S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, November 23, 2018

POROSI PËR ÇDO NJERI QË E DO NËNËN E VET ( Mos te ik pa e lexuar )

Kur ishe njëvjeçar, ajo të ushqente dhe të pastronte, kurse ti e falënderoje me të qarë gjatë natës.
Kur ishe dyvjeçar, ajo të ushtroi të ecish, kurse ti e falënderoje me ikje kur ajo të kërkonte.
Kur ishe trevjeçar, ajo të përgatiste ushqim të shijshëm, kurse ti e falënderoje me hedhjen e enëve në tokë.
Kur ishe katërvjeçar, ajo ta jepte lapsin të mësosh vizatimin, kurse ti e falënderoje me ngjyrosjen e mureve.
Kur ishe pesëvjeçar, ajo t’i vishte rrobat më të bukura për festën e Bajramit, kurse ti e falënderoje me përlyerjen e tyre.
Kur ishe gjashtëvjeçar, ajo të regjistroi në shkollë, kurse ti e falënderoje me britmë, se unë nuk dua të shkoj.
Kur ishe dhjetëvjeçar, ajo të priste nga shkolla që të përqafon, kurse ti e falënderoje me hyrjen tënde me shpejtësi të madhe në dhomën tënde.
Kur ishe pesëmbëdhjetëvjeçar, ajo qante për suksesin tënd, kurse ti e falënderoje duke i kërkuar dhuratë për korrjen e atij suksesi.
Kur ishe njëzetvjeçar, ajo shpresonte ta shoqërosh në vizitën e farefisit, kurse ti e falënderoje me ndejën tënde me shokë.
Kur ishe njëzet e pesë vjeçar, të ndihmoi në financimin e martesës sënde, kurse ti e falënderoje duke u larguar sa më larg me banim nga ajo, së bashku me gruan tënde.
Kur ishe tridhjetëvjeçar, të këshilloi me disa porosi rreth fëmijëve, kurse ti e falënderoje me fjalët, mos ndërhyn në çështjet e mia private.
Kur ishe tridhjetë e pesë vjeçar, të lajmëronte të shkosh tek ajo dhe të drekoni së bashku, kurse ti e falënderoje me fjalën tënde, jam i zanë këto ditë.
Kur ishe dyzetvjeçar, të lajmëroi se është e sëmur dhe ka nevojë për përkujdesjen tënde, kurse ti e falënderoje me fjalët, ka mundësi të infektohem nga sëmundje jote.
Ti sot, pa marrë parasysh se sa vjeç që je, si e falënderove nënën tënde!!
Nëse nënën e ke gjallë dhe afër teje, mos e lejo veten të ikën kjo shans e artë që ta respektosh, mos e harro dashurinë e saj dhe vepro për hir të arritjes së asaj dashurie, ngase ti, nuk ke në këtë dynja përveç se një nëne.
Kur ajo do të ndërron jetë .. a do të bën dobi pendimi jot, për ato fjalë dhe vepra që e zemëronin atë ..
Atëherë do të mbetesh i vetëm, pa nënë!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Shtypnews.al


Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së polices Ina Nuku

Shtypnews.al

Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme autorin e dyshuar për plagosjen e efektives së forcave ‘Shqiponja’, Ina Nuku.
Me anë të një njoftimi për mediat, policia bën me dije se ka vënë në rpanga 18 vjeçarin, Daniel Drobaj, i cili akuzohet për “Plagosje e rëndë me dashje”,  “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.
Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Tiranë identifikojnë dhe kapin në kohë rekord autorin e plagosjes së efektives së Policisë, shtetases Ina Nuka.


Nga shërbimet e Policisë Tiranë falë një pune të mirë organizuar hetimore u bë identifikimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të plagosjes, shtetasi Daniel Drobaj, 18 vjeç, banues në Tiranë.Në ngarkim të këtij shtetasi do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”,  “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”. 


Shtypnews.al 

Ish-ambasadori i Holandës thotë se BE-ja po tallet me ‘normalizimin e marrëdhënieve’ Kosovë-Serbi


Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka reaguar ndaj deklaratës së Bashkimit Evropian pasi kërkoi që Kosova të heq vendosjen e taksës doganore për 100 për qind për mallrat serbe.
Bosch ka thënë se Bashkimi Evropian nuk reagon kurrë ndaj Serbisë, edhe kur këta të fundit shkelin marrëveshjen.

“Kjo ishte e fortë, por ku është reagimi i BE-së ndaj Serbisë për shkëputjen e marrëveshjes 12 pikëshe mbi normalizimin e marrëdhënieve e cila thotë se të dyja vendet nuk duhet të pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt BE-së, gjë që Serbia e bën gjatë gjithë kohës me Kosovën. Të mos e përmendim deklaratën e egër të Daçiqit për vendet që votuan për Kosovën”, ka shkruar Bosch në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se BE-ja nuk harron të flasë për Asociacionin e komunave serbe por harron t’ia kujtoj Serbisë përgjegjësitë e tyre... “Me veprimet e tyre ata po e përbëjnë procesin e ‘normalizimit të marrëdhënie’ objekt tallje”, ka shkruar Bosch.

