Presidenti amerikan, Donald Trump, sapo ka njoftuar se e ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij për Siguri Kombëtare.
Trump njoftimin e ka bërë përmes një postimi në Tëitter, ku ka thënë se nuk është pajtuar me shumë sugjerime të Boltonit.
E informova John Boltonin mbrëmë se shërbimi i tij nuk është më i nevojshëm në Shtëpinë e Bardhë. Unë fuqishëm nuk po pajtohesha me disa nga sugjerimet e tij, ashtu sikur të tjerët në Administratë, prandaj e pyeta Johnin për dorëheqje, të cilën e dha këtë mëngjes. E falëndëroj Johnin shumë për këtë shërbim.
Trump tutje ka shtuar se do ta emëroj Këshilltarin e ri për Siguri Kombëtare javën e ardhshme.
Ndryshe, Bolton ka raporte të mira me Serbinë, ndërsa në vitin 2008 kishte kundërshtuar pavarësimin e Kosovës sa ishte ambasador i SHBA’së në Kombet e Bashkuara.
Në kulmin e debateve për efektet e koncesioneve Partneritet Publik Privat në buxhetin e shtetit dhe në borxhin publik, ministria e Infrastrukturës hap një tjetër garë.
Sërish me “propozim të pakërkuar”.
Burime të RTV Ora kanë bërë të ditur se me propozim të pa kërkuar, parashikohet që Kepi i Rodonit të jepet me koncesion për 35 vite.
Sipas kontratës, koncesionari e përfiton kepin e famshëm kundrejt premtimit për ndërtimin e një porti për jahte në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit, rreth 7 km larg.
Ajo që të bën edhe më shumë përshtypje është periudha e lënë në dispozicion për të paraqitur dokumentet, mësohet se afati është për 30 ditë, ndërsa dokumentet duhet të jenë vetëm në gjuhën shqipe. Si edhe herë të tjera, gara e ndershme është thuajse e pamundur. Fitues, si edhe herët e tjera do jetë ai që ka bërë “propozimin e pakërkuar”.
Kepi i Rodonit njihet si zonë ku është shumë e fortë influenca e Tom Doshit.
Koncesionet PPP janë kritikuar nl vijimësi nga FMN dhe Banka Botërore si një rrezik për buxhetin.
Për këtë arsye në fillim të vitit u propozua përmes një projektligji në parlament që të mos lejoheshin me forma të tilla duke nisur pas datës 1 korrik.
Por pas një heshtje të gjatë, mazhoranca vendosi të shtyjë afatin për këtë masë deri në 1 tetor, çka solli edhe një përplasje tjetër me presidentin, i cili përmes një dekreti kërkoi lënien në fuqi të vendimit të parë.
Duke e futur në kontekstin e konfliktit politik, me nisjen e punimeve të parlamentit, mazhoranca deklaroi se nuk do të pranojë rekomandimet e kreut të shtetit.
Fillimisht u duk se gjithçka kishte të bënte me projektet që ishin në proces, por tashmë ministria e Infrastrukturës ka hapur garën për Marina Rodon.
E duket se për të mos humbur kohën afati i vënë në dispozicion për paraqitjen e dokumenteve është lënë data 6 shtator, duke lënë kështu mundësinë që gjithçka të mbyllet brenda përcaktimit të bërë prej ligjit të ri. Ja dhe disa foto per miq tane ketu ne Shtypnews.al
Laert Vasili, aktor, dhe komentator politik në mbështetje të Kryeministrit Edi Rama, duket se do të shpërblehet për qëndrimet e tij, duke mbrojtur Rilindjen dhe kreun e qeverisë.
Vasili mund të bëhet drejtues i Teatrit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, por edhe nga burime pranë Ministrisë së Kulturës.
Vetëm pak muaj më parë nga drejtimi i Teatrit u largua për arsye moshe Bashkim Hoxha, një tjetër emër i madhi skenës së teatrit, por edhe letërsisë, dramaturgjisë dhe gazetarisë, madje duke provuar edhe regjisurën në disa shfaqje.
Bulevardonline, referuar burimeve nga bashkia e Durrësit dhe Ministria e Kulturës, raporton se po negociohet që një nga aktorët e mirënjohur të vitëve të fundit të marrë detyrën e drejtorit të Teatrit “Aleksandër Moisiu”.
Laert Vasili ka lindur në Delvinë më 7 Mars 1974. Studioi tek Akademia e Arteve në Tiranë.
U diplomua nga Akademia e Artit Dramatik e Teatrit Kombëtar Grek në Athinë 1997. Emërimi i drejtorit të ri varet nga Këshilli Bashkiak.
