S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, September 29, 2019

Domate turshi: Ndër më të preferuarat për shumë shqiptarë

Domate turshi: janë ndër më të preferuarat për shumë shqiptarë

Domatet turshi janë pjesë e çmuar e kuzhinës tradicionale të Shqipërisë e Kosovës.
Përgatitja e tyre kërkon kohë, zemër dhe përkushtim nga amvistat shqiptare. Ato njihen zakonisht si “zahire” dhe zakonisht përgatiten gjatë verës për t’u bërë gati dhe konsumuar në dimër. Të bërit turshi nëpërmjet fermentimit me shëllirë ose uthull është një teknikë e mirë e ruajtjes së perimeve.
Recetat e turshive variojnë nga kultura dhe vende të ndryshme dhe shpesh përfshijnë edhe përdorimin e erëzave. Llojet më të përhapura të turshive në vendet tona janë ato të domates, lakrës, specave, perimeve të përziera, kastravecave, patëllxhanëve dhe panxharit. Domatet turshi janë ndër më të preferuarat për shumë shqiptarë.
Përveç vitaminës C, fermentimi çliron acidin laktik dhe probiotikët të cilët ndihmojnë tretjen.
Siç e dimë, frutat dhe perimet e freskëta përmbajnë antioksidantë natyralë që parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Megjithatë, jo të gjithë e dinë se fermentimi në ndryshim nga gatimi i ruan antioksidantët.
Turshitë përmbajnë sasi të moderuara të hekurit, magnezit, fosforit, kaliumit, thiaminës, riboflavinës, niacinës, vitaminës B-6, folatit, vitaminës B-12, vitaminës A, vitaminës E, vitaminës D, dhe vitaminës K.
Si të përgatisni domatet jeshile turshi?
Përbërësit: 1kg domate jeshile të pastruara dhe të prera në katër pjesë, 1 gotë me uthull të bardhë
1 gotë me ujë, 1 lugë gjelle me kripë e forte, 3 lugë çaji me fara lulekopre, 6 thelbinj hudhër të qëruar, 3 deri në 4 lugë çaji me piper kokërr, 3 gjethe dafine.
Përgatitja: Fillimisht sterilizoni katër kavanozë qelqi në ujë të valuar. Vendosini kapakët në një tenxhere, mbulojini me ujë dhe lërini të ziejnë në temperaturë të ulët. Në një tenxhere tjetër kombinoni uthullën, ujin dhe kripën dhe lërini të ziejnë.
Shtroni një napë në banak dhe mbi të vendosni kavanozët dhe kapakët e sterilizuar. Më pas në secilin prej tyre hidhni 1 lugë çaji me fara lulekopre, 2 thelbinj hudhër, gjysmë luge çaji me piper kokërr, 1 gjethe dafine.
Shtoni kokrrat e domateve në kavanozë, hidhni ujin e kripur mbi to duke lënë hapësirë në sipërfaqe. Përdorni lugë druri për të larguar bulëzat e ajrit dhe shtoni ujë me kripë nëse është e nevojshme. Fshini grykën e kavanozëve me një napë të pastër dhe mbyllini kapakët.
Vendosini në një tenxhere me ujë të valuar dhe lërini të ziejnë për 10 minuta. Më pas lërini të ftohen mbi një peshqir të vendosur në banak. Kur kavanozët të jenë ftohur plotësisht sigurohuni që kapakët janë të izoluar dhe puthitur mirë.
Prisni të paktën një javë përpara konsumimit. Ruajini kavanozët në një vend të ftohtë e të errët deri në një vit. Ju bëfshin mirë!
Përfitimet e domates jeshile
Vitaminat antiokisdantë: Një domate e madhe jeshile përmban 43 miligramë vitaminë C duke plotësuar gjysmën e dozës së rekomanduar ditore për meshkujt dhe pothuaj 60 përqind të dozës ditore për femrat. Në të njëjtën kokërr gjeni 58 mikrogramë të vitaminës A, duke plotësuar një të dhjetën e dozës së rekomanduar ditore.
Marrja e këtyre vitaminave e mbron sistemin imunitar dhe parandalon plakjen e parakohshme.
Vitamina K dhe Vitaminat B: Vitaminat B e ndihmojnë organizmin të përdorë proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet për prodhimin e energjisë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Një domate jeshile ofron 10 përqind të dozës së rekomanduar të vitaminave B, thiaminës, acidit pantotenik dhe më pak se 10 përqind të riboflavinës dhe niacinës për të cilat keni nevojë çdo ditë.
Minerale, Proteina dhe Fibra: Ndonëse domatja jeshile përmban pak minerale, ajo plotëson nivelin e ushqyesve të rekomanduar me 5-10 përqind të hekurit, magnezit, fosforit, kaliumit dhe manganit. Këto minerale ushqejnë gjakun, nervat, kockat dhe muskujt. A. Cara

