S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, July 4, 2019

Samiti BE-Ballkan, Gjermania: Anëtarësim ekonomik para hyrjes në BE!

Anëtarësim ekonomik para hyrjes në BE? Në Samitin BE-Ballkannë Poznan ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier kërkon afrim më të madh ekonomik të Ballkanit me BE.
Polonia është kundër vonesave të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Këtë e bëri të qartë edhe ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz, i cili u shprehur kundër shtyrjes që iu bë në qershor çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Czaputowicz është shprehur, se Polonia është e zhgënjyer për shtyrjen e çeljes së negociatave të anëtarësimit. “Popullsia (e rajonit) është proeuropiane, por një vonesë e proceseve të integrimit dhe ngritja e barrierave artificiale mund të ndryshojë qëndrimin e tyre”, ka thënë ministri i Jashtëm polak për gazetën polake “Dziennik Gazeta Prawna” para Konferencës së Ballkanit që ka filluar në Poznan, Poloni vend që mban konferencën e katërt të Ballkanit Perëndimor.
Edhe Rusia, Turqia dhe Kina po kërkojnë influencë në rajon, tha Czaputowicz, i cili takohet të enjten me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poznan. “Mendimi im është, ky është një qëndrim egoist, që nuk merr parasysh interesat më të gjera të Bashkimit Europian”.
“Histori suksesi”
Në konferencën e Poznanit marrin pjesë edhe përfaqësues nga ekonomia. Nga Gjermania, ndër të tjerë merr pjesë edhe Peter Altmeier, ministri gjerman i Ekonomisë, i cili është shprehur në kuadër të konferencës për integrimin më të fortë ekonomik të Ballkanit Perëndimor, edhe para anëtarësimit në BE, njoftojnë mediat gjermane.
Altmeier e cilësoi si “histori suksesi “Konferencën e Ballkanit Perëndimor të filluar me procesin e Berlinit në vitin 2014.”Qëllim i rëndësishëm mbetet rritja e aftësisë konkurruese të hapësirës rajonale ekonomike të Ballkanit Perëndimor dhe përgatitja hap pas hapi për sfidat e tregut të brendshëm europian.” Vëllimi tregtar i Gjermanisë me vendet e Ballkait Perëndimor arriti në vitin 2018 në rekord të ri, 28,5 miliardë euro.
Në konferencën e Poznanit, krahas krerëve të qeverisë e shteteve të Ballkanit Perëndimor merr pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Konferenca e Ballkanit Perëndimor mbështetet edhe nga Franca, Italia, Austria, e Polonia.
Në vitin 2014, Gjermania inicioi Konferencën e Ballkanit si “procesi i Berlinit” për të përgatitur këto vende për anëtarësimin në BE./DW/
 /Shtypnews.al / & (((( @shtypnews_al )))))

Nuk ndalet ‘Kaubojsi’, çfarë paralajmëron ai pas zgjedhjeve të 30 Qershorit: Kam prova të forta që…


Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe si “Kaubojsi”, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit qëndronte përballë rivalit të tij Pjerin Ndreu i cili mori postin e kryetarit ë bashkisë Lezhë.

Pas shpalljes së fituesve, Eduart Ndocaj thotë se ka prova të mjaftueshme që provojnë se rezultati i 30 Qershorit është i manipualuar dhe tregon se ka përgatitur dosjen e të dhënave me të cilët do të bëjë ankimimin e tij pranë Kolegjit Zgjedhor.
“Kemi prova që kanë votuar për qytetarët që votojnë jashtë vendit dhe nuk kanë qenë fare në Shqipëri. Kemi prova që janë kërcënuar qytetarë por edhe unë personalisht nga njerëz të panjohur por që flasin në emrin e Pjerin Ndreut. Kemi prova gjithashtu edhe për manipulimin me 900 vota vetëm në një qendër votimi.
Kam në plan ti ankimoj këto zgjedhje farsë dhe të manipuluara në Kolegjin Zgjedhor dhe aty do të paraqëes të gjitha provat që faktojnë manipulimin e zgjedhjeve”, deklaraoi Ndocaj për mediat.
Kliko mbi instagramin e @shtypnews_al Dhe na ndiqën... Faleminderit...!

