S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, October 31, 2018

Haliti: Serbia nuk ka shanse ta sulmojë Kosovën, atë jemi duke e dëmtuar ne

Haliti: Serbia nuk ka shanse ta sulmojë Kosovën, atë jemi duke e dëmtuar ne

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka bërë një përshkrim të zhvillimeve politike në vend, që nga fillimi i luftës, zhvillimi i negociatave në Konferencën e Rambujes dhe gjatë procesit të bërjes së shtetit.
“Nuk frikësohem që ushtria e Serbisë do ta sulmojë Kosovën, as në jug e as në veri. Nuk ka shans Serbia me sulmua Kosovën. Kosovën jemi duke e dëmtuar ne”, ka theksuar Haliti.
Ai ka qenë kritik ndaj të gjithë përfaqësuesve politik të vendit, që nga paslufta, pasi sipas tij mesazhet që Kosova po i dërgon miqve tanë, janë zhgënjyese. Po ashtu ai ka pohuar se në bisedime, janë zotuar që serbët e Kosovës do të trajtohen më mirë se serbët në Serbi, të cilin premtim thotë se nuk e kanë mbajtur.
“Duhet të gjenden rrugë, edhe me presidentin të ulen me partitë politike, dhe ai të sqarojë, jo të gjitha gjerat të thuhen para mediave, por të sqarohen ato, e jo të flitet pa u sqaruar mirë. Hapni kartat dhe t’i gjeni zgjidhjet dhe të premtoni se nuk do të flisni për media në momentin që do të dilni nga aty”, tha Haliti.

Përleshje me armë mes dy grupeve në Kumanovë

Përleshje me armë mes dy grupeve në Kumanovë



Përplasje fizike që ka degjeneruar edhe me armë mes dy grupeve në Kumanovë. 

Alsat mëson se të paktën 1 është i lënduar dhe dërguar në spital ndërsa disa të tjerë janë me plage më të lehta. 
Ende nuk dihet motivi i përplasjes mes dy grupeve dhe policia është në vendngjarje. Dyshimet e para flasin për grupe me veprimtari kriminale dhe dhënie fajdesh.

Kuvendi i Ulqinit, miratoi vendimin për vendsjen e bustit të Skënderbut

Pas një pune maratone dy ditëshe ku para këshilltarëve janë gjetur 19 pika të rendit të ditës, sot në orët e pasditës përfundoi Mbledhja e parë të séances së dytë të rregullt të Kuvendit të Ulqinit. Prej 19 pikave që ishin në rend të dites, 6 pika janë tërhequr sepse kanë pasur mangësi teknike dhe nuk kanë qenë të kompletuara, por do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme.

Nga rendi i ditës së mbledhjes së parlamentit lokal u tërhoq edhe Vendimi për pajtimin komunal të tokës ndërtimore për objektet e ndërtuara ilegalisht në territorin e Komunës së Ulqinit. Në partitë ne pushtet nuk u arrit konsenzusi për çmimin e legalizimit, e kundër propozimit ishte edhe opozita. Poashtu u tërhoq edhe propozim vendimi për emërimin e Komisionit zgjedhor me mungesë të dokumentacionit, si dhe propozim vendimi për dhënjen e pëlqimit në vendimin e këshillit drejtues për zgjedhjen e drejtorit në Ndërmarjen Publkie Ujësjellës dhe kanalizime.
Kryetari I Kuvendit Komunal dr Ilir Çapuni e vlerësoi pozitivisht punën e Kuvendit duke cekur se shumë lëndë të cilat I ka mbuluar pluhuri janë nxjerrur nga sitarët dhe sot janë votuar në Kuvend.
Një pike që zgjoi një interesim të veçantë në Kuvend ishte Propozimi për vendosjen e bustit të Gjegj Kastriotit Skenderbeut tek rrethrrotullimi, si dhe propozim vendimi për caktimin e kompenzimit për punën e këshilltarëve dhe personave të tjerë të cilët I emëron Kuvendi I Komunës.

Djegia e flamurit kombëtar, Tirana thërret ambasadoren e Greqisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e ka thirrur sërish ditën e sotme ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Eleni Surani pas ngjarjeve të fundit në Athinë.“Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Greqi, duke nisur nga alarmi për bombë pranë Ambasadës tonë në Athinë, djegia e bizneseve shqiptarë, protesta para ambasadës dhe konsullatës tonë si dhe djegia e flamurit kombëtar”, thuhet në njoftim.MEPJ bën të ditur se ambasadores iu kërkua distancimi dhe në të njëjtën kohë, dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve.MEPJ nënvizoi gjithashtu nevojën që autoritetet greke të marrin masat e duhura për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi.

