Spekulimet për videon Soreca-Kukao/ Meta: Të hetohen urdhëruesit e shantazhit /
|
S/N
- Shtypnews.al
- Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
Saturday, February 15, 2020
Tragjedia në Bulqizë/ Daja e fëmijëve: Nuk u helmuan nga gazi, gjetëm...
Tragjedia në Bulqizë/ Daja e fëmijëve: Nuk u helmuan nga gazi, gjetëm... Shtypnews.al
Të tjera dëshmi vijnë nga tragjedia e rëndë në fshatin Ostren të Bulqizës ku humbën jetën nëna me dy fëmijët. BalkanWeb ka mundur të flasë me dajën e fëmijëve, vëllain e Rajmondës, dhe në dëshminë për BalkanWeb ai thotë se ka qenë i pari që ka hyrë brenda banesës ku ka konstatuar vdekjen e motrës, mbesës Rudinës 18 vjeçe dhe nipit Fatjonit, 14 vjeç.
Por ndryshe nga sa është thënë deri tani, ai hedh poshtë aludimet se ata kanë gjetur vdekjen nga rrjedhja e gazit, duke treguar se e ka gjetur një bombol në oborr. Dyshimet janë edhe tek ushqimi që kanë konsumuar, shkruan “BalkanWeb”.
“Nuk ka qenë nga gazi, as mangalli dhe as nga ngrohja elektrike. Një bombol 5-litërshe ka qenë jashtë banese kur kemi shkuar. Nuk ka qenë rrjedhje gazi. Kanë ndërruar jetë rreth orës 22:00-23:00 të së enjtes dhe kemi gjetur supë në një pjatë dhe e kemi dërguar për t’i bërë analizat”, deklaroi ai.
Daja i fëmijëve tha se i ka dërguar trupat e tyre në spitalin e Dibrës për analizat dhe se pret hetimet e policisë.
“Unë kam këmbëngulur si dajë, i kam dërguar nga spitali i Bulqizës në të Dibrës dhe kërkoj të bëhen analizat në mënyrë të hollësishme. Hedhim poshtë deklaratat e deritanishme për rrjedhje e gazi e çfarë ka dalë”, shprehet ai, raporton “BalkanWeb”.
Shtypnews.al
I pyetur a kanë pasur ndonjë konflikt me ndonjë, ai ka mohuar dhe ka thënë se pret nga policia të dalin përgjigjet e analizave.
Vajza e mitur e familjes ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Familja Tolaj jetonte në kushte jo të mira ekonomike, ndërsa në shtëpi rrinin vetëm nëna Rajmonda me tre fëmijët, Rudinën 18 vjeçe, Fatjonin 14 vjeç dhe Meritën 8 vjeçe, pasi burri ishte emigrant në Greqi.
Shtypnews.al
Gazeta e madhe amerikane: Kush e vrau presidentin e vetëshpallur të Çamërisë?
Kufoma që policia holandeze gjeti në një kanal jashtë Amsterdamit, verën e kaluar ishte zhveshur lakuriq, prerë në copa dhe mbështjellë në qese plehrash.
Hetuesit e identifikuan viktimën si 43-vjeçarin shqiptar, Festim Lato, i cili jetonte në një qytet të vogël 70 milje larg Amsterdamit. Ajo që ata nuk e dinin ishte kush e kishte vrarë atë ose pse.
Sot, hetuesit dyshojnë se vrasja e zotit Lato mund të ketë lidhje me punën e tij të pazakontë si president i vetëshpallur i asaj që ai e quajti Republika e Çamërisë, një zonë e Greqisë që dikur kishte një popullsi të madhe shqiptare. Përpjekja e tij për të fituar njohjen ndërkombëtare për republikën e tij e futi në një turne diplomatik në disa shteteve të vogla europiane dhe në Parlamentin Europian. Ai krijoi dalëngadalë një komb të vetëshpallur duke lëshuar pasaporta dhe duke organizuar parada ushtarake në shtëpinë e tij.
Por prapa këtij luftëtari lirie, sipas policisë holandeze fshihej një mashtrues. Policia tha që investitorë të ndryshëm shqiptarë dhe holandezë i kishin dhënë qindra mijëra, ose ndoshta miliona euro për të ngritur republikën Çame, me shpresë se do të kishin sukses. Këshilltarët e tij paraqiteshin si diplomatë dhe ndihmuan në organizimin e takimeve me liderët europianë, por më pas u ankuan se nuk ishin paguar për përpjekjet e tyre.