Saturday, September 28, 2019

Në vendet myslimane kanceri nuk konsiderohet si sëmundje serioze, ata kanë formulën për kurimin e saj

Në faqen e Alexander Chernigovsky në Facebook, u shfaq një tekst mbi trajtimin e sëmundjeve malinje në vendet islamike.
Në faqen e tij, ai shkruan se vendet myslimane nuk e konsiderojnë kancerin një sëmundje të rrezikshme dhe se ai sipas tyre “trajtohet me lehtësi brenda disa ditëve përmes një “agjërimi strikt”.
Ata këtë sëmundje e cila është e rrallë tek ta, madje as nuk e quajnë sëmundje, por “bishë” e cila absorbon disa herë më shumë energji në qelizat e tyre.
Profesorët nga Universiteti i Algjerisë besojnë se kanceri në çdo fazë të urisë vdes brenda 3 ditëve deri në një muaj. Agjërimi në këtë kuptim nuk do të thotë që ju nuk duhet të hani asgjë dhe të pini vetëm ujë të pastër.
Ata pretendojnë se agjërimi është një recetë si për parandalimin ashtu edhe trajtimin e kancerit. Sipas një studimi të botuar Proceedings of the National Academy of Sciences, për të kuruar ose parandaluar kancerin, njerëzit duhet të heqin dorë nga tre vaktet në ditë, ose të agjërojnë një të tretën e ditës.
Mundësi tjetër janë “ditët e agjërimit”, d.m.th të hani maksimumi 500 kalori në ditë, ose të eliminoni plotësisht mëngjesin dhe drekën.
Sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Algjerisë, kjo do t’ju ndihmojë të mbani peshën tuaj normale të trupit dhe të parandaloni zhvillimin e diabetit, kancerit, sëmundjes së Alzheimerit, si dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Shkencëtarët konkludojnë se, në kohën e evolucionit, sistemi tradicional i dietës me tre vakte është jonormal. Pra, sipas shkencëtarëve, edhe për pasardhësit tanë, tri vakte konsideroheshin të panevojshme.
Mënyra e duhur e konsumimit të frutave
Ekspertët sugjerojnë se frutat është më së miri të konsumohen në stomak bosh.
Dr. Herbert Shelton (1895-1985), një ekspert në mjekësi alternative, pacifist, vegjetarian dhe mbështetës i agjërimit, ka kohë që e ka shpjeguar këtë.
Kur hahet në stomak bosh, çdo frut në kontakt me acidin e stomakut bëhet alkalik. Përndryshe, kur përzihen me mbetjet e tjera të ushqimit, prodhohen gazrat, duke shkaktuar dhimbje … Përveç problemeve të tretjes, Dr. Shelton gjithashtu besoi se frutat në stomak bosh parandalojnë rënien e flokëve dhe shumë probleme tjera.

