S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, November 17, 2018

“Hamë përshesh me ujë, bukë thatë, Nëse nuk mundesh ti ndihmosh së paku Shpërndaje! (Video)

“Hamë përshesh me ujë, bukë thatë, Nëse nuk mundesh ti ndihmosh së paku Shpërndaje! (Video)
Gjashtë pjesëtarët e familjes jetojnë në një banesë të rrënuar, ku ushqimi i përditshëm për ta është buka e thatë dhe uji.
“Hamë përshesh me ujë, bukë thatë… Pa energji elektrike për tre muaj. Nuk kam lekë t’i paguaj. Kam 50 mijë lekë për të paguar”
Varfërinë e tejskajshme e kanë kuptuar edhe fëmijët, e kryesisht djali i madh Eri, i cili është në klasë të katërt e detyrohet të bëjë punë të rënda për të siguruar bukën e gojës.
“Do ta ndihmojmë mamin, s’kemi për të ngrënë. Nuk kemi po mos ndihmuam. Detyrat i bëj jashtë se nuk kam drita, na i kanë prerë se nuk kishim lekë t’i paguanim”
Të ardhurat e vetme që ka familja është ndihma ekonomike ku me të detyrohet të paguajë autobusin për të dërguar fëmijët në shkollë.

Friday, November 16, 2018

Dimri erdhi/ Ja deri në çfarë dite do të vijojë ulja e temperaturave

Dimri erdhi/
Ja deri në çfarë dite do të vijojë ulja e temperaturave

Shtypnews.al

Ditën e sotme temperaturat ranë me disa gradë çka solli edhe reshjet e para të dëborës në zonat malore. Ndërkohë që rënia e temperaturave pritet të vijojë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
Sipas parashikimeve kjo situatë do të vijojë deri të mërkurën e ardhshme. Pas mesit të javës do të kemi një rritje graduale të temperaturave.

Ajo e la sepse ai ishte i varfer, pas 10 vitesh takohen rastesisht... Lexojeni deri ne fund kete

Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur.
Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dorën një vajze të pasur, mirëpo ajo e kishte refuzuar duke i thënë: Paga jote mujore është sa shpenzimet e mia ditore, andaj si po shpreson që të pranoj të martohem me ty?“ Pas 10 vitesh… Ej, o ti! – e thirri ajo. „Si je? Unë tash jam martuar, dhe a e din sa është rroga burrit tim? 15000 dollarë në muaj, a mund ta imagjin
osh? Dhe mbi të gjitha, burri im është shumë i zgjuar. Djaloshi ishte i pikëlluar dhe mezi po i mbante lotët, duke i dëgjuar përsëri fjalët e rënda të gruas të cilën dikur e dashuronte…
Së shpejti ju afrua burri i saj:
“Mirëdita shef, a këtu je? Po shoh se qenke njoftuar me gruan time!“
Pastaj u kthye kah gruaja dhe i tha:
“E dashur, ky është shefi im i cili menaxhon biznese me vlerë 100 milionë dollarë. Dhe imagjino, ai ka arritur të pasurohet kaq shumë vetëm për inat të një gruaje. Kam dëgjuar se e kishte dashur shumë, kurse ajo e kishte ofenduar. Paramendo se çfarë jete të mirë do të bënte ajo grua, nëse nuk do ta refuzonte!?“
Gruaja kishte mbetur shumë e tronditur dhe pa fjalë!
Nga ky tregim mësojmë se askënd nuk duhet ta shikojmë nga lartë. Sepse kush jemi ne që të mendojmë se jemi më të mirë se të tjerët. Paraja nuk është masë e lumturisë, as kriter me të cilin duhet ta vlerësojmë dikë.
Ne jemi

Edi Rama mysafir i hoxhës Elvis Naçi, ja mesazhi që jep

Shtypnews.al

Kryeministri i vendit ndryshe nga herët e tjera, ka vendosur të shfaqet diku ku shumëpak e prisnin.
Bëhet fjalë për emisionin që transmetohet në ‘News24’, ‘Shqiptarët për Shqiptarët’. Sipas ‘Balkanweb’, sonte në emision përveç pjesmarrësve të përhershëm, Elvis Naçit dhe Sidrit Bejlerin, i ftuar i veçantë do të jetë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.
Më tej thuhet se Rama do të bisedojë për problemet dhe historitë apo veset e këqija të qytetarëve si bixhozi. Kujtojmë që qeveria ka marrë një fushatë dhe aksion për mbylljen e lojërave të fatit në të gjithë vendin, në datën 1 janar të vitit të ardhshëm.
Po ashtu kryeministri pritet të tregojë edhe histori të cilat nuk ka folur ndonjëherë më parë.

Thursday, November 15, 2018

Automjetet nga SHBA dhe Kanadaja që nuk do të regjistrohen pas datës 1 dhjetor


TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ – Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, njofton se një kategori mjetesh me dokument shoqërues teknik origjine, nga SHBA ose Kanadaja, do t’u refuzohet regjistrim në DPSHTRR, pas datës 12.11.2018, pavarësisht faktit që këto mjete kanë kryer formalitetet doganore duke u klasifikuar si automjete.
Drejtoria e Transportit, sqaron se nisur nga problematikat e përcjella nga Drejtoritë Rajonale po ashtu edhe ankesat e qytetarëve në portalin qeveritar e-Albania, për disa mjete që importohen nga SHBA ose Kanadaja, me dokumentet shoqërues me treguesit teknik nga origjina, me përshkrimet “Destruction” (shkatërrim) ose “Parts only” (pjesë këmbimi) ose “Not to be registered” (nuk mund të regjistrohet) ose “Junk” (mbeturinë) ose shënime të tjera, do t’u refuzohet regjistrimi në DPSHTRR pas datës 12.11.2018, pavarësisht faktit që këto mjete kanë kryer formalitetet doganore, duke u klasifikuar si automjete.