Lato dhe ndihmësit e tij ofronin nënshtetësi te Republikës Çame së bashku me pasaportat për 500 €. Ndihmësit e tij e lidhin vdekjen e zotit Lato me lidhjet e tij të errëta në Ballkan dhe krimin e organizuar. Disa përkrahës thanë se ai mund të jetë vrarë nga nacionalistët grekë që u alarmuan nga planet e tij për të ngritur një komb përgjatë kufirit veriperëndimor të Greqisë.
“Kishte shumë njerëz që kishin probleme me Festimin, në nivel politik dhe financiar,” tha një zëdhënëse e policisë holandeze. “Është një hetim jashtëzakonisht i ndërlikuar.”
Çamët kanë kërkuar prej kohësh njohjen e vrasjes të të parëve të tyre, të cilët u dëbuan nga Greqia perëndimore per në Shqipëri gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore. Pasi Shqipëria doli nga kthetra e komunizmit në fillimin e viteve 1990, organizatat çame filluan të promovojnë kulturën e tyre dhe t’i kërkojnë Greqisë të drejtat e tyre.
Lato kishte një qasje më radikale. Ai ishte nga qyteti bregdetar i Vlorës, por kishte jetuar në Holandë për më shumë se dy dekada përpara se të kalonte një periudhë të vështire disa vjet më parë, për shkak të problemeve me fondet.
Ai ishte i panjohur në mesin e aktivistëve kryesorë çamë derisa ai deklaroi krijimin e një Republike të pavarur të Çamërisë në një hotel në Hagë në tetor të vitit 2016.
Idajet Jahaj, një mësues në pension nga Vlora dhe mik i vëllait të zotit Lato, tha se ai ishte përfshirë në këtë nismë pavarësisht se nuk ishte çam. “Ishte ëndrra ime të shkoja në Holandë,” tha Jahaj. “Ishte një emocion i madh të fluturoja në aeroplan dhe të shikoja gjithë Europën.”
Në ceremoninë e varrimit të tij, tre burra të veshur me stemën e Ushtrisë Çlirimtarë të Çamërisë, kishin lyer fytyrat me bojë dhe marshuan me një flamur shqiptar.
Një vit tjetër në një ceremoni tjetër në Edinburg, Lato nënshkroi një marrëveshje me një grup joqeveritar të quajtur Organizata e Kombeve dhe Popujve të Pavarur. Atje, ai u lidh me dy specialistë që u futën në skajet e politikës europiane: Jeroen Zandberg, një holandez që punoi për UNPO dhe e quante veten diplomat, dhe Yohan Byrde, një këshilltar politik dhe biznesmen i lindur në Sri Lanka. Ata thanë se e morën zotin Lato në një turne 10-ditor të disa kryeqytete europiane përfshirë Vatikanin, San Marino dhe Monakon.
Lato nxori më pas një kushtetutë për republikën e tij në shtator të vitit 2017. Lato dhe ndihmësit e tij gjithashtu filluan të ofrojnë shtetësi së bashku me pasaporta për 546 dollarë. Ata deklaruan gabimisht se pasaportat ishin të vlefshme në shumë vende të Europës, SHBA dhe Kanada, dhe mund të përdoreshin për të investuar në tokë dhe pronë.
Në fund të shtatorit të vitit 2017, një delegacion nga e ashtuquajtura republikë vizitoi qytetin e lindjes së zotit Lato në Vlorë, i shoqëruar nga dhjetëra investitorë holandezë. “Ai kishte një histori të besueshme,” tha një investitor holandez që kishte udhëtuar me Lato.
Gjykatat në Shqipëri e kishin dënuar atë në mungesë në vitin 2014 dhe 2015 për mashtrim dhe kontrabandë, sipas një dokumenti të Ministrisë së Drejtësisë, dhe ai rrezikonte burgimin nëse kthehej. Në vend të kësaj, ai po e shndërronte vilën e tij në Holandë në një seli. Një video e postuar në faqen e Facebook të Republikës së Çamërisë tregonte se Lato ishte duke inspektuar një paradë të stilit ushtarak të 10 burrave me veshje kamuflazhi krahas flamujve amerikanë, holandezë dhe shqiptarë. Ish ndihmësit e tij thonë se qindra shqiptarë kalonin nëpër shtëpi, përfshirë edhe shumë gra për të argëtuar zotin Lato, i cili ishte i divorcuar.
Në shkurt të vitit 2018, autoritetet lokale bastisën pronën për të kontrolluar nëse ai po shkel kufijtë e okupimit. Zyrtarët gjetën një duzinë njerëzish që jetonin në shtretër marinari dhe dhjetëra uniforma, tha Martin Kugel, një zëdhënës i bashkisë së qytetit.
