S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, May 16, 2023

Silvana Begaj: Shkruan përVotuesit e Fredi Belerit!

 


Për votuesit e Fredi Belerit!

Dëgjova se po këndohej greqisht nga gëzimi për fitoren e Fred Grekut! Nuk e di cilën këngë ekzaktësisht, por më lejoni t´ju jap ndonjë sugjerim.

Ushtria greke motivohet duke kënduar një tekst ku thotë se zorrët e shqiptarëve do ti bëjë lidhëse këpucësh. Komandantët grekë këndojnë: Maleve pa bukë e ujë, do të pimë gjak shqiptari dhe turku. Mendojini se ndoshta do ju duhen në repertor për këngët e fitores!

Po vetë Fredi me mikrofon në dorë që përshëndet greqisht në trojet shqiptare është në dijeni se policia greke torturon dhe vret shqiptarë dhe as nuk denjon të japi informacion për fatin e tyre?

Numrin e të vrarëve nga policia dhe ushtria greke për kalim kufiri e ka Kryebashkiaku i zgjedhur? Cdo bëjë me mandatin? Do gjejë trupat e humbur të shqiptarëve dhe shumë minorenëve në malet midis Greqisë dhe Shqipërisë?

Kur i dhatë votën Fredit e menduat se në Greqi të ndryshojnë emrin që të të japin nënshtetësinë? Emri është i lidhur me fatin dhe askush ska të drejtë të ta ndryshojë.

Emri i shqiptarëve është krenari sepse kemi një histori më të lashtë se vetë lashtësia.

Kur zgjodhët emrin e tij pse nuk iu zgjua ndjenja kombëtare dhe ta zhgarravisnit vetëm duke kujtuar rradhët e gjata që ka në kufi sepse sportelet greke i hapin dhe i mbyllin kur të duan dhe bëjnë ctë duan. Ta grisin pashaportën në fytyrë dhe pa iu dridhur qerpiku. Dhe këtë e bënë dhe punonjësi më i thjeshtë.

Pse dreqin nuk iu kujtua në asnjë moment se emigrantët shqiptarë edhe pse me vite në tokat helene sorollaten për dokumenta edhe pse bëjnë punët më të rënda të vendit? A sju vjen keq për fëmijët që diskriminohen nëpër shkolla vetëm se janë shqiptarë?

Ju që e zgjodhët duhet të dini se Fredi do ta meritonte patjetër votën tuaj nëse do ti kërkonte shtetit grek trojet që na kanë vjedhur dhe jo ti dhurojë dhe atë pak që na ka mbetur!

Po lexoj mediat dhe institucionet qeveritare greke që janë indinjuar dhe fyer pse është arrestuar Fredi i tyre!

Ambasada greke ishte në ankth dhe afër tij gjatë seancës gjyqësore se mos preken të drejtat e heroit të tyre në territorin tonë.

Ironike apo jo?

Taksirat e kanë po përpara se të merren me vogëlsira si këto, mirë do jetë të kthejnë përgjigje shqiptarëve:
Pse nuk na kërkuat falje për Ilia Karelin dhe shumë Ilia të tjerë të torturuar, të vrarë dhe që mbahen edhe sot padrejtsisht burgjeve greke?

Mos kini merak! Fredin nuk ua torturon njëri. Më lejoni dhe tju informoj se është akuzuar për një akuzë qesharake: Atë të blerjes së votave. Hajdut pulash thonë nga anët tona! Akuzë e lehtë!

Por ju keni të drejtë që shqetësoheni! Një shqiptarë në tokat tuaja që bënë thirrje të tilla për Shqipërinë ju e shfarosni pa gjyq. Kush guxon të valëvisë në tokat tuaja flamurin më të bukur në botë dhe ju e duartrokisni?

Por, unë në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve i bëj thirrje institucioneve shqiptare: Dënoni Fredin! Jo për blerje votash se tregoheni të padrejtë. Për këtë duhet të dënoni pothuajse gjithë politikën shqiptare.

Dënoheni në emër të tradhëtisë kombëtare dhe mësojini në burg se Himara është Shqipëri dhe Shqipërinë tonë se prek dot as shkja dhe as grek i zi.
🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰

Silvana BEGAJ

Thursday, May 11, 2023

Dea Mishel flet për herë të parë pas përfundimit të Big Brother Vip: Do doja fitoren por…

Ish-finalistja e edicionit të dytë të “Big Broth



er VIP”, Dea Mishel ka folur për herë të parë pas përfundimit të spektaklit të madh. Teksa ishte e ftuar në “Pardon my French” gjatë një lidhjeje telefonike, ish-banorja ka treguar më shumë rreth eksperiencës në shtëpinë e famshme dhe si po i kalon tashmë ditët pas mbarimit të “BBVIP”.

Si kanë qenë këto ditë për Dean?

“Unë jam rrugës duke ikur në Kolonjë. Dje dolëm të bënim xhiro me makinë me Kristin, mund të kemi thënë dy fjalë gjithsej gjatë gjithë kohës”.


Dea në fillim të këtij edicioni të “Big Brother VIP” tha se ka hyrë me një qëllim të qartë që kishte të bënte edhe me imazhin e saj. Tani që gjithçka ka përfunduar a ia ka arritur Dea Mishel qëllimit të saj siç e priste?

“Po, kam marrë shumë komente pozitive nga njerëzit, qoftë nga familjarët e mi, nga njerëz që nuk i njoh edhe në rrjetet sociale kam parë figura të njohura që kanë dhënë mendimin e tyre për mua që ka qenë shumë pozitiv”.

Cilat kanë qenë informacionet e para që  Dea Mishel ka marrë pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”? Kush i bëri më shumë përshtypje?

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...