S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, February 4, 2020

VIDEO/ Përplas dy makina në parking, rregullon gardhin që të duket gjithçka në rregull dhe ia mbath

Një automjet ka përplasur dy makina të parkuara në një treg makinash teksa ishte duke bërë “drift” në autostradën Shkodër-Tiranë.
Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë në lagjen Bahçallëk të Shkodrës, rreth orës 03:37 të mëngjesit të djeshëm.

Pasi përplas dy makinat, drejtuesi del nga automjeti, afrohet të shohë se çfarë dëmesh ka shkaktuar dhe pas disa sekondash largohet qetësisht, pa e prishur aspak terezinë.
Ka qenë pronari i tregut të makinave që ka denoncuar ngjarjen e pazakontë. Ai thotë se e ka denoncuar rastin në polici, por deri më tani ende nuk është identifikuar autori, ndonëse përgjatë rrugës ka plot kamera në karburante e biznese, që do ta thjeshtonin identifikimin e drejtuesit të mjetit.
Biznesmeni shprehet se nga përplasja janë dëmtuar dy automjete.
Mesazhi i plotë:
Pershendetje JOQ! Kam nje treg makinash ne shkoder. Ju lutem me ndihmoni me identifikim e ketij personi pasi me ka demtu 2 makina. Dhe eshte e veshtire identifikimj i tij. Ka ndodh ne shkoder ne lagjen bahcallek, dje ne mengjes, ne rrugen nacionale shkoder-tirane km1. E kam denoncu ne polici por skemi marrr asnje info me gjate, po e hetojm thone. E kan shume te thjesht me e identifiku sepse pergjate rruges ka plot kamera ne karburante dhe biznese.”



Monday, February 3, 2020

“S’ka bir nëne e bir k*rve”, Stresi nxjerr fotot nu do te Edi Ramës, plas ‘sherri’ me ndjekësin

Shtypnews.al

Reperi, Stresi ka vendosur të ndajë një video të kryeministrit Edi Rama, që nuk lë pa përmendur Sali Lushin me nota ironie.

Menjëherë reperi ka vendosur të ndajë videon dhe të lërë një koment drejtuar Ramës.
“S’ka bir nene e as bir ku rve jo dy dur e dy kembe po ske as asgje sepse ta kemi vertetu me vite perpara dhe po ne 2020 do ta vertetoje populli vet. I love Tropoja I love Albania.”– shkruan Arkimed Lushaj.
Por, pas këtij postimi Stresi është përballur dhe me një koment kritik dhe ofendues, që i përmend reperit has hashin, duke e quajtur si të padenjë për të folur për politik.
“Kur flet ti për politik që ske tru në kok mua më hapet barku, shko pi cik hashash se vetëm tek ajo je n.1,”- shkruan komentuesi në postimin e Stresit.
Megjithatë, reperi ka zgjedhur të mos kthejë përgjigje të ashpër dhe ofenduese, por ta kalojë me sportivitet këtë koment: “S’mund të të marr seriozisht vëlla”.
Stresi bën shpesh postime thumbuese dhe me gjuhë banale ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama, duke treguar hapur prirjet e tij politike. Ai nuk ka nguruar të publikojë dhe fotot nu do të kryeministrit, që qarkullojnë prej kohësh në rrjete sociale.




Bashkohuni me ne në Faqen Shtypnews.al
 Ketu ju mund të na dergoni në çdo kohë foto te qytete e fshatra te shqiperise...! Po dhe çdo ankesë qe keni per vendin tone, let  ta ndajme me të gjithë ndjekësit e tjerë ketu ne  ---> Shtypnews.al <---

