S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, October 13, 2018

Ekskluzive: Shitja e Gurit, Oostende dhe Kukësi mund të përfundojnë në FIFA për… 10 mijë euro!

Shitja e ish-sulmuesit të Kukësit, Sindrit Guri, drejt Oostende-s ishte lëvizja më e bujshme e verës në kampionatin shqiptar. Shkodrani bëri hapin e madh duke kaluar nga niveli i Superiores në një nga ligat më simpatike të Europës. Shifra e shitjes? 710 mijë euro që mbushën arkat e klubit nënkampion në vendin tonë. 24-vjeçari është futbollisti i shitur më shtrenjtë nga skuadra verilindore. Deri këtu gjithçka në rregull dhe vlen për të buzëqeshur vesh më vesh, por në prapaskenë luhet dhe një skenar tjetër po kaq interesant.

Në marrëveshjen e firmosur ndërmjet Kukësit dhe Oostende-s bëhet me dije se klubi verilindor ka marrë përsipër shpërndarjen e taksës së solidaritetit. KF Shkodra, ekipi privat i drejtuar nga Taip dhe Rudi Piraniqi, kanë stërvitur Gurin për 4 vite dhe e kanë ndjekur këtë çështje me shumë interes. Burime të sigurta të Telesport bëjnë me dije se ata kanë nisur korrespondencën me klubin verilindor, por nuk është arritur ende gjuha e përbashkët.



Në fakt, palët nuk kanë pse flasin shumë, pasi është e shkruar e zeza në të bardhë. Trajneri pranë KF Shkodrës, Rudi Piraniqi, ka kontaktuar me avokatin e klubit të Kukësit, Arsen Selmanaj, dhe i ka kërkuar tarifën për taksën e solidaritetit të Gurit. Ky i fundit i ka kërkuar që të vendoset dokumentacioni në dispozicion të tij për të vërtetuar se Guri ka qenë lojtar i këtij ekipi. Në momentin që i janë vendosur të gjitha dokumentat në dispozicion, avokati i Kukësit u ka thënë që taksën e solidaritetit do ta marrin nga skuadra e Oostendes.




Klubi Shkodra në bashkëpunim me Kukësin kanë nisur korrespondencën me klubin belg për pagimin e kësaj takse. Kukësi pretendon se pagesën duhet ta kryejë klubi belg, këta të fundit kanë kthyer përgjigje negative dhe i kanë renditur palëve nenet e kontratës. Oostende vë në dijeni KF Shkodrën se pagesën e taksës së solidaritetit e ka marrë përsipër ta paguajë skuadra shqiptare. KF Shkodra ka kryer të gjitha procedurat dhe korrespondencën e duhur, Federata Shqiptare e Futbollit është vënë në dijeni dhe kanë ndihmuar në këtë çështje akademinë private të qytetit të Shkodrës.
Trajnerët Taip dhe Rudi Piraniqi janë të bindur t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje dhe kanë kontaktuar dhe avokatët e duhur që të nisin procedurat ligjore në rast se nuk gjendet vullneti i mirë mes palëve. Po, harruam një detaj. Bëhet fjalë për një shifër diku te 10 mijë euro. KF Shkodra ka të dokumentuara vetëm 3 vite të Gurit. Po flasim për 10 mijë apo 2% të kontratës që i takojnë Shkodrës në kontratë. Një shifër shumë e ulët dhe e papërfillshme kur mendojmë shitjen e Gurit për 710 mijë euro. Më shumë se sa për vetë paratë, një çështje e tillë ndikon dhe në imazhin e klubeve shqiptare, pasi mund të mbyllë disa dritare në merkato.
Vijon si çështje…

Parashikimi i motit për sot në vend dhe në Europë, e shtunë, 13 Tetor 2018.

Parashikimi i motit për sot në vend dhe në Europë, e shtunë, 13 Tetor 2018.