Byrde dhe Zandberg filluan të kishin dyshime. Byrde e braktisi projektin në fillim të vitit 2018. Zandberg tha se ai po zhgënjehej që Lato shfaqej më i interesuar për fotografitë me politikanët europianë sesa parullat burokratike për të çuar më tej kauzën çame. Zandberg tha që ai është një diplomat i përkushtuar i kombeve të papërfaqësuara dhe punonte për një grup separatist në Indonezi. Ai tha se investoi kohë dhe energji në kauzën çame dhe se zoti Lato e linte shpesh atë të udhëhiqte bisedimet në mbledhje.
Zandberg gjithashtu tha që ishte e paqartë se çfarë ndodhi me paratë e investitorëve.
Në prill të vitit 2019, një gjykatë holandeze shpalli falimentimin e zotit Lato pasi një investitor kërkoi kthimin e 225,000 eurove sipas dosjeve të gjykatës. Ai më vonë hapi një ekspozitë në Parlamentin Europian kushtuar 75 vjetorit të dëbimit të shqiptarëve të Çamërisë nga Greqia, por iu desh ta hapte në një dhomë të vogël pasi zoti Lato humbi afatin për të aplikuar për të përdorur një sallë falas, dhe nuk mund të përballonte faturën.
Pastaj, më 16 korrik, Lato u takua me një biznesmen në një kafene fshati afër Amsterdamit ndërsa zoti Zandberg dhe bashkëpunëtorët e tjerë prisnin, sipas pamjeve të mbikëqyrjes të publikuara nga policia. Lato la kafenenë dhe hipi makinën sportive të biznesmenit, i cili më pas e hodhi nga makina dhe e la në rrugë. Policia, e cila nuk pranoi ta emëronte personin pasi nuk është i dyshuar, tha se u tha atyre se nuk mund të kujtohet saktësisht se ku e la z. Lato.
Katër ditë më vonë, trupi i tij u gjet. Në funeralin e tij në Shqipëri, arkivoli i tij u mbulua me në një flamur të republikës së tij të vetë-shpallur dhe u shoqërua nga burra me veshje paramilitare.
Zandberg tha që përfshirja e tij me Republikën e Çamërisë ka përfunduar dhe pret që vdekja e zotit Lato të mbetet e mister. Ai është bashkuar përsëri me zotin Byrde, dhe së bashku ata së fundmi vizituan Somaliland, një shtet i vetë-deklaruar në Afrikën Lindore.
Friday, February 14, 2020
Lule për Shën Valentin, sa shpenzojnë shqiptarët për buqetat, vijnë dhe nga Kolumbia…
Shtypnews.al
Lulet janë simboli i ditës së të dashuruarve, Shën Valentinit. Vitet e fundit shqiptarët, kryesisht burrat, gjithnjë e më shumë po përzgjedhin buqetat me lule si dhuratë.
Tashmë në Shqipëri importohen gati tre herë më shumë lule në krahasim me vitin 2013. Të dhënat nga Dogana, raporton revista “Monitor”, treguan se gjatë 2019-s janë importuar lule me vlerë gati 1 miliard lekë, duke shënuar rritje me 4% në krahasim me një vit më parë.
Megjithatë rekordi i luleve të importuara u shënua në vitin 2017, me një vlerë prej 1.07 miliardë lekë.
Tregu i pushtuar nga lulet holandeze
Holanda është tregu kryesor që furnizon me lule tregun shqiptar të luleve. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019 janë importuar nga Holanda mbi 331 milionë lekë lule dhe bimë, duke u përgjigjur kështu për një të tretën e importeve në vend.
Në vend të dytë për nga sasia e importuar renditet Italia, me një diferencë të ngushtë me Holandën. Sipas të dhënave të INSTAT nga vendi ynë fqinj janë importuar 314 milionë lekë lule, apo 31% e totalit të importeve.
Vendi i treti i origjinës për nga sasia e importuar është Greqia, me 105 milionë lekë.
Kërcejnë importet e luleve nga Amerika Latine
Viti 2019 ka shënuar një rritje të lartë të luleve të importuara nga Kolumbia. Në vitin që lamë pas, tregtarët shqiptarë sollën nga vendi i largët latin lule me vlerë 38 milionë lekë, trefishuar në krahasim me një vit më parë.
Në vitin 2018 importet e luleve dhe bimëve nga Kolumbia kishin një vlerë prej 13 milionë lekësh.
Edhe Ekuadori, tjetër vend i Amerikës Latine, ishte një ndër vendet kryesore të origjinës së luleve dhe bimëve të importuara me vlerë prej 25 milionë lekë, importet prej të cilit janë rritur ndjeshëm prej viti 2016, në të cilin janë importuar vetëm 8 milionë lekë lule dhe bimë.
