S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, May 19, 2020

Korona ringjall aksin franko-gjerman? Merkel dhe Macron, plan të përbashkët rimëkëmbjeje!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel pritet të dalin me një plan të përbashkët të vendeve të tyre, për rimëkëmbjen e BE-së nga kriza e pandemisë së koronavirusit.
“Plani ka të bëjë me fushat e shëndetësisë, rimëkëmbjen ekonomike, tranzicionin mjedisor dhe digjital dhe sovranitetin industrial”, tha presidenca franceze përmes një deklarate. Ende nuk dihen detaje tjera të këtij plani, por ato pritet të shpalosen gjatë një konference të përbashkët për media, të cilën Macron dhe Merkel, do ta mbajnë më 18 maj.
Europa sapo ka filluar të dalë nga masat e izolimit të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Masat që u vendosën në mars e kanë ndaluar përhapjen e virusit, por edhe kanë shkaktuar dëme ekonomike për vendet e BE-së. Gjermania, si ekonomia më e madhe e BE-së, tashmë ka hyrë në recesion. Blloku europian është zotuar të ndajë 500 miliardë euro fonde emergjente për të përballuar krizën.
Ekonomia e eurozonës në përgjithësi parashikohet të tkurret në 7.7 për qind këtë vit, por dëmi mund të jetë më i keq në Itali dhe Greqi. Ekonomitë e këtyre vendeve, sipas AFP-së, mund të tkurren me gati 10 për qind.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...