S/N
- Shtypnews.al
- Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
Tuesday, November 5, 2019
Nga përllogaritjet e vlera e kursimit nga qytetarët do të jetë rreth 55 milionë euro në vit.
Në prill të 2020 duhet të lidhet kontrata, ndërsa punimet pritet të zgjasin rreth 2 vjet, duke përfshirë dhe kolaudimin e hekurudhës. Vetëm ndërtimi do të kushtoje 70 milionë euro, ndërsa para të tjera do të duhen për mjetet lokomotivat dhe vagonët.
Mbetet për t’u zgjidhur çështja e kompanisë që do të operojë ndërkohë sipas Ministrisë se Infrastrukturës çmimi I biletës për një udhëtim do të jetë rreth 1.5 euro.
Aktualisht gjendja e hekurudhave në Shqipëri është mjerane, ndërkohë që projekti në fjalë është mbështetur fort nga BE përmes nismës së financimeve të projekteve për Ballkanin perëndimor. Kostoja totale është 90.5 milionë euro. 36.9 milionë euro janë siguruar nga Berzh, 35.4 milionë janë dhënë si garant falas nga BE, kurse qeveria shqiptare do të mbulojë kostot e shpronësimeve dhe tatimin e mbi vlerën e shtuar.
/ tch
Sunday, November 3, 2019
Tmerr në Tiranë, 46-vjeçari hidhet nga kati i 6-të i banesës, vdes në vend
Tmerr në Tiranë, 46-vjeçari hidhet nga kati i 6-të i banesës, vdes në vend
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një 46-vjeçar është hedhur nga kati i gjashtë i banesës, duke ndërruar jetë.
Ngjarja është shënuar në rrugën “Irfan Tomini”, ku sipas policisë, burri ka ndërmarrë aktin e rëndë në kushte të rënduara psikologjike.
Informacion Paraprak
Rreth orës 12:30 në rrugën “Irfan Tomini”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi R. K., 46 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Parashikimi i motit për sot datën 3 Nëntor:
Parashikimi i motit për sot datën 3 Nëntor:
Sot priten reshje shumë intensive në qarkun Shkodër dhe Kukës.
Në qarkun Vlorë ato priten mesatare, ndërsa në qarqet e tjera në përgjithësi të dobëta.
Intensiteti i reshjeve në Veri do të vijë duke u rritur dhe ato do të të shoqërohen edhe me shtëngata.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndersa nesër (e diel dt.03) ajo do te fryje mesatare deri e forte, sidomos në bregdet
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 15 / 22 °C
Në vendet e ulëta: 15 / 24 °C
Në vendet malore: 9 / 15 °C
"Drama jonë e Tiranës", një ekspozitë revoltë në kryeqytet
"Drama jonë e Tiranës", një ekspozitë revoltë në kryeqytet
Ilirian Agolli
Drama jonë e Tiranës", një ekspozitë revoltë në kryeqytet
02 nëntor, 2019
Ilirian Agolli
"Drama jonë e Tiranës", një ekspozitë revoltë në kryeqytet
The code has been copied to your clipboard.
Artisti i njohur shqiptar Avni Delvina çeli sot në Tiranë ekspozitën e tij “Notre Drame De Tirane” - “Drama Jonë e Tiranës”. Kjo sipas tij është një mënyrë e veçantë për të shprehur revoltën e artistit ndaj cënimit të institucioneve demokratike dhe planeve për të shembur Teatrin Historik Kombëtar të Shqipërisë.
Artisti i njohur shqiptar Avni Delvina paraqiti në Tiranë një seri veprash, ku gërshetohen imazhe nga diktaturat komuniste dhe kryengritjet e qytetarëve kundër regjimeve të dhunshme.
Ai qëllimisht i ekspozoi ato në hollin e Teatrit Kombëtar, i cili sipas tij, është epiqendra e dramave të kryeqytetit dhe e rezistencës qytetare ndaj korrupsionit.
Ekspozita me grafika është vetëm një pjesë e një galerie të gjerë me mbi 80 vepra, që i kushtohen mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, nderimit për artistët që për mbi 80 vjet aktruan aty dhe kundërshtimin e projekteve për ta rrëzuar ndërtesën historike.
Artisti Avni Delvina thotë se nuk mund të mungonte në Tiranë me veprat e veta në këto kohë protestash qytetare ndaj abuzimeve të administratës në çdo nivel dhe dhunimit të demokracisë në çdo institucion. Nëse njeriu mungon në këto protesta për demokraci, atëherë mohon veten e vet, theksoi ai.
Në veprat e kësaj ekspozite autori ka përfshirë shumë dhunë dhe armë, shkatërrime, betonime dhe inerte, të cilat ai thotë se dëshiron t’ia parandalojë Tiranës.
