S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, December 10, 2018

Kjo është gruaja që nuk harroi Shqipërinë, tani u mëson gjuhën shqiptarëve në Ukrainë

                                      Shtypnews.al

Natalia Kircheva është mësuese e gjuhës shqipe në shkollën e fshatit Karakurt në lagjen Bolgard të Odessa, Ukrahinë, ku shqiptarët dhe banorët e tjerë të pakicave të ndryshme jetojnë në mënyrë kompakte.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, shprehet se “Natalia Kircheva është mësuesja e parë e gjuhës shqipe në Karakurt, fshatin në Ukrahinë ku jetojnë shqiptarë. Pasi përfundoi studimet në Universitetin e Tiranës ajo u kthye në vendin e saj për t’u mësuar fëmijëve jo vetëm gjuhën shqipe, por edhe historinë dhe traditat dhqiptare".

Shtypnews.al

                                Shtypnews.al

Në vitin 2015 ajo u bë studentja e parë në Universitetin e Tiranës, Shqipëri. Sot ajo jep lëndën zgjedhore të gjuhës shqipe për nxënësit e formës së pestë në shkollën Karakurt. Programi është bërë së bashku me Institutin e teknologjive të reja të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Ukrainës.
Fëmijët jo vetëm që mësojnë gjuhën shqipe të shkruar, zhvillojnë aftësitë gjuhësore, por mësojnë historinë dhe traditat shqiptare. --> Shtypnews.al

           Perlqejeni faqen Shtypnews.al tani Faleminderit!


Zëri i Amerikës: Studentët duan zgjidhje, Rama mban fjalime në Facebook

Shtypnews.al

                                         Shtypnews.al

Që nga dita e parë në vazhdim Zëri i Amerikës ka qenë në krah të studentëve duke transmetuar jo vetëm protestën live, por edhe duke mbajtur qëndrime të qarta në krah të tyre.
Edhe gjatë ditës së sotme, kur Edi Rama mbajti monologun e tij më të gjatë, Zëri i Amerikës është fokusuar më shumë tek studentët se tek kryeministrit.
Sipas VOA, studentët kërkojnë zgjidhje, por Rama mban fjalime në Facebook.
Më poshtë shkrimi i sotëm i Zërit të Amerikës:
Mijëra studentë rinisën sot për të gjashtën ditë tubimin e tyre të protestës para ministrisë së arsimit, duke kërkuar përgjysmim të tarifave dhe rregullime të tjera në jetën universitare.
Ata thanë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe askush nuk është ngarkuar të bisedojë me kryeministrin në emrin e tyre.
Por në të njëjtën kohë, kryeministri Edi Rama nisi një komunikim ne facebook, ku tha se dialogu është i nevojshëm dhe se priste prej 3 ditësh të dialogonte me ta.
‘Nuk është Shqipëria e ultimatumeve dhe britmave, por e bisedave për të zgjidhur kërkesat. Jam dakord se ka probleme me tarifat, por qëllimi i përbashkët është ta zgjidhim’ - tha zoti Rama.
Ai renditi një seri statistikash në dobi të arsimit, duke krahasuar me një mandat më parë, si e gjeti shumica e tij sistemin arsimor.
Edhe ambasadori i BE-së Luigi Soraca tha se po ndjek me vëmendje protestën e studentëve dhe beson se dialogu me qeverinë është i nevojshëm.

Sunday, December 9, 2018

Shqiptarët përplasen me grekët në New York, ndërhyn edhe policia.

Shqiptarët përplasen me grekët në New York, ndërhyn edhe policia.

Shqiptarët në New York, protestë në përgjigje të përkujtimores të grekëve për Kacifasin
Shqiptarët në Neë York kanë ndërprerë përkujtimin që po i bëjnë grekët në SHBA ekstremistit Kaçifas.
Siç shihet në videot e mëposhtme shqiptarët po proteestojnë para një organizate greke në Brooklyn.
Ata akuzojnë grekët se mbështesin terrorizmin. Është dashur ndërhyrja e policisë.

