S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, October 31, 2018

Bularati fshati ku u be vrasja shpallet Greqi ne Heshtim


BULARATI fshati ku ndodhi vrasja e terristit grek eshte zone minoritare e banuar nga greke qe flasin shqip dhe greqisht por menjeher pas ngjarjes ne fshat kane zbarkuar shume mbeshtetes grek ku kane mbuluar gjith vendinn me flamuar grek dhe kan hequr flamujt shqiptare per me tepr jane shprehur se Bularati tani eshte fshat grek dhe jo shqiptar vemendje ka terhequr ky flamur i vendosur ne qender te fshatit 

“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”

“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”

Nga Marin Mema/Sado e ashpër të duket kjo thënie e Faik Konicës ajo është tërësisht reale, e prekshme dhe e dallueshme lehtësisht në skenën politike shqiptare. Posti, pushteti, interesat personale, janë gjithmonë më të rëndësishme sesa ato të Shqipërisë e shqiptarëve.
Njëra palë protestonte e klithte kur liberalizimi i vizave ishte në derë, tjetra lobon që hapja zyrtare e negociatave të mos ndodhë. A mund të ketë një situatë më absurde sesa kaq? Për hir të së vërtetës secila palë shikon interesin e saj momental, favoret politike, ndikimin tek zgjedhësit apo dekoratën që do të vërë në gjoks në rastin e një suksesi.
Ulja me çdo kusht e imazhit të vendit, akuzat në sy të ndërkombëtarëve, përdorimi i mediave të njohura e të panjohura, i politikanëve apo gazetarëve të ndryshëm europianë, janë instrumentat e preferuara të politikës shqiptare. Secila palë ka të sajat, vetëm paratë, ato që jepen nën dorë janë të shqiptarëve… Pra në thelb shqiptarët paguajnë për t’u vetënxirë dhe për të frenuar me çdo kusht avancimin e projektit të palës që është në pushtet.
Për politikën posti është personal, i krerëve të saj dhe i të gjithë shpurës që i bën hije. Ndaj askush nuk duhet habitet kur shikon shkrime, analiza, komente e lajme deri edhe në prestigjozet europiane që bombardojnë.

Dëshmia tronditëse e nënës që hodhi foshnjën në plehra: Kam edhe 3 fëmijë tjerë!

Hodha foshnjën në plehra, pasi kam edhe tre fëmijë të tjerë dhe nuk kisha mundësi ekonomike për ta mbajtur”.
Kështu është shprehur në Policinë e Lushnjës një 32-vjeçare e identifikuar si nëna e një foshnje të gjetur pa jetë në koshat e mbeturinave në këtë qytet.
Dyshohet se shtetasja A.Nexha e ka hedhur foshnjën dy ditë pas lindjes, duke menduar se dikush do të dëgjonte të qarat dhe do të shpëtohej në sajë të ndërhyrjes së Policisë. Por fatkeqësisht, kjo nuk ka ndodhur e për rrjedhojë, foshnja fatkeqe është gjetur pa jetë nga banorët.
Ata sinjalizuan menjëherë Policinë dhe pas hetimeve të kryera dhe verifikimit të disa kamerave të subjekteve përreth, u arrit të identifikohej dhe ndalohej nëna e re. “Rreth orës 08:30, në lagjen ‘Kongresi’ në Lushnjë, në afërsi të Bashkisë Lushnjë, pranë një koshi plehrash është gjetur një foshnjë dyditëshe e pa jetë. Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe nga hetimet paraprake dyshohet se foshnja është braktisur nga nëna e saj, shtetasja A.N., 32 vjeçe, e cila është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë”, bëri të ditur Policia.
Pas shoqërimit, gruaja e ka pranuar menjëherë veprimin e kryer, teksa ka pohuar se kishte qenë e detyruar të vepronte në këtë mënyrë pasi nuk kishte bukë as për tre fëmijët e tjerë, raporton “Panorama”.
“Jam pa punë bashkë me burrin. Mezi po mbajmë edhe tre fëmijët që kemi. Isha e detyruar ta braktisja, pasi nuk kisha asnjë mundësi që ta rrisja.
Nuk pata mundësi as ta abortoja kur foshnja ishte pak muajsh”, është shprehur në Polici 32-vjeçarja, që i përket komunitetit rom.

