S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, March 18, 2020

Ardira: Covid-19, lufta e re. ( Lexojeni) - / Shtypnews.al /

Nga Ardita Kongjonaj
Pandemia e gripit të vitit 1918 (Spanish Flu), SARS dhe Ebola kanë ndihmuar ekspertët e shëndetit publik të përgatiten për shpërthime të mëdha. Secili është i ndryshëm, dhe ekspertët e kanë shumë të vështirë të parashikojnë sesi do të përfundojnë.

Ndërhyrja e secilës sëmundje në masë të madhe varet nga rrethanat – kur e identifikojmë, sa ngjitëse dhe fatale është, sa higjienik janë njerëzit dhe sa shpejt mund të gjendet një vaksinë ose kurë e disponueshme. Me raste të reja të virusit të ri COVID-19, duke u rritur dita ditës, është e natyrshme të krahasojmë pandeminë e re me shpërthimet e mëparshme në histori.
Për shembull, gripi i vitit 1918 infektoi gati një të tretën e popullsisë së botës përpara se të zhdukej.
Gripi spanjoll është i frikshëm sepse tregon se në një shoqëri moderne, një pandemi që vret dhjetëra miliona njerëz është shumë e besueshme. Por ajo shoqëri “mjaftueshëm moderne” ishte shumë më primitive kur bëhet fjalë për botën e mjekësisë dhe shëndetit publik krahasuar me botën e sotme.
Disa fakte për shëndetin publik në vitin 1918:
– Ne nuk e dinim që gripi shkaktohet nga një virus, dhe shkencëtari Richard Pfeiffer kishte bindur shumicën e komunitetit mjekësor se ishte shkaktuar nga bakteret; deri në vitin 1933 që studiuesit vërtetuan përfundimisht se gripi është një infeksion viral.
– Antibiotikët të aftë për të trajtuar infeksionet e pneumonisë të lidhura me gripin (të cilat zakonisht shkaktohen nga bakteret) ishin 10 vite larg zbulimit.
Medikamentet antivirale kishin shumë dekada nga zhvillimi; i pari doli në vitin 1963.
– Nuk kishte një OBSH, dhe përpjekjet për të vrojtuar dhe ndjekur shpërthimin e sëmundjeve të reja ishin tepër rudimentare.
– Shumica e vendeve në Evropë ishin nën regjime të censurës së luftës që kufizuan përhapjen e informacionit të saktë dhe shpëtues për shpërthimin e gripit.
Për të gjithë progresin e arritur që atëherë, ajo çfarë bie në sy është se si disa nga masat që autoritetet e krijuara në atë kohë janë shumë të ngjashme me ato që po shohim tani. Në atë kohë, përdoreshin të njëjtat masa distancuese sociale që jemi ende duke ndjekur sot: izolimin, karantinën, maska, larja e duarve, ora e shtetrrethimit për të evituar turma masive në rrugë. Këto janë teknika shumë të lashta. Gjithmonë ka qenë në vëmendje të mbajmë njerëzit e shëndetshëm dhe të prekurit në distancë.
Një mënyrë për të krahasuar dy shpërthimet është duke shikuar rastet e nivelit të fatalitetit: pjesa e infeksioneve që çojnë në vdekje. Kjo është gjithmonë e vështirë të vlerësohet sepse ka gjasa të jenë më shumë infeksione nga sa janë identifikuar nga autoritetet mjekësore. Sipas Ëorldometers që mbledh të dhënat në kohë reale në nivel botëror, ka pasur 188,356 raste me COVID-19 dhe 7,499 vdekje, me nje shkallë fataliteti rreth 4 përqind aktualisht.
