S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, October 6, 2019

Akuzohet SHIK-u se po i bllokon dosjet e udbashëve Institucionet, të mbushura me spiunë

Sipas - Voal – Distancimi nga regjimi i kaluar komunist dhe shërbimet e tij të aparatit të dhunës, sikur që kanë qenë UDB-ja dhe mekanizmat tjerë të shtetit, që kanë ushtruar torturë mbi shqiptarët, vazhdon të mbetet një temë e paprekur e politikës dhe institucioneve kosovare. Organi më i lartë përfaqësues politik në vend, Kuvendi i Kosovës, i zgjedhur me votat e qytetarëve, akoma nuk po e merr guximin që të iniciohet dhe përfundohet procesi i zbardhjes së dosjeve të ish-shërbëtorëve të UDB-së dhe rehabilitimi i tyre sikur që kërkohet edhe me konventat ndërkombëtare. Ajo që kërkohet tani nga institucionet e reja të shtetit, si proces i distancimit dhe shkëputjes nga e kaluara e regjimit totalitar, është që përmes hapjes së dosjeve të dihet se kush kanë qenë ata që kanë raportuar për shërbimin sekret serb dhe në favor të kujt, sa ka njerëz spiunë të UDB-së dhe familjarë të tyre qëllimshëm të instaluar në të tria shtyllat e pushtetit dhe në të dy nivelet e pushtetit dhe jo vetëm kaq, por sidomos kush janë ata të instaluar jashtëligjshëm e të mbështetur nga pushteti edhe në media. Opinioni duhet të dijë se sa ka bashkëpunuar SHIK-u si shërbim me të tillët udbashë dhe cili ishte roli me mbështetje kruciale nga SHIK-u, se cilët spiunë dhe familjarë të tyre u sistemuan me lehtësi dhe pa merita në pozitat kyçe, bile edhe të larta, në të gjitha fushat dhe segmentet më vitale të pushtetit të shtetit kudo, në Qeveri e administratë publike, në Legjislativ dhe rreth tij, dhe në drejtësinë kosovare – në Gjyqësor, Prokurori e në Polici, dhe cili ishte roli i SHIK-ut në mbështetje të spiunëve të UDB-së të vendosur nëpër media, në televizione, në gazeta e në portale,shkruan gazeta Kosova Sot.
Të gjitha këto pyetje mbeten pa përgjigje, ngase politika nuk është e gatshme të arrijë konsensus për hapjen e plotë të dosjeve.
Pengesa të forta
Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, për pamundësinë e hapjes së dosjeve të UDB-së ia hedh komplet fajin strukturës së SHIK-ut, të instaluar tanimë në politikë. “Dihet publikisht që vetë kreu i SHIK-ut ka deklaruar se ka pasur bashkëpunim me udbashë dhe me strukturat e UDB-së. SHIK-u i ka vlerësuar si thesare spiunët e UDB-së. Megjithatë, i ka likuiduar këta thesare. Arsyeja mund të jetë e thjeshtë, sepse “thesaret” kanë ditur shumë për eksponentët e SHIK-ut dhe për bashkëpunimin e tyre me “thesaret” UDB-së. Tani nuk kemi të dhëna se ku janë dosjet e UDB-së, a kanë mbetur në Kosovë apo janë në Serbi”, ka thënë ai. “Nëse kanë mbetur në Kosovë, unë mendoj se ato fshihen diku apo janë zhdukur, që të zhduket lista e bashkëpunëtorëve të shumtë që ka pasur shërbimi fatkeq serb në Kosovë. Nëse janë në Serbi, atëherë jo vetëm që nuk kërkohen, por eksponentët e politikës dhe segmenteve të tjera që kanë mundur të jenë bashkëpunëtorë të UDB-së do të bëjnë çmos që të mos kthehen këto dosje në Kosovë. Në anën tjetër, vetë Serbia nuk do të lejojë që të zbulohen bashkëpunëtorët e saj në Kosovë, përmes të cilëve ajo po realizon me