Artan Hoxha si po heshtin gazetarët përfitues të fondeve sekrete të Kotzias

Artan Hoxha si po heshtin gazetarët përfitues të fondeve sekrete të Kotzias

Prej tre ditësh gazetari investigativ Artan Hoxha është kërcënuar me ekzekutim nga qarqet më ekstremiste, raciste dhe neonazite greke. Shkak për vënien e Hoxhës nën shënjestrën e këtyre qarqeve ekstremiste ka qënë komenti i tij për ngjarjen e Bularatit, ku RENEA ekzekutoi minoritarin grek Kostantinos Kacifas.
Prej tre ditësh gazetari investigativ Artan Hoxha është kërcënuar me ekzekutim nga qarqet më ekstremiste, raciste dhe neonazite greke.
Shkak për vënien e Hoxhës nën shënjestrën e këtyre qarqeve ekstremiste ka qënë komenti i tij për ngjarjen e Bularatit, ku RENEA ekzekutoi minoritarin grek Kostantinos Kacifas, i cili për orë të tëra terorrizoi tërë këtë zonë, atë ditë në festë, duke qëlluar drejt uniformave blu me një armë kallashnikov të modifikuar.
Madje Kacifas kërcënoi jo vetëm forcat e policisë shqiptare dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë por dhe vetë përfaqësuesit grekë dhe shqiptarë të niveleve të larta të mbledhur për të festuar 28 tetorin në Bularat, duke i cilësuar tradhëtarë. Mes të cilëve dhe ministren greke të Kulturës.
Ekstremisti i armatosur grek arriti deri aty se me armë në dorë i dërgoi një mesazh dhe kryeministrit grek Tsipras dhe homologut të tij shqiptar Rama, se do t’u vinte radha dhe atyre.
Gazetari Artan Hoxha bëri një koment të shkurtër në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku përgëzonte policinë dhe RENEA-n për ndërhyrjen profesionale, e cila shmangu marrjen e jetëve njerëzore të pafajshme.
Ky postim i gazetarit arriti të bëhej lajm në dhjetra media greke, që në mënyrë aspak profesionale e kanë etiketuar Hoxhën me terma denigruese, duke nxitur drejt tij një lumë mesazhesh kërcënuese.
Dhe nuk bëhej fjalë vetëm për mesazhe urrejtjeje racore ndaj Hoxhës, por janë qindra mesazhe që e kërcënojnë me jetë duke i thënë se tashmë “e kanë identifikuar, kanë foto dhe video të tij, dhe e dinë kush është”.
Për më tepër Hoxhën po e kërcënojnë edhe ata që ai ka denoncuar pas ngjarjes së Bularatit, anëtarë nga organizata terroriste dhe ekstremiste si Agimi i Artë dhe MAVI.
Pikërisht këta të fundit solli në vëmendje Artan Hoxha, teksa kujtoi masakrën e Peshkëpisë në vitin ’94 kur paramilitarë të organizatës terroriste MAVI hynë të armatosur në territorin shqiptar sulmuan pikën kufitare dhe ekzekutuan oficerin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini.
Dhe “vulën” gazetari Hoxha e vuri dy netë më parë teksa nxori me zë dhe figurë videon ku shihej ekstremisti grek Kostantinos Kacifas që po qëllonte me automatik kundër forcave të policisë dhe po kërcënonte banorët dhe gjithkënd me vrasje, duke i cilësuar tradhëtarë.
Publikimi i kësaj videoje solli dhe valën e dytë të kërcënimeve me jetë të Artan Hoxhës, ekspozimin e fotos së tij dhe të familjes në të gjitha portalet e mediat greke dhe vënien nën shënjestrën e ekstremistëve më të egër grekë, që tashmë kërkojnë t’i marrin jetën.
Dhe me gjithë këtë zhurmë të jashtëzakonshme të ekstremistëve dhe të mediave greke kundër gazetarit Artan Hoxha, të vetmit që kanë heshtur në mënyrë “heroike” ndaj këtij kërcënimi me jetë kanë qënë shoqatat e gazetarëve të Shqipërisë, janë shumë, dhe gazetarët shqiptarë.
Eshtë e habitshme një heshtje e tillë pasi ato janë parë të reagojnë dhe për ngjarje më të lehta në Shqipëri, në përpjekje të zgjidhjes së ndonjë halli të gazetarëve, ndërsa për kërcënimin me jetë të kolegut të tyre Hoxha nga ekstremistët grekë, ka tre ditë që heshtet.
Një heshtje që na kujton atë heshtjen e para shtatë viteve kur u plagos gazetari i një mediaje televizive Fatos Mahmutaj, që sot është në azil. Madje iu kërkua që ta vetëcilësonte gërvishtje.
Ndërkohë që media orientohej drejt “thikave me helm” dhe “çadrave pistoletë” të opozitës, ishte pikërisht gazetari Artan Hoxha që bëri “gabimin” dhe detajoi një video ku shiheshin qartë forcat e Gardës së Republikës që po qëllonin në “mish” dhe jo lart, duke treguar qartë se ishin ata vrasësit e katër demonstuesve me duar në xhepa si dhe plagosjes së gazetarit Mahmuatj.
As atëherë nuk u prononcuan shoqatat e e gazetarëve të Shqipërisë, të cilat me sa duket i lëviz ose politika ose zgjidhja e halleve personale.
Në këto kushte, duke mos e besuar praninë e gazetarëve, analistëve dhe njerëzve të tjerë në “borderonë” e ministrit të Jashtëm grek Kotzias, si përfitues të fondeve sekrete për të qënë në anën e Greqisë në situata të vështira, e kemi të vështirë të shpjegojmë heshtjen e shoqatave të gazetarëve dhe të vetë komunitetit të gazetarëve ndaj kercenimit te gazetarit Artan Hoxha nga ekstremistet greke.
Nga -

