partisë Demokratike dhe kjo forcë drejtonte qeverinë e vendit.
Ndërsa hapja e biznesit daton në 2011, vit kur Bujar Nishani ushtron edhe detyrën e ministrit të Brendshëm në qeverinë “Berisha”.
Një skandal i tillë është faktuar edhe nga vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit i drejtuar nga Bujar Leskaj i zgjedhur po nga PD-ja. Sipas Raportit Përfundimtar të Auditimit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (Shtator 2012), rezulton se shitja e objektit “Mensë” si dhe truallit funksional prej 916 m 2 nën administrimin e “Trajtimi i Studentëve Nr.1” sha, Tiranë, rezulton të jetë kryer në shkelje të dispozitave të VKM-së nr. 1638, datë 17.12.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet dhe për procedurën e shitjes”, Kodi i procedurave administrative, ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
Por, skandali shkon edhe më tej, pasi përveç llotos, vëllai i Bujar Nishanit administron edhe një tjetër ambient me një sipërfaqe të konsiderueshme që shërben për Call Center. Sikurse këto dy dyqane, në gjithë “Qytetin Studenti” janë një sërë hapësirash studentore me sipërfaqe të konsiderueshme të cilat janë privatizuar nga ish-funksionarë të lartë të PD në vend që ato të ishin mensa, biblioteka apo ambiente të tjera në funksion të studentëve që jetojnë aty.

FOTO/ Studentët nxjerrin emrat: Ja kush i merr fondet e ekselencës

Prej 8-të ditësh studentët e Shqipërisë janë duke protestuar për të drejtat e tyre.Ata janë duke protestuar për paratë që u merren dhe që nuk u kthehen në shërbime. Ata po protestojnë për gjendjen e mjeruar të fakulteteve e të godinave ku jetojnë.

Protestojnë edhe për paratë që jepen për fondin e ekselencës, lekë që jepen për miqtë e Ramës dhe qeverisë.
Pikërisht për këto para, studentët sot kanë nxjerrë edhe emrat e disa përfituesve që janë njerëzit e Ramës dhe jo vetëm.
Shtypnews.al ose kliko tani mbi te ne -> Shtypnews.al

Deklaratë e studentëve: Nesër protestojmë të gjithë tek Kuvendi

Studentët ndryshojnë vendin e protestave.
Ditën e nesërme ata do të bëhen bashkë dhe do të protestojnë tek Kuvendi i Shqipërisë në orën 10:00.

Deklarata është bërë nga Këshilli Studentor.
Shtypnews.al    

DEKLARATË E KËSHILLAVE STUDENTORE
Njoftohet se nesër Dt: 13/12  do bëhet mbledhja ne çdo universitet në orën 08:00-09:00
Marshimi do të bëhet drejt Parlamentit të Shqipërisë dhe në orën 10:00 fillon protesta për plotësimin e kërkesave të bëra me dije nga Këshillat Studentorë.
Faleminderit. 
Shtypnews.al

Deklaratë e studentëve: Nesër protestojmë të gjithë tek Kuvendi

Dorëheqja e Nikollës dhe takimi i Ramës: Opozita e çoroditur është kthyer në fabrikë “Fake News”

Portalet pranë opozitës po luajnë një lojë të rëndë me Fake News, duke i dhënë një dorë të mirë PD dhe LSI për shkatërrimin dhe rrëmbimin e protestës së studentëve dhe duke e kaluar atë në një protest partiake të opozitës.
Rasti më i freskët ishte ai i portalit të Çim Pekës, i cili sot ka nxjerrë dy lajme të rreme njëri pas tjetrit, duke disiformuar hapur per qellime te pastra politike.
Lajmi i dorëheqjes së Lindita Nikollës sot në orën 18:00 është lajmi i parë i rremë nga Çimi. Por, nuk u ndal me kaq.
Për të përçarë studentët dhe shërbyer partisë, ai bën lajmin e dytë të rremë, ku thotë se me demek, një audio konfirmonte se kryeministri Rama sot në orën 17:00, do të zhvillonte një tjetër takim në Akademinë e Arteve.
Gjithësesi, Ora 19:00 do të vijë dhe gjithçka do të dalë në dritë, ku Çimi do të dalë zbuluar siç e ka zakon.
Mesa duket opozita e ka kuptuar qe edhe kete radhe eshte prane deshtimit, ndaj sheh si shprese lajmet e rreme.

Dorëheqja e Nikollës dhe takimi i Ramës: Opozita e çoroditur është kthyer në fabrikë “Fake News”

FOTO NGA VENDNGJARJA/ Shpërthim tritoli tek kopshti botanik, digjen dy makina

Shpërthim i fuqishem tek kopshti botanik.
Dy makina kanë marrë flakë
Dyshohet se shperthimi dhe zjarri kanë ardhur si pasoje e një sasie ekspolizivi që mund tu jetë vendosur makinave
Nuk ka viktima nderkohë që policia po heton për ngjarjen






Tuesday, December 11, 2018

10 pyetje “me spec” gjatë një interviste pune dhe si t’i përballoni

Kërkimi i një pune dhe dhënia e një interviste është mjaft e vështirë dhe stresuese.
Për të mos mjaftuar vetë intervista është një sfidë më vete, ku shumica e pyetjeve janë paksa të koklavitura dhe të vështira për t’ju përgjigjur në mënyrën e duhur. Sipas Ekonomia Online, kjo i bën intervistat për punë një fushë të minuar. 