Sunday, February 2, 2020

Nga Bledi Mane: Zyrtarisht krimi ka 30 vjet që lufton me ne-.../Shtypnews.al /

Nga Bledi Mane-Public Enemy
1./ -                       Shtypnews.al
Mos më thoni që e keni harruar. E mbani mend a jo?
Dilte kryeprokurori Adriatik Llalla në shkurt dhe deklaronte:
-Në shtator do ketë arrestime të politikanëve të inkriminuar dhe të kriminelëve të lidhur me politikën. Do bëhet nami!
Kriminelët ktheheshin nga pushimet e beharit të nxirrë nga dielli, jo nga mëkatet, dhe zgjasnin duart e tyre për tua vënë prangat por Tik Llalla ishte jashtë shtetit në seminarin e rradhës me Rovena Gashin…
2.
Po sot e dëgjuat Edi Ramën?
-Nesër fillon arrestimi i kriminelëve, nesër fillon lufta ndaj krimit!
Zyrtarisht krimi ka 30 vjet që lufton me ne. Krimi është përsosur, është rritur, është rafinuar dhe burrëruar. Krimi ka aq shumë metastaza sa shtrihet në çdo shtëpi, në çdo lagje, në çdo qytet, në çdo listë kryebashkiakësh, në çdo parti politike, në çdo parlament, në çdo qeveri. Krimi është aty te brekët e tua të shtrenjta, te xhepi i përparëses së mjekut, të pedagogut, të gjykatësit, të ministrit, të policit, të ndërtuesit të pallatit, të blerësit të shtëpisë, të videoklipit të këngëtares, të gjyqtarit të futbollit.
Krimi fluturon me ty kur shkon me pushime, kërcen me ty në tallava, voton bashkë me bakshishet e tua për zgjedhje, eksitohet me ty te moteli në autostradë, flet bashkë me ty çdo natë në studiot e televizioneve. Ti, une, krimi, ne, ata të gjithë jemi një familje herë e lumtur dhe herë e drobitur. Krimi shqiptar është 30 vjeç, i pjekur, i ushqyer, i veshur bukur, me makina të shtrenjta, me dashnore torollake, me përkrahje majtas-djathtas. Krimi është çdo qelizë e jona dhe kur dikush bërtet që nesër do e luftojmë krimin, duket sikur i shpall luftë vetes së tij. Beteja me krimin është e humbur që në ngjizje dhe qeshni, qeshni e talluni e mos kini frikë.
Ne jemi me fat, jemi vend i vogël dhe nuk përbëjmë kërcënim rajonal dhe as global. Kriminaliteti ynë lekët, eurot, poundet, frangat apo dollarët që fiton vjen i shpenzon për pordhë dhe tangërllëk në Shqipëri. Është kriminalitet i padëmshëm për të tjerë, tek-tuk mund të vrasë partnerin dhe kaq, vetëm kaq.
3.
Qeshni e talluni kur dëgjoni britmat se nesër do bëhet nami e do luftojmë krimin. Është njësoj porsi komshiu im Baftjari 70 vjeçar, ka 30 vjet që fle me gruan në një krevat dhe e gënjen çdo natë duke i thënë se nesër merr pensionin, do blejë një viagra dhe do bëhet nami. Nesër Baftjari përsëri do jetë me shokët e tjerë pensionistë duke pirë kafe turke e duke luajtur domino.
Ndërsa ne të tjerët jemi si Qamilja, gruaja e Baftjarit që pret shtrirë në krevat me këmbët hapur…
Nesër pra, nesër bëhet nami! 