VIDEO e rëndë/ Luftë në Kavajë, vritet një person plagosen disa të tjerë

Dy grupe rivale janë përplasur me armë në qytetin e Kavajës dhe si pasoje e kësaj përplasje me armë zjarri ka hmbur jeten një person i cili mendohet se nuk kishte lidhje me konfliktin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen numër 4 të qytetit të Kavajës.
Burime bëjnë me dije se viktima është rreth 50-vjeç, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Ai quhet Ramazan Hasalliu dhe mendohet se ka qene duke blere buke kur eshte qelluar me arme/
Mësohet se policia ka ndaluar dy persona si autorë të mundshëm të ngjarjes, të cilët kanë qenë duke lëvizur me makinë.
Njeri nga të arresturatit që dushohet se ka qelluar ,me arme eshte 22 vjeçari Eraldo Hyka.
Paraprakisht thuhet se ka pasur një përplasje mes dy grupeve të armatosura, po nuk ka ende identitete të personave të përfshirë.
Ndërkohë që gjatë përplasjes me armë zjarri mes dy grupeve në Kavajë, është vrarë një i pafajshëm dhe janë plagosur edhe 7 përsona te tjerë dy prej te cileve ne gjendje te rendë.
Në qytet dhe rrugët hyrëse e dalëse janë ngritur postblloqe dhe është bërë e mundur arrestimi i një prej autorëve të dyshuar të vrasjes.

FMN paralajmëron sërish për rreziqet e PPP-ve: Mund të dëmtojnë shpejt bilancin publik të Shqipërisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN, ka paralajmëruar sërish për rreziqet që mund t’i vijnë Shqipërisë në sektorin publik si rrjedhojë e borxhit të lartë publik, projekteve me partneritet publik privat (PPP), detyrimeve potenciale në rritje që rrjedhin prej tyre dhe dobësisë së institucioneve publike dhe qeverisjes ekonomike në përgjithësi.
Më 1 korrik 2019, Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, njoftoi se përfundoi shqyrtimin e dytë të Programit të Monitorimit për Shqipërinë dhe aprovoi raportin e Stafit.   /Shtypnews.al/