Kjo shifër duhet marrë me rezerva, duke qenë se protokollet e testimit të vendeve ndryshojnë shumë dhe gjerësisht, psh SHBA, ka testuar vetëm disa mijëra njerëz ndërsa vende si Koreja e Jugut, ka testuar me qindra mijëra. Kjo do të thotë që emëruesi për shkallën e fatalitetit të rastit – numri total i infeksioneve – është i pasigurt dhe mund të nënvlerësohet për shkak të mungesës së testimit. Në Korenë e Jugut, shkalla e fatalitetit është 0.9 përqind, duke sugjeruar që testimi më i mirë mund të jap norma më të sakta, më të ulta. Ndërkohë, edhe matja saktë e normave të fatalitetit gjithashtu do të ndryshojnë ndjeshëm nga një vend në tjetrin për shkak të ndryshimeve në kapacitetin e sistemit shëndetësor, aksesin në kujdesin shëndetësor të njerëzve me të ardhura të ulta dhe mesatare.
Statistikat më të cituara të vdekjeve për gripin spanjoll vijnë nga studimi i Niall Johnson dhe Juergen Mueller në 2002 të cilët treguan se totali I vdekshmërisë nga virusi arrin deri në 100 milionë viktima. Shumë pak rajone në botë i shpëtuan pandemisë. Një studim më i fundit për vitin 2018 nga Pete Spreeueenberg, Madelon Kroneman dhe John Paget doli në një vlerësim shumë më të ulët prej 17.4 milion. Nëse vlerësimi i cituar shpesh i 500 milion infeksioneve në nivel global është i saktë, atëherë numri i vdekjeve të fundit nënkupton një rast vdekjeje prej 3.5 përqind, por duke përdorur një numër më të lartë vdekjesh prej 50 milion, shkalla e fatalitetit rritet në 10 përqind.
Kjo është një gamë e madhe pasigurie. Duke pasur parasysh se sa të pasakta janë llogarite tona totale për infeksione globale si për gripin spanjoll ashtu edhe për koronavirusin, dhe sa të sakta janë vlerësimet tona për numrin e mëparshëm të vdekjeve, është e vështirë të thuash ndonjë gjë përfundimtare në lidhje me mënyrën se si përplasen këto pandemi kundër njëri-tjetrit pëe sa i përket fatalitetit të rasteve.
Në mënyrë të pazakontë, gripi spanjoll ishte më pak vdekjeprurës për njerëzit e moshuar, ndoshta sepse një shpërthim i ngjashëm me gripin e viteve 1830 u dha njerëzve të moshuar në 1918 një imunitet të kufizuar. Përkundrazi, koronavirusi i ri ka pasur ndikimin e tij më shkatërrues në Kinë dhe Itali deri tani te njerëzit e moshuar.
Situata COVID-19 do të përkeqësohej vetëm nëse nuk merren masa siç duhen distancimi shoqëror, testimi agresiv dhe karantinimi, ndërsa Qeveria Shqiptare me identifikimin e rasteve te para, duke ndjekur rekomandimet direkte të ekspertëve hartoi planin e masave të rrepta për parandalimin e përhapjes së virusit.
Case fatality rate* – proporcioni i vdekjeve nga një sëmundje e caktuar kundrejt numrit total të njerëzve të diagnostikuar më këtë sëmundje në një periudhë të caktuar kohe.

