S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, September 3, 2019

Cila është ajo substancë që i tjetërsoi shqiptarët në vrasës të pashpirtë

 Nga - Erl Kodra/ Përbindëshat
Çka jemi dhe pse po zhytemi çdo ditë e më shumë në vorbullën e zezë të imoralitetit njerëzor, ku veset e përziera me instinkte dominojnë, ndërsa po shkojmë triumfalisht drejt degradimit?

Çfarë e ktheu një pjesë të shoqërisë në hajdut dhe mashtrues, në trafikant dhe mafioz? Cila është ajo substancë që i tjetërsoi shqiptarët në vrasës të pashpirtë, të paaftë të ndjejnë ndonjë drithërimë ndërgjegjeje, ndërsa marrin jetën e shoshoqit?

Labirinthet e një shoqërie me nivel të ulët zhvillimi nuk përmbajnë shpjegime të arsyeshme sipas përvojave të moralit njerëzor, ato përkthehen lehtë në nevoja parësore të ekzistencës fizike, që nuk ndjejnë keqardhje humane kur krimi kthehet në mënyrë jetese. Shqiptarët nuk kanë patur mundësi që të sigurojnë jetesën me mjete normale, njësoj si shoqëritë e tjera; ata kanë lindur në varfëri ekstreme dhe janë rritur si të tillë. Në kohën e maturimit, pikërisht atëherë kur synon të përmbushësh vetveten dhe qëllimin, kur gjendesh para murit të pamundësisë absolute, gjithkush do kërkojë t'i mbijetojë sfidave të ekzistencës. Këtu duhet kërkuar çelësi që shpjegon në mënyrë të arsyeshme shkaqet e degradimit tonë të thellë.

Ky arsyetim të kthen tek përgjegjshmëria e politikës, si shprehja e vullnetit të një shoqërie për t'u qeverisur. Por çfarë tjetër është politika, përpos përzgjedhjes nëpërmjet një sistemi të gjithpranuar të atyre individëve, që me gjasë kanë ide dhe programe të mira, moral të lartë dhe vullnet për të ushtruar me ndershmëri qeverisjen? A është i njëmendtë ky përcaktim, domethënë, çfarë janë individët që gjenden në krye të punëve, të ngarkuar për të qeverisur me rregulla të qarta procedure, mënyrën tonë të jetesës?

Pyetje të tilla të dekurarojnë dëshirën të vazhdosh më tej me sfidën e mendimit. Sepse, parimisht ne kemi rënë dakort të jetojmë në Shqipëri, e kemi pranuar idenë të kemi një shtet shqiptar, një Kushtetutë dhe një Parlament,  ndërsa Qeveria të zgjidhet njëherë në katër vjet, me votë të fshehtë, të lirë dhe të ndershme. Të gjitha këto dakortësi janë thellësisht parimore dhe të gjithpranuara nga të gjithë shqiptarët.

Por përpara se të shohim se çfarë ndodhë realisht me politikën, është e nevojshme të shohim alkiminë e moralit shoqëror; domethënë, të moralit atyre individëve që përkufizojnë, ose që mëtojnë të përkufizojnë rregullat e procedurave sipas të cilave ndahet e mira nga e keqja.

Awdhesh Singh, një shkrimtar bashkëkohorë indian, në librin e tij "Mitet janë reale, realiteti është mit", thotë:
"Ndërsa burrat e mençur krijojnë ide të ndryshme për një shoqëri ideale, të njëjtat ide degjenerojnë kur njerëzit e "zgjuar" mësojnë se si t'i manipulojnë ato".

Ne shqiptarët vertetë kemi rënë dakort të kemi një Kushtetutë, një Parlament dhe një Qeveri; kemi rënë dakort të kemi një sistem gjyqësor të pavarur, një Prokurori të pavarur, institucione të pavarura që mbrojnë sigurinë publike, ekonomi të lirë tregu dhe një Buxhet Shteti nëpërmjet të cilit përfiton e gjithë shoqëria.

Përgjithësisht ne shqiptarët kemi ligje shumë të mira.

Përfundimisht, korpusi ligjor i Republikës së Shqipërisë mund të përkufizohet si një IDE shumë e mirë shtetformuese, por që fatkeqësisht, këto ide kanë degjeneruar, ekzaktësisht siç thotë Awdhesh Singh; nga njerëzit "e zgjuar".

