S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, August 24, 2020

Silvana: Nihilizmi Evropian ndaj Shqiptarëve

Silvana Begaj

Jam në hall sepse nuk po e lexoj dhe as po e kuptoj dot Europën! Kur flasin përfaqësuesit e saj japin imazhin e një Shqipërie në zhvillim gati gati me standarte Europiane.

Kur është puna për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE dalin përfaqësuesit dhe thonë ekzaktësisht të kundërtën, por në mënyrë më të moderuar duke shtuar detyrat e shtëpisë.

Kur shqiptarët kërkojnë ndihmë nga Europa ,të marim shembullin e shëndetësisë, Europa i kthen nga kanë ardhur me motivimin që Shqipëria sot ka mjekësinë në nivelin europian prandaj këto operacione, mjekime, apo terapi mund ti ndjekin në vendin e tyre .Cdo shtet i Europës ka në konventën e refugjatit që cilido shtetas jashtë Bashkimit Europian mund të përfitoj statusin e rezidentit nëse përmbush kushtet e mëposhtme si:mungesa e sigurisë, shëndetësisë, apo vjen nga vendet e luftës etj.

Për shëndetësinë kryesisht vijnë ata që kanë sëmundje të vecanta dhe të rënda ose kanë mjekime dhe trajtime shumë të shtrenjta ose kur kanë fëmijë të sëmurë ose me aftësi të kufizuara. Menjëherë të vjen një letër ku të shpjegon që Shqipëria është një vend që po aderon të futet në Bashkimin Europian dhe kushtet e mjekësisë janë brenda standarteve prandaj; Kthehuni në vendin tuaj! Ama sot, po të njëjtin arsyetim po e përdorin për të na mbyllur dyert. Ne jemi rrezik për Europën sepse nuk i kemi kushtet për të trajtuar rastet e virusit Covid19. Ndajeni mendjen tani : I kemi apo nuk i kemi?

Ku është diferenca nëse një Europian është me Covid dhe udhëton me një shqipëtar që udhëton? Nëse Covid është rrezik duhet të jetë njësoj për të gjithë. Të mbyllen rrugët me të gjithë ose Hapni rrugët me Shqipërinë!

Kur flasim për sigurinë në shtetet europiane na thonë se vendi juaj është në listën e vendeve të sigurta, por lejon të shkruhen e shpërndahen artikuj për një Shqipëri narkotike dhe me një mafie të fuqishme.

Informacioni për Shqipërinë është negativ. Pra, dikush i bën “hysmet” që kjo teori e poshtërimit të shqipëtarëve të marr dhenë në tërë globin. Askush nuk flet për bukuritë e Shqipërisë, për mikpritjen shqipëtare, për cmimet e ulëta, për ushqimet bio e të shijëshme. Jo, ato harrohen madje fshihen me kujdes mos të ngeli asnjë gjurmë.

Dhe nëse Shqipëria qenka kaq e rrezikshme apo kaq e pazhvilluar sa per tu lënë jashtë (cuditërisht gjithmonë), përfaqësuesit tuaj në Shqipëri pse nuk e evidentojnë dhe ta bëjnë problem deri në zgjidhje të këtyre situatave? Ata janë pothuajse kudo, madje kanë qënë dhe në parlament dhe japin vetëm vlerësime pozitive.

E nëse ju nuk i respektoni rregullat të parët, pse ti respektojmë ne? Ne nga ju kemi mësuar deri më sot duke ju marri si model. Por ta dini, shumë gjëra i gjetëm midis jush; si krimin, drogën, shfrytëzimin që ne nuk i kishim më parë.
Na lini të fundit në radhë dhe na kontrolloni cdo gjë nëpër kufij. Doni krahë pune nga ne dhe mezi na pajisni me leje qëndrimi duke shpikur lloj lloj marifetesh gjoja metoda të reja, me leje afatshkurtra.
Keni mësuar që tek ne shiten diploma madje blini edhe vet dhe shpesh vini pikëpyetje në nivelin e arsimit tonë etj.
Në Shqipëri lindën këto fenomene, duke shfrytëzuar mungesën e shtetit, por ama kemi dhe specialistë në fusha të ndryshme që po bëjnë jehonë nëpër botë. Me ato kushte, kemi dhe doktorr inxhiniera, ekonomista, jurista ndër më të mirët, madje universitete me emër si Cambridge, Oxford, Harvard mbledhin studentë shqipëtarë. Specialistë të vjetër janë nga më të kërkuarit në tërë globin.