Friday, September 27, 2019

Dieta sipas bioritmit fiziologjik të organizmit – Nga Blerina Bombaj, dietologe

Duke ndjekur orën tonë biologjike, ne mund të ndihmojmë rezultatet e dietës tonë. Çfarë do të thotë kjo: le t’i marrim gjërat me radhë. 
Organizmi ynë është në dijeni të çka nevojitet në çdo moment. Kjo është arsyeja që ne kemi uri, kemi ftohtë apo na vjen gjumë. Sipas shkencës së “kronobiologjisë” -e cila ka në fokus ritmet tona biologjike- ekziston gjithmonë momenti më i përshtatshëm për gjithçka që bëjmë dhe në këtë mënyre ne funksionojmë më mirë dhe kemi më shumë rendiment. E njëjta gjë mund të vlejë edhe për sa i përket dobësimit. 
Mund të ketë periudhë më të përshtatshme për të filluar dietën, orë më të përshtatshme për të ngrënë ushqime të caktuara dhe ëmbëlsira, si dhe për të bërë aktivitet fizik. Ja si do të ishim në sinkron ideal me orën tonë biologjike:
Të filloj dietën në dimër apo në verë?
Periudha nga marsi në shtator mendohet periudha ideale për të filluar dietën. Drita dhe klima e ngrohtë na bëjnë më aktivë, si pasojë e kemi më të lehtë për të rënë në peshë. Për më tepër, drita e mjaftueshme ndikon në reaksionet kimike të trurit dhe përmirëson humorin tonë, duke na e bërë më të lehtë “dhimbjen” e reduktimit të ushqimit.
Në dimër, për shkak të temperaturave të ulëta, trupi ynë punon më shumë për t’u ngrohur dhe në këtë mënyrë metabolizmi ynë rritet. Por nga ana tjetër, ditët e ftohta të dimrit na bëjnë të mbyllemi në shtëpi, të zhytemi në divan të mbuluar ngrohtë dhe të kalojmë orë të tëra në pasivitet. Kjo do të thotë që djegim më pak kalori në kohë të ftohta.
Të ha ëmbëlsirë menjëherë pas ushqimit apo më vonë?
Kur konsumojmë ëmbëlsirë pas ushqimit, evitojmë rritjen drastike të sheqerit në gjak -gjë që ndodh kur ne konsumojmë ëmbëlsirë me stomakun bosh. Kur ne konsumojmë ëmbëlsirë me stomakun bosh, ajo që ndodh pak më vonë është rënia e sheqerit në gjak dhe hapja e oreksit për më shumë ëmbëlsira. Nëse do mësohemi të konsumojmë ëmbëlsira kur jemi të pangrënë, trupi do të prodhojë më shumë insulinë, gjë që na bën të kemi ndjesi urie të vazhdueshme, e cila nuk vjen nga nevoja që ka trupi për kalori por nga ulje-ngritjet drastike të sheqerit në gjak. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që mund të konsumoni sa herë të doni një ëmbëlsirë pas ushqimit dhe nuk do të shëndosheni. Thjesht, nëse ju vete mendja për një ëmbëlsirë, është më mirë ta merrni pasi keni ngrënë.
A e dinit se një nga ëmbëlsirat më të shëndetshme është hallvasia e bërë nga susami ose tahini? Kjo ëmbëlsirë është vërtetë kalorike por ajo përmban yndyra shumë të dobishme për zemrën. Preferojeni hallvasinë me fruta të thatë si bajame apo lajthi.
Si është më mirë, të ushtrohem në mëngjes apo në darkë?
Ora kur ne bëjmë aktivitet fizik ndikon në përpjekjen e trupit por edhe në rendiment. Ushtrimi fizik në pasdite, konkretisht midis orëve 16.00 – 19.00 duket të jetë më I përshtatshëm sesa në orët e mëngjesit. Kjo për arsye se sistemi kardiak dhe muskular, gjenden në formën e tyre më të mirë në këtë periudhë të ditës. Nuk është aspak koicidence që rekordet olimpike shënohen kryesisht në orët e pasdites! Nga ana tjetër, herët në mëngjes, trupi ka temperaturë të ulët, kyçet tona janë më pak fleksibël dhe sistemi ynë nervor nuk është në maksimumin e kapacitetit të tij.