Raporti paralajmëron se “si rezultat i borxhit publik ende të lartë, nevojave relativisht të mëdha për financim dhe rritjes së detyrimeve potenciale, goditjet e rënda negative ndaj rritjes ose përkeqësimi i kushteve financiare rajonale, mund të dëmtojnë shpejt bilancin publik të Shqipërisë dhe të ndikojnë negativisht qasjen e tij në financime të përballueshme”.
Rreziqet fiskale të PPP-ve, pagesat po i afrohen limitit prej 5%
Shqipëria përballet me boshllëqe të konsiderueshme në infrastrukturë në krahasim me rajonin, gjë që aktualisht po adresohet përmes përdorimit të gjerë të PPP-ve. Më shumë se 200 projekte PPP (31 përqind e PBB-së) janë kontraktuar, dhe të tjera me vlerë rreth 15 përqind e PBB-së janë në proces. Megjithatë,paralajmëron FMN, PPP-të nuk janë të integruara mirë në kuadrin e përgjithshëm të menaxhimit të investimeve publike, për vlerësimin e fizibilitetit, përballueshmërisë dhe rreziqeve. Në të njëjtën kohë, pagesat e parashikuara të buxhetit vjetor për PPP-të (të financuara nga qeveria) po i afrohen tashmë kufirit të ligjshëm që arrin në 5 përqind të të ardhurave fiskale të vitit të kaluar.
Projektet e gjenerimit të energjisë përbëjnë rreth 23 për qind të PBB-së dhe mbulohen nga marrëveshjet e blerjes së energjisë që përcaktojnë çmimin e blerjes, me pak rrezik të dukshëm fiskal të mbetur.
Shumica e projekteve të tjera kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe janë ende në fazën e planifikimit ose ndërtimit. Rreziqet fiskale shoqëruese  do të mund të materializoheshin në afat të mesëm ose afatgjatë.
Stafi u kërkoi autoriteteve të përdorin amendamentet e propozuara në ligjin për PPP për të kufizuar rreziqet nga detyrimet potenciale të lidhura me PPP-së dhe për të siguruar menaxhim më konsistent të investimeve publike. Kjo është e rëndësishme për të mbrojtur financat publike dhe për të siguruar vlerë për paratë.
Në matricën për vlerësimin e rrezikut të publikuar në raport, ka një rrezik të lartë që PPP-të për infrastrukturën të jenë të hartuara dobët dhe të rriten detyrimet potenciale. Kjo do të pengonte  eficiencën e investimeve publike dhe do të krijonte detyrime të mëdha potenciale, çka do të minonte qëndrueshmërinë fiskale dhe të borxhit.
Rritja do ngadalësohet në 2019 dhe do përshpejtohet sërish në 2020
Perspektiva ekonomike afatmesme e Shqipërisë është përgjithësisht e favorshme, thuhet në raport. Në vitin 2019, rritja pritet të ngadalësohet në 3.5 për qind, për shkak të rënies së prodhimit të energjisë që kulmoi në 2018-n dhe ngadalësimit ekonomik në vendet partnere kryesore të Shqipërisë. Në periudhën afatmesme, rritja e PBB-së parashikohet të konvergojë në nivelin e mundshëm prej 4 për qind, pasi aktiviteti pritet të nxitet nga rimëkëmbja e BE-së, rritja e pjesëmarrjes në tregun e punës, forcimi gradual i eksporteve përfshirë turizmin dhe investimet e nevojshme për të mbyllur hendekun e madh të infrastrukturës në Shqipëri. Pritet që inflacioni të konvergojë ngadalë drejt objektivit të tij prej 3 për qind deri në vitin 2021, teksa hendeku i prodhimit do të ngushtohet dhe inflacioni i importuar nga eurozona do të rimëkëmbet. Deficiti i llogarisë korente parashikohet të kufizohet më tej në periudhën afatmesme, mbështetur nga rritja e fortë e eksporteve dhe konsolidimi i planifikuar fiskal. Niveli i rezervave valutore mbetet i përshtatshëm.
Rreziku nga plakja dhe emigrimi
Si një ekonomi e vogël e hapur, me diversifikim të kufizuar ekonomik, Shqipëria mbetet e ekspozuar dukshëm ndaj rreziqeve të jashtme dhe të brendshme. Vendi është veçanërisht i prekshëm ndaj thatësirës, plakjes së popullsisë së kombinuar me emigrimin e vazhdueshëm të punëtorëve të kualifikuar dhe ndikimin nga rritja më e ulët në partnerët kryesorë tregtarë, thekson FMN.
Duhen rregullime fiskale
Raporti rekomandon që është e rëndësishme të zbatohet rregullimi i mëtejshëm fiskal, i kombinuar me përmirësimet në cilësinë e politikave buxhetore. Përshpejtimi i reduktimit të borxhit publik në një periudhë afatmesme, do të krijojë hapësirë për të absorbuar dhe kompensuar goditjet e kundërta nëpërmjet politikave fiskale anticiklike. Duke pasur parasysh nevojën për të përmirësuar infrastrukturën dhe zhvillimin njerëzor të Shqipërisë, konsolidimi fiskal duhet të mbështetet nga përmirësimet në politikën tatimore dhe administrimin e taksave që çojnë në të ardhura më të larta. Këto reforma duhet të mbështeten nga një analizë e kujdesshme e sistemit të të ardhurave dhe një strategjie afatmesme për të zgjeruar bazën tatimore dhe për të krijuar kushte të barabarta për bizneset.
Fondi shprehet kundër përjashtimeve fiskale në 2018-2019, sidomos në regjimin e TVSH-së, të cilat kanë ulur rendimentin fiskal.
Fondi ka ripërsëritur kërkesën që të mos ketë vonesa në rimbursimin e TVSH-së dhe të mos krijohen detyrime të prapambetura.
Të rishikohet propozimi për Korporatën e Investimeve
Autoritetet po konsiderojnë krijimin e Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) – një institucion zhvillimi që do të shfrytëzonte asetet shtetërore “të lira” duke përdorur institucionet financiare si dhe burime të tjera financimi. Detyrat e korporatës do të përfshijnë përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të investimeve në pronën shtetërore dhe financimin ose bashkëfinancimin e projekteve të tilla.
Stafi fuqimisht u këshilloi autoriteteve që të rishikojnë propozimet për krijimin e AIC, për të shmangur rreziqet ndaj buxhetit dhe për integritetin e kuadrit të menaxhimit të investimeve publike. Në formatin që është, projektligji do të lejonte qeverinë të drejtonte vendime individuale për investime, të cilat mund ta shndërronin AIC në një instrument shpenzues jashtë buxhetit, çka  rrezikon të ulë disiplinën fiskale dhe të anashkalojë proceset e menaxhimit të investimeve publike. Në vend të kësaj, kuadri duhet të sigurojë që AIC do të veprojë në baza komerciale dhe të jetë një zgjatues i qeverisë. Ligji duhet të afirmojë pavarësinë e AIC në vendimet operative dhe në përzgjedhjen e projekteve individuale të investimeve. Stafi gjithashtu rekomandoi kufizimin e kontributit financiar të qeverisë në AIC më qartë në legjislacion dhe ta bëjë AIC subjekt të Ligjit të Prokurimit Publik.
 Kujdes me ardhjen e lojtarëve pa përvojë në sistemin bankar
Sektori bankar po finalizon një konsolidim të rëndësishëm, nga 16 banka në vitin 2016 në 13 për momentin. Brenda këtij procesi, pronësia e bankave është zhvendosur nga bankat mr përvojë të BE-së tek lojtarët e rinj – disa pa përvojë bankare, duke ngritur shqetësime në lidhje me cilësinë e qeverisjes së bankës dhe kapacitetin e administrimit të rrezikut. Për të përballuar këto rreziqe, BSH ka miratuar një kornizë më intensive të inspektimit dhe mbikëqyrjes, si në vend ashtu edhe jashtë saj, për bankat me aksionarë të rinj. Këto masa janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga banka qendrore për të harmonizuar më tej kuadrin rregullator me standardet ndërkombëtare, thotë raporti i FMN

