S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, March 20, 2020

Parashikimi i motit për datën 21 Mars, ja çfarë pritet

Parashikimi i motit për datën 21 Mars:
Sot nuk priten reshje në të gjithë vendin.
Era pritet deri mesatare sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 9 / 16 °C
Në vendet e ulëta: 7 /18 °C
Në vendet malore: 5 / 16 °C

Thursday, March 19, 2020

Parashikimi i motit për datën 19 Mars, ja çfarë pritet


Parashikimi i motit për datën 19 Mars:
Sot nuk priten reshje në të gjithë vendin.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por do të ketë forcime të përkohshme të saj, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 9 / 16 °C
Në vendet e ulëta: 7 /18 °C
Në vendet malore: 1 / 13 °C

Wednesday, March 18, 2020

Kush i beson shifrat e ministrise se shendetesise per 59 te infektuar

Nikoleta Kovaci


Kush i beson shifrat e ministrise se shendetesise per 59 te infektuar ne rang vendi, kryesisht ne Tirane ku edhe asht epiqendra?!

Une per vete jo! Jo vetem qe jam nje observator i tmerrshem informacioni keto kohe, nga nje sere miqsh profesionist qe merren me kete pune, po edhe pse ketij institucioni nuk i besohet ne asnje rrethane! As per maska, as per dorashka, as per shtreter, qe jane sende, imagjino kur bahet fjale per infektime dhe identifikime!

Identifikimi i personave me grip qe kane edhe simptoma covid-19 le shume per te deshiruar! Njerzit nuk e dine nese e kane dhe levizin vete  sepse askush nuk do ta besoje se ato simptoma jane te covid, por duan te besojne se asht grip!

Kjo nuk asht pune policesh, as kallashash, po kjo asht pune ekspertesh, te levizin grupe te caktuara! Cdo lagje, bllok pallatesh e shtepi! Te bashkepunojet me farmacistet sepse ata kane kontaktin e pare me te semuret sepse aty shkojne te marrin ilacet, ne mos te semuret, jane njerzit e familjes!

Shqiptaret duke mosbesuar ne shendetesine e ketij vendi, gjithnje kane gjetur rrugen me te shkurter te vetbindjes se kurimit duke kaluar nga farmacisti! Shpesh kane shume here me besim! Sidomos kur farmacistet jane edhe humanë! Atehere krijohet ajo lidhja qe mungon mes mjekut te keqpaguar dhe pacientit fukara e me semudje kronike!

Policia jone, ushtria, e ata qe i drejtojne jane sherbetore urdherash e jo njerezish! Jane meskine, te bindshem deri ne shpyrfytyrim ndaj eproreve partiake qe kurre skane menduar per njerzit, kta qe s’kane mundesi te kene njohje te kryetari i partise se katunit, lagjes, krahines e bashkise! As nuk shkojne dot te killerat, qe vrasin me pagese diten e festojne naten me krere institucionesh! Policia jone, edhe ata pak burra te vertet, profesionist e njerez, ose i ka pa pune, ose i ka degdis neper rrethe, duke i internuar e per pasoje mungojne liderat qe behen njesh me qytetaret!

Asnje mase nuk mund instalohet me gjoba, dhune e kercenim! Asnje mase nuk mund te instalohet me akt normativ ne nje kohe ferri, sepse askush nuk beson ne mase per te miren e njerzve po te shtetit, te atij shteti krahthate qe s’ka siguruar as uje me la duart njerzit!

Thirrjen per masat qe duhet te mbaje kushdo duhet ta bejne njerzit kompetente, ata qe i pranon shoqeria, e jo ata qe si beson as femija i vet, as nana e vet, e askush tjeter rreth tyre! Shqipnia ka ende burra e gra qe munden me fol me zemer e fjale zemre, pa patur nevojen e ngertheshjeve e rrenimeve te familje e shqiptare!

Tv-te te heqin dore nga lloji i llafollogeve qe mbijne ne 4 studio njeheresh! Asht koha per ekspete e njerez qe shperndajne e energji pozitive, japin shprese e besim! Te lene njehere menjane uzurpuesit e kurdokohshem te hapesirave te tyre e aty te sjellin burra dhe gra qe kane dicka te thone, te na mesojne dhe inspirojne...