Të pi ujë gjatë ushqimit apo pas tij?
Dy gota ujë para ushqimit na ndihmojnë të biem nga pesha. Arsyeja nuk është se “uji ndihmon të shkrijë dhjamin”, por na ndihmon të ngopemi më shpejt dhe me më pak ushqim. Kjo ndodh duke zënë një hapësirë të mirë të stomakut dhe duke lënë më pak vend të disponueshëm për ushqimin. Natyrisht, konsumi I ujit përpara vaktit përbën një aleat shumë të mirë për të gjithë ata që duan të rrëzojnë peshë por jo për ata që duan të shëndoshen!
A e pengon tretjen konsumi I dy gotave ujë para ushqimit? Nuk ka asnjë të dhënë shkencore se uji ndikon negativisht në procesin e tretjes.
Të pi kafe para apo pas ushqimit?
Kafja ndihmon tretjen dhe ka ndikim pozitiv në metabolizmin tonë. Është vënë re se vetëm dy -tre gllënjka kafe shqeto, pas ushqimit, ulin disa nga kaloritë e marra. Këto veçori sigurisht nuk llogariten nëse kafen e pimë me sheqer dhe pimë shumë kafe gjatë ditës. Mirë është të mos konsumojmë më shumë se 3 filxhanë në ditë.
“Ora” e ushqimit!
«Në mëngjes ha si mbret, në drekë si princ dhe në darkë si varfanjak», thotë një shprehje e njohur. Nëse këtë këshillë do ta ndiqnim me përpikëri dhe nëse njëkohësisht dinim çfarë ushqimesh të vendosnim në secilin vakt, dieta jonë do të kishte rezultate të sigurta.
Mëngjesi
Mëngjesi ynë duhet të jetë i pasur në karbohidrate që përmbahen të drithërat dhe buka pasi në këtë mënyrë i japim energjinë e duhur trurit dhe trupit të zgjohet dhe të aktivizohet. Njëkohësisht, ndihmon në rezultatin e dietës sonë, pasi karbohidratet do të përdoren të gjitha për energjinë që nevojitemi për aktivitetet tona gjatë ditës dhe nuk do të përfundojnë në depozitat e dhjamit.
Dreka
Dreka ndjek të njëjtën logjikë duke i dhënë rëndësi karbohidrateve si makaronat integrale, orizi integral, fasulet, bizelet, patatet, te cilat trupi do ti përdorë për aktivitetet që do të kryej në pasdite.
Darka
Darka është mirë të orientohet te ushqimet e pasura në proteina (si gjoksi i pulës, i gjelit – pulës së detit, peshku ton në ujë, veza, djathi pa yndyrë). Zarzavatet duhet të zënë një pjesë të mirë të volumit të darkës sonë dhe një sasi e vogël karbohidratesh të thjeshta duhet të vijë nga buka e zezë, orizi integral dhe makaronat integrale (për shembll një fetë e hollë bukë e zezë, ½ kupe oriz ose makarona integrale ose bizele ose 2 patate të vogla bashkë me lëkurën). Nëse do konsumojmë më shumë sheqerna të thjeshtë ato ka shumë gjasa të kthehen në dhjam përderisa ne nuk do të kryejmë më aktivitet fizik gjatë natës.
Këshillë:
Sigurisht, nëse ne do të konsumojmë më shumë ushqim nga çka na nevojitet (edhe nëse janë karbohidrate, proteina apo yndyra), teprica e kalorive do të kthehet në dhjam në trupin tonë. Prandaj duhet të kemi mirë parasysh që:
Mëngjesi duhet të ofrojë 35% të kalorive ditore që
Dreka duhet të ofrojë 40 – 50% të
Darka të përmbajë jo më shumë se 25% të kalorive ditore.
/Shtypnews.al - Shenderti.com.al/