Autori Avni Delvina e vlerëson shumë faktin që ekspozita u çel pikërisht në hollin e Teatrit Kombëtar dhe konsideron veten si një qytetar protestues në mbrojtje të ndërtesës historike.
Avni Delvina ka mbetur i njëjti njeri modest në sjellje e shprehje, siç ishte në vitet 90, një rebel kundër diktaturës. I vetëdijshëm për fuqitë dhe cilësitë e veçanta të veprave të tij, që lartësojnë vetëm demokracinë dhe vlerat njerëzore, ai është gati të rebelohet sa herë që ato cënohen .
Saturday, November 2, 2019
Gjurma shqiptare e korridorit Adriatiko – Jonian dhe dritëhijet e kostove 2.5 herë më të larta me PPP
Ministria e Infrastrukturën ka gati studimin e prefizibilitetit për ndërtimin e Autostradës Adriatiko-Joniane. Në territorin shqiptar nis në Muriqan dhe vazhdon në Balldren, Milot, Thumanë, Kashar, Lekaj, Konjat, bypass-in e Fierit, Levan, Poçem, Memaliaj, Subash, bypass-in e Gjirokastrës dhe përfundon në Kakavijë, në 13 segmente me gjatësi 318 kilometra dhe kosto 2.6 mld euro. Sipas studimit, akset Milot – Balldren dhe Thumanë – Kashar kushtojnë 296 milionë euro, por qeveria i ka dhënë me koncesion për 670 mln euro. Ja propozimi kinez për ta ndërtuar të gjithë për 1.3 mld euro. Rëndësia strategjike e një rruge që na lidh me Europën
9 korridore përmes Autostradës Adriatiko – Joniane
Para pesë vitesh, Bashkimi Europian mori një vendim me rëndësi strategjike për Ballkanin. Deri në vitin 2030, rajoni ku ne jetojmë do të lidhet me 9 korridoret rrugore më të rëndësishme europiane nëpërmjet autostradës Adriatiko – Joniane. Kjo autostradë, që nis në Trieste, kalon në Kroaci, Malin e Zi, Greqi dhe më tej lidhet me portet e Stambollit, do t’i bashkëngjitet rrjetit europian në Itali, në të ashtuquajturin Korridori i Mesdheut, që nis në Spanjë e përfundon në Hungari.
Korridori i Mesdheut që do të përfshijë pjesën e bregut të Ballkanit, me rreth 300 kilometra në territorin shqiptar, më shumë se për transport, do të jetë një rrugë në funksion të një rajoni kulturor dhe turistik. Të gjitha vendet ku aksi kalon nga Spanja në Greqi, korridori ofron pjesët më të bukura të kulturës, gjeografisë dhe turizmit të Europës, me një ofertë të pasur turistike. Ky aks merr rëndësi strategji, pasi lidhet me Korridorin e Mëndafshit në portet e Stambollit. Deri në Kroaci, thuajse korridori është i plotë, kurse nga Mali i zi dhe në Shqipëri, infrastruktura duhet të ribëhet gati në 70% nga e para.
BE, si planifikuesi i këtij projekti, është ofruar për financimin e tij, por në pjesën shqiptare, ashtu si të gjithë projektet e tjera, autostrada Adriatiko – Joniane ka një histori të komplikuar, si në drejtim të vonesave edhe kostove. Në prill të këtij viti, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Ministria e Transportit mori propozimet e dërguara nga konsulenti “Konsorciumi i Kompanive WYG-COWL-Atkins-Arup”, për studimin e fizibilitetit. Studimi paraprak propozon gjurmën në territorin shqiptar nga Muriqani, Balldreni, Thumana, Bypass-i i Fierit, Memaliaj, Gjirokastër për të përfunduar në Kakavijë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Transportit, që u referohen projektit, rruga në territorin shqiptar do të jetë e gjatë 295 kilometra, me një kosto paraprake (pa shpronësime dhe TVSH 2.6 miliardë euro). Por, ndërkohë, qeveria shqiptare ka nisur të japë me koncesione PPP segmente të veçanta të këtij korridori, me kosto 2-3 herë më të larta se studimi. Në të gjithë gjatësinë e tij, ky korridor është mbi 1500 kilometër nga Trieste në Greqi, teksa në territorin shqiptar, shtrihen më shumë se 300 kilometra, ose 20% e totalit.
Gjurma, 13 segmentet ku do të kalojë
Sipas të dhënave nga studimi i parafizibilitetit, që disponohet nga Ministria e Transporteve, Autostrada Adriatiko-Joniane në territorin shqiptare nis në Muriqan dhe vazhdon në Balldren, Milot, Thumanë, Kashar, Lekaj, Konjat, bypass-in e Fierit, Levan, Poçem, Memaliaj, Subash, bypass-in e Gjirokastrës dhe përfundon në Kakavijë, në 13 segmente me gjatësi 318 kilometra, duke përfshirë edhe bypass-in e Fierit që është në proces ndërtimi. Nga këto 5 segmente do të ndërtohen nga e para, ndërsa 8 të tjerat do të jenë dublim dhe sjellja në parametra e një autostrade të kategorisë A, me shpejtësi 12 kilometër në orë.