Wednesday, November 14, 2018

Sot Edi mori frymë thellë! - Nga Dritan Kaba


Sot Edi mori frymë thellë!




Nga Dritan Kaba
Nga vizita e Sandrit dje në Shkodër!
Të gjithë në ndihmë të kryeministrit të marrë frymë thellë!
Sandri shkoi dje me urgjencë në Shkodër dhe takoi drejtuesit e policisë me porosi të të gjithë anëtareve të qeverisë.
Ai iu drejtua te pranishmeve në mbledhje me një kërkesë, por edhe me një lutje.
- Këto dite nuk e kemi pasur mire Kryeministrin me frymëmarrjen ka ca dite që i është vështirësuar, i tha ai. Na duhet t'i krijojmë mundësinë që të marrë frymë thellë edhe të ndjehet i lehtësuar.
Ju e dini tashmë se ai mban edhe breshka në zyrë për të lehtësuar frymëmarrjen. Ato krizat që e zënë nuk i ka nga kokaina siç përpiqen të gënjejnë armiqtë e vendit, por nga mungesa e një frymëmarrjeje të thelle.
Na duhet sa me shpejt t'ia krijojmë këtë mundësi.
Sa më shpejt aq më mirë. Se kur merr fryme thellë bën edhe biseda intelektuale, sidomos me mua. Kështu me duhet t'ia plotësoj këtë nevojë qe ka.
Me tej ai vazhdoi: Këto dite ka pasur të shpeshtuara marrjet e frymës. Njëri i bën mesazhe nga burgu, tjetri del e bërtet në gjyq rroftë PS, vetëm probleme sjellin këta dhe vetëm llafe kanë. Vetëm ta shihnit sa i lehtësuar mori fryme atë dite kur Admiri Delaj, tamam deli djalë, vrau në emër të Partisë, administratorin e Kotës.
Aq shumë mori frymë i lehtësuar sa harroi të bënte edhe nje ngushëllim familjes. I iku nga mendja fare nga gëzimi i frymëmarrjes së thelle. Por këto dite ja vështirësoi frymëmarrjen edhe ai dreq Ilir Meta, me këtë punën time.
He me atë punen e dekretit dhe ato 14 pyetjet e tij.
Doli që gjoja edhe emërimi im si zv/ministër qenka antikushtetues dhe jo më emërimi si ministër. Me thirri në zyre e me tha: Sandri sot nuk ia kam ngenë bisedave intelektuale, po ulu e bëj një letër që heq dore nga Gjeneral, se nuk është humbje e madhe për ty.
Me postin e ministrit ti bëhesh Gjeneral i të gjithëve grupeve që kemi nëpër Shqipëri. Vetëm ta shihnit mezi mbushej me frymë.
Ja bëra letrën menjëherë.
Por nuk iu lehtësua frymëmarrja. Lëre ata protestuesit në Unazën e Re në Tirane, ia kanë ngushtuar fare fytin. Mezi gëlltitet.
Kështu na duhet ndonjë gjë e shpejtë t'ia sjellim frymëmarrjen. Ku me mire se këtu mund t'ia plotësojmë dëshirën.
Hë burra jepini zgjidhje frymëmarrjes së liderit, Kryeministrit, mahbetçiut intelektual, Edit tonë të dashur.
Sandri e mbaroi fjalën i lehtësuar dhe piu një gllënjke ujë. Pas një pushimi disa sekondash ai foli sërish.
Edhe diçka do shtoja.
Ju e dini vetë tani.

Protesta te Unaza e re, reagon presidenti Meta: Dialog dhe zgjidhje të drejtë


Protesta te Unaza e re, reagon presidenti Meta: Dialog dhe zgjidhje të drejtë

Reagim i Presidentit Meta ndaj situatës së krijuar për ndërtimin e Unazës së Re në Tiranë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po ndjek me shqetësim dhe vëmendje situatën konfliktuale të krijuar në Tiranë mes qytetarëve dhe autoriteteve për shkak të ndërtimit të Unazës së Re.
Me anë të një deklarate zyrtare nga Presidenca thuhet se:
Presidenti Meta bën thirrje për vendosjen e një dialogu dhe konsultimi mes qytetarëve dhe autoriteteve, me qëllim që të gjithë ankesat  të vlerësohen me transparencë dhe përgjegjësi, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe objektive.
Presidenti Meta u bën thirrje të gjitha institucioneve të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore për hartimin, miratimin dhe implementimin e këtij projekti urban në mënyrë që realizimi i tij të  mundësojë një zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik në tërësi.
Presidenti Meta do t’i drejtohet institucioneve përgjegjëse për të marrë informacionin e duhur në lidhje me ndjekjen e procedurave të deritanishme për këtë çështje.
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha institucionet shtetërore duhet të tregojnë përgjegjshmëri në respektimin e plotë të tyre.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...