(VIDEO) ZHURJANËT KËRKOJNË QË INSTITUCIONET TË INTERVENOJNË URGJENTISHT NË MBROJTJE TË VENDIT KU MENDOHET SE ËSHTË ZBULUAR SHPELLË


Foto Ilustruese
ZHURJANËT KËRKOJNË QË INSTITUCIONET TË INTERVENOJNË URGJENTISHT NË MBROJTJE TË VENDIT KU MENDOHET SE ËSHTË ZBULUAR SHPELLË 

Në fshatin Zhur, gjatë disa punimeve është hasur në një gropë e cila ngjanë në shpellë. Banorët e këtij lokaliteti kërkojnë nga institucionet që të hulumtojnë me rastin, pasi që persona të pandërgjegjshëm po e dëmtojnë atë. 

Ramadan Kurtaj, gjatë punës së tij me ekskavator në kompaninë “ Renelual Tahiri” në rrugën Zhur - Dragash, pas punimeve në zgjerimin e rrugës, i është kërkuar nga një bashkëfshatar që të angazhohet edhe në punë shtesë për krijimin e disa hapësirave përreth rrugës për nevoja të këtij të fundit. 

Por, gjatë punimeve ai ka hasur në një grop e cila përbinte dheun, dhe ishte diçka e veçantë për të e cila i ngjante një shpelle. Zotëri Kurtaj, thotë se më pas punimet i ka ndaluar, dhe se i mbetet organeve kompetente që të merren me rastin, vijon ai dhe njofton se gjatë ditës së sotme në vendin ku dyshohet se është zbuluar shpella , kanë ardhur disa persona të cilët kanë vendosur shirita përreth vendit, pa patur njohuri më te thella se kush ishin ata persona. 

Banori i Zhurit, Bekim Gavazaj, sikurse shumë banorë të këtij lokaliteti dhe jo vetëm,  nga kurreshtja kishte ardhur në vendin ku dyshohet se është zbuluar një shpellë. Ai gjithashtu pret që institucionët përkatëse të merren seriozisht me rastin dhe të tregojnë se për çka bëhet fjalë, dhe kërkon që mos të dëmtohen gurët nga persona të pandërgjegjshëm. 

Ndryshe, shiritat e vendosur i përkasin Policisë së Kosovës, por një gjë e tillë nuk po respektohet nga njerëzit për të mbrojtur vendin në fjalë, pasi që prej zbulimit të këtij vendi që dyshohet se është shpellë, ka filluar edhe marrja e gurëve dhe dëmtimi i tyre. Shkruan Televizioni Prizrenit dhe ndorko sti i TV Prizrenit itervistuan ne teren siq mund ta ndiqeni dhe video 

Shkaku i videos qe u be viral  ishte se Uran Badalli  e postoj kete video si  njeftim i pari ne fb e tij. 
NDERKOH Shtypnews.al FALENDERON DHE "TVPRIZRENI" PER KETE  DHE I PERSHENDESIM DHE QYTETARET E ZHURIT ME KETE RAST DUKE NISE QE NGA Uran Badalli E DERI TEK ISA MEMA I BIRI I F, Memes! 
/Sh. i/

Thursday, September 26, 2019

Vdes Jacques Chirac, ish-Presidenti i Francës që i doli në ndihmë Kosovës

Ka ndërruar jetë, ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac në moshën 86-vjeçare, shkruan BBC, 
/Shtypnews.al/

Ish Presidenti i Francës Jacques Chirac ka ndërrura jete gjatë ditës ës otme ne moshen 86 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë publik familja e tij.
Ai ka shërbyer si President i Francës në dy mandate.
Jacques Chirac vdiq në moshën 86 vjeç, pas afro pesë vjet larg kamerave. Paraqitja e tij e fundit zyrtare ishte në nëntor 2014. Dy dekada pas hyrjes së tij në Elysee, ai ishte larguar nga skena politike, por mbeti në sondazhet "presidenti më simpatik i Republikës së Pestë" në sytë e francezëve.
Jacques Chirac kaloi 12 vjet rresht në krye të vendit, midis 1995 dhe 2007.
Ish presidenti, ishte themeluesi i dy partive politike të krahut të djathtë.
Shirak shërbeu për dy mandate si president i Francës dhe bëri njësimin e euros.
Një ndër reformat politike më të mëdha që ndërmori është shkurtimi i mandatit të presidentit nga 7 në 5 vite.

21 emigrantë shqiptarë marrin ‘peng’ anijen që u nis nga Spanja për në Angli

Foto Ilustruese
21 emigrantë shqiptarë i druheshin kontrollit dhe ishin në kërkim të ushqimit dhe cigareve, u strukën në një anije mallrash qe po shkonte në Mbretërinë e Bashkuar.
Shqiptarët, saktësisht 19 burra dhe 2 fëmijë, sollën panik brenda anijes, ndërsa ekuipazhi i cili i përbërë nga vetëm 10 marinarë lëshoi thirrje për ndihmë përmes radios.
Emigrantët u fshehën në anije para se kjo e fundit të nisej nga  Bilbao, Spanjën veriore.
Anija u nis të premten e shkuar dhe ata u gjetën sapo mbërritën të martën në Mbretërinë e Bashkuar.
/Syri.net/

Wednesday, September 25, 2019

Skandali/ Zbulohet zyra që funksionon për seks online, por që maskohen si call center



Emisioni investigative “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një tjetër skandal. Zyra që funksionojnë për seks online por që maskohen si “call center”. Përmes kamerës së fshehtë, e infiltruara e “Stop” takohet me menaxheren e njërës prej këtyre kompanive.