Segmenti i parë, Muriqan – Balldren, 41 km
Studimi i fizibilitetit që qeveria shqiptare pret të zbatojë do të nisë në Muriqan në pikën kufitare në Malin e Zi. Segmenti i parë i autostradës Adriatiko-Joniane është Muriqan-Balldren, me gjatësi 40.9 kilometra. Ky segment përfshin ndërtimin e një traseje krejtësisht të re dhe dublimin e një pjese të aksit kombëtar që lidh Shkodrën me Lezhën. Shpejtësia e lëvizjes do të jetë 120 kilometër në orë, si një autostrade e kategorisë A.
Segmenti i 2-të, Milot-Balldren, studimi zyrtar nxjerr koston 141 mln euro
Dokumenti zyrtar që ka Ministria e Infrastrukturës për parafizibilitetin e autostradës Adriatiko – Joniane, Balldren-Milot e përllogarit me një kosto 141 milionë euro, të cilat vlejnë për ndërtimin e 17 kilometrave autostradë, ndër të cilat do të ndërtohet edhe një Tunel. Megjithëse edhe ky segment, si 13 të tjerët e autostradës, është pjesë e zgjerimit të korridoreve europiane dhe për rrjedhojë do të financohet nga BE, qeveria shqiptare e ka dhënë me koncesion, bashkë me një segment tjetër kundrejt një vlere gati sa trefishi i përcaktimeve në projekt. Pak javë më parë, Parlamenti shqiptar e miratoi në mënyrë përfundimtare koncesionin me Partneritet Publik-Privat, i cili do të udhëhiqet nga kompania ANK.
Sipas kontratës, së miratuar tashmë në Kuvend, kosto e projektit të rrugës Milot – Balldren, me gjatësi totale 17.2 km, është 213.6 milionë euro, plus TVSH-në, ose 256 milionë euro përfshirë TVSH-në. Kontrata është e miratuar në euro, dhe pagesat, koncesionari do t’i marrë në euro, ndonëse qeveria shqiptare i merr të ardhurat dhe kryen pagesat në lekë. Me kursin aktual të këmbimit, ku 1 euro është rreth 122 lekë, kosto në lekë e kësaj kontrate në total është 31.2 miliardë lekë. Koncesioni është për 13 vjet dhe qeveria pritet të fillojë pagesat në vitin e tretë, konkretisht në 2022 për një periudhë prej 11 vitesh.
Por, qeveria, në kuadrin e saj afatmesëm, është e përgatitur të paguajë deri në 36.5 miliardë lekë për këtë koncesion, sipas tabelave të brendshme të hartuara nga Ministria e Financave për llogari të institucioneve ndërkombëtare dhe të siguruara nga “Monitor”. Pra shuma maksimale që qeveria parashikon të paguajë nga buxheti i saj është dhe 5.3 miliardë lekë, ose gati 44 milionë euro më shumë (e llogaritur me kursin aktual 1 euro = 122 lekë), sesa ajo e miratuar në kontratën nga Kuvendi, duke e çuar koston në total në 17 milionë euro për kilometër. Ndërsa, studimi zyrtar i fizibilitetit e përllogarit koston për këto segmente në 8.7 mln euro, për shkak edhe të tunelit që është pjesë e këtij segmenti. Për më tepër, ky segment në një pjesë të gjatë të tij, nga Miloti në Lezhë është një dublim i rrugës ekzistuese, ndërsa pjesa tjetër nga Lezha në Balldren kalon në një trase krejt të re, si një autostradë e kategorisë A, me shpejtësi 120 kilometër në orë.
Segmenti i 3-të, Milot – Thumanë, 13.5 km
Milot – Thumanë është segmenti i tretë i autostradës me gjatësi rreth 13 kilometra. Aksi kalon në rrugën nacionale ekzistuese dhe përqendrohet vetëm me dublimin nga dy në katër korsi, për ta sjellë atë në kategorinë A të autostradës me shpejtësi 120 kilometër në orë. Ekspertë të fushës pohojnë se ky aks ka rëndësi strategjike edhe në rrafshin kombëtar, pasi bashkë me segmentin rrugor Thumanë – Kashar lehtësojnë qarkullimin e trafikut në zonën e qendrës së vendit, e cila aktualisht përballon lëvizshmërinë më të lartë të automjeteve në vend por nuk ka asnjë investim në infrastrukturë.
