S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, November 14, 2018

Aksident i rëndë në Kinostudio, dy të plagosur

Aksident i rëndë në Kinostudio, dy të plagosur
Për njoftime t'jera ju ftojmë që të pëlqeni tani faqenShtypnews.al-

Dy automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në zonën e Kinostudios. Si pasojë raportohet se kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.
Burimet nga vendi i ngjarjes sqarojnë se e plagosur rëndë ka mbetur një grua drejtuese e “Benz”-it, si dhe drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”.
Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt QSUT-së, për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.
Shkaqet e këtij aksidenti mbeten ende të paqarta. 


Tuesday, November 13, 2018

Dëborë në fundjavë/ Po në Tiranë do të bjerë? Ja çfarë thonë sinoptikanët Dëborë në fundjavë/ Po në Tiranë do të bjerë? Ja çfarë thonë sinoptikanët



Shtypnews.al  
Gjatë ditëve të ardhshme pritet të kemi ulje të ndjeshme të temperaturave, të cilat pritet të bien nën zero gradë celsius.
Sipas meteorologëve megjithëse do të mbizotërohet nga kthjellimet, temperaturat do të bien ndjeshëm dhe ajri do të jetë i ftohtë. Edhe fundjava parashikohet e kthjellët, por e ftohtë.
Nga ‘meteoalb’ mësohet se, ditën e diel do të përballeni me reshje të lehta shiu, si edhe dëborë në zonat malore, në Tiranë duhet të presim dhjetorin për të parë reshje dëbore. Temperaturat minimale do të shkojnë në -6 gradë celsius, në zonat malore, ndërsa ato maksimalet parashikohen të jenë 18 gradë celsius, kryesisht në zonat e ulëta dhe bregdetare.  Ditët më të ftohta do të jenë e premtja dhe e shtuna.
© SYRI.net  -☆ Shtypnews.al☆

“Kam jetuar gabim!”, fjalimi më i bukur nga Morgan Freeman


                     SHQIPERIA IME & Shtypnews.al

Unë e kam jetuar jetën time gabim dhe nuk dua që kjo gjë të të ndodhë edhe ty. Nëse ke dëshirë të më dëgjosh dhe të ndryshosh, unë mund të të ndihmoj ta ndryshosh të ardhmen tënde. Do të doja shumë që dikush të m’i thoshte këto gjëra edhe mua, kur isha në moshën tënde.



Të kisha më shumë nuk ishte e mjaftueshme…
Unë jam 80 vjeç dhe fatkeqësisht jam shtrirë në një krevat spitali. Kam miliona dollarë në bankë, por unë nuk mund të ble dot shëndet për të shpëtuar jetën time tani. Kam familjarë dhe miliona fansa në mbarë botën, por jam krejtësisht i vetëm tani.
Unë e kam jetuar jetën time gabim dhe nuk dua që kjo gjë të të ndodhë edhe ty. Nëse ke dëshirë të më dëgjosh dhe të ndryshosh, unë mund të të ndihmoj ta ndryshosh të ardhmen tënde. Do të doja shumë që dikush të m’i thoshte këto gjëra edhe mua, kur isha në moshën tënde.
Paraja nuk është vetë e ligë, pasi është thjesht një letër me njëfarë vlere që e përdorim për gjërat që na duhen. Por nëse paraja nuk është e ligë, ju natyrisht e pyesni veten, çfarë është e ligë? E ligë është dëshira obsesive dhe e papushim që kemi për të pasur më shumë. E ligë është të vendosësh një çmim për zemrën dhe shpirtin tënd duke marrë në këmbim sukses financiar. E ligë është të blesh lumturi sërish dhe sërish dhe të mos ndalesh.
Imagjino sikur do i humbasësh të gjitha lekët e tua. Çfarë do të të mbetet? Zgjidhja e vetme që njihje, ishte të kërkoje më shumë vetëm për të pasur më shumë. Mirëpo nuk do të kesh më mundësi të kërkosh për lumturi të rreme. Kështu që, kush je ti tani? Ku janë të gjithë ata që i mendoje miq, kur ishe i/e rrethuar nga lekët?
Ti mund të kesh humbur familjarët, miqtë, të dashurit e tu dhe gjithë të tjerët rreth vetes falë arrogancës tënde. Pse? Për shkak të dëshirës tënde për të pasur më shumë që të devijoi nga qëllimi i vërtetë që duhet të kishe në jetë.
Unë nuk po them se nuk mund të jesh financiarisht i suksesshëm. Unë po them se duhet të kesh një qëllim të madh për të arritur në jetë, larg atij për të qenë financiarisht i suksesshëm. Ti mund të ndryshosh vetëm, nëse e ndryshon konceptin që ke për suksesin.
Ti mund të ndryshosh marrëdhëniet e shkatërruara dhe të ndërtosh marrëdhënie të reja. Ti mund të falësh veten tënde dhe ata që të lënduan. Ti mund të bëhesh një lider duke pasur si frymëzim një person, të cilin do ta arrish. Ti mund të ribalancosh prioritetet e tua në jetë. Ti mund të shërosh martesën tënde dhe të krijosh një dashuri të fortë që kurrë nuk e mendoje të mundshme. Ti mund të bëhesh prindi më fantastik i mundshëm në çdo moshë, edhe në moshën 80 vjeçare, por mos prit deri në atë moshë. Ti gjithmonë do të kesh mundësi të bësh më shumë para, por nuk do të kesh mundësi të fitosh më shumë kohë.
Një ditë ne të gjithë do të vdesim. Për çfarë do ti që të të kujtojnë? Cili është qëllimi yt më i madh në këtë botë?
Sot ti do të përballesh me një botë ku ekziston dashuria e vërtetë, por do të kuptosh se dashuria për ty ka qenë ajo dëshira jote e fortë për të pasur më shumë. Tranformoje atë dashuri në një dashuri tjetër me ndjenja. Dhuro ndjenja përditë e më shumë nga vetja dhe pavarësisht se si do të venë gjërat, mos u pendo. Bota ka nevojë për ty më shumë se kurrë.
Së bashku, dashuria, vullneti, mirësia, falja dhe besimi në njerëzim do ta mundin të ligën në botë. Një herë e përgjithmonë.

