S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, November 11, 2018

Prej 3 muajsh në luftë për jetë, 15-vjeçarit nga Shkodra i duhen 50 milionë lekë për të jetuar


Prej 3 muajsh në luftë për jetë, 15-vjeçarit nga Shkodra i duhen 50 milionë lekë për të jetuar

Ne stafi Shtypnews.al  ju ftojm që ta përhapim këtë njoftim pasi behet fjal për ndihmë! 
FALEMINDERIT!

Musa Baculi, djali 15-vjeçar i cili në gusht të këtij viti rrezikoi të mbytej në Zallin e Bardhë, Shirokë, prej 3 muajsh ndodhet në luftë mes jetës dhe vdekjes.
I shtruar në reanimacion ai ka marrë pak shpresa nga bluzat e bardha. E vetmja mundësi është dërgimi i tij në Xhenova të Italisë por kurimi i 15-vjeçarit kushton 50 milionë lekë.
Për këtë arsye, nëna e vogëlushit, Afërdita Baculi, kërkon ndihmën e çdo qytetari apo biznesmeni që djali i saj të shfrytëzojë të vetmen mundësi kurimi.
Afërdita tha për TV1 Channel: 

SHQIPERIA IME

Kam nevojë të më ndihmoni për djalin se ka tre muaj që është në gjendje kome. Ka shpëtu për së dyti nga gjendja klinike, po keni mundësi me na ndihmu me 50 milionë falemners prej jush se më kanë kërku me e çu në Xhenova.
Mjekët na thonë se mund të vazhdojë gjatë kështu por pa folur dhe pa reagur me tuba në fyt, tani ka fillu reago pak dhe i vetmi reagim është se nis e qan.
Ju kërkoj njerëzve të më ndihmojnë për të po patën mundësi sa ta çoj deri në Xhenova, me e hek edhe at merak.
Zoti e ka në dorë!”
15-vjeçari u transportua në gusht në Spitalin Rajonal të Shkodrës pa puls dhe mjekët bënë mrekulli duke e mbajtur në jetë falë ndërhyrjes në kohë.
Por kësaj here Musa Baculi mund të jetojë vetëm falë humanizmit të shqiptarëve dhe emigrantëve anembanë botës.
Çdokush që ka mundësi mund ta kontaktojë të ëmën e 15-vjeçarit, zonjën Afërdita Baculi në numrin 0693597790. 

Shtypnews.al ju falenderon për vëmendjen....!

Propozimet e eksportuesve, Zusi: Të hiqet taksa progresive, antikombëtare

Propozimet e eksportuesve, Zusi: Të hiqet taksa progresive, antikombëtare


Eksportuesit shqiptarë kërkojnë që taksa progresive mbi pagat duhet të hiqet, pasi ajo është antikombëtare.
Ka qenë kreu i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi, i cili ka bërë publik këtë propozim, teksa  ka folur në Ora News, ku ka dekalruar, se taksa progresive prej 23% ndaj pagave të larta, është e papërballueshme.
Shtypnews.al
Me çfarë të punësojmë personel të kualifikuar, të cilët e taksojmë me taksë antikombëtare. Ne duhet të luftojmë ta heqim. Biznesi nuk është i organizuar për të ndërmarrë aksione ligjore.
Ajo taksë e ka burimin tek një dialog i Obamës me Ëarren Buffett, i cili thotë që unë taksohem më pak se sekretarja ime. Nuk thotë për rrogën, por fitimet e tij dhe ne fillojmë e marrim riekuilibrin e shoqërisë.
Unë jam dakord që ai foton 10 km euro të paguaj 23 për qind, jo ai që fiton 1 mijë euro, ai që merr rrogë” ka thënë Zusi.

Çmenden mediat serbe! Franca na turpëroj, pse Thaçi afër Putinit, ndërsa Vuçiq diku në cep

Ne jemi  Shtypnews.al dhe jemi e par dhe më e madhja në vemd' dhe më e sak'tët për publikun Shqiptar...! 

Çmenden mediat serbe! Franca na turpëroj, pse Thaçi afër Putinit, ndërsa Vuçiq diku në cep

Mediat serbe e kanë përjetuar shumë keq pse Kosova është trajtuar aq mirë nga Franca, në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të LPB, që është organizuar në Paris.


Sipas mediave serbe Putini ishte i zemëruar për praninë e  Thaçit, afër tij në Paris.


Presidet serb Aleksandar Vuçiq është zemëruar shumë nga protokolli francec dhe trajtimi që i është bër Kosovës, nga presidenti francez Emanuel Macaron.

Sipas Vuçiq, presdidenti Thaçi i kiste zgjatur dorën Putinit, por ky i fundit e kishte refuzuar.



Nga nje popull qe revoltohet vetem kur i thyen pasqyren e makines nuk duhet pasur kurre frike. -

Nga - Avni Delvina tash më dhe për miqt e Shqtypnews.al  


Nga nje popull qe revoltohet vetem kur i thyen pasqyren e makines nuk duhet pasur kurre frike. - (Thomas Jefferson) Ja memet më interesante të cilat u mblodhën nga Lapsi.al:

