Gjykatësi i procedurës paraprake ka caktuar 30 ditë paraburgim për Katica Janevën, si e dyshuar e tretë në rastin “Reket”. Janeva ka të drejtë të ankimoj vendimin përmes avokatit të saj në Këshillin Penal.
Paraburgimi i Janevës vjen pas kërkesës së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokurori Jovevski tha se Janeva dyshohet të ketë shpërdorur detyrën zyrtare në skandalin e zhvatjes për të ndikuar në rastin “Perandoria”.
Për rastin “Reket”, përveç Janevës në paraburgim janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, Bojan Jovanovski- Boki13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec.
Të paktën 550 ton karburant në depozitën G46 në rafinerinë e Ballshit, i gatshëm për t’u hedhur në treg, është bllokuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial, pasi parametrat nuk përmbushnin standardet e kërkuara por nuk u dhanë as sot emrat e keqbërësve ndonëse reagoi dhe Kryeministri Edi Rama duke u mburr me aksionin.
Bëhet e ditur se grupet e kontrollit të ISHTI-t, në kuadër të aksionit antiinformalitet, kanë bërë bllokimin e kësaj sasie karburanti, e cila tashmë do të ripërpunohet sërish dhe më pas do t’i nënshtrohet një tjetër kontrolli. Vetëm pasi të ketë përmbushur standardet e kërkuara do të lejohet për t’u tregtuar.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe Kryeinspektori i ISHTI-t, Admir Abrija inspektuan masat e marra nga ana e grupeve të Inspektoratit sa i takon sasisë së karburantit të bllokuar në rafinerinë e Ballshit.
Në prononcimin për mediat, ministrja Balluku e vuri theksin tek aksioni antiinformalitet, i cili është shtrirë në të gjithë vendin, duke përsëritur sërish mesazhin se nuk do të ketë asnjë tolerim, për asnjë subjekt i cili abuzon me cilësinë e karburantit, pavarësisht nëse është subjekt naftënxjerrës, përpunues apo pikë tregtuese.
Lufta kundër informalitetit është një luftë frontale, nënvizoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë duke shtuar më tej se informaliteti cilësor është po aq i rrezikshëm dhe i dëmshëm sa edhe ai fiskal.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial po kryen kontrolle të befasishme në të gjitha subjektet, qofshin këto naftënxjerrëse, përpunuese apo dhe tregtuese në të gjithë territorin e Shqipërisë. Nuk kemi lënë asgjë për në shtator, ne nuk kemi humbur asnjë ditë por jemi çdo ditë duke punuar dhe duke analizuar të gjithë cilësinë në treg, duke krijuar edhe raste shembuj për të qenë të gjithë të qartë që nga kjo luftë kundër informalitetit nuk do të shpëtojë asnjë subjekt”, u shpreh Balluku.
Ministrja tha gjithashtu se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim në të gjithë territorin, duke shtuar se tashmë në saj edhe të laboratorit të lëvizshëm, grupet e inspektimit të ISHTI-t mund të kryejnë analizat e sasive të karburantit brenda një kohe shumë të shkurtër.
“Ne do të vazhdojmë më tej, kemi laboratorin tonë i cili është një laborator i lëvizshëm dhe arrijmë të nxjerrim analiza të sakta rreth 30 minuta deri në një orë për të gjitha subjektet të cilat do kontrollohen në terren, gjë që është bërë sot dhe këtu, ndërkohë kur kërkohet analizë më e thelluar mostrat shkojnë në Tiranë për t’u parë dhe për t’u analizuar më tej por me laboratorin modern që ISHTI ka në dispozicion kjo është e mundur për t’u bërë brenda një ore në çdo pikë të Shqipërisë dhe ne kështu do vazhdojmë”, theksoi Balluku.
Nga ana e tij, kryeinspektori Abrija bëri të ditur se nga ana e ISHTI-t gjatë muajit gusht është punuar me plane të detajuara inspektimi dhe plane metodike ndërsa duke nisur nga shtatori planet e kontrollit do të jenë edhe më shumë teknike
“Ne kemi vijuar me plane të detajuara inspektimi dhe me plane metodike duke mos bërë diferencime mes subjekteve të mëdha apo të vogla qofshin ato. Plani i gushtit është plan i fortë, është shumë metodik, ai i shtatorit do jetë edhe më shumë teknik”, tha Abrija duke shtuar se me modernizimin e laboratorit qendror, vendosjen në funksion të autolaboratorit si dhe me hapjen e laboratorit të ri në Porto Romano atëherë produkti që do të dal do të jetë i certifikuar dhe konform standardeve.
Pas ministres ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama.
“Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët”, paralajmëron Edi Rama ndonëse njerëz të këtij profili janë vetëm miqtë e tij, ose më saktë pronarët e kompanive “Kastrati” dhe “Elda”.
Postimi i plotë:
KUSH MERRET ME NAFTE DUHET TE ZGJEDHE: O SIPAS LIGJIT O GODITJEN E LIGJIT
550 ton karburant jashtë standardeve, gati për të dalë në treg, u bllokuan sot në rafinerinë e Ballshit.
Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!
Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët.
Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patorerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit!
Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi.
Presim nga ora në orë përgjigjen, po na duhet durim, sepse problematika shumë komplekse e kësaj sëmundjeje, ndikon në kohën e vendimmarrjes nga specialistët e palës tjetër, për të përcaktuar strukturën spitalore dhe ekipin më të përshtatshëm mjekësor për këtë rast shumë të rrallë.