Por, vërtet ne i kemi të tilla fenomene, por a nuk ka cdo shtet? Po ju? Po ua them unë! I keni me tepëricë, madje shqipëtarët vijnë mbrapa jush në të gjitha paudhësitë e njerëzimit. Por tashmë shqiptarët ju njohin! Ju jeni fallco, ndryshe hiqeni dhe ndryshe jeni! Ju jeni vetëm propogandë dhe ekzpozim fallco! Shqiptarët janë shumë më origjinal se ju! Ne jemi njerëzit e rregullt që sa kemi filluar tju imitojmë!

Ne kemi mikun dhe lekun, ju keni ”personin e kontaktit” dhe ”dhuratat”
Ne kemi vrasje për motive të dobëta, ju keni vrasje midis getove ku policia as nuk futet dot.
Ne kemi media të blerë, ju keni ”media përkrahëse”
Ne kemi drogë në qarkullim, ju keni një numër të lartë përdoruesish
Ne kemi korrupsion të dukshëm, ju keni korrupsion zotërinjsh në nivele të larta e të heshtur!

Prandaj, nuk jeni më mirë se ne! Ne jemi më mirë se Ju! Kemi histori e cila na është vjedhur e deformuar nga Ju për interesat tuaja të errëta. Ne në darkë kur mbyllim derën e shtëpisë kemi një familje që na pret se jemi popull kolektiv e familjarë, kurse ju me ndonjë kafshë shtëpiake.
E nëse mendoni se jeni më të pasur se ne ,përsëri e keni gabim. Ne jemi të keqmenaxhuar, por jo të varfër. Ne jemi të vjedhur, por jo të varfër.

Na përkrahëni se keni për të përfituar shumë nga shqipëtarët! Nuk kemi qënë perandori, por jemi me shumë histori.


Nuk kemi pushtuar popuj të tjerë, por edhe pse jemi viktima të pushtimeve e coptimeve kemi ruajtur gjuhën, kulturën, traditën dhe vetitë më të mira të njeriut.
Dijeni se jemi njerez madje shumë civilë e të qytetëruar. Mësojini këto gjëra se janë me interes për Ju e për Ne e mbi të gjitha Hapni rrugët me Shqipërinë!

Silvana Begaj Per Shqipnews.net Nga /TANI

Friday, August 21, 2020

Historitë e masakreve serbe në Lumë

 

Ashtu si edhe herëve të tjera që kam vizituar Kukësin, në shesh kam pa një piramidë të vogël, kushtuar 2000 Martirëve të Lumës, viktima të masakrave serbe në Lumë (1912-1913), njërës nga mizoritë më të mëdha serbe në Shqipëri, pasi siç dihet Beogradi gjithnjë ka synuar zgjerimin e kufijve, tjetërsimin e popullsisë anase në aspektin kombëtar e fetar dhe daljen në brigjet e detit Adriatik. Me këtë rast huazuam tekstin tejet përmbajtjesor të Prof. Dr. Shefqet Hoxhës

Teksti: Prof. dr. Shefqet Hoxha

Fotot: Rexhep Rifati

Më 14 dhjetor 2018 populli dhe Bashkia e Kukësit u blatoi 2000 martirëve të masakruar nga forcat ushtarake serbe, në njëqind e pesë vjetorin e rënies, një muranë gjaku.

Është një vepër kjo tejet e lavdërueshme.

Holokausti i parë në Europë

A mos pak vonë?

-Jo, sepse tre lapidarë janë ngritur më pare për këta martirë: në Topojan për 620 të rënë, në Përbreg për 375, në Kalis për 92. Këto vepra janë mirëpritur nga malësorët e Lumës, janë nderuar dhe martirët janë përkujtuar herë pas here. Luma dhe mbarë Kukesi nuk e harrojnë kurrë gjakun e vet, ani pse mund të ketë kritizerë te padishëm a smirëxhinj. Për këta do te lutemi: ‘Fali zot se nuk dinë çfare thonë !’ U kujtojmë atyre se holokausti i parë në Europë është zhvilluar në Lumë, në Kosovë dhe në Dibër (Hans Peter Rrallman).