Kthjellimet dominojnë Shqipërinë deri në orët e pasdites kur vranësirat shfaqen fillimisht në zonat malore Lindore, por gradualisht vranësirat do të përfshijnë dhe zonat e ulëta.
Mbrëmja dhe orët e natës sjellin mbulim të territorit me vranësira të dendura, por pa mundur të sjellin shira.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë thuajse konstante në vlerat e mëngjesit. Por një rënie e lehtë pritet gjatë mesditës duke variuar nga 5 deri 26°C.
Era do të fryjë e lehte dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor, për pasojë në det do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë. 

Meta në Tropojë: Thesaret e trashëgimisë kulturore duhen promovuar


Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot Rrethin e Tropojës, e përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai bën thirrje për promovimin e trashëgimisë kulturore.

Shumë nga thesaret e trashëgimisë kulturore e artistike të kombit tonë, sidomos “Kcimet e Tropojës” nevojitet të promovohen nga institucionet tona, nga ato lokale e deri në shtetërore, për të synuar që të bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore botërore”, shkruan ndër të tjera Meta në “Facebook”.
Më herët Presidenti Meta vlerësoi kontributin e humanistes nga Austria, znj.Marianne Graf, falë së cilës u vu në jetë zbatimi i projektit te Bashkisë së Tropojës për strehimin e 15 familjeve të pastreha dhe në kushte shumë të vështira ekonomike, nga të cilat 6 familje nga komuniteti Rom.

Shtypnews.al


Një tjetër tërmet ‘shkund’ vendin/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë


Nuk ndalen lekundjet e termetit ne vend. Nje tjeter termet eshte shenuar sot, ne oret e para te mengjesit.
IGJEUM raporton se ka regjistruar nje goditje termeti ne oren 02:58 te mengjesit te sotem, me epiqender ne Gjirokaster.

Sipas IGJEUM termeti ka qene me magnitude 3.3, 12 kilometer ne verilindje te Gjirokastres, dhe me thellesi 3 km.
Per fat nuk ka pasur asnje raportim per deme. Kujtojme se vetem nje dite me pare u shenua nje termet ne Elbasan, nderkohe qe dy dite me pare, dy godtje termeti u regjistruan ne vend.

Friday, October 12, 2018

Si po zbrazet Gjirokastra/ Mbi 8 mijë vetë janë larguar brenda 5 vitesh



“Gjatë vitit 2017, vetëm dy qarqe në Shqipëri, Tirana dhe Durrësi, kanë pësuar rritje në numrin e popullsisë”, vlerësohet në Vjetarin Statistikor Rajonal të publikuar të mërkurën nga Instituti shqiptar i Statistikave.
Sipas të dhënave zyrtare në 12 Qarqet e vendit vetëm dy Qarqet Tiranë dhe Durrës kanë koeficientin bruto të ndryshimit të popullsisë pozitiv, respektivisht 24,8, dhe 16,7 për mijë banorë, ndërsa në Qarqet e tjerë ky tregues është negativ.
Në vitin 2013 Qarku Tirane numëronte 807.244 banorë ndërsa në vitin 2017 numëron 873.178 mijë banorë. Po kështu Durrësi në vitin 2013 numëronte në nivel qarku 275. 045 mijë banorë ndërsa në vitin 2017 numëron 287. 226 mijë banorë.
Në ndryshimet në popullsinë e qarqeve, përveç dy komponentëve, shtesës natyrore dhe migracionit neto, një rol kryesor luajnë edhe lëvizjet e brendshme të popullsisë. Vjetari statistikor vlerëson se migracioni i brendshëm në Shqipëri është më së shumti sinonim i urbanizimit. Pjesa më e madhe e njerëzve që kanë ndryshuar vendbanimin në pesë vitet e fundit, thuhet në botim, kanë lëvizur në qendrat urbane, që në shumicën e rasteve, përfshin kryeqytetin, Tiranën, ose zonat përreth tij”.
Në të dy Qarqet Tiranë dhe Durrës është rritur edhe Dendësia e Popullisë për kilometër katrorë. Kështu Qarku i Tiranës i cili përfshin edhe kryeqytetin e Shqipërisë ka dendësinë më të lartë me 529 banorë për km2, ndërsa Qarku i dytë me dendësinë më të lartë është Durrësi me 375 banorë për km2 i ndjekur nga qarku i Fierit me 159 banorë për km2.
Qarqet e Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit janë zonat të cilat kanë një balancë të thellë negative të migracionit të brendshëm pasi këto qarqe përjetojnë flukse shumë më të larta dalëse të popullsisë sesa flukse hyrëse. Gjirokastra ka një normë bruto të migracionit neto të brendshëm shumë të ulët –34,3, Dibra -33,7dhe Kukësi -25,8 për mijë banorë.