Aty ku ndahet e mira nga e keqja ndodhet një zonë gri, që mbulon pjesën më të madhe të shoqërisë. Pamja është pak a shumë e tillë; në njërin krah është e keqja e tmerrshme, në mes zona gri dhe në anën tjetër e mira. Nuk është e lehtë të shpjegosh me fjalë një fotografi si kjo, ku e keqja dukshëm dominon mbi të mirën, ndërsa zona gri noton në një lloj indiference cinike, herë herë duke u përzier me pjesën e zezë, por asnjëherë duke mos dalë në anë të së mirës.

Arsyetimi në fakt është më i thjeshtë nga ç'duket, sepse e keqja, domethënë, duke përfshirë hajdutët dhe mashtruesit publik, mafiozët dhe kriminelët kanë pushtuar qeverisjen e vendit. Në këto rrethana të pazakonta për një shoqëri njerëzore, është pothuaj e pamundur të zbatohen rregullat e procedurës, domemthënë Kushtetuta dhe Ligjet. Përbindëshat nuk ndjejnë keqardhje kur gllabërojnë, ata thjesht marrin gjithçka u del përpara.

Shtresat e së keqes kanë zënë njëra tjetrën palë-palë, për të krijuar një mjedis të pashpresë, toksik dhe të pamundur për njerëzit normal, i padeportueshëm me mjete të zakonshme. Ne shesim çdo gjë, përfshirë edhe gjërat më të thjeshta në botë. Gjithçka shkëmbehet, shitet, blihet, jepet me fajde, merret peng, hipotekohet, trafikohet për t'u rihedhur në një treg gjigand pa asnjë fije morali. Me gjasë, ndonjë ditë mund kemi Tregtarët e Ajrit që do të shesin frymën tonë.
Do jetë biznes i fortë, me siguri!

***
Në vend të mbylljes
Në një analizë elementare për numrin e personave në kërkim ndërkombëtar nga Interpol (Red Notices) del se Shqipëria zë vendin e parë në botë në raport me numrin e popullsisë, madje ia kalojmë edhe Kinës! Të dhënat e mëposhtme janë të frikshme, ato janë turpi ynë kombëtar.

Interpol
Numri total i personave në kërkim (Red Notices) 7052
USA 138
UK 15
Gjermani 15
Itali   10
Greqi   15
Franë   28
Serbi    25
Shqipëri   115
Kina     68

Unë do t'u kursej nga komentet e mia mbi këto shifra.

/Shtypnews.al /


Mashtrimi me taksat, BE: Shqipëria në zonën gri, fondet në rrezik!

Shqipëria u përfshinë në listën gri bashkë me 36 vende të tjera për rrezikun që mbart për mashtrimet me taksat dhe evazionin.
Bashkimi Evropian po punon për të përmirësuar qeverisjen e mirë të taksave në nivel global me qëllim që të maksimizojë përpjekjet për taksimin e drejtë. Për këtë qëllim në dhjetor të vitit 2017, Komisioni vendosi të publikojë një listë të shteteve që nuk ishin bashkëpunuese në këtë iniciativë.
Lista përditësohet herë pas herë, ndërsa në qershor të këtij viti 11 shtete janë në listën e zezë dhe 36 të tjera ku përfshihet edhe Shqipëria janë në listën gri.


Lista e zezë përmban vendet që nuk janë bashkëpunuese dhe nuk aplikojnë rregulla për taksim të drejtë, ndërsa në listën gri janë të përfshira vendet që kanë probleme me taksimin e drejtë, kanë pranuar të bashkëpunojnë, por nuk kanë rezultat. Nëse Shqipëria nuk merr në konsideratë rekomandimet rrezikon të hyrë në listën e zezë në vitin në vijim.
BE njofton se Shtetet Anëtare kanë rënë dakord për një seri masash kundër vendeve të listuara, të cilat përfshijnë monitorime dhe kontrolle të thelluara. Gjithashtu Komisioni do të vazhdojë të mbështesë punën e Shteteve Anëtare për të zhvilluar një qasje më të koordinuar ndaj sanksioneve për listën e vitit 2019, ku është edhe Shqipëria. Një nga masat është edhe ndalimi i fondeve nga agjencitë e BE -se në këto vende.
Komisioni bën me dije se do të vazhdojë të monitorojë nga afër Shqipërinë, Anguilla, Antigua dhe Barbuda, Armeninë, Australinë, Bahamasin, Bosnjen, Botswanan, ishujt e Virgjër Britanik, Cabo Verde, Kosta Rika, Curacao, ishujt Kajman, ishujt Cook, Esëatini, Jordan, Maldive, Mauritius, etj. Maroku, Mongolia, Mali i Zi, Namibia, Maqedonia e Veriut, Nauru, Niue, Palau, Saint Kitts dhe Nevis, Shën Lucia, Serbia, Seychelles, Zvicra, Tajlanda, Turqia dhe Vietnami.
Pas angazhimeve në vitin 2017, shumë vende dolën nga lista si:Andorra, Bahreini, ishujt Faroe, Greenland, Grenada, Guernsey, Hong Kong, isle of Njeriu, Xhamajka, Jersey, Korea, Lihtenshtajni, Macao SAR, Malajzia, Montserrat, Kaledonia e Re, Panama, Peru, Katari, San Marino, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Tajvani, Tunizia, Turqit dhe Caicos, dhe Uruguai.
Lista e shteteve jo-bashkëpunuese të BE-së është e përbërë nga vende që ose nuk arritën të përmbushnin angazhimet e tyre për të përmbushur kriteret e kërkuara të qeverisjes së mirë, ose nuk u zotuan të marrin këtë angazhim.
Konkurrenca e Drejtë e Taksave nënkupton që vendet nuk duhet të kenë regjime tatimore të dëmshme, të cilat shkojnë kundër parimeve të Kodit të Sjelljes të BE-së ose Forumit të OECD-së mbi Praktikat e Dëmshme të Taksave./Monitor, & Shtypnews.al/