Fshatrat digjen, ndërsa edhe pleq, fëmijë e gra therën me bajoneta

1- Viti i sivjetmë shënon 105 vjetorin (sivjet është 106 vjetori, vërejtja e jonë)  e kryengritjes antiserbe të shtator-tetorit 1913 në Shqipërinë Verilindore(Dibër , Lumë, Kosovë, Malësi e Gjakovës). Rëndësia e përkujtesës së kësaj ngjarjeje historike është dyfishe: E para, kjo kryengritje qe kundërpërgjigje e shqiptarëve ndaj padrejtësisë që u bënte Europa duke i dhënë Serbisë tokat e tyre, pra qe një reagim i menjëhershëm ndaj vendimeve te Konferencës së Ambasadorëve në Londër;

E dyta, sepse ajo la pas një plojë gjaku të panjohur më përpara, një gjenocid te paimagjinueshëm ndaj banorëve të Kosovës, Lumës, Dibrës me qëllim që t’i shfaroste e t’i zëvendësonte me serbë. Sipas zv/konsullit austo-hunguraz të Prizrenit, Kolhruss,’ trupat serbe kanë marrë urdhër të djegin të gjithë fshatrat e Lumës dhe të Opojës dhe të shfarosin popullsinë e këtyre viseve me qëllim që luftëtarët lumjanë të zhduken përfundimisht nga bota, sepse do të ishin rrezik për serbët…’.Ndihmesa e lumjanëve në kryengritjen antiserbe të shtator-tetorit 1913,ka qenë e ndjeshme , prandaj është shkruar për të. Të pashoqe kanë qenë edhe mizoritë serbe ndaj tyre e këto kanë mbetur pa u vënë re, madje që në ndodhje të tyre. Në vjeshtën e vitit 1913, luftimet midis serbëve dhe lumjanëve(por jo vetëm te këtyre) u përcollën nga masakra, djegie, grabitje. U bënë shkrumb e hi kulla, shtëpi, stane, mashna; u therën me bajoneta pleq, fëmijë e gra; u dogjën fshatra, u vranë ose u shkrumbuan qindra banorë, u grabitën mijëra krerë bagëti të imta e të trasha. Burimet dokumentare, plotësuar me të dhëna gojore e njoftime te shtypit të kohës, na mundësojnë skicimin e kontributeve te lumjanëve në kryengritjen e vitit 1913. Ajo nga Dibra u shtri në Lumë e këtu flamurin e saj e mbajtën Qazim Lika e Ramadan Zaskoci, po ndihmuan edhe Osman Lita, Sali Spahia, Cen Daci, Ramadan Çejku, Dervish Bajraktari, Nail Hyseni(Gorë). Por qëndresa e lumjanëve,për të cilën s’po flasim sot, u fashit. Krahina ra sërish nën robërinë serbe(tetor 1913),por jo përjetësisht.

Si u mposhtë kryengritje?!

2- Si u mposht kryengritja, vijuan reprezaljet si një vit më pare(1912). Gjatë muajve tetor-nëntor 1913 forcat gjakatare të armikut të ngulura në pika dominuese, të mbrojtura me ‘tabe’ e ‘llogore’, për të përballuar mësymjet e malësorëve të tërmegjur, me të cilët kishin ndërprerë çdo kontakt, me një histerizëm genocidist e mllef hienash, nisën te masakrojnë, të vrasin, të therin,, të rrjepin, të hedhin të gjallë në zjarre, gra, burra, fëmijë, pleq, t’u çanin barkun me bajoneta grave shtatzëna, te përdhunonin femrat që kapnin, të grabitnin vajza e nuse të reja e t’i nisnin drejt Shumadisë…., të përdhosnin vendet e shenjta të kultit mysliman, xhami, teqe, tyrbe. Pa çelur mirë dita ushtarët serbe mbyllnin shtigjet e leqet e katundeve, pastaj fillonin gjahun; kapnin kë te mundnin pa dallim moshe e seksi, i lidhnin me konopë, me tela, me zingjirë dhe i vargonin njëri pas tjetrit ose i truçonin nëpër pika të caktuara dhe hidheshin mbi prenë e tyre me plumba , me thika me zingija që të merrnin gjakun e ‘stërvinave’ të tyre që u kishin mbetur në nëntorin e vitit 1912 e në tetorin e 1913-ës nëpër prrocka , sheje, përroje të Lumës. E, në këto mynxyra shiheshin sy me sy bijë e prindër , motra e vëllezër, gra e burra.