Virusi nuk vjen me karroca, as me ferrari, as me makina me xhama te zinj! S’ka nevoje per kercenime se nuk e pret dot, po ka nevoje te jemi bashke dhe te bindur se kena te pakten edhe nje grup mjekesh qe te pakten kesaj here sdo bejne pakt me nje shtet hajdut, abuzues, te korruptuar dhe mashtrues!

Ardira: Covid-19, lufta e re. ( Lexojeni) - / Shtypnews.al /

Nga Ardita Kongjonaj
Pandemia e gripit të vitit 1918 (Spanish Flu), SARS dhe Ebola kanë ndihmuar ekspertët e shëndetit publik të përgatiten për shpërthime të mëdha. Secili është i ndryshëm, dhe ekspertët e kanë shumë të vështirë të parashikojnë sesi do të përfundojnë.

Ndërhyrja e secilës sëmundje në masë të madhe varet nga rrethanat – kur e identifikojmë, sa ngjitëse dhe fatale është, sa higjienik janë njerëzit dhe sa shpejt mund të gjendet një vaksinë ose kurë e disponueshme. Me raste të reja të virusit të ri COVID-19, duke u rritur dita ditës, është e natyrshme të krahasojmë pandeminë e re me shpërthimet e mëparshme në histori.
Për shembull, gripi i vitit 1918 infektoi gati një të tretën e popullsisë së botës përpara se të zhdukej.
Gripi spanjoll është i frikshëm sepse tregon se në një shoqëri moderne, një pandemi që vret dhjetëra miliona njerëz është shumë e besueshme. Por ajo shoqëri “mjaftueshëm moderne” ishte shumë më primitive kur bëhet fjalë për botën e mjekësisë dhe shëndetit publik krahasuar me botën e sotme.
Disa fakte për shëndetin publik në vitin 1918:
– Ne nuk e dinim që gripi shkaktohet nga një virus, dhe shkencëtari Richard Pfeiffer kishte bindur shumicën e komunitetit mjekësor se ishte shkaktuar nga bakteret; deri në vitin 1933 që studiuesit vërtetuan përfundimisht se gripi është një infeksion viral.
– Antibiotikët të aftë për të trajtuar infeksionet e pneumonisë të lidhura me gripin (të cilat zakonisht shkaktohen nga bakteret) ishin 10 vite larg zbulimit.
Medikamentet antivirale kishin shumë dekada nga zhvillimi; i pari doli në vitin 1963.
– Nuk kishte një OBSH, dhe përpjekjet për të vrojtuar dhe ndjekur shpërthimin e sëmundjeve të reja ishin tepër rudimentare.
– Shumica e vendeve në Evropë ishin nën regjime të censurës së luftës që kufizuan përhapjen e informacionit të saktë dhe shpëtues për shpërthimin e gripit.
Për të gjithë progresin e arritur që atëherë, ajo çfarë bie në sy është se si disa nga masat që autoritetet e krijuara në atë kohë janë shumë të ngjashme me ato që po shohim tani. Në atë kohë, përdoreshin të njëjtat masa distancuese sociale që jemi ende duke ndjekur sot: izolimin, karantinën, maska, larja e duarve, ora e shtetrrethimit për të evituar turma masive në rrugë. Këto janë teknika shumë të lashta. Gjithmonë ka qenë në vëmendje të mbajmë njerëzit e shëndetshëm dhe të prekurit në distancë.
Një mënyrë për të krahasuar dy shpërthimet është duke shikuar rastet e nivelit të fatalitetit: pjesa e infeksioneve që çojnë në vdekje. Kjo është gjithmonë e vështirë të vlerësohet sepse ka gjasa të jenë më shumë infeksione nga sa janë identifikuar nga autoritetet mjekësore. Sipas Ëorldometers që mbledh të dhënat në kohë reale në nivel botëror, ka pasur 188,356 raste me COVID-19 dhe 7,499 vdekje, me nje shkallë fataliteti rreth 4 përqind aktualisht.
Kjo shifër duhet marrë me rezerva, duke qenë se protokollet e testimit të vendeve ndryshojnë shumë dhe gjerësisht, psh SHBA, ka testuar vetëm disa mijëra njerëz ndërsa vende si Koreja e Jugut, ka testuar me qindra mijëra. Kjo do të thotë që emëruesi për shkallën e fatalitetit të rastit – numri total i infeksioneve – është i pasigurt dhe mund të nënvlerësohet për shkak të mungesës së testimit. Në Korenë e Jugut, shkalla e fatalitetit është 0.9 përqind, duke sugjeruar që testimi më i mirë mund të jap norma më të sakta, më të ulta. Ndërkohë, edhe matja saktë e normave të fatalitetit gjithashtu do të ndryshojnë ndjeshëm nga një vend në tjetrin për shkak të ndryshimeve në kapacitetin e sistemit shëndetësor, aksesin në kujdesin shëndetësor të njerëzve me të ardhura të ulta dhe mesatare.
Statistikat më të cituara të vdekjeve për gripin spanjoll vijnë nga studimi i Niall Johnson dhe Juergen Mueller në 2002 të cilët treguan se totali I vdekshmërisë nga virusi arrin deri në 100 milionë viktima. Shumë pak rajone në botë i shpëtuan pandemisë. Një studim më i fundit për vitin 2018 nga Pete Spreeueenberg, Madelon Kroneman dhe John Paget doli në një vlerësim shumë më të ulët prej 17.4 milion. Nëse vlerësimi i cituar shpesh i 500 milion infeksioneve në nivel global është i saktë, atëherë numri i vdekjeve të fundit nënkupton një rast vdekjeje prej 3.5 përqind, por duke përdorur një numër më të lartë vdekjesh prej 50 milion, shkalla e fatalitetit rritet në 10 përqind.
Kjo është një gamë e madhe pasigurie. Duke pasur parasysh se sa të pasakta janë llogarite tona totale për infeksione globale si për gripin spanjoll ashtu edhe për koronavirusin, dhe sa të sakta janë vlerësimet tona për numrin e mëparshëm të vdekjeve, është e vështirë të thuash ndonjë gjë përfundimtare në lidhje me mënyrën se si përplasen këto pandemi kundër njëri-tjetrit pëe sa i përket fatalitetit të rasteve.
Në mënyrë të pazakontë, gripi spanjoll ishte më pak vdekjeprurës për njerëzit e moshuar, ndoshta sepse një shpërthim i ngjashëm me gripin e viteve 1830 u dha njerëzve të moshuar në 1918 një imunitet të kufizuar. Përkundrazi, koronavirusi i ri ka pasur ndikimin e tij më shkatërrues në Kinë dhe Itali deri tani te njerëzit e moshuar.
Situata COVID-19 do të përkeqësohej vetëm nëse nuk merren masa siç duhen distancimi shoqëror, testimi agresiv dhe karantinimi, ndërsa Qeveria Shqiptare me identifikimin e rasteve te para, duke ndjekur rekomandimet direkte të ekspertëve hartoi planin e masave të rrepta për parandalimin e përhapjes së virusit.
Case fatality rate* – proporcioni i vdekjeve nga një sëmundje e caktuar kundrejt numrit total të njerëzve të diagnostikuar më këtë sëmundje në një periudhë të caktuar kohe.