sukses interesat e saj në shtetin tonë, duke futur duart gjithnjë e më shumë në çështjet e brendshme të saj”, tha Adem Salihaj për “Kosova Sot”. Konstatim të ngjashëm ka edhe analisti Islam Krasniqi, sipas të cilit është vetë Kuvendi i Kosovës që është shndërruar në një muri të pakalueshëm për inicimin dhe hapjen e dosjeve të UDB-së. Ai ka pohuar se jorastësisht këto lista nuk janë iniciuar të hapen as nga ish-shërbimi sekret i Kosovës, SHIK-u, pasi që një kohë të gjatë ka pasur bashkëpunim ndërveprues me strukturat e UDB-së. “Shërbimi i SHIK-ut e ka lanë të errët këtë pjesë më listat UDB-së, ku nëse i shikojmë politikat ditore dhe njerëzit që i qëndrojnë krah kuptojmë se edhe në mesin e saj ka pas pjesëtarë të këtyre listave, sepse i sistemuan me lehtësi dhe pa merita në pozitat kyçe, bile edhe të larta, në të gjitha fushat dhe segmentet më vitale të pushtetit të shtetit, kudo, në Qeveri e administratë publike, në Legjislativ dhe rreth tij dhe në drejtësinë kosovare – në Gjyqësor, Prokurori e në polici, në televizione, në gazeta, në portale, gjë e cila mbetet anë e errët nga SHIK-u, sepse gjithçka ka mbetur e bllokuar lidhur me të vërtetën dhe zbardhjen e këtyre listave me emra të njohur të skenës politike”, tha Islam Krasniqi.
Vazhdimi i sundimit të Kosovës
Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, konsideron se tema e ishbashkëpunëtorëve të UDB-së, të cilësuar si spiunë e udbashë, është një ndër temat më të rënda që e ka Kosova, të trashëguar nga shekulli i kaluar, dhe nuk e ka të zgjidhur akoma, as nuk është gati të shkë- putet nga një virus i tillë. “Që të dalim me emra e mbiemra të udbashëve duhet domosdo të hapen dosjet e bashkëpunëtorëve të regjimit serbo-jugosllav. Unë dhe shumë të tjerë mundemi t’i përmendim ca veta që kanë qenë në shërbim të regjimit. Por, nuk ka mundësi të tregojmë me emra udbashët, sepse janë dosje sekrete dhe ato ende po iu shërbejnë faktorëve të ndryshëm në realizimin e pikësynimeve në Kosovë”, ka thënë ai. Sipas tij, dosjet e ish-agjentëve të UDB-së nuk zbulohen, sepse ka tri qëllime: “1. Vazhdimin e mëtejshëm të tyre për të sunduar në shtetin e Kosovës; 2. Moszbulimin e tyre në mënyrë që pushtetarët e tashëm më lehtë të sundojnë, sepse kemi një segment njerëzish të aftë dhe të dëgjueshëm për veprimtari antishtetërore dhe 3. Është në pyetje vetë realizimi i pikësynimeve tejet antishtetërore ndaj shtetit të Kosovës. Këtu mendoj në marrëveshjet e Demarkacionit, Asociacionit, në kriminalitet ekonomik dhe në korrupsion, sikundër edhe në mosshtrirjen e pushtetit në vendet me minoritet serb”, tha Muhamet Kelmendi.
Mungon vullneti politik për zbardhjen e së vërtetës
Sipas Muhamet Kelmendit, subjektet politike në opozitë kryesisht janë të liruara nga elementët e tillë, por ata kanë zënë vend kyç në dy subjektet politike që po qeverisin vendin, PDK-ja dhe LDK-ja, prandaj edhe nuk ka inicim të hapjes së dosjeve. Tash për tash, mision të pamundur e sheh hapjen e dosjeve edhe njohësi i fushës së legjislacionit, eksperti Blerim Burjani, pasi që sipas tij pasojat politike do të ishin tepër të mëdha për njerëzit e pushtetit, që akoma mbajnë peshën e së kaluarës së padekriminalizuar.