Në Lumë u dogjën mbi 700 shtëpi e kulla

Me këto aksione të përgjakshme gjatë rrethit kohor vjeshtë 1912-vjeshtë 1913, barbarët serbe dogjën në Lumë mbi 700 shtëpi e kulla, vranë e therën mbi 1800 banorë, grabitën mbi 7000 krerë bagëti të imta e të trasha Brenda krahinës dhe disa mijëra të tjera që udhëtonin drejt brigjeve të detit Egje për dimërim. Sipas gazetës ‘Shqipëria e Re’,’serbët në çdo vis shqiptar që shkojnë , vrasin, presin, burgosin, dhunojnë e plaçkitin popullsinë e pafajshme , vetëm se janë shqiptarë’…..Kështu bënë ata edhe në Lumë ,jo thjesht për hakmarrje, por për pastrim etnik, madje ky ishte synimi kryesor i tyre. Gjakatarët serbë masakruan në Përbreg 375 vetë,në Topojan e Xhaferaj 500 vetë,n ë Brekijë 120, në Lojme e Nimçë 80 vetë, në Palush 100 vetë, në Ceren 40 vetë, në Morin 40 burra, në Bardhoc, në Gjegjan, në Tejdrine, në Kalimash, në Surroj, në Kryemadh, në Gëdheshtë, në Pistë etj. Luma u shëndërrua në lumë gjaku. Dëshmi për këto masakra në Lumë kemi prej raporteve të konsullatave të huaja në Prizeren, nga shtypi shqiptar i kohës dhe ai socialdemokrat serb, nga gjurmues shqiptar e të huaj,(Leo Freundlich, Edit Durham, Sotir Kolea, Lazër Mjeda etj,). Në ditët tona kanë gjurmuar për këto masakra edhe studiues vendës. Ja disa pohime për këto mynxyra:

Gra dhe fëmijë, pa ekzagjerimin më të vogël,  janë djegur të gjallë

Leo Freundlich: ‘Gra dhe fëmijë, pa ekzagjerimin më të vogël janë zhytur në kashtë dhe janë djegur të gjallë përpara baballarëve e bashkëshortëve të tyre, të lidhur këmbë e dorë. Gra shtatzëna janë shpërthyer në mes në mënyrën më të llahtarshme dhe fëmijët e porsalindur janë ngritur përpjetë me bajoneta…. E tërë kjo duket e pabesueshme, por është e vërtetë.Katërqind burra lumjanë që u dorëzuan vullnetarisht u çuan në Prizeren, ku, pastaj, u mbytën përditë me grupe dyzet-gjashtëdhjetë vetësh. Në rajonin e Lumës, u shkatërruan krejtësisht 27 fshatra…’.

Edith Durham: ‘ Nga krahinat e pushtuara vinin njoftime të dhimbshme për mizoritë e egra që bënin serbët dhe malazezët ndaj popullsisë shqiptare. Dhe pushtuesit jo nuk i fshihnin bëmat e tyre, por,përkundrazi, ata mburreshin me to. Nje officer serb desh u mbyt me birrë nga e qeshura kur me tregoi sesi ushtarët e tij kishin therur me bajoneta gratë dhe fëmijet e Lumës…’.

‘Radnicke Novine’,(nr.22,9 tetor 1913); ‘…Mund të them se Luma nuk ekziston më. Gjithçka është shndërruar në kufoma, hi e pluhur. Kishte fshatra me nga 100-150-200 shtëpi, në të cilët nuk ngeli absolutisht askush gjallë… I mblidheshin tubë, nga 40 deri 50 njerëz dhe ashtu si ishin grumbull i thernin të gjithë me thika. Plaçkitje ordinere u bënë kudo. Oficerët rrëmbyen kope te tëra bagëtish dhe i shitën përmes ushtarëve në Prizeren….’.