Monday, September 2, 2019

Këndi i humorit: Një bionde kthehet në mëngjes në shtëpi dhe e ëma i thotë

Një bionde kthehet në mëngjes në shtëpi dhe e ëma i thotë:
-Është koha të gjesh një burrë, bija ime!
Biondja i përgjigjet:
-Do të doja edhe unë të gjeja një burrë… por, më thuaj, mami, burrin e kujt te gjej??

Parashikimi i motit për datën 3 Shtator, ja çfarë pritet

Parashikimi i motit për datën 3 Shtator:
Sot priten reshje të dobëta në qarqet Dibër, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Berat dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta, kryesisht në zonat malore dhe ato pranë tyre.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 22 / 30 °C
Në vendet e ulëta: 20 / 28 °C
Në vendet malore: 14 / 26 °C.

‘Ky popull nuk ka asgjë për të humbur, është në pikën që edhe nga dinjiteti i jetës është zhveshur’

Tea Maneku /Facebook 
Sot u be 1 muaj qe kur jam kthyer ne Shqiperi per te kaluar pushimet e veres. Ndihem e ezauruar dhe dorezuar menderisht. Kontakti i vazhdueshem me familjare edhe miq qe ndodhen ne situata jetesore absurde, te vuajtura, panevojshmerisht te komplikuara dhe menderisht patologjike. Bashkebisedimi me kedo eshte i veshtire, ankthioz edhe agresiv ne formen me te zakonshme. Edhe pse portalet mediatike shqiptare i kam evituar nga rrjetet e mia online, psikozat dhe perversitetet sociale jane aty perdite, format e te ciles manifestohen duke filluar qe nga momenti i pare qe dal nga shtepia per te marre busin edhe te shkoj ne praktike. Per cdo dokument fillestar qe me duhet hasem me institucione pertace, te korruptuara, arrogante, kriminele edhe poshteruese.
Ka qene e pamundur te beje biseda qe shkojne pertej problemeve. Kjo eshte gjendja me e renduar psiko-socio-ekonomike qe kam perjetuar deri me tani nga Shqiperia. Ajo per te cilen me vjen keq me teper eshte se brezat e rinj jane konformuar me korrupsionin edhe format me antisociale te interaksionit shoqeror. Askush nuk e ve ne pikepyetje sjelljen e vet edhe te reflektoje per opsione te tjera. Modeli estetik dominant qe eshte i pranishem me bollik ne hapsirat e qytetit jane te rinj e te reja te mbiveshur, luks pa shije, ne pamje te pare shtrese e mesme e larte? Por fatkeqesisht ky nuk eshte realiteti faktik i Shqiperise por thjeshte nje simptome me qellim mbulimin e nje gjendjeje qe ne brendesi eshte e krimbur, e vuajtur dhe ne mungese kritike te drejtesise sociale.
Modeli i autoritetit qe eshte i gatshem per identifikim jane nje grup burrash te korruptuar, pa vizion, pa sens komuniteti edhe largpamesie, pa kulturen minimale te demokracise, me komplekse te thella inferioriteti te manifestuara si tipare antisociale. Injoranca, individualizmi, patriarkalitet, marredhenie nderfamiljare me tipare Kanunore jane realitet edhe perditshmeri e gjithesecilit tashme. Ne te tilla kushte identifikimi me pushtetin eshte bere mekanizem mbijetese por padiskutim i pajustifikueshem.
Hapsirat e sigurta sociale ne te cilat ke mundesi zhvillimi jane aq te pakta edhe aq te nderlidhura me forma kapitaliste perfitimi sa jane dekurajuese edhe te paperfillshme per te gjeneruar ndryshim substancial.