Në vitin 2013 Qarku i Gjirokastrës numëronte 72.550 banorë ndërsa në vitin 2017 numëron 64.446. 

Po kështu Qarku Dibër numëronte në 2013 rreth 136. 027 mijë banorë, ndërsa në vitin 2017 numëron 123 279 banorë. Dëndësia më e ulët e popullsisë përqendrohet në Qarkun e Kukësit në verilindje dhe Qarkun e Gjirokastrës në Juglindje ku është nën 40 banorë për km katror.
Qarku Gjirokastër ka dhe dendësinë më të ulët në territorin e Shqipërisë, rreth 22 banorë për km katror.

Maqedonasja e hap zemrën: Maqedoninë e krijoi Tito në kurriz të shqiptarëve autoktonë






Irena Nikollova, maqedonase e cila studion në Australi, ka habitur opinionin, duke pranuar se “projekti FYROM” është krijuar në kurriz të shqiptarëve.

“Unë më herët u kam besuar rrenave, sepse ashtu më kanë mësuar arsimtarët & politikanët, por kur erdha në studime në Australi e mësova të vërtetën”, thekson mes tjerash në statusin e publikuar në Facebook. Dhe jo vetëm kaq, por Nikollova ka insistuar që ky qëndrim i saj të publikohet në mediume.

“Nuk e kuptoj pse frikohemi nga e vërteta dhe nga hija jonë. Është fakt që projektin FYROM e ka krijuar Tito në vitin 1945 në kurriz të shqiptarëve, të cilët janë popull autokton në territoret e tyre. Ne marrim frymë, shkruajmë dhe flasim cirilikë sllave. Unë më herët u kam besuar rrenave, sepse ashtu më kanë mësuar arsimtarët & politikanët, por kur erdha në studime në Australi e mësova të vërtetën. Kam lexuar literaturë botërore dhe nuk jetoj më në huti. Ndërgjegjen e kam të pastër.


Ne vjedhim prej gjithkujt, prandaj askush në botë nuk na njeh”, shkruan Nikollova.

Thursday, October 11, 2018

Turizmi, mineralet dhe agrikultura. Afrika e Jugut shpreh interes për investime në Shqipëri






Turizmi, mineralet dhe agrikultura. Afrika e Jugut shpreh interes për investime në Shqipëri

Turizmi, mineralet, agrikultura dhe edukimi janë objektivat e Afrikës së Jugut për të investuar në Shqipëri.
Interesi për shkëmbime tregtare është shprehur nga ambasadori i Afrikës së Jugut gjatë një vizite të realizuar në Tiranë, në kuadër të një ekspozite të çelur në nder të Nelson Mandeles.
“Bashkëpunimi Shqipëri – Afrikë e Jugut do të përqëndrohet në edukim dhe shkëmbimet tregtare, ku pikat më të forta janë turizmi, minierat, agrokultura dhe edukimi” tha ambasadori Siri Soni
Konsulli i nderit Zenel Hoxha, tha se do kërkohet bashkëpunimi i qeverisë dhe institucionet, që në Shqipëri të vijnë për të investuar sa më shumë biznesmenë afrikano-jugor, pasi vendi ynë ka mundësi të shumta, në sektorët e studiuar nga Afrika e Jugut.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...