Sotir Koleja, Lazër Mjeda dhe një Raport zyrtar i Fuqive të mëdha (1919) na kanë shpaluar mizori çnjerëzore të detajuara fshat për fshat (vrasja, djegie, grabitje). Në vazhdën e këtyre gjurmuesve kanë ecur Qamil Hoxha e Naim Manaj që kanë bubrruar në mjedise popullore e ndër bashkëkohës që u patën shpëtuar atyre barbarive. Qamil Hoxha ka mbledhur të dhëna gojore nga fshatrat Ploshtan, Gjegje, Mamëz, Nimçe, Resk, Surroj, Bicaj, Brekijë, Dafke, Përbreg, Ceren, Kalis etj dhe këto janë botuar (post mortum) nga pasardhësit.

Naim Manaj ka shpaluar lista banorësh të masakruar në vjeshtë 1913 në Topojan, Brekijë, Lojme, Nimçe, Xhaferaj, Turaj dhe i ka botuar në gjallje të tij. Në saj të këtyre kontributeve ne kemi pothuaj të plotë pamjen e mizorive serbe mbi banorët e Lumës në vjeshtë 1913, po edhe qëndresën e tyre mbinjerëzore për të mbetur sa më shumë gjallë në trojet qe trashëgonin prej të parëve. Kërkimet e mia në rrethinën e Malziut vijnë e plotësojnë të dhënat për mizoritë serbe në trevën e gjerë të Kukësit në vitet 1912-1913,(botuar në librin ‘ Barbaritë serbe në Lumë’, 1912-1913).

Fishta: ‘Luma edhe pse u vorfnue e u rrallue, nuk ra ‘

Është interesant të kujtojmë edhe një dëshmi që na ka sjellë në mënyrë të letrarizuar Novalis (një pseudonim ) në ‘Gazeta e Re’ (1928): 28 gra-28 martire (kushtuar nanave shqiptare që i dhanë fatosa Shqipnis).

Autori ka shkruar : ‘….Ushtritë serbe po shtriheshin në viset shqiptare të Lumës e aty, n’emën të qytetnimit me zjarm e me shkretnim, po mundoheshin me ua thye shqiptarëve atë kryenaltesinë e tyne legjendare…’. Por as burrat, as gratë-sipas tij-nuk u gjunjëzuen; madje 28 sokolesha nga Luma e Epërme (Opojë) përsëritën aktin e motrave të tyre suljote, duke u hedhur nëpër puse. ‘A dëgjoni, mori lum motra, burrat na i vranë, vllaznit po, prindët po, fëmijët na i lanë jetima rrugëve, tokë e shtëpi na i shkretuen, por për të gjitha këto qemë tue ba gajret, tue qëndrue, por medet halli i zi që na ka gjetë; jam tue ndi se ushtrija e anmikut e ka menden me na marrë si role, me na përdorë si gja e tyne derisa sokolat tanë të bijnë në dorë…’

Megjithatë ,Luma edhe pse u vorfnue e u rrallue, nuk ra , nuk vdiq. Ka pasë shkruar Gj. Fishta : ‘Qe pra sot po ka Shqipni, qe pra sot po ka Shqiptarë!’.

Masakrat serbe në Lumë, zënë vetëm një krye në tubën e mizorive serbe në Shqipëri

Masakrat serbe në Lumë (1912-1913) zënë vetëm një krye në tubën e mizorive serbe në Shqipëri, sepse Beogradi ka synuar gjithnjë zgjerimin e kufijve , tjetërsimin e popullsisë anase në aspektin kombëtar e fetar, daljen në brigjet e detit Adriatik. E, Luma, Kosova, e Dibra kanë qenë si lisi para farkës. Luma qe goditur në vjeshtën e vitit 1912, në vjeshtën e një viti më pas (1913), më 1915, në vitet e zeza 1918-1921. Por, për fat të mirë, as s’u shua, as nuk mbeti nën sundimin serb, edhe përkundur grykësisë së pamatme të krajlave të Beogradit. Nuk u shua raca shqiptare as në Dibër, as në Malësi të Gjakovës, as në Has, as në Kosovën martire, e cila tanimë ka fituar lirinë dhe ka formuar shtetin e vet.