Segmenti i 4-t, Thumanë – Kashar 21 km, kosto 155 mln euro, PPP 370 mln euro
Segmenti i katërt i autostradës Adriatiko-Joniane, Thumanë-Kashar, 21 kilometra, ka një histori të ndërlikuar, për shkak të përfshirjes së tij në paketën e koncesionit PPP. Sipas variantit zyrtar të prefizibilitetit në Ministrinë e Infrastrukturës, ky segment kushton 155 milionë euro. Por qeveria shqiptare, në programim buxhetor 2019 e vlerësuar këtë segment me 45 miliardë lekë ose rreth 380 milionë euro, kosto 2.4 herë më e lartë se ajo reale e paraqitur nga kompania e huaj në studim.
Kompania Gener 2, e cila ishte fituese e garës për këtë koncesion, pati nisur punimet më herët këtë vit përgjatë këtij aksi, por qeveria papritur e pezulloi koncesionin në mënyrë të njëanshme, me arsyetimin se fondet e programuara për këtë segment do të çoheshin te nisma për universitetin. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është shprehur se nga projekti i rrugës nuk do të hiqet dorë, pasi është një aks i rëndësishëm kombëtar, por ky i fundit do të shihet i integruar edhe me zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës.
Segmenti Thumanë – Kashar, sipas variantit zyrtar të prefizibiliteit shtrihet në një trase krejt të re në të 21 kilometrat e tij, si një autostradë e kategorisë A, me shpejtësi 120 kilometër në orë.
Segmenti 5B, Kashar-Lekaj, 33 kilometra
Sipas variantit zyrtar, segmenti i pestë i autostradës është Kashar-Lekaj dhe jo Kashar-Rrogozhinë, siç është planifikuar në planet e qeverisë për një koncesion të tretë me PPP përgjatë aksit të autostradës Adriatiko-Joniane. Ky segment nis në Kashar dhe përfundon në Lekaj të Kavajës, pak kilometra nga aksi kombëtar nacional. Sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës, ky është segmenti i dytë më i shtrenjtë i autostradës me kosto reale, pasi kërkon një financim prej më shumë se 450 milionë eurosh. Ky aks, me gjatësi 33 kilometra, do të kalojë në një trase krejtësisht të re, e cila parashikon edhe disa tunele në kodrat e Kasharit për të kaluar sërish në Ultësirë. Pavarësisht studimit të fizibilitetit, qeveria shqiptare ka projektuar për ta dhënë me koncesion edhe këtë rrugë nëpërmjet formës PPP, por planet për hapjen e garës u shtynë për shkak të problematikës që lindën me koncesionin e Thumanë -Kashar. Edhe ky segment do të jetë një rrugë e kategorisë A, me shpejtësi 120 kilometër në orë.
Segmenti 5C, Lekaj-Konjat, 14 kilometra
Segmenti i pestë pjesa C vijon nga fshati Lekaj i Kavajës në fshatin Konjat të Lushnjës, në aksin ekzistues. Ky segment është më pak i kushtueshëm, pasi parashikohet të përmirësojë rrugën ekzistuese në një autostradë 2×2 korsi të kategorisë A, me 120 kilometër në orë.
Segmenti i 6 dhe i 7, Konjat – Bypass-i i Fierit, 28 kilometra
Ky segment, sipas studimit të prefizibilitetit nis në fshatin Konjat të Lushnjës deri te bypass-i i Fierit, në një gjatësi prej 28 kilometrash. Aksi shtrihet në linjën ekzistuese dhe punimet e reja synojnë të dyfishojnë gjatësinë e saj në autostradë të kategorisë A 2 x 2, me shpejtësi 120 kilometër në orë.
Segmenti i 8, Bypass-i i Fierit, 28 kilometër
Në zonën e Fierit, autostrada Adriatiko-Joniane, sipas gjurmës zyrtare të fizibilitetit, pritet të kalojë në bypass-in e Fierit, i cili tashmë është në proces ndërtimi me financime të donatorëve. Por edhe ndërtimi i bypass-it të Fierit është një histori e komplikuar, si shumica e investimeve publike në Shqipëri, por punimet në 22 kilometrat e saj pritet të përmbyllen me një shumë prej 60 milionë eurosh, ose 2.7 milionë euro/km. Në vitin 2014, kur përfundoi tenderi për ndërtimin e saj, kompania italiane “Serenisima” mori përsipër ta ndërtonte këtë objekt me vetëm 38 milionë euro, ose me 1.7 milionë euro për kilometër.
Por një konflikt me nënkontraktorët shqiptarë, bëri që italianët të hiqnin dorë nga punimet, teksa qeveria dhe donatorët kontraktuan kompani të tjera, por gjithsesi punimet në këtë segment nuk do t’i kalojnë 2.7 milionë euro për kilometër. Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Rrugor, bypass-i i Fierit është i gjatë 22 kilometër, autostradë interurbane me gjerësi 22 kilometra. Kosto për kilometër e projektit është 2.7 milionë euro dhe është një financimin i donatorëve BERZH dhe BEI. Bypass-i i Fierit është pjesë e korridorit të rëndësishëm Veriu në Jug.