Por, para se të futeni në një gjendje paniku, mësoni disa mënyra se si t’i përgjigjeni disa prej pyetjeve të vështira dhe sikletshme në një intervistë pune.


1. Më tregoni për veten tuaj …Kjo ka të ngjarë të jetë një nga pyetjet e para të intervistuesit. Të jesh i qartë: kjo nuk është një shans të tregosh historinë tënde të jetës. Kjo është një mundësi për të bërtitur për aftësitë tuaja. Mos u tregoni modestë por është koha për të kënduar të gjitha lavdërimet dhe arritjet tuaja. Mos u trembni por le t’i dijë 10 arsyet pse kompania duhet të punojë me ju.


2. Si e përballoni presionin apo trysninë në punë? Kompanitë duan të dinë se punonjësit mund të trajtojë stresin. Në përgjigjen tuaj ndaj kësaj pyetjeje, jepni një shembull të kohës që keni qenë nën presion që është i pasur me detaje se si mundur t’ia dilni. Situatat reale mund t’ju japin shumë pikë duke i lënë pas të intervistuarit e tjerë që mund të japin përgjigje të përgjithshme.


3. Pse jeni të interesuar të punoni këtu? Kjo është pyetja që kompania kupton se sa jeni i interesuar ju për punën dhe sa kërkime keni bërë për kompaninë. Mungesa e hulumtimeve para intervistës për punë ku po aplikoni mund të jetë krejtësisht e dëmshme për tërë intervistën tuaj. Nëse një kompani do të investojë në ju, ata duan të dinë nëse investohen gjithashtu tek ata. E thjeshtë! hetoni mbi politikën që ndiqet, kulturën dhe mbi motivacionet që ato bazohen.


4. Çfarë mund të ofroni ju më shumë se një tjetër? Ky është shansi juaj ta bëni veten të dalloheni në mes të kandidatëve të tjerë. Për ta bërë këtë, artikuloni qartë atë që dëshironi të mbani mend. Përfshini një shembull specifik që demonstron kompetencat dhe karakteristikat që dëshironi të theksoni.


5. Çfarë do të përmirësoje tek vetja? Tregoni se besoni në rritjen profesionale dhe nuk keni frikë të pranoni se nuk jeni të përsosur. Çështja kryesore këtu është të ndash një zonë që duhet të përmirësosh dhe se jeni i përkushtuar për t’ia arritur asaj.


6. Cilat janë disa nga përvojat e shefat tuaj? Pa marrë parasysh se çfarë lloj përvoje ju keni, pavarësisht nëse jeni në nivel të lartë ose në nivelin e hyrjes, vini me një shembull të përgatitur. Zgjidh një shembull që tregon pse keni hyrë në një rol udhëheqës për një projekt apo situatë, atë që keni bërë si udhëheqës dhe çfarë ndikimi ka pasur tek të tjerët dhe vetja.


7. Cili është dështimi juaj më i madh? Është e rëndësishme të kuptoni se me këtë pyetje, intervistuesit nuk po përpiqen të identifikojnë dështimet tuaja, por po përpiqen të marrin një imazh realist për ju si një kandidat. Gjithkush ka dobësi dhe ata duan të shohin nëse mund të mësoni prej tyre. Çelësi këtu është të zgjidhni diçka që keni gabuar dhe keni mësuar si ta bëni siç duhet.


8. Pse doni të largoheni nga puna juaj aktuale? Kjo është një nga pyetjet më të vështira. Nëse ka diçka që nuk ju pëlqeu tek puna thojeni, por mos ofendoni kurrë askënd. Në fund të fundit, kompania është i interesuar për qëllimet tuaja afatgjata, dhe për këtë arsye maksimizon kënaqësinë tuaj të punës.


9. Më tregoni një moment që nuk jeni pajtuar me mendimin e shefit tuaj… Përsëri, kjo nuk është një pyetje mashtruese për të parë nëse keni një karakter të pahijshëm ose temperament të nxehtë. Kjo shqyrton natyrën tuaj diplomatike dhe guximin për të folur. Nëse shefi juaj po bën një gabim të madh ose ju keni një ide edhe më të mirë, ata patjetër do të duan që ju të flisni por do të ishte e rëndësishme ta bëni atë në rrugën e duhur. Mos harroni, ju nuk jeni duke u përpjekur për të bërë shefi juaj duken keq.


10. Çfarë page kërkoni? Paraja gjithmonë i bën njerëzit të ndihen të vështirë, megjithatë, në një intervistë nevojitet një shkallë e transparencës mes palëve. Nëse qëllimi juaj është të tejkaloni pagën tuaj të tanishme për të siguruar një më të madh në rolin tuaj të ardhshëm atëherë thojeni. 

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...