Tuesday, October 30, 2018

Komandant Malisheva:Mbrëmë në Idrizovë do zhvillohej përleshje e madhe

Mbrëmë reth ores 22: 20 forca te veqanta te njesive te panjohura pa emblem, kan hyre ne paviljonin ku jemi te vendosur ne duke provokuar nji konflikt ne baza etnike , ne jemi te vetedijshem dhe te permbajtur por ata me gjith forcat qe kishin tentuan me na e heq flamurin kombtar se kinse kan urdher , flamuri nuk u hoq sepse ne rezistuam deri ne ate pike sa duheshte te derdhej gjaku deri ne fyt. Duhet ta dijn te gjithe se ktu siguri nuk ka duhet ta dijn te gjithe se ktu akoma ska liri te shprehjes dhe nuk lejohet flamuri te perdoret apo te vendoset ne dhoma tona ju bejm me dijn se nese edhe njihere provokojn ne baza etnike apo fetare ne nuk marim pergjegjsi per pasojat,shkruan lajmpress.
Gati 4 vite jemi ne burg nuk kemi bere probleme edhe nuk e duam nji gje te till por nga sote ne nuk do durojm torturen psiqike ktyre ju pengon atedhedashuria ate nuk do munden te naj marin ishim , jemi dhe do te jemi UÇK me zener ju luse te shperndani dhe mediat elektronike ta plasojn kete deklarat nga ne. Komandant Malisheva.   
Përhapeni ose shpërndajeni ju lutemi pasi arrite qe ta lexonit deri këtu...! Me qe e lexuat po ju falenderojm dhe ne të  "Shtypnews.al"...! 
SHARE..!!


Monday, October 29, 2018

Rama: Doni paga të larta? S’kemi shkop … ( Video )

Rama: Doni paga të larta? S’kemi shkop … ( Video )

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka vijuar me rubrikën e tij “Përgjigja ime”, nga ku ka shkëputur nga Facebook-u i tij komentin e një qytetari.
Rama e ka shkëputur komentin pikërisht nga videoja ku prezantoi shtëpinë për një familje të varfër, ku qytetari komenton se “ne si shtet nuk kemi mundësi financiare për të ndërtuar shtëpitë e njerëzve në nevojë”.
Më tej, qytetari ka vazhduar komentin e tij duke thënë se shqiptarët janë të aftë të bëjnë çdo lloj pune, por nuk kanë paga të mira.
E pikërisht këtij komenti Rama i është përgjigjur se realiteti nuk ka lidhje fare me teorinë.
Sipas Ramës, nuk ka një shkop magjik për të rritur pagat.
Kreu i Qeverisë shprehet:
S’mund t’i kemi pagat si në BE se nuk e kemi zbuluar një shkop magjik që ta bëjmë të mundur diçka të tillë”
Komenti i qytetarit:
Janë me mijëra Z.Kryetar i Këshillit të Ministrave!
Kjo do politika të mirëfillta sociale(sepse nuk besoj që kemi mundësi financiare si shtet të ndërtojmë shtëpitë e të gjithë këtyre personave fatkeq). Është sfida më e madhe e çdo shoqërie mirëqenia e kësaj shtrese.
Duke u marë me raste sporadike nuk mendoj se po i jepni zgjidhje këtij problemi madhor. Këta njerëz duhen punësuar.Ndaj kam një sugjerim;”shqyeji” të gjitha portat e vendit dhe sill çfarëdolloj biznesi të huaj në mënyrë që ata njerëz të dalin nga mjerimi nëpërmjet punësimit.
Pra nuk është kjo zgjidhja(megjithëse më vjen mirë që ndihmohen edhe këto familje). Nuk ka nevojë për shumë dije ekonomike,thjesht të marim shembull se si janë zhvilluar vendet e tjera.
Se përderisa Shqiptarët janë të aftë të bëjnë çfarëdolloj pune në vendet e BE e mbarë botën,besoj se po të kenë mundësi punësimi dhe paga të mira,mund të punojnë në vendet e veta(dhe dihet që kontribuojnë në ekonomi më shumë se çdo faktor tjetër konsumatorët)”
Video e Ramës:

Llalla: Trupi i pajetë i Kacifas do të të merret nga familjarët, ju tregoj planin e fshehtë… (VIDEO)

Llalla: Trupi i pajetë i Kacifas do të të merret nga familjarët, ju tregoj planin e fshehtë… (VIDEO)


Gazetari Arben Llalla në një lidhje direkte, ka folur në studion 360 grade në ora news në lidhje me vrasjen e ekstremistit grek.

Lalla: Trupi i pajetë i Kacifas do të të merret nga familjarët sot, e gjitha skema ishte hedhja e dopio 6 për policinë shqiptare. Kjo ishte pra plani i grekëve që të hidhte hije mbi ne, pasi ata gjithmonë janë përpjekur që të shtrëmbëlojnë gjithmonë të vërtetën./360grade.al/



360grade.al

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...