Skandali – Zbulohet si mbyllen dosjet në prokurori me 4 mijë euro

Fiks Fare denoncoi dy avokatë të njohur në Tiranë dhe Vlorë, të cilët duke bërë “sekserin” e prokurorëve arritën të lironin dhe t’i pezullonin hetimin një qytetari kundrejt pagesës-ryshfet prej 4 mijë eurosh.
Një qytetar ankohet se avokatët Vladimir Sadikaj (Vlora) dhe Baftjar Rusi (Tiranë) i kanë marrë këtë shumë, për t’i pezulluar çështjen që i ishte hapur padrejtësisht nga Policia e Himarës. 38-vjeçari thotë se i kanë fabrikuar disa akuza nga Policia e Himarës për vjedhje, madje i kanë renditur rreth 10 vjedhje të ndodhura në vitin 2018. Sipas tij dhe nga aktet e dosjes, për këto vjedhje nuk kishte asnjë provë, veç një dëshmitari që i kishte bërë njohjen. Madje, gjatë një ballafaqimi të qytetarit me dëshmitarët, këta të fundit i thonë se “na kanë detyruar të bëjmë letrat”.

Nëpërmjet kamerave të fshehta, Fiksi arriti të provonte se për lirimin e qytetarit ishin paguar plot 3 mijë euro. Madje, këtë e deklaron vetë avokati Vladimir Sadikaj. Ndërkohë, në biseda, avokati Baftjar Rusi i thotë qytetarit se duhet të paguajë edhe 1 mijë euro, shumë që të mundësonte pezullimin e çështjes.
Qytetari thotë se në datën 23 gusht 2018, pasi ka çuar fëmijët në plazh, është ngjitur në fshatin Vuno, Himarë, ku rreth 50 forca policore e kanë rrethuar. “Erdhën dhe më rrethuan sikur të isha krimineli më i rrezikshëm” thotë ai. Më pas e kanë shoqëruar në komisariatin e Himarës dhe e kanë akuzuar për 10 vjedhje në zonën e Himarës.
“Në polici më thanë se do firmosësh ca letra dhe unë s’kam pranuar t’i firmos. I kam lexuar letrat dhe s’kishte asnjë lloj prove. Kishte vetëm 1.3 gramë kokainë, lëndë narkotike gjatë arrestimit tim. Këtë lëndë e kisha për përdorim vetjak, jam përdorues. Në këtë zonë janë vjedhur vegla dhe materiale dhe siç është vjedhur në shtëpinë time. Në gjithë Vunoin ka vjedhje edhe sot e kësaj dite. Dhe asnjë nuk është zbuluar. Unë dyshoj që shefi i komisariatit dhe shefi i krimeve e kanë bërë personale, s’e di ku bazohen te x banor, më kanë marrë peng. Kanë nxjerrë dy dëshmitarë, babë e bir” thotë ai.
Më tej pohon se ka qëndruar 20 ditë në polici dhe ka qëndruar vetëm për lëndën narkotike.
“Për vjedhjet s’më kanë thënë asnjë gjë. Për dosjen e vjedhjeve unë jam thirrur vetëm një herë në prokurori. I kam thënë të gjitha këto që pretendoni, është loja e Policisë së Himarës. Hetimi vazhdon, unë s’kam informacion se ç’bëhet me atë dosje. Unë komunikoj me prokurorinë nëpërmjet avokatit, Vladimir Sadikaj. Është avokat në qytetin e Vlorës, kurse në Tiranë kam Baftjar Rusin. Unë s’kam tërhequr asnjë dokument nga prokuroria dhe s’kam asnjë info nga prokuroria. Prandaj ju drejtova dhe emisionit tuaj se unë s’kam besim te kjo prokurori dhe te kjo polici,” shprehet më tej qytetari.