Në këtë seksion është parashikuar ndërtimi i 3 urave me gjatësi nga 80 m secila në lumin e Semanit, në kanalin e Hoxharës dhe atë të Pojanit. Ky segment do të jetë një autostradë e kategorisë me B me shpejtësi 100 kilometra në orë. Kjo kategori rruge është me 4 korsi, por pa korsi emergjence.
Segmenti 9A, Bypass-i i Fierit-Poçem, 27 kilometra
Ky segment, rreth 27 kilometra i gjatë, lidh pjesën fundore të Bypass-it të Fierit me Poçem në Hekal. Sipas të dhënave nga projekti rruga kalon në dublim të rrugës ekzistuese. Për shkak se ky aks konsiston në zgjerim do të jetë më pak i kushtueshëm se akset e tjera të autostradës, por edhe ky aks do të jetë një rrugë e kategorisë B, me 2×2 kalime, pa korsi emergjence ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 100 kilometër në orë.
Segmenti 9B, Poçem – Memaliaj, 37 kilometra, më i shtrenjti
Pjesa e dytë e segmentit 9, që nis në Poçem dhe përfundon në Memaliaj është më e shtrenjta e autostradës Adriatiko- Joniane. Aksi ka gjatësi 37 kilometra dhe sipas studimit të fizibilitetit do të kushtojë mbi 590 milionë euro, pasi pjesa më e madhe e tij shtrihet në një trase të re dhe në një zonë ku janë parashikuar të ndërtohen shumë tunele. Ky segment është parashikuar nga donatorët që të kontraktohet pas vitit 2025, për shkak të angazhimit të madh financiar.
Segmenti i 10, Memaliaj-Ura e Subashit, 20 kilometra
Ky segment nis në Memaliaj dhe përfundon tek Ura e Subashit në afërsi të Tepelenës. Ky segment do të jetë një linjë krejt e re që kalon në anën tjetër të lumit të Vjoss, në një gjatësi prej 20 kilometrash. Rruga do të jetë një autostradë e kategorisë A, me shpejtësi 120 kilometër në orë. Edhe ky aks pritet të përfundojë pas vitit 2025, për të qenë aktiv rreth vitit 2030.
Segmenti i 11, Ura e Subashit – Bypass-i i Gjirokastrës 10 kilometra
Aksi Ura e Subashit – Bypass-i i Gjirokastrës me gjatësi 10 kilometra, afron autostradën në pjesën jugore me qytetin e Gjirokastrës. Ky segment synon dublimin e rrugës nacionale ekzistuese nga dy në katër korsi, për ta sjellë atë në standardin e një autostrade 2×2. Ky segment është pjesë e fazës së tretë të punimeve, në të cilat është parashikuar të ndërtohet e gjithë autostrada pas vitit 2025. Kostoja e tij paraqitet më e ulët, për shkak se kalon në aksin aktual kombëtar.
Segmenti i 12, Bypass-i i Gjirokastrës
Baypass-i i Gjirokastrës është një projekt i ri rrugor, pjesë e autostradës Adriatiko – Joniane, me gjatësi 9 kilometër. Autostrada nëpërmjet këtij bypass-i kalon në afërsi të qytetit historik dhe më tej vijon në afërsi të kufirit me Greqinë. Bypass-i do të ndërtohet në një trase të re nga e para sipas standardit A 2×2, me shpejtësi 120 kilometra në orë.
Projekti kinez për autostradën Adriatiko-Joniane
Ky projekt u klasifikua me rëndësi strategjike për Europën deri në vitin 2031. Kinezët e Exim Bank, u propozuan qeverive të Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë një projekt-ide për ndërtimin e Autostradës në të gjithë aksin ballkanik deri në kufirin me Greqinë. Në pjesën shqiptare, punimet do të kushtonin gjithsej 1.4 miliardë euro, ose 50% më lirë se varianti zyrtar i fizibilitetit. Kinezët i propozuan qeverisë shqiptare një variant që kalonte nga Hani i Hotit-Shkodër 31 kilometër; segmenti i dytë Shkodër Milot 50 km; i treti Milot- Fushë – Krujë 22 km; segmenti i katërt, Fushë-Krujë-Vorë, 22 km; i pesti Vorë – Durrës 18; i gjashti Durrës-Rrogozhinë 33 km; i shtati Rrogozhinë-Mbrostar 42 km; i teti Mbrostar-Fier 5 km; i nënti Fier-Levan 7 km; i dhjeti Levan-Tepelenë 69 km dhe i fundit Tepelenë-Kakavijë 58 km.
