S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, September 2, 2019

‘Ky popull nuk ka asgjë për të humbur, është në pikën që edhe nga dinjiteti i jetës është zhveshur’

Tea Maneku /Facebook 
Sot u be 1 muaj qe kur jam kthyer ne Shqiperi per te kaluar pushimet e veres. Ndihem e ezauruar dhe dorezuar menderisht. Kontakti i vazhdueshem me familjare edhe miq qe ndodhen ne situata jetesore absurde, te vuajtura, panevojshmerisht te komplikuara dhe menderisht patologjike. Bashkebisedimi me kedo eshte i veshtire, ankthioz edhe agresiv ne formen me te zakonshme. Edhe pse portalet mediatike shqiptare i kam evituar nga rrjetet e mia online, psikozat dhe perversitetet sociale jane aty perdite, format e te ciles manifestohen duke filluar qe nga momenti i pare qe dal nga shtepia per te marre busin edhe te shkoj ne praktike. Per cdo dokument fillestar qe me duhet hasem me institucione pertace, te korruptuara, arrogante, kriminele edhe poshteruese.
Ka qene e pamundur te beje biseda qe shkojne pertej problemeve. Kjo eshte gjendja me e renduar psiko-socio-ekonomike qe kam perjetuar deri me tani nga Shqiperia. Ajo per te cilen me vjen keq me teper eshte se brezat e rinj jane konformuar me korrupsionin edhe format me antisociale te interaksionit shoqeror. Askush nuk e ve ne pikepyetje sjelljen e vet edhe te reflektoje per opsione te tjera. Modeli estetik dominant qe eshte i pranishem me bollik ne hapsirat e qytetit jane te rinj e te reja te mbiveshur, luks pa shije, ne pamje te pare shtrese e mesme e larte? Por fatkeqesisht ky nuk eshte realiteti faktik i Shqiperise por thjeshte nje simptome me qellim mbulimin e nje gjendjeje qe ne brendesi eshte e krimbur, e vuajtur dhe ne mungese kritike te drejtesise sociale.
Modeli i autoritetit qe eshte i gatshem per identifikim jane nje grup burrash te korruptuar, pa vizion, pa sens komuniteti edhe largpamesie, pa kulturen minimale te demokracise, me komplekse te thella inferioriteti te manifestuara si tipare antisociale. Injoranca, individualizmi, patriarkalitet, marredhenie nderfamiljare me tipare Kanunore jane realitet edhe perditshmeri e gjithesecilit tashme. Ne te tilla kushte identifikimi me pushtetin eshte bere mekanizem mbijetese por padiskutim i pajustifikueshem.
Hapsirat e sigurta sociale ne te cilat ke mundesi zhvillimi jane aq te pakta edhe aq te nderlidhura me forma kapitaliste perfitimi sa jane dekurajuese edhe te paperfillshme per te gjeneruar ndryshim substancial.




Rrezultati ne nje gjendje te tille? Deshire edhe sakrifica marramendese per tu larguar. Braktisje e gjithckaje per tja nisur nga zero-ja ne vende me ligje qe e bejne thuajse te pamundur integrimin edhe rehabilitimin e individeve qe nuk jane pjese e EU. Ne te tilla kushte ky popull nuk ka me asgje per te humbur, eshte ne piken qe edhe nga dinjiteti i jetes eshte zhveshur. Paradoksalisht kto jane pikerisht momentet historike ne te cilat mobilizimi i revoltes eshte i domosdoshem per krijimin e avashte te nje fryme te re politike qe duhet te kete parim dhe kusht denoncimin e padrejtesive sociale. Une kam shprese… /Shtypnews.al/

Ndërron jetë kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA Kryepeshkop Nikon | Shtypnews.al |