Sot dritare do ju njohë me Henryn, një djalë shqiptar vetëm 12 vjeç, me të cilin të gjithë duhet të mburremi.
Ai zotëron shumë talente, duke filluar që nga arti dhe muzika, modelingu, reklamat dhe aktrimi.
Henry Lile sot është një aktor i njohur, mbase jo për ne shqiptarët, por bota e njeh atë, sepse ka luajtur në filma e seriale të populluara, si Nameless, The Good Fight, Riviera apo Jellyfish.
Mamaja e tij, Mirela Lile, është një artdashëse që gjithmonë kishte dashur që fëmijët e saj, përpos edukimit, të zbulonin talentin e tyre.
Pasi ajo ishte njohur me Alfredin, bashkëshortin e saj, pas martese ishin larguar në Itali. Atje u bënë me dy fëmijë. E para që erdhi ne jetë ishte vajza, Almida, që sot është 15 vjeç dhe më pas Henry që është 12 vjeç.
Qëndrimi i tyre në Itali nuk zgjati shumë vite. Ata zbuluan se vajza ishte e jashtëzakonshme në muzikë, dhe vendi ku jetonin nuk ishte i mjaftueshëm që ajo të zhvillonte talentin e saj për t’i rënë violinës, me të cilën kishte fituar shumë konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.
Me lindjen e Henryt, ishte e njëta gjë. Ai binte violincelit.
Ndërsa kur ishte dy vjeç, Henry së bashku me motrën, Almidën, filluan të bënin modeling për Calvin Klein, Grazielle, Iceberg, Pinco Pallina etj.
Pas 10 vjetësh, plot punë dhe mund, familja Lile u largua në Londër, për mundësi të reja, që e ardhmja e fëmijëve të ishte akoma më e mirë. Vajza u regjistrua në Royal College of Music, Henry vazhdoi me sete fotografike dhe reklama, ndërsa Londra u bë shtëpia e tyre më e re.
Pas gati një viti e gjysmë në Londër, Henryt i ofruan rolin e dytë kryesor në filmin Nameless, duke luajtur krah aktorëve të njohur si David Frampton, John Rhys- Davis etj.
Pas këtij filmi, dyert e tij të suksesit u hapën. Henry vijoi me tej me filma me metrazh të shkurtër si; Jay, The light that reflect in the shadows, The game, The hunting etj. Më pas dhe në seriale televizive si: The Royals, Ganstchester, Riviera (që është shfaqur dhe në Shqipëri).
Dhe pse është aktor dhe koha e tij është pothuajse e gjitha punë, duke udhëtuar në shumë vende të botës dhe duke xhiruar, kjo nuk e pengon Henryn, të lërë pas mësimet apo të vazhdojë të praktikën me talentet e tjera që zotëron.
Ai është nxënësi më i mirë në të gjithë shkollën, gjithmonë me rezultate të larta në mësime. Flet, shkruan dhe lexon shumë mirë shqip, anglisht dhe italisht, ndërsa po mëson të flasë spanjisht, latinisht dhe frëngjisht. Henry i bie violinës, violonçelit dhe pianos.
Tashmë po ndjek pasionin e tij, ëndrrën e tij, për qenë një ditë aktor i madh i kinematografisë.
Ai thotë gjithmonë se, është krenar që është shqiptar dhe se lumturohet kur mediat, dhe pse ai ka lindur në Itali, shkruajnë se është shqiptar.
“Jam krenar që jam shqiptar,dhe shpresoj që në të ardhmen dhe shqiptarët të ndihen krenarë për mua”, thotë Henry për dritare.net. Por, sigurisht, ne jemi kranarë për të, sepse ai është një shqiptar i vogël i mrekullueshëm./dritare.net/ tashme dhe ne Shtypnews.al
Ana Kabashi është këngëtarja e njohur shqiptare e cila së fundi është shumë aktive në rrjetet sociale.
Ajo veçohet për zërin e saj por edhe trupin seksi dhe pamjen e bukur.
Por së fundi Ana Kabashi ka postuar një video në llogarinë e saj në “Instagram” ku komnte te shumta ka pas.. As ne te shtypnews nuk munguam ne komet, ju bashkuam dhe ne me miq e saje dhe ja se cfare i shkuajtem ne..!
Byreku është padyshim ndër gatimet më të preferuara, tradicionale mes shqiptarëve.
Por pavarësisht mbushjes me të cilin përgatitjes, e cila padyshim është thelbësore në shijen që i jep çdo byreku, një tjetër detaj i rëndësishëm është edhe pjekja e tij, proces i cili kërkon patjetër kujdes.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë disa këshilla të vlefshme, të cilat do t’ju ndihmojnë që të piqni byrekun në mënyrën më perfekte dhe shija e tij të jetë e përsosur gjithashtu.