Propozimi kinez shmang vijimin nga Vora në Rrogozhinë nëpërmjet një traseje të re duke e devijuar kalimin në Durrës e më tej në Jug, ku pjesa dërrmuese është dublim i rrugës ekzistuese. Sipas këtij propozimi do të ndërtoheshin nga e para 114 kilometër dhe do të përmirësoheshin 153 kilometra të tjera kryesisht dublime të linjave ekzistuese. Banka Kineze Exim, bashkë me projektin ofroi edhe një kredi të butë në linjën “Soft Loan of Exim Bank”.
Sipas këtij varianti, distanca nga Selaniku në Durrës do të ishte vetëm 400 km, Tiranë – Dubrovnik bëhej vetëm për 2 orë, Tiranë – Trieste për 7 orë 930 km dhe Tiranë- Vjenë për 9 orë në 1200 km. Tiranë – Milano për 11 orë për 1350 km dhe Tiranë- Athinë për 6 orë në 770 km gjithashtu Tiranë Stamboll do të bëhej për 7 orë në 950 kilometra.
Qeveria shqiptare nuk e ka pranuar variantin kinez, teksa ka nisur të financojë disa akse të këtij projekti të madh me koncesione që kushtojnë shumë herë më shumë se sa sugjerojnë studimet e projektet e parafizibilitetit të propozuara deri më tani.
Autostrada Adriatiko – Joniane, nuk është Autostrada Blu
Autostrada Adriatiko-Joniane dhe Autostrada Blu janë dy projekte të ndryshme, por që në opinionin publik shpesh konsiderohen si një i njëjtë. Por ekspertët në Ministrinë e Infrastrukturës shpjegojnë se bëhet fjalë për dy projekte krejt të ndryshme. I pari dhe më i rëndësishmi është Autostrada Adriatiko-Joniane që është një projekt europian që lidh Gadishullin e Ballkanit me vendet e Mesdheut dhe Europën Qendrore nëpërmjet distancës më të shkurtër. Ky projekt që në të ardhmen synon të zgjerohet edhe me hekurudhë, është pjesë e strategjisë europiane për transportin dhe përfshihet të projektet e rëndësishme të saj. Ndërsa Autostrada Blu është një projekt shqiptar, i cili synon të vitalizojë zonën e brendshme bregdetare, me një rrugë që kalon në afërsi të detit nga Shkodra në plazhet e Ranës së Hedhun, për të vijuar në të gjithë vendin në afërsi të detit përgjatë Jugut. Ky projekt është me rendësi ekstra kombëtare dhe i shërben shfrytëzimit më të mirë të burimeve të brendshme turistike.
Qeveria shqiptare anashkalon financimet e BE-së, përqendrohet te PPP
Mesdheu Lindor është vlerësuar nga Komisioni Europian si një nga zonat me potencial të lartë për zhvillim e për rrjedhojë, një rajon me shumë interes për investitorët dhe operatorët ndërkombëtarë, të cilët janë të interesuar për këto potenciale. Për shkak të kësaj rëndësie, Komisioni Europian në vitin 2014 ka miratuar një strategji për zhvillimin e rajonit Adriatiko-Jonian që përfshin kryesisht vendet e Ballkanit. Në këtë kuadër të këtij plani, KE që para pesë vitesh ka miratuar shtrirjen e rrjetit strategjik të korridoreve europiane edhe në Ballkan, nëpërmjet autostradës Adriatiko -Joniane. Projekti tashmë është pjesë e planeve strategjike të BE dhe për rrjedhojë do të financohet prej tij. Për momentin, bashkë me portin dhe hekurudhën që shoqëron korridorin Adriatiko-Jonan janë të vetmet projekte me rëndësi europiane për vendin.
Teksa Shqipëria ka infrastrukturën më të dobët në rajon dhe më gjerë në Europë, me nevoja të mëdha për financim për të nxitur ekonominë e vendit, ka vendosur të financojë me koncesione PPP pikërisht pjesë të një projekti europian. Tre segmente të autostradës Adriatiko – Joniane, Milot-Balldren, Thumanë – Kashar dhe Kashar – Rrogozhinë do të ndërtohen me PPP. Për Milot – Balldren kontrata ka hyrë në fuqi dhe punimet do të kushtojnë gati tre më shumë se studimi i fizibilitetit. Sipas studimit, ky segment ka kosto prej 141 milionë eurosh, ndërsa sipas variantit me PPP të qeverisë të referuar në kuadrin e saj afatmesëm, Ministria e Financave është e përgatitur të paguajë deri në 36.5 miliardë lekëpër këtë koncesion, sipas tabelave të brendshme ose rreth 290 milionë euro.
Gjithashtu, kontrata e anuluar me kompaninë Gener 2 për segmentin e Thumanë – Kashar, që parashikonte një financim prej 45 miliardë lekësh nga Ministria e Financave, ose rreth 380 milionë euro në studimin e fizibilitetit, do të ndërtohej jo më shumë se 155 milionë euro.