Kuksianët për mikpritjen vëllazërore të kosovarëve merituan titullin e lartë ‘Nderi i Kombit’

Të gjitha këto vise përballuan me sukses holokaustin e parë në historinë e Europës, por Kosova edhe atë me te fundit, më të madhin, që njeh ky kontinent: përzënien e mijëra mijëra shqiptarëve nga trojet e veta stërgjyshore(1999).E, kësaj here Luma e përgjakur me 1912, 1913, 1915, 1918-1921, pse dinte ç’janë barbaritë, grabitjet, përzëniet, ia doli të presë me bujari mijëra kosovarë që u përzunë nga Milosheviçi. Kuksianët bënë, s’mund të bënte vëllai për vëllain dhe merituan titullin e lartë ‘ Nderi I Kombit’. E, sot, edhe pse vonë, populli dhe Bashkia e Kukësit, si peng nderimi, po u blatojnë martirëve lumjanë të masakruar nga shovinistët serbe në vitet 1912-1913 një muranë gjaku, që tregon se Luma nuk i ka harrua bijtë e vet.

Dhe nuk do t’i harrojë!

I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre

/ TAN CARA/

Shirat dëmtojnë rrugën Kukës-Peshkopi, askush nuk kujtohet për ta pastruar

Shirat e rrëmbyeshëm te 3 ditëve më parë kanë sjellë probleme të mëdha në aksin nacional Kukës-Peshkopi.

Saktësisht në fshatin Lusën ka pasur rrëshqitje të dherave duke bllokuar njërën nga krosit e rrugës.

Kjo rrugë administrohet nga ARRSH edhe sipas informacioneve të marra firmës kontraktore që ka për të mirëmbajtur këtë rrugë i ka mbaruar kontrata.

Deri sot rruga ende nuk është pastruar dhe vazhdon të sjellë probleme për frekuentuesit e saj, shkruan Lumapost. 

Gjermania paralajmëron mbylljen e kufijve me Kosovën

 ▪️Gjermania paralajmëron mbylljen e kufijve me Kosovën▪️

 

Paralajmërohet mbyllja e kufijve gjerman për Kosovën, shkak numri i lartë i të kthyerve me COVID-19.


Mediumi gjerman “Tagesspiegel” në një shkrim të publikuar sot ka paralajmëruar se Gjermania s’do të ketë zgjidhje tjetër veçse të mbyll kufijtë ajror e tokësor për Kosovën, nëse vazhdon trendi i njëjtë i personave që kthehen atje të infektuar me COVID-19.


Kjo pasi që nga shifrat e Institutit Robert Koch del se nga 6 mijë e 433 personave të infektuar, 1 mijë e 755 janë persona të kthyer nga Kosova.


 

Ky numër bëhet edhe më shqetësues pasi sipas të dhënave të këtij Instituti, të infektuarit e kthyer nga Kosova janë fëmijë dhe të moshës së mesme.


Mediumi gjerman thotë se “nuk mund të përjashtohet mundësia që qeveria e Kosovës të mbyllë në të ardhmen e afërt aeroportet dhe kufijtë tokësorë”.


Derisa potencon se nuk mund të përjashtohen masa as nga qeveria federale gjermane.


“Nëse numrat do të vazhdojnë sikur deri tani, të dy palët ndoshta nuk do të kenë zgjidhje tjetër”, shkruan Tagesspiegel.

Mbroni koleget se skane ba ndonje turp! Turp asht me vra me pagese, me mbulu krime, me mbjell hashash,

He, e moret vesh qe Lleshi i pushoi nga puna policët qe kercyen ne dasme? He, mire ua bani e? Hiç nuk po dgjoheni...po çunat kishin maska, ruanin distance, po respektonin nje vajze zone, deshen te ishin jogjobvenes ne emer te shtetit, po njerez qe se donin uniformen veshur ne ato momente... 

Mbroni koleget se skane ba ndonje turp! Turp asht me vra me pagese, me mbulu krime, me mbjell hashash, me korre hashash, me trafiku hashash, me leju killera te ikin nga vendi i ngjarjes, nga rrethi e vendi...me shtyp te pamundurin e me i sherby gjithe jeten pushtetarit hajn, abuzues e antishqiptar....