KLIKO TANI KETU NE --->Shtypnews.al <-- PELQEJENI FAQEN TUAJ.

FALEMINDERIT...!

Monday, November 12, 2018

Radhë në Kakavije, pala greke bllokoi sistemin, ajo shqiptare i përgjigjet me të njëjtën monedhë

Në një kohë kur dy vendet kanë një gjendje të tensionuar mes tyre, situata është përkeqësuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku prej orësh shqiptarët presin në radhë nga ana e Greqisë, pasi sipas grekëve, është bllokuar sistemi. Por pas kësaj, edhe pala shqiptare ka bllokuar sistemin, duke bërë që askush të mos shkojë në drejtim të Greqisë, ashtu edhe sikundër askush nuk hyn don në Shqipëri. Burime thonë se bllokimi i sistemit nga pala shqiptare është bërë për çështje inati, ndërsa qytetarët të cilët janë në pritje prej orësh në radhë kilometrike, i janë drejtuar edhe kryeministrit Edi Rama me mesazhe, për ti ndihmuar në zgjidhjen e problemit.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që pala greke me pretendimin që nuk punon sistemi elektronik, shkakton të tilla radhë, ndërsa qytetarët duhet të presin për orë të tëra për tu kthyer në atdhe. Nga ana tjetër burimet thanë më herët se nga Greqia në Shqipëri kalonin vetëm ata persona që kanë pasaportë apo kartë identiteti greke, por tashmë gjithçka është e bllokuar, pasi edhe pala shqiptare i është përgjigjur homologëve me të njëjtën monedhë.

Kelmendi: Kosova si Kuba, sa më paska marrë malli

Me tri medalje të arta (Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Loriana Kuka) dhe të argjendtë (Nora Gjakova), Kosova është renditur e para në turneun Grand Prix që u zhvillua në Tashkent të Uzbekistanit.
Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer sonte në Prishtinë teksa në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ‘Adem Jashari’ është mbajtur një konferencë për media.
Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi është shfaqur krenare. “Më paska marrë malli që të vijë në Kosovë me medalje të artë. Gara ka qenë shumë e fortë dhe jo e lehtë për mua pasi që nuk kam garuar për 1 vit e dy muaj. Gjithçka ka shkuar shumë mirë”, deklaroi xhudistja nga Peja.
“E rëndësishme është që si ekip kemi qenë të suksesshme. Tashmë po na krahasojnë me Kubën që ka qenë e suksesshme në xhudo”, shtoi Majlinda Kelmendi.

Grekët kërkojnë debat në Parlamentin Europian për Kaçifas, por ngelin me “gisht në gojë” nga përgjigja

Çështja Kaçifas ka mbërritur deri në Parlamentin Europian.
Me propozimin e pjesëtarit të Parlamentit Europian, Notis Marias të mbështetur edhe nga kryeministrit Edi Rama, u kërkua që kjo çështje të përfshihej në axhendë të ditës.
Por ky propozim ka rezultuar i dështuar, pasi 278 deputetë kanë votuar kundër dhe vetëm 48 pro.
Pala greke arsyetonte se ky rast kishte të bënte me rastin e shkeljes së të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, por parlamentarët europianë e kanë parë të pavend të zhvillohet një debat i tillë, duke mos lënë aspak vend për debat.

Sunday, November 11, 2018

Ja kur do të nisin shirat dhe bora në Shqipëri


Edhe përgjatë javës së ardhshme, moti në vendin tonë do të vijojë të jetë i ngrohtë dhe i kthjellët. Meteorologët bëjnë me dije se dhe përgjatë javës së ardhshme, temperaturat maksimale pritet të shkojnë në 25 gradë celsius.
Sipas parashikimit të meteorologëve, pothuaj i gjithë muaji do të karakterizohet nga mot me kthjellime. Parashikohet që muaji nëntor të mbyllet i thatë e pas tij, menjëherë të nisin shirat dhe bor.

Kështu, sipas Meteoalb, edhe dita e parë e javës do të karakterizohet nga mot me kthjellime. Masat ajrore të qëndrueshme atmosferike do të sjellin mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin. Vranësira më të shpeshta do të ketë në pjesën e dytë të ditës, në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qëndrore, ndërsa mbrëmja parashikohet të jetë me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të lehta.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e para të ditës deri në mesditë duke bërë që vlerat ekstremale të variojnë nga 5 në 25 gradë celcius. Era do të fryjë mesatare me një shpëjtësi 30 km në orë në drejtimin kryesisht veriperëndimor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerojë dallgëzimi 2 ballë.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...