Shtypnews.al

Tiranë, përplasjet politike, dhjetëra padi për shpifje-./Shtypnews.al/

Në Shqipëri prej disa kohësh vijon debati për paketën antishpifje, që është pritur me mjaft kritika edhe pse qeveria është tërhequr disa herë për ndryshime. Ndërkohë një valë masive padish për shpifje janë depozituar në gjykatë për drejtuesit më të lartë të opozitës nga kryeministri Edi Rama dhe disa zyrtarë e ligjvënës të shumicës. Avokatët që mbrojnë opozitën në këto gjyqe thonë se nuk po mbahet parasysh praktika e gjykatës europianë për të dreejtat e njeriut, sipas së cilës politikanët gëzojnë më pak mbrojtje se qytetarët. Ish-kryeministri Berisha që është opozitari më i paditur, thotë se pasardhësi i tij po i ndërmerr këto nisma në një kohë kur gjykatësit janë nën presionin e Vettingut. Vetë Zoti Rama është shprehur i vendosur për të vijuar paditë në gjykatë për kundërshtarët e tij politikë, me qëllim që ata të faktojnë akuzat ndaj tij.
Në Shqipëri ka një debat të fortë për paketën antishpfije të qeverisë e kritikuar nga komuniteti gazetarëve dhe institucionet ndërkombëtare, por dhe një valë masive padish për shpfije dhe shkaktim dëmi në gjykatë. Gjatq dy viteve të fundit afro 35 padi, me këtë objekt janë depozituar kryesisht nga Kryeministri Edi Rama dhe disa eksponentë të mazhorancës ndaj përfaqësuesve të opozitës, mes tyre 2 padi ndaj një gazetari dhe një ndaj një aktvisiteje të shoqërise civile. Ndërsa opozita demokrate nuk ka preferuar t’i zgjidhë me padi pretendimet e saj për shpifje ndaj shumicës qeverisëse. Avokati Ledio Braho, që po ndjek disa çështje të përfaqësuesve të opozitës, e sheh të papreçedentë numrin e padive në nivel kaq të lartë politik.
“Në gjykatë për herë të parë depozitohen padi dhe nisin proçese gjyqësore mes kryeministrit dhe kryetarit të opozitës apo kryeministrit dhe ish kryeministrit, apo mes kryeminstrit dhe deputetëve. Lufta politike ka kaluar nga parlamenti në dyert e gjykatës. Vetë Berisha kur ishte kryeministër, nuk ka iniciuar asnjë proçes gjyqësor. Kanë qenë fëmijët e Sali Berishës që kanw ngritur padi. Ata nuk kanë pse tregojnë një tolerancë në nivelin që tregon kryeministri, sepse janë persona privatë. Dhe tani duhet të kemi parasysh se ka plot akuza të pabazuara ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha, por asnjëherë ai nuk ka iniciuar asnjë proçes gjyqësor, padi për shpifje për mazhorancën”, tha Ledio Braho, avokat i disa çështjeve të opozitës në Gjykatë
Qeveria demokrate 8 vjet më parë dekriminalizoi shpifjen dhe fyerjen. kryeministri i atëhershëm Sali Berisha është aktualisht opozitari më i paditur nga pasardhësi i tij Edi Rama, për shkaktim dëmi për shkak të postimeve të tij në fb.
“Edi Rama vetë, ka fantazuar dhe inskenuar sharjet dhe shpifjet më të ndyra nuk është paditur. Ka paditur ai, por jo unë. Ka të tjerë që kanë ndërtuar vila duke shpif cdo ditë për Sali Berishën, por ata nuk kanë marrë ndonjëherë padi nga Sali Berisha, cilido, politikan gazetar apo qytetar. Unë besoj, se rregulli i artë në çdo rast është përgënjeshtrimi. Në rast se nuk pranon të përgënjeshtrosh, atëherë duhet të dish, se mund të përballesh me ligjin”, u shpreh Sali Berisha, ish kryeministër.
Së fundi Kryeministri Edi Rama ka paditur edhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për shpifje. Në qëndrimet e tij publike . Z. Haradinaj e cilësoi paturpësi këtë padi, dhe përsëriti akuzat se Z.Rama ka mbështetur ndarjen e Kosovës. Në një reagim publik shefi e qeverisë së Tiranës tha se padia ishte vetmja mënyrë për të mbrojtur dinjitetin e tij nga këto akuza.
Ish- kryeminsitri Berisha e lidh numirn e lartë të padive të kryeministri Rama në gjykatë gjatë dy viteve të fundit, me presionin që ushtron shefi i qeverisë ndaj gjykatësve, siç thotë ai, në një kohë kur ata presin t’i nënshtrohen proçesit të Vettingut.
“Edi Rama ka zgjedh tani të bëjë paditë, që ka fut në dorë drejtësinë dhe i urdhëron të japin vendimet siç do ai. Nuk ka asnjë shpifje në qëndrimet e mija. Por natyrisht unë nuk çensuroj, kurrë akuza që bëhen nga qytetarët e thjeshtë. I kam publikuar dhe do vazhdoj t’i publikoj”, vijoi Sali Berisha, ish kryeministër i Shqipërisë.
Vetë Zoti Rama kur mbrojti në parlament në fund të dhjetorit të vitit të kaluar paketën antishpifje, u shfaq krejt i vendosur për të vijuar paditë për shpfije dhe shkaktim dëmi.
“Unë me këta do vazhdoj në Gjykatë. Janë bërë deri tani 60 çështje, mund të shkojnë dhe 600, edhe 6000, varet se sa do rri këtu, por unë këtyre nuk u ndahem. Këta, ose do vijnë të provojnë në Gjykatë që ato që thonë janë të vërteta dhe nëse njëri do dalë që do ta provojë unë do iki që këtu, ose këta do të dënohen në Gjykatë si fajtorë për përhapjen e shpifjeve”.
Avokati Dorjan Matlija thotë se ka një praktikë në Gjykatën Europiane europiane të të drejtave të njëriut, aplikuar në disa çështje, sipas së cilës politikanët gëzojnë më pak mbrojtje se zyrtarët dhe qytetarët e thjeshtë ndaj akuzave për shpifje dhe fyerjeve. Në këtë praktikë thuhet se sa i përket figurave publike, Gjykata ka konstatuar në mënyrë të vazhdueshme që kur individët privatë bëhen pjesë e sferës publike ata vendosen të hapur për debatin publik dhe prandaj duhet të tregojnë një shkallë më të gjerë të tolerancës ndaj kritikës. Në rastet që përfshijnë shpifjen ndaj politikanëve, për shembull, themeli i arsyetimit të Gjykatës gjithmonë qëndron në konstatimin se kufijtë e kritikës së pranueshme janë më të gjera në lidhje me politikanët. Zoti Matlija thotë se gjykatat po e favorizojnë kryeminstrin Edi rama duke e cilësuar atë zyrtar, pra me mbrojtje më të lartë se politikanët.
“Në fakt Z. Rama nuk ështe vetëm kryeministër. Ai ka disa cilësi. Është dhe kryetar i një prej partive më të mëdha në vend. Dhe sigurisht në këto raste, kur një person gëzon disa cilësi, cilësia më e rëndësishme për gjykatën, që duhet të merret në konsideratë, është fakti që ai është, jo politikan por politikani më me influencë në Shqipëri”, tha Dorian Matlija avokat.
E ndërsa dhjetra gjyqe janë në proçes, disa të tjera në shkallën e parë kanë përfunduar dhe përfaqësues të opozitës, si Lulzim Basha Sali Berisha, Jorida Tabaku Albana Vokshi etj kanë humbur. Avokati Ledio Braho thotë se gjykatat kanë mbajtur qëndrime me dy standarde dhe sjell dy shembuj kur zyrtarët e lartë dhe politikanët në akuzat e tyre kanë përdour informacione të prejardhura, duke ju referuar mediave.
“Në rastin e një padie para dy vitesh mes Erjon Velisë dhe Bujar Nishanit kur ishte President, Z. Nishani ishte paditës dhe Z. Veliaj ishte i paditur. Ajo me të cilën u mbrojt Erjon Veliaj, ishte fakti se ishte një informacion i prejardhur, i marrë nga mediat. Gjykata e rrëzoi padinë e Bujar Nishanit, pikërisht me këtë pretendim. Ndërkohë në një rast tjetër se fundi, ku paditës ishte Erjon Veliaj dhe e paditur ishte ish deputetja e PD Albana Vokshi, ne u mbrojtëm me të njëjtin argument që të gjitha informacionet ishin marrë nga media, gjykata detyroi Albana Vokshin që të përgënjeshtrojë deklaratat dhe tha se duhej t’i kishte konfirmuar informacionet. Pra nuk u mbajt i njëjti standard”, u shpreh Ledio Braho avokat.
Drejtorja e institutit për demokraci media dhe kulturë Jonila Godole e sheh këtë fluks të lartë të proçeseve gjyqësore ndaj opozitës si përpjekje të qeverisë për të kufizuar hapësirën e lirisë së shprehjes.
“Në rastin e Shqipërisë, si një nga vendet ku demokracia nuk merret seriozisht, dhe ku gjykatat janë në atë gjendje që janë për momentin pa e mbyllur proçesin e Vettingut, çdo ndërhyrje e tillë në mendimin e lirë, tek faqet e facebook-ut, tek rrjetet sociale, na çon drejt autoritarizmit”, u shpreh Jonila Godole, drejtore e Institutit per Demokraci Media dhe Kulturë.
Zëri i Amerikës ju drejtua avokates që mbron kryeministrin Edi Rama në një pjesë të konsiderueshme të gjyqeve me përfaqësues të opozitës, Enkelejda Muçaj, por edhe zyrës së shtypit të kryeministrit Edi Rama për një qëndrim mbi nivelin e lartë të padive të tij ndaj kundërshtarëve politik, por nuk mori përgjigje.
((((((Shtypnews.al)))))) 