Vajza- Po!Menaxherja e porosit që nuk duhet t’u tregojë të tjerëve se çfarë ndodh realisht në zyrat e kësaj firme, por të thotë që punon në call center. Më pas i shpjegon edhe si funksionon seksi online. Përmes video-bisedave, vajza duhet të komunikojë me persona nga çdo shtet i botës. Jo vetëm kaq, por për të shmangur rrezikun që mund ta njohin, kjo firmë që maskohet si “call center”, mund të bllokojë funksionimin e linjës në Greqi apo Itali, ose në shtete të tjera ku ka emigrantë shqiptarë.
Tre minutat e para të klientit janë falas, thotë menaxherja, por më pas vajza duhet të mundohet të joshë për ta mbajtur sa më shumë në linjë. Klientët kërkojnë gjëra të ndryshme, shpjegon menaxherja, e cila e sqaron vajzën se disa meshkuj kërkojnë të bëjnë vetëm muhabet, disa kërkojnë që të zhvishesh, por ka dhe kërkesa të çuditshme që mund t’i kërkojnë t’u vjellë përsipër.
Shefja- Si je?
Vajza- Si je?
Shefja- Ç’kemi?
Vajza- Ç’kemi? Si kalove?
Shefja- Mirë! Si je ti?
Shefja- Ti e ke parasysh besoj, se edhe unë nxitoj pak!
Vajza- Dëgjo! Unë nuk është se, domethënë e kam dëgjuar nga të tjerë që… e, më kanë thënë, po nuk është se tregojnë. E kupton? Besoj, se ti i di, sesi janë k’to punë, që…
Shefja- Normalisht.., nëqoftëse ideja është, që duhet ruajtur ajo, privatësia.
Vajza- E kupton, e di disi…
Shefja- Se edhe ti do privatësinë nesër, pasnesër, për veten tënde.
Vajza- E di, sesi funksionon, por puna është, s’di në një farë mënyre.., e kupton? Por nuk e di tamam-tamam. Domethënë, e di disi, po, që tamam- tamam, nuk është, se jam…
Shefja- E di, se un’ unë nuk jam menaxherja e madhe, nuk është fare këtu, zëvendësoj atë për momentin, ma ka lënë k’shu si përgjegjësi domethënë, për aq sa 2-3 javë, që ajo nuk është, por merrem pak me telefonatat dhe takimet hëëë…, On line Chat.
Vajza- Po!
Shefja- Kryesisht, domethënë janë njerëz nga Anglia. Ke dhe nga vendet e tjera, nëqoftëse ke njerëz diku jashtë shtetit, ajo t’i bllokon ato vende, që ti nuk do, të të hyjnë, përshëmbull shumica e gocave bllokojnë Greqinë, Italinë, k’to vendet, ku shqiptarët janë më shumë.
Vajza- Po!
Shefja- Në mënyrë, që të mos hyjë noi shqiptar, për të ruajtur privatësinë tënde…
Vajza- Po, pothuaj e kuptoj!
Shefja- Më shumë është me të shkruajtur, domethënë duhet ta dish anglishten me të shkruajtur!
Vajza- Hë, po jo, me anglishten jam mirë.
Shefja- Hë, më shumë është me të shkruajtur. S’besoj, se është e vështirë. Mund të të kërkojnë edhe noi gjë tjetër, jo të zhvishesh, jo të…
Vajza- Hë, hë..!
Shefja- Jo të bësh stripin, më the të thashë, se të thashë, që ka lloj- lloj budallenjsh. Askush nuk të detyron të bësh diçka, që ti nuk do ta bësh.
Vajza- Po, në momentin, që bëhet kjo, që të këkojnë ata, do jetë noi shumë shtesë, apo?
Shefja- Shiko! Ajo funksionon në privat, ti je në free, klientët kur vijnë, vijnë në free, domethënë ti thjesht del, ke kamerën hapur, ai vjen free. Ka 3 minutëshin kohë, që ti do ta bësh për vete. Në momentin, që ti e bën për vete dhe ai të vjen në privat, që në momentin e parë, që ti mund të jesh duke shkruajtur, ai paguan në lidhje me ty. E kupton?