Shumë i Përndershmi Nikon, Kryepeshkop i Bostonit, New England-it dhe Kryepeshkopatës (ArkDioqezës) Shqiptare, ndërroi jetë në 1 shtator 2019, bën të ditur gazeta shqiptaro-amerikane, Illyria, në New York.
Kjo figurë e shquar e komunitetit shqiptaro-amerikan u lind në 1945, djalë i Evans J. dhe Helena P. Liolin. Vëllai i tij është një tjetër klerik i shquar shqiptaro-amerikan, At Arthur Liolin.
I rritur në një familje që dhuroi gjithshka për Kishën Shqiptare dhe fenë ortodokse, ai është përfshirë qysh fëmijë në punët e përditshme të kishës, duke ndihmuar babain e tij i cili ishte një nga drejtuesit e komunitetit ortodoks shqiptar në SHBA e duke u frymëzuar nga shembulli i jashtëzakonshëm i Imzot Nolit, një mik i familjes dhe udhëheqës shpirtëror.
Shkollën fillore dhe të mesme, Kryepeshkop Nikoni e kreu në New York City, ku, si përshkruhet në biografinë e tij në faqen e Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA, zhvilloi një interes të madh për artin teatral, duke luajtur në një numër rolesh kryesore në shfaqjet e shkollës, si dhe në shkencat biologjike.
I graduar në Urdhërin e Lexuesit nga vetë i madhi Metropolitan Theofani (Noli) ai vijoi studimet dhe u diplomua në Seminarin e Shën Vladimirit, në 1966. Më pas thelloi studimet në Kolegjin Iona dhe Concordia në New Rochelle, si dhe u diplomua në Shkenca Politike dhe Shoqërore në New School, New York City.
Në vitin 1967, ai u martua me të ndjerën Sarah Arthur, të dashurën e tij të fëminisë Së bashku administruan me dashuri e devotshmëri kishën, në të cilën ajo shërbeu si drejtuese e korit, kur ai zëvendësoi si prift, të ndjerin Peshkop Stephen [Lasko]. Kryepeshkop Nikoni u urdhërua prift në 6 korrik 1969. Si i tillë shërbeu për 33 vjet me radhë në Kishën e Shën Nikolasit në Southbridge, MA dhe në atë të Shën Thomait në Farmington Hills, Michigan, etj.
Në maj 2002, ai u shenjtërua si Peshkop i Baltimorës dhe Ndihmës i të Bekuarit Metropolitan Theodosius.
Ndërsa një vit më vonë, në 10 tetor 2003, u emërua si Peshkop i Bostonit në Asamblenë e Kryepeshkopatës Shqiptare. Pak ditë më pas, Sinodi i Shenjtë e zgjodhi në atë post.
Ai u ngjit në rangun e Kryepeshkopit në 9 maj 2012.
Mesha kushtuar kalimit të tij në amëshim do të mbahet në Katedalen e Shën Gjergjit, në Boston, të mërkurën në 4 shtator, kurse shërbimet funerale, të enjten në 5 shtator, në Katedralen Ortodokse të Trinisë së Shenjtë, në 165 Park Drive, Boston./Illyria/ 

Ja shtëpia e rrënuar ku kishte jetuar Ajlani (Fotogaleri)

Gjendet i vdekur vëllai i vrasësit të Naim Zyberit | Shtypnews.al |


Gjendet i vdekur vëllai i vrasësit të Naim Zyberit, i njohur ndryshe si ‘i forti i Tiranës’ në vitin ’97, Uliks Gjenerali, 40 vjeç.
Uliks Gjenerali (Gjinarari) është gjetur i vdekur në banesën e tij në Lukovë nga fëmija i tij i mitur ndërsa policia e Sarandës ka mbërritur në vendngjarje. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Sarandës, ku priten edhe rezultatet e autopsisë.
Ndryshe, Uliks Gjenerali është vëllai i Gert Gjeneralit, i cili u lirua me kusht në muajin shkurt të këtij viti, pas 19 vitesh burgim.
“Vrasësi i lirë”
Gerd Gjinarari u arrestua në Itali me akuzën për vrasjen e Naim Zyberit në një spital në Milano, vrasje e kryer së bashku me mikun e tij Arben Grori.
Ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, pas vendimit që gjykata italiane mori për dënimin e tij me burg përjetë.
Por 45-vjeçari duke shfrytëzuar gjykatat shqiptare ka kërkuar të hetohet në gjendjen që është dosja, duke përfituar uljen e dënimit në 25 vjet.
Nuk kaluan më shumë se vetëm 5 vite nga ekstradimi, kur i akuzuari për vrasjen e bujshme kërkoi nga gjykata e Korçës lirimin me kusht, kërkesë që e bazon në sjelljen shembullore, rehabilitimin e tij dhe rikthimin si i integruar në shoqëri.
Në vendimin e gjykatës cilësohej se Gjinarari kishte normalizmim të marrëdhënieve edhe me trashëgimtarët e viktimave.

Katër vjet nga vdekja e vogëlushit Alan, refugjatët ende presin ndihmë |Shtypnews.al|

Ankara
Sot janë mbushur katër vjet që kur trupi i Alan Kurdit, një refugjat trevjeçar sirian, u soll nga valët në bregdetin Mesdheut në Bodrum të Turqisë.
Vogëlushi sirian gjendej në një varkë që mbante 14 emigrantë të parregullt, nga të cilët pesë vdiqën kur ajo u fundos.
Fotografia e trupit të tij të pajetë tronditi mbarë botën, duke pasqyruar krizën humanitare që kishte shkaktuar lufta civile në Siri.
Uğur Özdoğan, një dëshmitar okular 75-vjeçar, tha për AA se tragjedia e kishte prekur thellë atë.
“Ndoshta shumë fëmijë si Alan Kurdi u zhdukën, por kufomat e tyre nuk u sollën nga valët në bregdet”, tha ai.
Ai shtoi se incidente të ngjashme do të përsëriten nëse nuk merren masa të rrepta kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Regjisori Ömer Sarıkaya aktualisht është duke përgatitur një film për vogëlushin Kurdi për të hedhur dritë mbi fatin e refugjatëve.
“Evropa e la Turqinë vetëm në çështjen e migrantëve. Turqia hapi dyert e saj sepse këta njerëz janë fqinjët tanë dhe nuk kanë ku të shkojnë”, tha Sarıkaya.
Ai tha se të ardhurat e siguruara nga filmi do t’u dhurohen refugjatëve, duke shtuar se krahas shumë aktorëve vendas dhe të huaj, në film marin pjesë edhe politikanë dhe refugjatë të vërtetë.