Për Shtypnews.al A Cara 

Udhëtimet pa viza në 100 vende, si renditet pasaporta shqiptare në reputacionin ndërkombëtar


Shqipëria zbret në renditjen e pasaportave botërore. Indeksi i Nomad Passport tregon se vendi ynë renditet në vendin e 83-të nga 199 vende nga e gjithë bota. 

Shqiptarët mund të shkojnë pa viza në 100 shtete.

Wednesday, July 3, 2019

Qeveria miraton paketën “Anti- shpifje”, Gjonaj: Fund epokës së “fakenews”!

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, bëri të ditur sot se është miratuar nga Këshilli i Ministrave paketa “Anti-shpifje”. Në fjalën e saj, ministrja theksoi se kjo paketë, synon rregullimin në disa ligje kryesore për shërbimet e medias në tërësi dhe publikimeve elektronike në veçanti, për shmnagur një nga fenomet më shqetësuese të epokës së internetit, atë të “fakenews”. Fokusi i saj ëshë rregullimi i regjistrimit të platformave ‘online’, ose siç njihen portale, që vijnë pikërisht nga mungesa e transparencës së tyre. Sipas saj, ekzistenca e një serie portalesh, të cilat shumë prej tyre nuk figurojnë të regjistruara, janë një nga hallkat kryesore të përhapjes së lajmeve të rreme, për interesa nga më të ndryshme, ku mes të tjerave nuk garantojnë pavarësinë e gazetarëve, si dhe prishin konkurrencën e drejtë mes mediave. Gjonaj theksoi se do të bëhen ndërhyrje në ligjin në ligjin “Për mediat audiovizive, ligjin “Për komunikimet elektronike, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, si edhe në VKM-në për masat e mbrojtjes së fëmijëve nga aksesi në përmbajtje të paligjshme në internet.
 Këto ndërhyrje sigurojnë:
1.​procedura të shpejta administrative mbi trajtimin e ankesave për programet e publikuara nga Ofruesit e Shërbimit të Publikimeve Elektronike
2. reagim të shpejtë të institucioneve publike në rast të konstatimit të cënimit të të drejtave të indidëve, duke parashikuar një procedurë të qartë me hapa konkretë për trajtimin e ankesave.
3.​Krijimin e një regjistri që administrohet nga AKEP ku regjistrohen Ofruesit e Shërbimit të Publikimeve Elektronike, të pajisur me numër të regjistrimit të personit të tatueshëm, ose të regjistruar në regjistrat tregtarë.
3.​Ofruesit e shërbimeve mediatike do të monitorohen nga AMA.
 Ajo theksoi se paketa nuk cenon lirinë e shprehjes dhe pluralizmin e tregut, siç opozita ka akuzuar, por synon përcaktimin e disa standardeve etike në mënyrë që të respektohet dinjiteti dhe të drejtat themelore të njeriut. /web.rtsh

Pavarësia e SHBA, Kosova shpalos anembanë flamujt amerikanë | Shtypnews.al |

KOSOVË

Përvjetori i 243-të i pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kremtohet të enjten edhe në Kosovë. Sheshi kryesor në kryeqytetin e Kosovës është dekoruar me flamuj amerikanë dhe të Kosovës, në shenjë urimi dhe respekti për popullin amerikan.
Dita e Pavarësisë së SHBA-së në Kosovë shënohet çdo vit me aktivitete simbolike, duke përçuar mesazhin se shqiptarët nuk harrojnë të falënderojnë  SHBA për rolin që ka dhënë në shtetformimin e Kosovës.
Mesazhe urimi për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara tradicionalisht dërgojnë edhe krerët e institucioneve më të larta të Kosovës.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...