Vajza- Hë, hë…
Shefja- Ti mund të gjesh dhe një klient, që do vetëm të bëj muhabet, sepse ke njerëz nga më të ndryshëm, ka pleq të vetmuar, ka ca çuna budallenj, që…
Vajza– E kuptoj!
Shefja- Ata mund të bien në dashuri vetëm duke të parë, ose ku ta di unë.
Vajza – Po, po!
Shefja- E vijn’ aty thjesht, duan të bëjnë muhabet. Pastaj ka nga ata budallenjtë, që do të kërkojnë përshëmbull gocave ju kërkojnë edhe ti vjellin, edhe ka të sëmurë mendorë, ça të duash…
Vajza- Po pra, po!
Nga përshkrimi i punës e deri te fitimet e pritshme, gjithçka përshkruhet me detaje për vajzën e re në kërkim të një pune. Menaxherja thotë se fitimet mund të shkojnë deri në 1 milionë Lekë në muaj.
Shefja- Atë, që ti e ke limit dhe nuk e bën dot, nuk të detyron kush, që ta bësh. Më kupton?
Vajza– Hë, hë, normale!
Shefja– Gjithashtu mund të bësh muhabet për veten tënde, muaji i parë është 35 përqind.
Vajza– 35 përqind, po!
Shefja- Kurse muajt e tjerë, më ka thënë vazhdimi me 40 përqind, muaji i dytë në vazhdim, ke 40 përqind të shumës, që bëhet.
Vajza- Hë, hë!
Shefja– E mira është, të kapësh minimalisht 1 milionshin në muaj. 1 milion në muaj, i bie të bish 2000 e ca pikë, që i bie 2000 e ca kredite në lidhje me ta.
Vajza- Po!
Shefja– Çmimet më pas ndryshojnë, nuk është, se t’i lënë njësoj, në momentin, që e shikon, që ti ke kap 2-3 klientë, ta kap, ta rrit çmimin dhe është, domethënë, më pak minuta, po më shumë lekë për ty, sepse ai është fiksuar me ty, dhe do vijë, do s’do, të bësh sa më shumë lekë.
Shefja- Me atë gocën, varet si e menaxhon ti punën, e kupton? Nuk është, se ka ndonjë gjë super uaaau…
Vajza- E kuptoj!
Shefja- Për t’u hapur Ëhatsuppi-i, duhet një pashaportë aktive dhe një kartë identiteti!
Vajza- Hë, hë!
Shefja- Duhet të jenë të dyja aktive!
Vajza- Domethënë, do t’i mbani ju, apo thjesht duhet t’i sjellëëë fotot?
Shefja- Jo, jo! Thjesht bëhen me foto ato. E kupton? Bëhet një foto me atë, domethënë në një fletë, ajo e sajtit me pasaportën bashkë dhe një foto, kartë identiteti, i kërkojnë ata, si dokumenta, jo se i marrim ne.
Vajza- Ahh, thjesht do të t’i sjell me foto, e kuptoj më.
Shefja- Thjesht do i bësh me foto, e mira është, ta mbash me vete një ditë, të jesh, pra të bësh një foto, sepse të kërkojnë një foto, që duhet ta mbash pashaportën në dorë, për të të kapur profil, nuk i shef kush. Ta kesh pa merak!
Vajza– Është thjesht për siguri, e kuptoj!
Shefja- Ajo është thjeshtë, që të bëhet verifikimi i ëebsajtit, sepse është websajt anglez, nuk është një sajt për shëmbull… dhe ata kanë ato rregullat e veta.
Vajza- Ok, pra! Pastaj kur mund të vij unë, që të sjell kartën edhe atë?
Shefja- Po që sot mund ta bësh, nëqoftëse do!
Vajza- Puna është, se s’i kam me vete. E kupton?
Shefja- Jeton larg?
Vajza– Jetoj pak larg e për momentin, jam duke u marrë me një punë debile, sa për të shtyrë kohën. E kupton? Edhe domethënë u shkëputa për momentin.
Shefja– Noi gjë të re, është 8 orarsh, k’shu varet, si të leverdis ty, se mbase je dhe në shkollë, ose ku ta di unë.