*Autorja mban titullin MSc në Epidemiologji, Shëndet Publik

Temperaturat deri në 21ºC/ Diell dhe mot i ngrohtë, ja parashikimi për ditën e sotme - / Shtypnews.al /

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh por që mundësitë për reshje janë të pakta. Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00ºC në 13ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 20ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 21ºC.


Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor-Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë.Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 13ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 14ºC.

OKB: Shqipëria, ndër vendet e para në botë për ndotjet që shkaktojnë sëmundje respiratore

Shpërthimi i Covid-19 dhe evolucioni në një pandemi globale, që tashmë ka prekur më shumë se 130 shtetet të ndryshme të botës, ka rikthyer më në fund vëmendjen te çështjet që i takojnë shëndetit, paçka se prej vitesh organizma të ndryshme si OBSH apo Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë ngritur sirenat e alarmit.


Kjo e fundit, sapo ka publikuar raportin e progresit drejt objektivave të qëndrueshëm për rajonin e Europës dhe Azisë qendrore, raporton scan. Një indikator i raportit më të fundit të OKB i referohet ndotjes, dhe sidomos asaj të brendshme, që gjenerojnë familjet, e që është shkaktare e shumë sëmundjeve, sidomos infeksionet respiratore apo sëmundjet e zemrës. Shqipëria ka ndër normat më të larta në Europë të vdekjeve të shkaktuara nga kjo ndotje, madje edhe mbi nivelin e vendeve si ish republikat sovjetike të Azisë qendrore apo disa vende të Ballkanit, ku kushtet e motit favorizojnë ngrohjen me dru apo qymyr.
Ndotja e ajrit nga familjarët shkaktohet kryesisht nga burimet joalternative të ngrohjes apo gatimit. Sipas OBSH kjo lloj ndotje është shkaktare për 7.7% të vdekjeve në nivel global. Sa i përket emetimit të dioksiditit të karbonit, apo grimcave Pm2.5, Shqipëria është në pozita bindshëm më të favorshme se vendet e tjera.

Kjo lloj ndotje është kryesisht rrjedhojë e industrisë. Një tjetër indikator tregon se, mbipesha te fëmijët shqiptarë është mjaft e lartë, në rreth 16%, thuajse 10 herë më e lartë se norma e fëmijëve nënpeshë, që fiksohet  në rreth 1.5%.Ndër vendet e kontinentit kjo është një prej diferencave më të mëdha, ndërkohë që edhe norma e fëmijëve mbipeshë është e treta më e lartë. Sa i përket mbipeshës te fëmijët, por edhe te të rriturit në vendin tonë, këmbanat e alarmit kanë rënë shpeshherë.Sipas organizmave ndërkombëtarë, mbipesha është një problem i cili nuk duhet nënvlerësuar, pasi është një faktor i lartë risku për sëmundje të tjera./Syri

Shtypnews.al 

Aleksandër Biberaj: Koha kur poetët pushkatoheshin për një poezi - / Shtypnews.al /

VILSON BLLOSHMI QE U PUSHKATUA NE MOSHEN 29 VJECARE PER POEZINE “SAHARAJA” SOT DO TE MBUSHTE 72 VJEC! ENVER HOXHA PUSHKATOI POETE NDERSA STALINI JO!


Poeti martir Vilson Blloshmi, nese nuk do te pushkatohej barbarisht nga regjimi komunist, dhe zoti do ti jepte jete, do te mbushte sot plot 72 vjec. Ai lindi si sot më 18 mars 1948 në Bërzeshtë të Librazhdit dhe u pushkatua bashke me poetin tjeter Genc Leka me 17 korrik 1977. Barbaria komuniste qe e dënoi me vdekje poetin Blloshmi vetem ne moshen 29-vjecare, ndër të tjera lidhet edhe me poezine e meposhme “SAHARAJA”, ku Shqiperia e asaj kohe krahasohet me guxim nga Blloshmi me shkretetiren e Saharase!
“SAHARAJA”
Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë me mend’ e saj…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë.
Saharaja nuk ka miq e shokë,
Saharaja nuk ka bijë, as bir.
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe me natën s’shkon mirë.
Vilsoni ndoqi shkollën e mesme Pedagogjike në Elbasan dhe pas mbarimit të saj edhe pse me rezultate të shkëlqyera nuk u lejua të vazhdonte shkollën e lartë. Pas diplomimit në Elbasan punoi ne pune te renda krahu. Gjatë kësaj kohe iu përkushtua shkrimit dhe përkthimit, por pa patur mundësi t’i botonte për arsye se ishte me biografi të “keqe”. Vilson Blloshmi përndiqej nga Sigurimi i Shtetit dhe u arrestua në vitin 1977 me akuzën “sabotim në ekonomi dhe agjitacion e propagandë”. Ditarët, përkthimet dhe poezitë iu sekuestruan dhe iu nënshtruan hetimit në detaje. Letërsia e tij do të përbente “rrezik” për regjimin komunist shqiptar. Në daten 13 qershor 1977 Gjykata e Rrethit Librazhd (pasi e kishte dhene vendimin me pare PPSH), do t’i dënonte dy poetët Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën me vdekje, pushkatim, vendim i cili u zbatua në datë 17 korrik 1977. Në vitin 1994 Vilsonit dhe Gencit iu dha dekorata “Martir i Demokracisë” dhe në vitin 2006 u shpallen “Qytetar Nderi” te rrethit të Librazhdit. Në nder të dy poetëve është ngritur një memorial bronxi në qytetin e Librazhdit. Vetem regjimi kriminal i Enver Hoxhes pushkatoi poete, pasi as regjimi i Stalinit dhe asnje regjim ish-komunist ne Europen Jug-Lindore nuk pushkatoi poete. Respket dhe mirenjohje per vepren dhe sakrificen sublime te tyre ne emer te lirise dhe qytetarise! U phehshin ne paqe ne altarin e kombit!