Sidoqoftë Elona para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria Shqiptare.
Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri, shkruan Edi Rama ne Facebcebook Per Shtypnews nga Artan Cara
“Unë quhem Elona Kuburja, i lutem Ministrisë së Shëndetësisë të më ndihmojë të shërohem dua të jetoj edhe unë si shoqet e mia! Ju lutem kushdo që e dëgjon të ndihmojë sado pak që edhe të shërohem”, këto janë fjalët e Elonës, apeli drithërues i vajzës me fytyrë ëngjëllore, fjalë që mund të jenë të fundit.
“Ogerta, të lutem më ndihmo ta largoj vajzën sa më parë nga ky vend. Vajza po humbet jetën. Të lutem më ndihmo vajzën”, thotë nëna e Elonës.
“I bëj thirrje direkt Kryeministrit, i kërkoj të largojë vajzën time…”, janë fjalët e babait.
Prindërit e Elonës 14-vjeçare luten para kamerës me zërin që u dridhet nga hidhërimi dhe thonë se vajza ka më pak se 24 orë jetë ndërkohë qe gjendja e saj po rendohet nga minuta në minutë. Sot është gdhirë me hemorragji dhe mjekët ngrenë supet duke u thënë se kaq mund të bëjnë dhe se jeta e saj është në rrezik real nëse kalon ky afat kohor.
Vajza duhet urgjentisht të mjekohet jashtë Shqipërisë. Elona vuan nga një sëmundje e lindur, tepër e rrallë në botë që quhet hemangioma kongenitale. E ëma thotë se një hemorragji e dytë masive në organet e brendshme do të ishte fatale për të.
“Mjekët thonë se këtu do humbasë jetën, këtu nuk e shërojnë dot, madje thonë që nga momenti në moment mund të më lajmërojë se ajo mund të vdesë”.
Drithërues është apeli i tezes se 15-vjeçares.
“Mjekët na thonë Elona do vdesë, bëni maksimumin largojeni nga këtu. Po na plas shpirti, po plasi hemorragji iku Elona. Kemi shtatë ditë këtu numërojmë arkivolë që dalin nga kjo derë. Do numërojmë arkivolin e gocës sonë. Ajo është një gonxhe që po rritet, është gjynah të vdesë. Ju lutem vendosni dorën në zemër. Shpëtoni Elonën”, thotë tezja.
Çështja e 15-vjeçares nga Fushë-Kruja ka kaluar kufijtë. Gazetarja nga Kosova, Saranda Hoda, e cila ka vuajtur vite më parë nga e njëjta sëmundje e rëndë po bën përpjekjet maksimale që Elona të mund të operohet në të njëjtin spital në Beograd ku vetë ajo gjeti shërim. Vetë gazetarja ndodhet në Beograd për të negociuar me spitalin shtetëror serb pa pritur burokracitë e shumta të Ministrisë se Shëndetësisë Shqiptare.
News24 kontaktoi me profesorin Nenad Ivancevic ne Beograd i cili ka operuar disa vite me parë me të njëjtën sëmundje gazetaren nga Kosova. Ai u shpreh i gatshëm të marrë përsipër operacionin. Ka vetëm një pengesë, pasi ai është mjek për të rriturit jo për fëmijët.
Profesori tha se duhet një ndërhyrje nga pala shqiptare që vajza të shtrohet fillimisht në pediatrinë e Qendrës Mjekësore ne Beograd e me pas gjithçka është e zgjidhur pasi ai do të marrë përsipër operacionin.
Mjeku në Beograd është i vetmi në Evropë që ka realizuar operacionin e parë të këtij lloji duke i shpëtuar jetën gazetares nga Kosova Saranda Hoda. Nga ana tjetër vetë Ministria e Shëndetësisë justifikohet me faktin se rastin e Elonës ia ka përcjellë ditën e premte spitaleve turke, nga ku pret një përgjigje e cila në rastin më të mirë kërkon një ose dy javë kohe, kohë që vajza nuk e ka pasi jeta e saj mund të shuhet për 24 orë.
Por të afërmit thonë se mjekët u kanë rekomanduar që Elona të transportohet me avion të specializuar pasi gjendja e saj është agravuar.
Avioni i specializuar mjekësor kushton 14. 500 euro. Paratë, prindërit e papunë të 15-vjeçares nuk i kanë. Për të ndihmuar në kurimin e Elonës në klinikën e specializuar jashtë vendit mund të kontribuoni në numrin e llogarisë së hapur nga familja në bankën Credins. 00001248081 në ALL Al85 2121 1322 0000 0000 01248081
Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe ajo ka qenë në xhirime siç duket ditën e sotme ka gjetur pak kohë për veten dhe ka pushuar në plazh. Këngëtarja ka publikuar pak më parë një foto ku shihet e veshur me rrobabanjo të kuqe dhe pranë saj ka vendosur flamurin kuq e zi.
“100% shqiptare”, ka shkruar Enca pranë fotos që është komentuar shumë nga ndjekësit e saj.
Që nga dita e sotme, çmimet për kalimin në rrugët e Serbisë janë rritur. 12% do të jetë çmimi më i lartë për kalim në secilën autostradë në shtetin fqinj.
Rritja e çmimit për tarifat u përcaktua nga ndryshimet në Ligjin mbi Tarifat për Përdorimin e Mallrave Publike, e cila u miratua para pak javësh në parlamentin serb.
Çmimet do të variojnë varësisht nga kategoria e automjeteve, shkruan Indeksonline.