Qeveria shqiptare ka parashikuar të financojë nëpërmjet kësaj forme edhe segmentin tjetër Kashar-Rrogozhinë, por ende nuk e ka hapur garën për këtë qëllim. Por sipas studimit të fizibilitetit ky segment është i dyti më i kushtueshëm i autostradës, me rreth 500 milionë euro. Dy segmentet me Koncesion të qeverisë zënë 25% të kostos reale të të gjithë projektit të autostradës në pjesën shqiptare.
Rëndësia strategjike
Në një studim të posaçëm të Komisionit Europian, korridori Adriatiko-Jonian është një rrugë strategjike për tregtinë ndërkombëtare, pasi lidh Europën Qendrore dhe vendet e zhvilluara të Mesdheut si Spanjën e Italinë me tregjet në zhvillime të Europës Lindore dhe Ballkanit. Në vitin 2014, BE mori një vendim më rëndësi strategjike për të zgjatur korridorin e Mesdheut në Ballkan, që fillon në Trieste në Itali dhe përfundon në Kallamata Greqi me destinacion në perspektivë Portin e Pireut. Rëndësia e kësaj rruge të re rritet ndjeshëm, pasi ajo është rruga më e shkurtër që lidh Triesten me Pireun, në krahasim me variantin aktual që Trieste – Beograd – Pire. Ndërsa lidhja e kësaj rruge në Greqi me autostradën Egnatia Igumenicë-Stamboll, e cila shkurton distancën ndërmjet Tiranës dhe Stambollit.
Përveç lidhjes së ekonomive të vogla ballkanike, autostrada i shërben flukseve më të mëdha ekonomike paneuropjane, si ai ekonomik midis BE-së e Turqisë dhe ai turistik, ku mbi 25 milionë turistë vizitojnë çdo vit Greqinë dhe 33 milionë, Turqinë.
Autostrada Adriatiko-Joniane lidhet me nyjat e rrugore që të çojnë në Portet e Pireu dhe Stambollit, që janë dy portat e mëdha në Europës të rrugës Kinezë të mëndafshit. Ky projekt, që nis në Kinë dhe përfundon në Roterdam dhe Afrikë, synon të lidhë me një infrastrukturë të shpejtë një treg prej rreth 4.5 miliardë njerëzish.
Korridori Adriatiko – Jonian në të ardhmen do të jetë pjesë e rrjetit europian “Core” që parashikon zhvillimin e një korridori ekonomik me hekurudhe dhe gazsjellës. BE ka në projekt të zhvillojë edhe në hekurudhë në të njëjtën linjë me rrugën dhe gjithashtu gazsjellësi IAP degëzim i gazsjellësit TAP do të jetë pjesë e tij.
Gjithashtu, projekti synon edhe fuqizimin e porteve në Adriatik dhe Jon dhe gjithashtu Korridori në pjesën jugore të vendit bashkohet më Korridorin 8. Këshilli Europian, në dhjetor të vitit 2012, i kërkoi Komisionit Evropian që të paraqesë një Strategji të re të BE-së për rajonin Adriatik dhe Jonian (EUSAIR) përpara fundit të vitit 2014.
Duke u bazuar në mësimet e marra dhe përvojën e Strategjisë së BE-së për rajonin e Detit Baltik dhe Strategjinë e BE-së për rajonin e Danubit, Komisioni miratoi më 17 qershor 2014 një Komunikim mbi Strategjinë e BE-së për rajonin Adriatik dhe Jon, i shoqëruar nga një Plan Veprimi. Strategjia përfshin Strategjinë Detare për Detin Adriatik dhe Jon, të miratuar nga Komisioni më 30 nëntor 2012.
Strategjia u miratua nga Këshilli më 29 Shtator dhe më pas, Këshilli Europian më 2014 miratoi edhe Korridorin Adriatiko-Jonian si pjesë e kësaj strategjie.
Në fillim të prillit 2019, Autoriteti Rrugor Shqiptar mori në shqyrtim propozimet e dërguara nga konsulenti “Konsorciumi i Kompanive WYG-COWL-Atkins-Arup”, për studimin e fizibilitetit për projektin: Korridori Rrugor Adriatiko-Jonian (seksioni rrugor 1 dhe 2) Mali i Zi dhe Shqipëri. Në përfundim të prezantimit dhe diskutimeve vijuese, Këshilli Teknik miratoi gjurmën definitive të Korridorit, mes disa alternativave, duke i hapur rrugë, njëherë e mirë, financimit të përgatitjes së projektit përfundimtar.