Tuesday, November 20, 2018

Historia e dy ujqërve. Do t’ju duhet më pak se 1 minutë kohë për ta lexuar, por do ta mbani mend për tërë jetën tuaj

Dituria indiane është befasuese. Një herë, një njeri i mençur u përpoq t’i jepte nipit të tij të vogël një mësim që ai do ta kujtonte përjetë dhe që me siguri do të shënonte rrugën e tij.
Një natë, ai u ul nën qiellin e ndritshëm dhe e ftoi të ulet pranë tij. Ai i tregoi atij për ngjarjet shumë të rëndësishme të jetës së tij, falë të cilave ai mundi të bëhej i moshuari i ditur që të gjithë respektonin. Para se të fillonte, ai i tha djaloshit që fjalët që ai ishte gati për t’i treguar atij do të shënonin pjesën tjetër të jetës së tij dhe kjo ishte biseda që fëmija nuk e harroi kurrë:
“A e di nipi im që ne të gjithë kemi dy ujqër të cilët janë vazhdimisht duke luftuar me njëri-tjetrin, kështu që është një betejë e tmerrshme që jo të gjithë njerëzit janë në gjendje të përballen me të,” i tha gjyshi fëmijës.
“Dy ujqër? Si është e mundur, gjysh? “, e pyeti fëmija me zgjuarsi dhe habi.
“Po, ne të gjithë kemi dy ujqër krejtësisht të ndryshëm brenda nesh; një është i keq, sepse ai përfaqëson të gjitha ndjenjat e këqija që mund të ekzistojnë në një qenie njerëzore, zilia, zemërimi, xhelozia, krenaria, lakmia, zemërimi, frika, mjerimi, faji, egoja, vetë-keqardhja dhe arroganca. Megjithatë, tjetri përfaqëson gjithçka që është e mirë; dashuria, gëzimi, bujaria, paqja, mirësia dhe e vërteta “, u përgjigj gjyshi i mençur.
Kështu, fëmija mendoi për një çast dhe pyeti: “Dhe cili prej tyre është më i forti? Cili ujk fiton? ”
Dhe gjyshi u përgjigj: “Varet nga secili prej nesh. Çfarë ujku do të doje të ushqeje? “.
Ky është një mësim shumë i urtë që ne të gjithë duhet të kujtojmë. Dhe ti, cilin ujk do të doje të ushqeje? Lini një koment dhe shpërndajeni këtë mësim të vyer me miqtë tuaj në Facebook. /

Saturday, November 17, 2018

Skocia po turpëron keq Shqipërinë, shënohet edhe goli i tretë

 Skocia po turpëron keq Shqipërinë, shënohet edhe goli i tretë




Shqipëria po mposhtet 3-0 në “Loro Boriçi” përballë Skocisë.
Në minutën e 55’ ishte sërish Forrest ai i cili mposhti portierin Etrit Berishën.

Tifozi skocez përfundon në spital, ja ç’po ndodh në Shkodër

Një tifoz skocez ka përfunduar pa ndjenja në trotuarin e qytetit të Shkodrës. Sipas raportimeve të fundit shkak i gjendjes të fikti të tifozit është bërë konsumi i madh i alkoolit.
Menjëherë ka mbërritur ambulanca të cilin e ka transportuar për në spital. Në lokalet e Shkodres tifozët skocezë kanë marrë këngën gjatë gjithë ditës se sotme dhe me pije në dorë, po kanë festuar të gjithë së bashku.
Mbi 2 mijë tifozë skocezë kanë udhëtuar drejt Shqipërisë në “Loro Boriçi”.

SHQIPERIA IME dhe Shtypnews.al

Tifozi skocez bën shqiponjën gjatë himnit të Shqipërisë, ja pamjet FOTO

Sapo ka nisur ndeshja në “Loro Boriçi” ndërmjet Shqipërisë dhe Skocisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Prej disa ditësh tifozët skocez kanë “pushtuar” kryeqytetin shqiptar ndërsa sot janë zhvendosur në Shkodër për të ndjekur duelin aq shumë të rëndësishëm.
Para ndeshjes, tifozët skocez i janë bashkuar kuqezinjve duke festuar me këngë patriotike shqiptare, shkruan Syri.net 
Mbi 2 mijë tifozë skocezë ndodhen në shkallët e stadiumit dhe shumë prej tyre gjatë takimit me shqiptarë kanë mësuar si të bëjnë me duar simbolin e shqiponjës.
Një rast i tillë është evidentuar në shkallët e stadiumit ku tifozi skocez bën shqiponjën gjatë ekzekutimit të himnit të Shqipërisë.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...