/Shqipëria e shqiptarëve/ për" Shtypnews.al"...

‘Ju kemi vënë bombë’/ Alarm në ambasadën shqiptare në Athinë

Alarm për bombë në ambasadën shqiptare në Athinë. Burime për Report Tv pohojnë se paraditen e sotme në ambasadën shqiptare në Athinë ka pasur një telefonatë për bombë. Telefonata ka qenë vetëm 7 sekonda, ndërsa autori ka thënë ‘Ju kemi vënë bombë’. Kaq ka mjaftuar që stafi i ambasadës shqiptare në Athinë të evakuohet menjëherë.
Burime diplomatike nga Athina bëjnë me dije se menjëherë ambasada ka njoftuar policinë, e cila ka rrethuar me perimetër sigurie të gjithë zonën. Kontrolli policor i policisë greke ka zgjatur rreth një orë dhe ka qenë i shtrirë në ambientet e jashtme dhe brenda godinës së ambasadës.
Autoritetet greke pas kontrollit disa orë nuk kanë gjetur asgjë dhe alarmi ka rezultuar falas. Ndërkohë që mediat greke e tjetërsuan alarmin për bombë duke e referuar pranë Gjykatës së Lartë të Greqisë. Përballë kësaj situate Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur menjëherë ambasadoren e Greqisë në Tiranë, 24 orë pasi ajo u thirr për çështjen e Kostandinos Katsifas.
Ministria e Jashtme i ka kërkuar ambasadores Sourani që Greqia të distancohet dhe të dënojë këto akte të rënda që cënojnë miqësinë mes dy vendeve. Pas vrasjes së ekstremistit grek, Kostandinos Kacifas disa biznese shqiptare në Athinë janë djegur, ndërsa ka pasur edhe kërcënime nga ana e ekstremistëve, djegie të flamurit shqiptar dhe së fundmi alarmi për bombë.
Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Greqi, duke nisur nga alarmi për bombë pranë Ambasadës tonë në Athinë, djegia e bizneseve shqiptarë, protesta para ambasadës dhe konsullatës tonë si dhe djegia e flamurit kombëtar. Ambasadores iu kërkua distancimi dhe në të njëjtën kohë, dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve. MEPJ nënvizoi gjithashtu nevojën që autoritetet greke të marrin masat e duhura për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi.
Rritja e tensioneve mes Shqipërisë dhe Greqisë nisi pas vrasjes së minoritarit në Gjirokastër. Ekstremistët grekë organizuan disa protesta para ambasadës dhe konsullatës shqiptare, i vendosën zjarrin një biznesi me pronar shqiptar në Athinë dhe mbrëmë dogjën edhe flamurin kuqezi.