*Autorja mban titullin MSc në Epidemiologji, Shëndet Publik

Temperaturat deri në 21ºC/ Diell dhe mot i ngrohtë, ja parashikimi për ditën e sotme - / Shtypnews.al /

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh por që mundësitë për reshje janë të pakta. Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00ºC në 13ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 20ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 21ºC.


Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor-Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë.Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 13ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 14ºC.

OKB: Shqipëria, ndër vendet e para në botë për ndotjet që shkaktojnë sëmundje respiratore

Shpërthimi i Covid-19 dhe evolucioni në një pandemi globale, që tashmë ka prekur më shumë se 130 shtetet të ndryshme të botës, ka rikthyer më në fund vëmendjen te çështjet që i takojnë shëndetit, paçka se prej vitesh organizma të ndryshme si OBSH apo Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë ngritur sirenat e alarmit.


Kjo e fundit, sapo ka publikuar raportin e progresit drejt objektivave të qëndrueshëm për rajonin e Europës dhe Azisë qendrore, raporton scan. Një indikator i raportit më të fundit të OKB i referohet ndotjes, dhe sidomos asaj të brendshme, që gjenerojnë familjet, e që është shkaktare e shumë sëmundjeve, sidomos infeksionet respiratore apo sëmundjet e zemrës. Shqipëria ka ndër normat më të larta në Europë të vdekjeve të shkaktuara nga kjo ndotje, madje edhe mbi nivelin e vendeve si ish republikat sovjetike të Azisë qendrore apo disa vende të Ballkanit, ku kushtet e motit favorizojnë ngrohjen me dru apo qymyr.
Ndotja e ajrit nga familjarët shkaktohet kryesisht nga burimet joalternative të ngrohjes apo gatimit. Sipas OBSH kjo lloj ndotje është shkaktare për 7.7% të vdekjeve në nivel global. Sa i përket emetimit të dioksiditit të karbonit, apo grimcave Pm2.5, Shqipëria është në pozita bindshëm më të favorshme se vendet e tjera.