Protesta në Serbi: Mbi 40 mijë njerëz kërkojnë rrëzimin e Vuçiqit

Protesta në Serbi: Mbi 40 mijë njerëz kërkojnë rrëzimin e Vuçiqit



U mblodhën mijëra qytetarë serb, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kjo pasi që ata nuk janë aspak të kënaqur me mënyren se si e drejton vendin ai. Po të njëjtë protestë, mediat serbe e fshehen për disa orë radhazi, duke raportuar vetëm pas mbarimit të saj.
Mbrëmë është mbajtur protesta e opozitës serbe kundër presidentit Aleksander Vuçiq. Në protestë ishin afro 40.000 persona dhe gjithçka shkoi pa asnjë incident, raportojnë mediat serbe.
Vlen të theksohet se mediat serbe u munduan të anashkalojnë këtë protestë duke mos raportuar menjëherë por vetëm pas përfundimit, duke dëshmuar edhe njëherë se janë vegël e pushtetit të presidentit Aleksander Vuçiq.
Slogani i protestës ishte “Ndaloni gjakderdhjen në këmisha”, duke iu referuar rrahjes së disa anëtarëve opozitarë disa javë më parë.
Në protestë ishin liderët opozitarë të Serbisë, Nikolla Jovanoviç, Miroslav Aleksiç, Boshko Obradoviq, Zoran Lutovac, Radosllav Milojičić dhe Janko Veselinovic, transmeton Indeksonline.
Pjesë e protestës ishte edhe aktori i njohur serb, Branislav Trifunoviç, ku tha se ka dalur për të protestuar këtu jo nga Facebook-i dhe Twitter-i.
Lideri opozitar Borko Stefanoviç tha se ne dëshirojmë që të përmirsojmë jetën në këtë vend që fëmijët të mos largohen nga ky vend dhe njerëzit të jetojnë më mirë.
Ndërsa lideri tjetri opozitarë Boshko Obradoviq u shprehë se qytetarët janë lodhur nga regjimi dhe se kanë vendosur që të rebelohen kundër qeverisë.
“Ky është një moment i mrekullueshëm për të gjithë ne që kemi qenë në rrugë gjatë viteve dhe kemi pritur që njerëzit të zgjohen”, tha Obradoviç.
Opozita e bashkuar serbe tha se ky është vetëm fillimi dhe ftoi qytetarët e pakënaqur që të bëhen pjesë e ecjeve jopartiake të organizuar kundër dhunës që po e bën qeveria aktuale.

Protesta në Serbi: Mbi 40 mijë njerëz kërkojnë rrëzimin e Vuçiqit/Shtypnews.al


Saturday, December 8, 2018

Rama braktis Shqipërinë, ja mbath në ...


Prej 5 ditësh studentët janë ngritur në një protestë të madhe ku kërkojë arsim falas dhe kushte më të mira. Prej 5 ditësh Rama hesht, madje sëfundmi është larguar nga Shqipëria.
Lajmi i vajtjes së Ramës në Turqi është bërë i ditur në vetë faqen e presidentit turk, teksa nuk dihet arsyeja e vizitës së tij.
Nuk dihet se përse kryeministri ka zgjedhur të mbajë sekret këtë vizitë të papritur.

Friday, December 7, 2018

Për miqt tanë të Shtypnews.al ju tregojmë temperaturat ekstreme të motit, ngrica dhe borë

Shtypnews.al 




'Dita e Rinisë', ngjarjet kryesore të 8 dhjetorit- /Shtypnews.al/

Sot data shënon 8 dhjetor. Më poshtë do ju njohim me ngjarjet kryesore, cilat figura publike kanë lindur dhe kanë vdekur në këtë datë.
8 Dhjetori është dita e 342-të e kalendarit gregorian (dita e 343-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 23 ditë.

Ngjarje
1609 - Biblioteca Ambrosiana hapë dhomën e dytë të leximit.
1659 - Qyteti meksikan Ciudad Juárez u themelua nga Fray García de San Francisco.
1869 - Timothy Eaton themeloi kompaninë T. Eaton Co. Limited në Toronto, Kanada.
1886 - U themelua Federata Amerikane e Punëtorëve në Columbus, Ohio.
1980 - Mark David Chapman vret këngëtarin John Lennon përballë The Dakota.
1987 - Frank Vitkovic vret 8 njerëz në zyrat e Postës Australiane në Melbourne, Australi dhe më pas bën vetvrasje.
1987 - Ndodhi Katastrofa ajrore Alianza Lima me 43 viktima.
1990 - Protestat studentore në Tiranë. Protestë e parë antikomuniste në Shqipëri. Dita e rinisë.
1998 - Vriten 81 njerëz nga një grup i armatosur në Algjeri.
2005 - Kapet nga policia spanjolle Ante Gotovina, gjeneral kroat i kërkuar për krime lufte, në Playa de las Américas, Tenerife, Spanjë.
Lindje
1832 - Bjørnstjerne Bjørnson, shkrimtar norvegjez, nobelist
1944 - Vilhelme Vranari, historiane e gjeografisë dhe poete shqiptarë
1947 - Gregg Allman, muzikant amerikan (The Allman Brothers Band)
1949 - Ray Shulman, muzikant anglez (Gentle Giant)
1950 - Dan Hartman, muzikant amerikan
1956 - Warren Cuccurullo, kitarist amerikan
1957 - Phil Collen, kitarist amerikan (Def Leppard)
1962 - Marty Friedman, kitarist amerikan (Megadeth)
1963 - Greg Howe, kitarist amerikan
1966 - Sinéad O'Connor, muzikante irlandeze
1976 - Kotono Mitsuishi, dubluese japoneze (seiyu)
1973 - Corey Taylor, këngëtar amerikan (Slipknot)
1978 - Ian Somerhalder , aktor amerikan
Vdekje
1903 - Herbert Spencer, filozof dhe shkrimtar i famshëm anglez.
1980 - John Lennon, muzikant anglez (The Beatles)
2004 - Dimebag Darrell, kitarist amerikan (Pantera)

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...