Te ndeshkuarit e Partise:


Shefi komisariatit Malësi e Madhe Leonard Ndreka

Shefi i Rendit Skerdi Kasimati

Shefi i Krimeve Klodian Ceka

Specialisti i policisë kriminale Jakup Reka

Specialisti i zonës Nikolin Rushaj

Skender Kazazi, Anton Malotaj nga patrulla e përgjithshme


-vs-'qyqat' a thu kane tesera partie, se spo dine as kujt ma ia dhane se i kane te gjithe nga nje...TANI

Per kete rast flagerant ,lindin disa pyetje.

Frrok Bardhi

Pse heshtin organet e Shtetit Shqiptar per aksidentin e Kakavies? 

Per kete rast flagerant ,lindin disa pyetje.

### 

1- Pse Autoambulanca ishte me shpejtesi 130 km ne ore ? 

2- Pse ne Autoambulance nuk kishte Mjek dhe Infermier ? 

3- Pse Autoambulanca nuk kishte brenda saj asnje pajisje Mjeksore? 

4- A ishte e pajisur Autoambulanca me GPS nga QKUM-thaj dhe 127-ta ,po apo jo ?

5- QKUM-thja dhe 127 ta, kur e kan marre telefonaten per Urgjence ? Nqs e kan marre pse nuk e bejen publike ? Nqs nuk e kan marre nje telefonate te tille ,pse nuk e denoncojne rastin ?

6- Cila eshte shpejtesia e lejuar ,ne raste kur nje Autoambulance kalon ne Turma si rasti i Kakavies ?

Organet e Sigurise Kombetare,duhet te marrin situaten nen kontroll, pasi raste te tjera kan ndodhur, por jane mbyllur nga hajdutet dhe ata qe po e rrjepin popullin Shqiptar.

Thursday, August 20, 2020

Fatma gruaja e njeriut të mirë Elvis Naçit bën rrëfimin plot ndjenja: Ja si sillet me mua dhe fëmijët, s’kam debatuar njëherë me të


Fatma gruaja e njeriut të mirë Elvis Naçit bën rrëfimin plot ndjenja: Ja si sillet me mua dhe fëmijët, s’kam debatuar njëherë me të


Elvis Naçi është kthyer në personazhin e muajit pas deklaratës së tij poIemizuese lidhur me gratë dhe marr ëdhënien e tyre bashkëshortore.

Shumë mund të kenë menduar ‘po e shoqja si e duron Elvisin’, po ja që ata të dy kanë krijuar një gjuhë të përbashkët dhe merren vesh shumë mirë me njëri-tjetrin.Gruaja e hoxhës, Fatma, bashkë me vajzën e tyre të vogël, ka shkuar surprizë në studion e emisionit n’Kosovë Show ku po intervistohej i shoqi dhe ka treguar detaje të marr.ëdhënies së tyre.

“Sa herë ai vjen në shtëpi dhe fëmijët edhe unë bëhemi gati ta presim sepse e dimë që vjen një mirësi në shtëpinë tonë, ai na kënaq, na sjell buzëqeshjen, sa herë vjen ka një lajm të mirë ose na gëzon me batutat e veta”,-tregon Fatma që sigurisht nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve rreth deklaratës së tij.

Nëse Elvisi thotë se gruaja duhet të rregullohet për burrin edhe kur rri në shtëpi, Fatma përpiqet ta bëjë gjithmonë këtë. Në 15 vite martesë, gruaja e imamit rrëfen se nuk kanë debatuar as 15 herë bashkë dhe se Elvisi është shumë i qetë në shtëpi, por si të gjithë burrat e tjerë, harron gjithnjë përvjetoret.

“Si shumica e meshkujve i harron gjithmonë përvjetoret, por kjo është diçka shumë e mirë, sepse e kompeson pjesën tjetër të vitit. Pra 364 ditë të vitit i kemi festë në shtëpi.” E rritur në një familje besimtare, Fatma ka bindje të forta isIame, ndaj nuk ka patur asnjëherë keqkuptime me Elvisin në lidhje me këtë, përkundrazi të dy respektojnë besimet e njëri-tjetrit.

15 years with wife / Elvis Naçi shows the secret of successful ...

Fatma's story: How I met my husband Elvis Naçi | Top-News1.com

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...