Kjo lloj ndotje është kryesisht rrjedhojë e industrisë. Një tjetër indikator tregon se, mbipesha te fëmijët shqiptarë është mjaft e lartë, në rreth 16%, thuajse 10 herë më e lartë se norma e fëmijëve nënpeshë, që fiksohet  në rreth 1.5%.Ndër vendet e kontinentit kjo është një prej diferencave më të mëdha, ndërkohë që edhe norma e fëmijëve mbipeshë është e treta më e lartë. Sa i përket mbipeshës te fëmijët, por edhe te të rriturit në vendin tonë, këmbanat e alarmit kanë rënë shpeshherë.Sipas organizmave ndërkombëtarë, mbipesha është një problem i cili nuk duhet nënvlerësuar, pasi është një faktor i lartë risku për sëmundje të tjera./Syri

Shtypnews.al 

Aleksandër Biberaj: Koha kur poetët pushkatoheshin për një poezi - / Shtypnews.al /

VILSON BLLOSHMI QE U PUSHKATUA NE MOSHEN 29 VJECARE PER POEZINE “SAHARAJA” SOT DO TE MBUSHTE 72 VJEC! ENVER HOXHA PUSHKATOI POETE NDERSA STALINI JO!


Poeti martir Vilson Blloshmi, nese nuk do te pushkatohej barbarisht nga regjimi komunist, dhe zoti do ti jepte jete, do te mbushte sot plot 72 vjec. Ai lindi si sot më 18 mars 1948 në Bërzeshtë të Librazhdit dhe u pushkatua bashke me poetin tjeter Genc Leka me 17 korrik 1977. Barbaria komuniste qe e dënoi me vdekje poetin Blloshmi vetem ne moshen 29-vjecare, ndër të tjera lidhet edhe me poezine e meposhme “SAHARAJA”, ku Shqiperia e asaj kohe krahasohet me guxim nga Blloshmi me shkretetiren e Saharase!
“SAHARAJA”
Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë me mend’ e saj…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë.
Saharaja nuk ka miq e shokë,
Saharaja nuk ka bijë, as bir.
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe me natën s’shkon mirë.
Vilsoni ndoqi shkollën e mesme Pedagogjike në Elbasan dhe pas mbarimit të saj edhe pse me rezultate të shkëlqyera nuk u lejua të vazhdonte shkollën e lartë. Pas diplomimit në Elbasan punoi ne pune te renda krahu. Gjatë kësaj kohe iu përkushtua shkrimit dhe përkthimit, por pa patur mundësi t’i botonte për arsye se ishte me biografi të “keqe”. Vilson Blloshmi përndiqej nga Sigurimi i Shtetit dhe u arrestua në vitin 1977 me akuzën “sabotim në ekonomi dhe agjitacion e propagandë”. Ditarët, përkthimet dhe poezitë iu sekuestruan dhe iu nënshtruan hetimit në detaje. Letërsia e tij do të përbente “rrezik” për regjimin komunist shqiptar. Në daten 13 qershor 1977 Gjykata e Rrethit Librazhd (pasi e kishte dhene vendimin me pare PPSH), do t’i dënonte dy poetët Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën me vdekje, pushkatim, vendim i cili u zbatua në datë 17 korrik 1977. Në vitin 1994 Vilsonit dhe Gencit iu dha dekorata “Martir i Demokracisë” dhe në vitin 2006 u shpallen “Qytetar Nderi” te rrethit të Librazhdit. Në nder të dy poetëve është ngritur një memorial bronxi në qytetin e Librazhdit. Vetem regjimi kriminal i Enver Hoxhes pushkatoi poete, pasi as regjimi i Stalinit dhe asnje regjim ish-komunist ne Europen Jug-Lindore nuk pushkatoi poete. Respket dhe mirenjohje per vepren dhe sakrificen sublime te tyre ne emer te lirise dhe qytetarise! U phehshin ne paqe ne altarin e kombit!

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...