Kur Byreku Përgatitet Me Petë Të Bëra Vetë
Në rastin kur petat e byrekut i keni përgatitur vetë, si fillim duhet të parangrohni furrën në 200 gradë celcius.
Temperatura duhet të jetë e lartë, kur petat janë të bëra vetë kërkojnë më shumë kohë që të piqen.
Pasi byrekun e keni gati, e keni vendosur në tepsi dhe furra është parangrohur, futeni të piqet në anën e poshtme.
Kontrollojeni pas 15-20 minutash a është pjekur sa duhet në anën e poshtme dhe më pas kalojeni në skarën e sobës në pjesën e mesit për t’u pjekur në anën e sipërme.
Në këtë moment uleni temperaturën e sobës në180 gradë dhe lëreni të piqet derisa sipërfaqja e byrekut të marrë ngjyrë të artë të kuqërremtë.
Fikeni furrën dhe lëreni byrekun të pushojë në ngrohtësinë e furrës përreth 20-30 minuta e më pas shijojeni.
Kur Byreku Përgatitet Me Petë Të Gatshme
Në rastin kur byreku përgatitet me petë të gatshme furrën duhet ta parangrohni në temperaturë më të ulet pasi petët e gatshme kanë veti të piqen shumë shpejt ndërkohë mbushja brenda nuk piqet sa duhet.
AgroWeb.org ju këshillon që furrën ta parangrohni në 180 gradë.
Edhe në rastin e byrekut me petë të gatshme, si fillim futeni në furrë në pjesën e poshtme në mënyrë që byreku të piqet nga ana e poshtme e tij.
Kontrollojeni pas 15- 20 minutash nëse është pjekur sa duhet dhe më pas kalojeni në skarën e mesit në mënyrë që të piqet në anën e sipërme duke mos e ndryshuar gradacionin.
Sapo të piqet, lyejeni me pak qumësht në sipërfaqe dhe fikni furrën.
Në të dyja rastet, pasi byreku të jetë pjekur mos e nxirrni menjëherë nga furra por lëreni të kullojë në temperaturën e furrës e cila është ende e ngrohtë.
20-30 minuta pas pjekjes, byreku është ende i ngrohtë dhe mund ta servirni për ta konsumuar.
Familja e Vjosa Osmanit, në një deklaratë dhënë Gazetës Express, ka konfirmuar që nuk ka asnjë lidhje familjare me personin e quajtur Krenar Jahiu, e për të cilin në videon e shpërndarë nga faqja e Partisë Demokratike të Kosovës pretendohet se ka qenë “ushtar i Sllobodan Millosheviqit”.
Familja e kandidates për kryeministre nga radhët e LDK-së thotë që nuk e njeh fare as kush është personi i përfolur në video, për të cilin gjithashtu nga faqet që e kanë shpërndarë videon pretendohet se Krenar Jahiu është kushëriri i burrit të Vjosa Osmanit, raporton Gazeta Express.
Express pak më parë ka raportuar për videon që ka shpërndarë një faqe e PDK-së në Facebook, e emëruar me emrin “Rinia Demokratike e Kosovës”, e cila mund të vërë në rrezik jetën e Vjosa Osmanit.
Në video krahas fotos për të cilën kjo faqe pretendon se është origjinale e në të cilën pretendohet se shihet edhe personi i quajtur Krenar Jahiu, është bashkëngjitur edhe fotografia e Vjosa Osmanit bashkë me burrin e saj, Prindon Sadriu.
Në fund të videos lihet madje edhe një mesazh në gjuhën angleze “We will find you where you are” apo përkthyer në shqip “Ne do të gjejmë ku je”.
Kjo video është publikuar në kohën kur kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani, ia ka mësyrë garës për t’u bërë kryeministre e Republikës së Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor. /GazetaExpress/
Në video krahas fotos për të cilën kjo faqe pretendon se është origjinale e në të cilën pretendohet se shihet edhe personi i quajtur Krenar Jahiu, është bashkëngjitur edhe fotografia e Vjosa Osmanit bashkë me burrin e saj, Prindon Sadriu.
Në fund të videos lihet madje edhe një mesazh në gjuhën angleze “We will find you where you are” apo përkthyer në shqip “Ne do të gjejmë ku je”.
Kjo video është publikuar në kohën kur kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani, ia ka mësyrë garës për t’u bërë kryeministre e Republikës së Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor. /GazetaExpress/