Rama: Maskat janë të dëmshme, mos i përdornin nëse nuk jeni pozitiv./ Shtypnews.al /

Ditën e sotme kryeministri Rama nëpërmjet Facebook ka bërë me dije se maskat nuk duhet të përdoren. Duke cituar virologun italian, ai shprehet se ato mund te jenë edhe të dëmshme


LEXOJENI ME VËMENDJE JU LUTEM
E KEMI PËRSËRITUR VAZHDIMISHT QË PËR ATA QE NUK JANË TË SËMURË, NUK JANË DUKE TRAJTUAR NJË TË SËMURË APO NUK PUNOJNË NË NJË MJEDIS ME SHUMË NJERËZ, MASKAT JANË JO VETËM TË PADOBISHME, PO EDHE TË DËMSHME SEPSE ULIN VIGJILENCËN TONË NË ZBATIMIN E RREGULLAVE BAZË!
JA ÇFARË THOTË VIROLOGU I FAMSHËM ITALIAN, Fabrizio Pregliasco:
“Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë. Mjafton të mbani distancën prej të paktën një metër.
Jo vetëm po e përdorni kot, po edhe mund t’ju dëmtojë sepse me maskë dhe doreza, ju jeni të prirur që të bëni marrëzira: prekni gjërat me doreza dhe më pas prekni gojën me doreza duke menduar se jeni i qetë. Por nuk janë duart problemi, problemi është ku i vendosni duart. Ekziston rreziku që të ulni nivelin e vigjilencës dhe mbrojtjes.
Le të lajmë duart dhe të mbajmë distancat.
Dhe kjo natyrisht prek edhe ata që bëjnë shëtitje apo vrapuesit. Problemi nuk është tek kush shkon për vrap apo bën një shëtitje vetëm në fshat. Është shumë më e rrezikshme të jesh afër dikujt që ka nxjerrë qenin për shëtitje, ose ka dalë në pazar në qytet. Rreziku është afërsia me të tjerët. Kjo është më keq sesa pneumonia virale. Është një sëmundje që krijon probleme. Prandaj, nëse dikush dëshiron të shëtisë vetëm, mundet por duhet ta dijë se po rrezikon nëse ka të tjerë vërdallë dhe nuk duhet të përdorë maskë dhe doreza.

Pra lani duart mirë dhe shpesh. Dhe mbani gjithmonë distancën tuaj. Kudo dhe kurdoherë. Maskat më shumë ju rrezikojnë duke ju nxitur të harroni rregullat bazë, se sa ju ndihmojnë të mbroheni nga virusi!”

Kina ka gati vaksinën për koronavirusin, kërkohen vullnetarë për testimin-/Shtypnews.al /

"South China Morning Post” raportoi se Kina është afër zbulimit të vaksinës kundër COVID 19. Prodhuesi i vaksinave CanSino Biologics, në Tianjin në verilindje të Kinës, tha se po kërkonte vullnetarë për të marrë pjesë në një provë klinike gjashtëmujore të një trajtimi që kishte zhvilluar së bashku me Akademinë e Shkencave Mjekësore Ushtarake.

Vullnetarët duhet të jenë nga 18 deri në 60 vjeç pa histori të infeksionit me koronavirus.
“Vaksina Ad5-nCoV nuk përmban substanca infektive, është shumë e sigurt dhe e qëndrueshme dhe kërkon vetëm një inokulim,” tha Qendra Hubei për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në kërkesën e saj për vullnetarë.
Njoftimi i saj erdhi një ditë pasi SHBA bëri me dije se kishte nisur testimet për një vaksinë të re.
Vaksina po i nënshtrohet provave të kafshëve dhe pritet të hyjë në frazën klinike te njerëzit në mes të prillit.
Presidenti Xi Jinping bëri thirrje për zhvillim më të shpejtë të vaksinave të koronavirusit dhe ilaçeve të trajtimit kur inspektoi Akademinë e Shkencave Mjekësore Ushtarake dy javë më parë.