Shqiptarët – Një ndër 4 popujt më të stresuar në botë |Shtypnews.al|

Kjo gjithashtu do të thotë se Shqipëria është e lidhur për vendin e katërt me Sri Lanka, Iranin dhe Amerikën, në listën e vendeve më të stresuara në botë.
Greqia renditet e para (59 përqind) për stresin, e ndjekur nga Filipinet (58 përqind) dhe Tanzania (57 përqind).
Çuditërisht, sipas këtij sondazhi, shqiptarët janë edhe më të stresuar sesa njerëzit në Ugandë (53 përqind), Venezuelë (52 përqind) dhe Ruandë (52 përqind).
Në përgjithësi, studimi zbuloi se njerëzit në mbarë botën janë përgjithësisht më të trishtuar, më të frikësuar dhe më të egër se kurrë më parë.
Vendi më negativ i botës është vendi kombëtar afrikan i Çadit, i ndjekur nga Niger, Sierra Leone dhe Iraku.
Amerika Latine ishte pjesa më pozitive e botës, ku Paraguai mundi Panamën, Guatemalën, Meksikën, El Salvadorin dhe Hondurasin për vendin më të lumtur. 

Shtypnews.al

Qeveria lëshon mbi 7.500 parcela bujqësore me qira, por shumë jo në pronësi të saj. Lexo Shtypnews.al

Ministria e Bujqësisë ka publikuar një listë prej më shumë se 7.500 parcela tokë në të gjithë vendin që do të jepen me qira. Parcelat shtrihen në të gjithë vendin dhe kryesisht përfaqësojnë tokë arë ose pemëtore me sipërfaqe totale mbi 16 mijë hektarë tokë. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministrisë së Bujqësisë shumë nga këto parcela nuk kanë të përcaktuar pronësinë, ndërsa për një pjesë thuhet se janë në pronësi të shtetit.
Sipas vendimit të qeverisë së vitit të kaluar tokat bujqësore në pronësi të shtetit jepen me qira deri në 10 vjet, kur destinohen për kultivimin e bimëve të arave, eterovajore dhe bimëve dekorative dhe deri në 30 vjet, kur destinohen për krijimin dhe kultivimin e vreshtave, pemëtoresh me specie drufrutorësh, mosha biologjike e të cilave përkon me këtë kohëzgjatje kultivimi dhe me rentabilitet ekonomik dhe deri në 99 vjet ku destinohen për krijim ullishtash arrore dhe specie të tjera, mosha biologjike e të cilave përkon me këtë kohëzgjatje.
Në çdo rast, madhësia e sipërfaqes së tokës bujqësore që jepet me qira nuk mund të jetë më e vogël se madhësia e sipërfaqes së parcelës sipas së cilës ajo rezulton e regjistruar në dokumentacionin kadastral të DAMT-it ose sa madhësia e sipërfaqes së parcelës sipas së cilës ajo reflektohet në hartën treguese të tokës “HTR”, pranë ZVRPP-së.
Qiradhënësi në këtë rast Ministria e Bujqësisë është përgjegjës për ndjekjen e përmbushjes së detyrimeve kontraktore dhe monitorimin e kontratave të lidhura në përputhje me këtë vendim, si dhe kontratat në proces.
Rivlerësimi i vlerës së qirasë do të bëhet çdo 5 vjet, bazuar në normën mesatare të inflacionit në 5 vitet e fundit, sipas Bankës së Shqipërisë.
Më herët, Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi gjeti se disa gara të zhvilluara për dhënien me qira të tokave bujqësore në administrim të MBZHRAU, kishin aspekte të pa mbuluara mirë nga korniza ligjore që rregullon këtë proces.
Sipas KLSH-se nuk janë të përcaktuara prioritetet e autoritetit qiradhënës për zhvillimin e aktiviteteve në këto toka, për këtë arsye, shumë kërkues potencialë për marrje toke me qira, nuk e kanë të mundur që të dine vendndodhjen e tokave objekt qiradhënie e aq më shumë për cilësitë dhe përshtatshmërinë e tyre në lidhje me një ose disa aktivitete bujqësore të caktuara.
Në garat konkurruese të dhënies së këtyre tokave, konstatohen plan biznese të cilat janë paraqitur në garë nga fituesi por që nuk shoqërohen me dokumentim të aftësive financiare të fituesit për të garantuar projektet mbi të cilat konkurrohen (mungojnë dokumente ligjore vërtetues, nga bankat në rastet e kredive apo burimi i financimit mbi të cilin do të operohet). Per Shtypnews.al nga A Cara

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...