Jo gjithçka që thonë shkencëtarët është e vërtetë

Çfarë mendoni se është më e mundshme – të goditesh nga rrufeja apo të vritesh nga një asteroid që bie?
Ju mund të habiteni, por probabiliteti i vdekjes së shkaktuar nga një asteroid, është pothuajse dy herë më i lartë.
Në librin e tyre të Injorancës së Përgjithshme, Stephen Fry, John Lloyd dhe John Mitchinson thonë se rrufetë godasin tokën 17 milionë herë çdo ditë, që i bie 200 goditje në sekondë.
Megjithatë, rreziku i vdekjes “elektrike” në vit shkon një deri në 10 milionë, dhe kjo është po aq e mundshme sa të kafshohesh nga një gjarpër!
Më poshtë janë renditur disa nga faktet shkencore, përcjell faktoman – kësaj radhe të sakta dhe të vërteta!
Kameleonët nuk e ndryshojnë ngjyrën në varësi të ambientit ku ndodhen
Lëkura e tyre mund të ketë qenë e dobishme në shumë raste, duke pasur parasysh se kameleonët nuk janë të armatosur siç duhet kundër kujtdo që do të pëlqente t’i hante, por jo.
Ata kurrë nuk e kanë dhe kurrë nuk do ta kenë këtë superfuqi , edhe pse ky besim është jashtëzakonisht popullor.
Në të vërtetë, ngjyra e një kameleoni varet tërësisht nga gjendja e tij emocionale.
Dhe nëse është, pa dashje, e njëjtë me ambientin ku është aktualisht, atëherë është krejtësisht rastësi.
Balena blu nuk është krijesa më e madhe mbi Tokë
Që është gjigante, këtë nuk e vë njeri në dyshim, por nuk është më e madhja nga të gjitha. Mashtrimi këtu merr nuancë të rëndësishme – krijesa më e madhe e gjallë në Tokë në fakt, është një kërpudhë, dhe emri i saj është Armillaria Ostoyae, ose, siç njihet sot, kërpudha humongous.
Buburrecat nuk mund t’i mbijetojnë një lufte bërthamore
Shumë njerëz kanë tendencë të mendojnë se buburrecat janë të pashkatërrueshëm. Po, ata kanë qenë rreth e rrotull për shumë më tepër kohë se njerëzit (rreth 280 milionë vjet) dhe janë shumë të vështirë për t’u vrarë nga detergjentët shtëpiakë. Plus, ata mund të jetojnë pa kokë për njëfarë kohe. Por një eksperiment shkencor i mbajtur në vitin 1959 tregoi se buburrecat do të jenë ndër insektet e para që do të vdesin në rast të një katastrofe bërthamore.
Maksimumi i orëve të gjumit nuk duhet të jetë më i madh se 8
Në vitin 2004, profesori Daniel Kripke botoi një artikull në të cilin ai deklaroi se të rriturit që flenë për 8 orë, vdesin më të rinj se ata që flenë 6 ose 7 orë gjatë natës. Studimi i tij zgjati 6 vjet dhe përfshiu 1.1 milion pjesëmarrës. Më shumë njerëz që flinin për më pak se 8 orë, por jo më pak se 4, mbetën të gjallë deri në fund të studimit. Pra, mos marrja e 8 orëve të gjumit nuk është aq e dëmshme sa ishte menduar më parë. Megjithatë, është e rëndësishme të siguroheni që të mos jeni të privuar nga gjumi.
Ftohja nuk është sëmundja më e përhapur
Sipas statistikave, depresioni është një nga sëmundjet më të zakonshme në botë, shumë më e zakonshme se ftohja.
Njerëzit janë të prirur t’i drejtohen një mjeku që në shenjat e para të një të ftohti, por nuk e bëjnë të njëjtën gjë kur i ndjejnë simptomat e para të depresionit. Shumë njerëz që vuajnë nga depresioni mendojnë se trishtimi i tyre është diçka që duhet mbajtur e fshehtë nga të tjerët.

Aeroporti i Kukësit, Rama entuziast: Parashikohen 300 mijë udhëtarë në vit


Aeroporti i Kukësit, Rama entuziast: Parashikohen 300 mijë udhëtarë në vit

Aeroporti i Kukësit do i shërbejë 300 mijë udhëtarëve, të cilët çdo vit mund të fluturojnë përmes tij.
Kështu deklaroi këtë të mërkurë nga fshati Shishtavec I Kukësit, kryeministri Edi Rama.
Ai tha, se aeroporti do të nisë punën në terren në fillim të vitit të ardhshëm, sipas standardeve ndërkombëtare, madje, ai theksoi, se aeroporti është rruga për zhvillimin ekonomik të zonës.
Në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë ndërtimi i aeroportit, ekzistuesi do të transformohet në një aeroport të standardeve ndërkombëtare për fluturimet me çmime të ulëta. Unë besoj shumë që në këtë zonë do të shohim zhvillimin pas ndërtimin e aeroportin.
Ai do të shndërrohet në një aeroport me nivele të larta. Në të do të lëvizinin rreth 300 mijë udhëtarë në vit. Imagjinojeni vetë se çdo të ndodhë. Po flisja me Safetin (Gjicin) për këtë dhe ai tha me shaka: 300 mijë kafe më shumë në Kukës.
Aeroporti e bën shumë herë më të thjeshtë dhe më ambicioz investimet për të transformuar Shishtavecin në një destinacion të rëndësishëm për skitë” tha Rama.
Kryeministri Rama ishte sot në Shishtavec, në kuadër të nismës “100 fshatrat”, ku u shpreh se vetmja rrugë për daljen nga varfëria e këtyre zonave është turizmi.
Sipas tij, Shishtaveci është vendi ideal për agroturizmin, transformimin e shtëpive në butina dhe investimet për ndërtimin e një resorti skish.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...