Rreth 1.000 shkencëtarë kinezë kanë punuar për vaksinat, me nëntë të zhvilluara përmes pesë qasjeve të ndryshme, duke përfshirë një vaksinë joaktive, një vaksinë të bazuar në vektorin viral dhe një vaksinë gjenesh.

Monday, March 16, 2020

Kush do ta kishte menduar qe 2020 do te ishte kaq mizor. Filloi me

Kush do ta kishte menduar qe 2020 do te ishte kaq mizor. Filloi me termete, pastaj djegia e pyjeve edhe e gjithe Australise. Ishim prane nje lufte berthamore mes tensioneve Iran-ShBA. Nasa lajmeroi zyrtarisht qe kete vit disa asteroide mund ta godasin token. Nje grup i madh majmunesh sulmoi nje qytet te tere ne Tajlande ne kerkim te ushqimit. Kenia eshte e pushtuar e gjitha nga Karkalecat. Dhe tani Coronavirus po merr jete njerezish ne cdo pjese te globit ,e pameshirshme. A eshte ky vall Fundi??? Jo. Ky nuk eshte edhe nuk do te jete fundi. Kjo eshte Karma. Karma e asaj cka  cdo dite i bejm ne natyres. Karma e cdo kafshe qe ne ham. Karma e uzurpuimit te cdo pellembe toke. Tashme toka po pushon. Po po, toka na ka mbyllur ne kafaz edhe po merr fryme lirshem..nderkohe qe ne kemi frike te marrim fryme! Kemi frik te dalim ne dritare. Te takojme miqte, familjaret, te pim nje kafe si dikur...kemi frike te afrohemi edhe te jemi njerez. Jemi mbyllur edhe burgosur me te vetmen vegel qe kemi shpikur per te na shkaterruar edhe me shume. Interneti! Frika e vertete eshte interneti, media, televizioni...cdo gje e kane ber edhe me te frikshme. Keto dite kuptojme se sa i dashur eshte realiteti yne, perditshmeria, ajo monotoni positive jona e te shkuarit ne pune..te dalit, te argetuarit, te jetuarit. Kuptojme se tashme kemi hyre ne nje rruge pa kthim. Ne boten e pasigurte. Nuk do te kete me siguri jete. Sot je. Neser jo. Ndaj ngrije nje dolli per sot. Kemi hyre ne nje lufte mikroqelizash, virusesh, nje lufte te padukshme nga e cila frika eshte edhe me e madhe.. Ankthi jeton me ty. Kemi hyre ne nje kapitull ne te cilin nese do te mbijetojne do te jemi me fat per ta treguar e per ta shkruar ne histori. Qindra filma do te behen per vitin 2020. Por puna eshte se jemi vetem ne Mars. Ndaj e ndjeva te nevojshme ta shkruaj kete paragraf. Mos kini frike. Kini kujdes me teper se zakonisht, por mos u alarmoni. Tashme do te jete e zakonshme te shohesh njerez me maska ne te ardhmen. Ndryshimi klimatik do te sjelli gjera edhe me negative. Por njeriu do te mbijetoi...vec se epoka e maskave sapo ka filluar. Behuni te forte. Dhuroni dashuri . Mos mbani meri me njerezit. Mos shfaqni babezi dhe grykesi edhe ne keto dite kritike, sidomos ju tregetaret. Qendroni ne shtepi. Qendroni te distancuar sepse cdo krijese ka nje lindje edhe nje vdekje...sic e ka edhe ky virus. Ndaj le te bejm pak durim. Por mos harroni kurre ti thoni "Te Dua" njerezve te zemres...sidomos njeriut qe fle perkrah jush ne krevat sepse ndoshta nje dite sdo kesh mundesi tja thuash dot. Ndaj dhuroni dashuri!!!  Do tia dalim! Faleminderit nese e postoni!

(c) Renaldo 00:30 / 17 Mars 2020"

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...