Ky studim është financuar nga Fondi i Përbashkët Europian për Ballkanin Perëndimor dhe është kryer vetëm për segmentin rrugor Mal i Zi – Shqipëri. Kuadri i investimeve të Ballkanit Perëndimor është një nismë e përbashkët e Bashkimit Europian, Institucioneve Financiare Ndërkombëtare, dhuruesve dypalësh dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor. Ky investim mbështet zhvillimin socio-ekonomik dhe procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Korridori Adriatiko-Jonian është pjesë e Rrjetit Kryesor të Rrugëve të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu pjesë e zgjatimit të Rrjetit të Transportit Trans-Europian (TEN-T) në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili u miratua zyrtarisht në 2016-n.
Korridori Rrugor Adriatiko-Jonian do të lidhë Europën Qendrore dhe Italinë e Veriut me pjesën Joniane të Gadishullit Ballkanik nëpërmjet Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë. Lidhja rrugore është planifikuar të shtrihet përgjatë bregut lindor të deteve Adriatik dhe Jon, që përfshin bregun perëndimor të Gadishullit Ballkanik nga Trieste në Itali në Kalamata, Greqi. Projekti është i përfshirë në portofolat e projekteve kombëtare shqiptare dhe malazeze dhe është një projekt parësor i nivelit kombëtar dhe rajonal. Gjatësia e përgjithshme e vlerësuar e korridorit Adriatiko-Jonian nga Italia deri në Greqi është përafërsisht 1.550 km./Monitor/
Terrorizmi godet sërish/ Dhjetëra ushtarë të vrarë nga militantët në Mali
Shtypnews.al
Militantët në veri-lindje të Malit kanë vrarë 49 ushtarë në një sulm ndaj zonës ushtarake, kanë njoftuar përmes rrjetit social Facebook. Ky është sulmi më vdekjeprurës i dekadës. Ushtria e ka quajtur këtë sulm terrorist.
Mali është përballur me dhunë që nga viti 2012 kur militantët islamikë pshtuan veriun e vendit. Me ndihmën e Francës, Mali ka arritur të rikthejë territorin, por pasiguria vazhdon. Më herët, sipas një njoftimi të qeverisëishte raportuar se 54 ushtarë kanë humbur jetën, shkruan Rel.
Në shtator, 38 ushtarë kishin humbur jetën në dy kampe ushtarake afër kufirit me Burskina Faso. Mali bashkë me 4 vende të tjera që rrezikohen nga sulmet kanë fajësuar “grupin Ansarul Islam” për sulmin e shtatorit. Ansarul Islam do të thotë “Mbrojtësit e Islamit” dhe është krijuar më 2016 nga ligjëruesi radikal Ibrahim Malam Dicko.
Friday, November 1, 2019
Sulmi nuk j’ua mbulon llumin! |Shtypnews.al|
Sulmi nuk j’ua mbulon llumin!
LajmesiKoment
|Shtypnews.al|
Nga Orjola Pampuri
Kur, në vend të ndjesës, përdoret sulmi, atëherë çdo normë është shkelur.
Kandidatët qesharakë, të dënuar, trafikantë, mbrohen me patetizma nga kryeministri, e kur u del boja del ish drejtoresha e doganave dhe sulmon. Ky është riti i krijuar tashmë pas çdo skandali, dhe kuti me të cilin matet vlera sot.
Një realitet i dhimbshëm, me të cilin duhet të përballen e identifikohen sot shqiptarët.
Sot, të sulmojnë e analizojnë, ata që kapen “me presh ndër duar” duke vjedhur vota, apo me skandale të tjera, e për të bërë katarsis, sulmojnë me egërsi, e “autoritet” të dale boje, tashmë.
E mira do të ishte të largoheshit një orë e më parë, e mjaft më mashtruat qytetarët, me intrigat e sulmet e turpshme. Për ambiciet tuaja të shfrenuara deri në patologji, po mbani peng një popull, të varfëruar në ekstrem. Largohuni. Qytetarët e këtij vendi ju njohin, dhe të jeni të sigurt që e mëshirojnë, e deri e urrejnë sojin tuaj.
Elisa Spiropali, Z.Lulzim Basha nuk njeh krimin e kriminelët, nuk njeh bandat e banditët, nuk njeh drogën e perversitetet, me të cilat ju dhe soji juaj ka gjetur gjuhën e po i mbron e u jep detyra të rëndësishme. Ndaj tërhiqu ndaj çdo mbrojtje që i bën këtij llumi.
Sulmi nuk j’ua mbulon llumin, madje ju nxjerr më zbuluar përpara qytetarëve.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...
-
"AMANETI NËNËS' Bir të nisa për kurbet, të nisa me dy tri vetë, puthja ime, AMANET, kthehu sa të jem në je...
-
Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur. Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dor...
-
SHPERNDAJENI te gjithe kjo eshte vajza e dhunuar dhe perdhunuar nga djali i Deputetit Vajza e vogel jetime qe pasi ishte perdhunu...