Vajza- Jo unë në shkollë s’jam e lirë, më kupton? K’shu që…
Shefja- Sa vjeçe je? Më fal, që të pyes!
Vajza- Jam 19!
Shefja- Ok, shumë mirë!
Shefja- Se e kanë atë mbi 18-vjeç.
Vajza- Po pra, po! Besoj, se është normalja. Ok, pra!
Menaxherja e udhëzon sërish vajzën që nuk duhet të flasë me të tjerët dhe të tregojë se çfarë ndodh realisht në ato zyrat. Ajo çfarë mund të thotë është vetëm që punon në call center.
Shefja- Nuk është, se ka ndonjë gjë shumë të madhe, as shumë të vështirë, mbas do mësosh, edhe më the, të thashë…
Vajza- E kuptoj! Unë ju thashë, ta thashë, që në fillim, e di disi, por që detyrimisht, siç do flas unë, as të tjerat nuk flasin.
Shefja- Nuk është, se tregojnë. Më kupton? Se ajo pjesë…
Vajza- Kjo është, pra!
Shefja- Se nesër pasnesër, nuk është se do tregosh, se…
Vajza- Kjo pra është, unë prandaj të thashë!
Shefja- Se edhe gocat thonë, që punojmë në call center, apo ça rëndësie ka?!
Vajza- E kuptoj! E kuptoj! Detyrimisht!
Vajza- Shumë mirë, pra! Ok!
Shefja- Ti di me thanë, që do punosh! Ka goca, që shkojnë punojnë shumë lirë, ka goca, që  mund të mos punojnë. Më kupton? Që marrin më kupton, një 600- 700 –ce në muaj, se u duken shumë, ka të tjera, që marrin 2 milionë në muaj.
Vajza- Varet, nga sa jep ti.
Shefja- Janë mësuar me shumë lekë e…
Vajza- Varet, sa jep ti.
Shefja- Po jo varet edhe si mësohesh pastaj dhe e kërkon atë. Kurse ka të tjera, që binë rehat ka dhe nga ato, që binë deri sa t’i zër gjumi kshu mbi kolltuk, nuk është, se kërkon të bësh noi gjë të madhe. Thjesht duhet të rrish e buzëqeshur!
Vajza- Po pra, e marr vesh!
Shefja- Fakti, që ata kanë dhe duhet të bësh pak tualet aty, tregon më mirë dritat, ku ta di unë… veshjet s’të duhet, se do rrish gjatë gjithë kohës e zhveshur. K’shu normale mund të rrish me noi kanatjere të hollë, apo me noi fustan, ndaç tëndin ndaç te studioja ka, ça mund të veshësh noi gjë, që të duash. Kjo është, nuk është e ka noi gjë ubuubu…
Vajza- E kuptoj, e kuptoj! Mirë, interesante po më duket!
Shefja- Shiko! Problemi është, se ti nuk është se po e takon atë tjetrin. Do të duket çikë si vështirë në fillim… Më fal një sekondë!
Vajza- Po, po!
Shefja- Duket çikë si e vështirë në fillim, po nuk është, se po e takon atë tjetrin, ti nuk është se po bën noi gjë jashtë…
Vajza- Po!
Shefja- Krejtësisht normale! Do thuash ti deri diku, po që prapë është çdo gjë virtuale. E kupton dhe…?
Vajza- E kuptoj! Po pra, po!
Shefja– Nuk ke pse ta marrësh aq me të keq, o bobo.., ça po bëj unë! E kupton?
Vajza– Përderisa e kërkova, tashi jam e detyruar deri diku, domethënë sepse ne rrogat k’tu…
Shefja- Të gjithë kemi nevojë për lekë hë, s’kemi asnjë gjë, nuk është se…
Shefja- Duhen edhe dy foto, duhet një foto domethënë e trupit, mundesh edhe të mos jesh ti, mund edhe të mos nxjerrësh me fytyrë, një foto tjetër me fytyrë, kur e hapin websajtin ata, shohin vetëm atë foton e trupit, kurse kur hyn në brendësi pastaj, që klikojnë aty, shofin edhe foton e fytyrës./I.M-TvKlan

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...