Image
Grafike nga cikli “Pirrua i ministrise se brendeshme dhe tjegulla ne çaçke te kokes”
Pirrua i Ministrise thote qe une largohem me deshiren time, etj etj. Kemi korrur fitore ne luften kunder krimit e korrupsionit e futja pordhes…Thuaje cope o Pirro : Mua me rane me tjegull ne çaçke te kokes nje soj si Pirros se Epirit !
Ne grafike, busti i Pirros se ministrise eshte ndertuar me bustin e Pirros se Epirit qe ndodhet ne Firence, si dhe i eshte shtuar nje tjegull qe ja ka nda koken m’dysh
Image
Ministri jone i ri i brendshem qe je ne qiell,
u shenjterofte emri yt,
ardhshin arrestime te shumta, 
dhe u befte vullnesa e ambasadorit Lu,
si ne Tirane edhe neper rrethe, edhe ne Amerike,
Arrestimin e Durresit na e jep qysh sot,
na e fal budallalikun tone,
ashtu sic i falim ne hajdutet tane,
e mos na ler te biem ne depresion,
por na jep pak gezim …. Amen !
Image
Ministrin e ri e ka prezantuar tek Rama, Ismail Kadare
Image
A mendoni ju se kjo grafike, ose nje bust i Skenderbeut i veshur si polic i larte, i vendosur prane ministrise se brendeshme, mund te permiresoje imazhin e degraduar te policise …
Image
Nga nje popull qe revoltohet vetem kur i thyen pasqyren e makines nuk duhet pasur kurre frike
Image
Grafike nga cikli “Situate e tensionuar ne bulevard”
Enveri merr vesh qe ne ish komitetin qendror paskan zyra te persekutuarit dhe antikomunistet…Ai terbohet dhe cohet prej andej dhe fillon proteston ne bulevard, ne nje moment delikat, ku aty prane eshte dhe nje mbledhje e rendesishme me nderkombetaret per te drejtat e njeriut ne vende pa te drejta…Ai fillon dhe i shan te persekutuarit me nene e me babe, etj….Per fat, del kryetari i parlamentit se bashku me ministrin e brendshem dhe duke e marre me te mira e frenojne, dhe imazhi i Shqiperise del i pademtuar….Ata e qetesojne dhe i thone se sa te mbaroi mbledhja do ta plotesojme deshiren tende o komandant,
Image
Grafike nga cikli “Pa fjale”
Image
Atdheun tone do ta zmadhojme se kemi gjetur keta idiotet – Alexis Tsipras
Image
Marr nga - Avni Delvina...!

Friday, November 9, 2018

Berisha për fashistë grekë në Bularat: Të gjallë në tokën greke nuk duhet lejuar të ktheheshin

UyIsh-kryeministri Sali Berisha në një intervistë ekskluzive për ABC News vlerëson se personat e përfshirë në thirrje antikushtetuese në Bularat nuk duhet të ishin lejuar të largoheshin nga Shqipëria.

Pa komentuar ish-kreu i Partisë Demokratike nuk ka lënë dhe kandidaturën e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.
Ngjarjet e ndodhura në Bularat të Gjirokastrës, ditën e varrimit të ish ushtarakut grek Konstandinos Kacifas, për ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha, ishin manifestim i asaj që quajti skenar Vorio Epiriot të tokën e askujt.
“Gjallë nuk kthehej në Greqi pa iu nënshtruar ligjeve shqiptare”,- tha Berisha./ Shtypnews.al/

52 grekë “non grata”, Athina: Shqipëria të largohet nga veprimet që rëndojnë marrëdhëniet

Shtypnews.al 


Vetëm pak orë pas shpalljes së 52 shtetasve grekë si persona “non grata” në territorin shqiptar, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme greke.
Ministria e Jashtme greke ka kërkuar shpjegime lidhur me shpalljen e 52 shtetasve grekë “non grata”, mbas ngjarjeve të ndodhura gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kacifas.“Në këtë moment delikat, presim prej Shqipërisë të largohet prej veprimeve që rëndojnë marrëdhëniet dypalëshe. Presim sqarime të bazuara për shpalljen masive të 52 grekëve “non grata” prej autoriteteve shqiptare. Mbetemi të vendosur në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, dhe të njëjtën gjë, presim edhe prej fqinjëve tanë”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke./Top Channel/ & /Shtypnews.al/

Shperthen Minister Lleshi: Shpall non grata 52 shtetas greke, askush te mos e marre urtesine per dobes

Zëvendës ministrit i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dalë sot për herë të parë në një deklaratë për mediat lidhur me ngjarjet e djeshme në Bularat.


Ai ka njoftuar sot se shteti shqiptar ka shpallur ‘non grata’ 52 persona që hodhën parrulla nacionaliste dje në Bularat.


“Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi”, u shpreh mes të tjerash Lleshi.


Deklarata e plotë;

Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, në plotësim të përgjegjësive kushtetuese, atyre ligjore si dhe të përcaktimeve të normave të marrëdhënieve ndërkombëtare, bazuar në nenin 9 të Ligjit nr. 108/2013, “Për të huajt”, i ndryshuar; në mbrojtje të interesave të rëndësishme shtetërore që lidhen me sigurinë kombëtare; në funksion të ruajtjes së pacenuar të marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit dhe konkretisht të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Greqisë; e angazhuar për të mbrojtur e garantuar në çdo aspekt të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe praninë e çmuar, historikisht harmonike të këtij minoriteti në gjirin e familjes shqiptare; e ndërgjegjshme për historinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve si kombe me përkatësi dhe përgjegjësi të rëndësishme për familjen e kombeve evropiane; duke e konsideruar të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm që iu bë dje shtetit shqiptar e qytetarëve të tij pa dallim, nga individëve e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia, të cilët shpërdoruan respektin tonë ndaj normës tradicionale shqiptare të hapjes së dyerve të një familjeje në zi dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi, ka vendosur:
Shpalljen persona të padëshiruar në vendin tonë, të 52 personave të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi.
Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj.
Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi. 

SHQIPERIA IME

/Shpërthen Minister Lleshi/ -nga 

/Shtypnews.al/

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...