Parashikimi i motit për sot dt - 6 - Tetor:

Sot priten reshje të dobëta në qarqet Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Durrës, Elbasan, Fier dhe Korçë reshjet priten të jenë lokalisht të dobëta.
Reshjet do të jenë më të shumta pasdites se sotme.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 13 / 22 °C
Në vendet e ulëta: 12 / 24 °C
Në vendet malore: 8 / 17 °C.

Saturday, October 5, 2019

Përleshje mes banorëve dhe policisë ne Laknas për mosprerjen e pyllit, sherri me hunj

Tensione në Laksas. Mëngjesin e sotëm një firmë private ka shkuar për të prerë pyjet tek “Plepat e Brukës”, në Laknas. Por kjo është kundërshtuar nga banorët.
Faxweb.al raporton se të gjithë banorët kanë dalë në rrugë dhe po refuzojnë këtë mas.akër mjedisore, dhe se po bëhet për.leshje e madhe me policinë.
“Tani ne Laknas, tek “Plepat e Brukes”, kane shkuar serish ajo firma per te prere pyjet, me polici private dhe policine e shtetit. Te gjithe banoret po dalin ne rruge dhe do behet nje perl.eshje e madhe.”- shkruan një qytetar.
Si pasojë e rezistenës së banorëve, Policia e Shtetit, Komisariati Kamëz, ka bërë disa shoqërime të tyre në polici.

Friday, October 4, 2019

Parashikimi i motit për datën 5 Tetor, ja çfarë pritet

Parashikimi i motit për datën 5 Tetor:
Sot priten reshje.
Në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta, ndërsa në qarqet e tjera reshjet priten të jenë lokalisht të dobëta.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 13 / 21 °C
Në vendet e ulëta: 11 / 22 °C

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e nxënësve të helmuar në shkollë, rreth 50 fëmijë janë paraqitu në Urgjencë

Agravohet situata e nxënësve të helmuar në shkollën e Postribës në Shkodër. Shumë prej tyre janë rikthyer në urgjencen e spitalit të Shkodrës dhe të paktën 6 janë shtruar pasi kanë paraqitur përkeqësim të gjendjes së tyre.

Prindërit tregojnë se fëmijët kanë pasur kryesisht dhimbje barku dhe të vjella teksa bëjnë përgjegjës fast-foodin ngjitur me shkollën.
Një nga të helmuarit e shtruar në spital tregon se dhimbjet i kanë nisur pas konsumimit të një sandëichi po në këtë fast-food.
Mësohet se në këto 48 orë janë rreth 50 fëmijë të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë të cilët janë paraqitur në urgjencën e spitalit. Policia ka nisur hetimet, ndërsa DShP ka marrë monstrat e ujit dhe të ushqimeve të fast-foodit për të identifikuar shkaqet e helmimit./oranews

Bajram Mjeku: Shqiptarët e uritur. /Shtypnews.al/

Shqiptarët e uritur

Në maj të vitit 1913, bankieri francez dhe filantropi Albert Kahn vizitoi Kosovën, e cila sapo doli nga Perandoria Osmane dhe hyri nën okupim të ri të Mbretërisë serbe.
Askush më shumë se kjo fotografi e realizuar më 4 maj të vitit 1913 në Prishtinë, nuk dëshmon për mjerimin tonë. Shqiptarë të leckosur dhe të uritur, janë të “shoqëruar” edhe nga dy xhandarë serbë, të cilët janë dëshmia më e mirë e kërcënimit të radhës.
Fotografia mund të jetë realizuar në Qarshinë e Prishtinës, aty ku sot janë objektet e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, të cilën regjimi komunist e pati rrënuar në fund të viteve ’60-të me moton: “Shkatërroje të vjetrën, ndërtoje të renë!”.
Në koleksionin e filantropit Albert Kahn, gjenden 94 fotografi me motive nga Kosova. Kahn veç Prishtinës, vizitoi edhe Prizrenin, Graçanicën e Lypjanin.
Fotografia është realizuar sipas sistemit të parë fotografik në botë me përdorim të thjeshtëzuar, i cili atëbotë quhej “true color”.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...