Rrezultati ne nje gjendje te tille? Deshire edhe sakrifica marramendese per tu larguar. Braktisje e gjithckaje per tja nisur nga zero-ja ne vende me ligje qe e bejne thuajse te pamundur integrimin edhe rehabilitimin e individeve qe nuk jane pjese e EU. Ne te tilla kushte ky popull nuk ka me asgje per te humbur, eshte ne piken qe edhe nga dinjiteti i jetes eshte zhveshur. Paradoksalisht kto jane pikerisht momentet historike ne te cilat mobilizimi i revoltes eshte i domosdoshem per krijimin e avashte te nje fryme te re politike qe duhet te kete parim dhe kusht denoncimin e padrejtesive sociale. Une kam shprese… /Shtypnews.al/

Ndërron jetë kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA Kryepeshkop Nikon | Shtypnews.al |

Shumë i Përndershmi Nikon, Kryepeshkop i Bostonit, New England-it dhe Kryepeshkopatës (ArkDioqezës) Shqiptare, ndërroi jetë në 1 shtator 2019, bën të ditur gazeta shqiptaro-amerikane, Illyria, në New York.
Kjo figurë e shquar e komunitetit shqiptaro-amerikan u lind në 1945, djalë i Evans J. dhe Helena P. Liolin. Vëllai i tij është një tjetër klerik i shquar shqiptaro-amerikan, At Arthur Liolin.
I rritur në një familje që dhuroi gjithshka për Kishën Shqiptare dhe fenë ortodokse, ai është përfshirë qysh fëmijë në punët e përditshme të kishës, duke ndihmuar babain e tij i cili ishte një nga drejtuesit e komunitetit ortodoks shqiptar në SHBA e duke u frymëzuar nga shembulli i jashtëzakonshëm i Imzot Nolit, një mik i familjes dhe udhëheqës shpirtëror.
Shkollën fillore dhe të mesme, Kryepeshkop Nikoni e kreu në New York City, ku, si përshkruhet në biografinë e tij në faqen e Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA, zhvilloi një interes të madh për artin teatral, duke luajtur në një numër rolesh kryesore në shfaqjet e shkollës, si dhe në shkencat biologjike.
I graduar në Urdhërin e Lexuesit nga vetë i madhi Metropolitan Theofani (Noli) ai vijoi studimet dhe u diplomua në Seminarin e Shën Vladimirit, në 1966. Më pas thelloi studimet në Kolegjin Iona dhe Concordia në New Rochelle, si dhe u diplomua në Shkenca Politike dhe Shoqërore në New School, New York City.
Në vitin 1967, ai u martua me të ndjerën Sarah Arthur, të dashurën e tij të fëminisë Së bashku administruan me dashuri e devotshmëri kishën, në të cilën ajo shërbeu si drejtuese e korit, kur ai zëvendësoi si prift, të ndjerin Peshkop Stephen [Lasko]. Kryepeshkop Nikoni u urdhërua prift në 6 korrik 1969. Si i tillë shërbeu për 33 vjet me radhë në Kishën e Shën Nikolasit në Southbridge, MA dhe në atë të Shën Thomait në Farmington Hills, Michigan, etj.
Në maj 2002, ai u shenjtërua si Peshkop i Baltimorës dhe Ndihmës i të Bekuarit Metropolitan Theodosius.
Ndërsa një vit më vonë, në 10 tetor 2003, u emërua si Peshkop i Bostonit në Asamblenë e Kryepeshkopatës Shqiptare. Pak ditë më pas, Sinodi i Shenjtë e zgjodhi në atë post.
Ai u ngjit në rangun e Kryepeshkopit në 9 maj 2012.
Mesha kushtuar kalimit të tij në amëshim do të mbahet në Katedalen e Shën Gjergjit, në Boston, të mërkurën në 4 shtator, kurse shërbimet funerale, të enjten në 5 shtator, në Katedralen Ortodokse të Trinisë së Shenjtë, në 165 Park Drive, Boston./Illyria/ 

Ja shtëpia e rrënuar ku kishte jetuar Ajlani (Fotogaleri)

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...