Shtypnews.al
Spekulimet për videon Soreca-Kukao/ Meta: Të hetohen urdhëruesit e shantazhit
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta u njoh sot nëpërmjet medias me shqetësimin e rëndë të bërë publik nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sh.T.Z Luigi Soreca, lidhur me përhapjen e qëllimtë dhe dashakeqe të disa lajmeve për gjoja ekzistencën e një video kompromentuese, me qëllim goditjen e pastërtisë së figurës së Tij.
Presidenti Meta duke shprehur solidaritetin e Tij të plotë me ambasadorin e BE, si edhe me një zv/ministre të Qeverisë, e cila mësohet se gjithashtu është përfolur paturpësisht në këtë çështje, bën me dije se shumë shpejt do t’i kërkojë zyrtarisht institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen pa asnjë vonesë të autorëve dhe urdhëruesit të këtij shantazhi të dënueshëm ndaj dy autoriteteve.
Presidenti Meta i bën thirrje gazetarëve të distancohen urgjentisht nga çdo skenar i fabrikimit të lajmeve të rreme me qëllim shantazhimin e Ambasadorit të BE dhe çdo diplomati tjetër në Tiranë.
Presidenti Meta fton median, opinionin publik, dhe në veçanti shoqërinë civile, të solidarizohen dhe të dënojnë këtë shantazh të paprecedent, si dhe të përqëndrohen në denoncimin dhe distancimin nga aktet e rënda të Rilindjes, për kapjen e sistemit të drejtësisë, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, siç ishte rasti më i fundit skandaloz i miratimit të ligjit anti-kushtetues për instalimin e KRYEKÇK-së, vetëm pak orë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të kërkuar nga vetë Kuvendi.
Presidenti Meta do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin e Tij të ngushtë me BE-në, dhe do të kërkojë hetim të përbashkët për situatën tepër të rëndë dhe të patolerueshme në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Presidenti Meta është i palëkundur në vendosmërinë e Tij për të mbrojtur vlerat europiane, nëpërmjet rivendosjes së besimit dhe integritetit të institucioneve të reja të drejtësisë, me besnikëri të hekurt ndaj Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Vetëm në këtë mënyrë do të garantojmë çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe sundimin e ligjit në vend. ?????????????????????
Shtypnews.al |
Thursday, February 13, 2020
Gëzuar, kush ka arsye për të festuar sot! Nga Abdulla Diku-...
Nga - Abdulla Diku 🌹 Abdulla, nese na shikon te pershendesim dhe ne te- Shtypnews.al te urojme gjith te mirat... 💐
Nëse jo sot, nesër a pas një viti...
Fundja, jeta është një përpjekje për të parë nëse gjërat funksionojnë....
Tulipani shqiptar (Tulipa albanica) në Kukës.
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Sh
Gëzuar, kush ka arsye për të festuar sot!Nëse jo sot, nesër a pas një viti...
Fundja, jeta është një përpjekje për të parë nëse gjërat funksionojnë....
Tulipani shqiptar (Tulipa albanica) në Kukës.
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Shtypnews.al
FOTO/ “bossi” i estradës shqiptare. Samir Gërvalla është njëri nga njerëzit më të afërt të yjeve shqiptare, si të: Era Istrefi, Ledri Vula, Lumi B, Noizy.
Nje rikujtim nga
Nuk është emër i njohur i estradës shqiptare, por Samir Gërvalla është njëri nga njerëzit më të afërt të yjeve shqiptare, si të: Era Istrefi, Ledri Vula, Lumi B, Noizy.
Shpesh herë veturat e tij janë shfaqur në klipet e këtyre këngëtarëve shkruan-
Noizy ishte artisti i vetëm prej tyre që i bleu një veturë Gërvallës. Ferrari që posedon Noizy në bazë një postimi në Instagram të Samirit, duke e uruar atë për veturen e re, duket se vetura të ishte e tij dhe ja kishte shitur Noizyt.
Samir Gërvalla është njëri nga të rinjët e pasur shqiptar ku vlera e veturave të tij tejkalonë milionat.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...
-
"AMANETI NËNËS' Bir të nisa për kurbet, të nisa me dy tri vetë, puthja ime, AMANET, kthehu sa të jem në je...
-
Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur. Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dor...
-
SHPERNDAJENI te gjithe kjo eshte vajza e dhunuar dhe perdhunuar nga djali i Deputetit Vajza e vogel jetime qe pasi ishte perdhunu...