Lajm i mirë nga Italia, mjekët arrijnë ta izolojnë koronavirusin

Mjekët italianë kanë arritur të izolojnë koronavirusin.
Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Sperenza deklaroi se virusi u izolua në Romë. Speranza u shpreh se zbulimi u bë në funksion të vaksinës.
“Rezultatat janë vendosur në dispozicion për shkencëtarët.  Coronavirus u izolua nga mjekët e spitalit Spallanzani.”, tha ministri.
Në spitalin italian u trajtuan 23 persona me coronavirus.  Pas trajtimit, rezultati i testit për pacientët doli negativ. 

Shtypnews.al

Friday, January 31, 2020

/Foto&video / Tashme e gjeni dhe ne Instagram shqiptarin e vogel nga Gjermania

Tashme e gjeni dhe ne Instagram shqiptarin e vogel nga Gjermania

Kliko mbi linkun si me poshte. Faleminderit..! ⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️

Patrioti i vogel ne Gjermani 😍🇦🇱
Kjo video eshte postuar dhe ne faqen e madhe shqiptare me date 27 Janar 2020...

Wednesday, January 29, 2020

MInistria nxjerr masat për t’u mbrojtur nga koronavirusi/ Lani duart, mënjanoni kontaktet


MInistria nxjerr masat për t’u mbrojtur nga koronavirusi/ Lani duart, mënjanoni kontaktet


Ministria e Shëndetësisë publikoi disa këshilla si të mbrohemi nga koronavirusi, i cili transmetohet edhe nga njeriu tek njeriu dhe shkakton simptoma tipike respiratore.
Disa këshilla se si të mbroni veten:
▪Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;
▪Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;
▪Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;
▪Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni kryer kohët e fundit

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...