S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, June 30, 2019

Denoncimi me video, lekë për të votuar

Denoncimi me video, lekë për të votuar


Partia Demokratike ka publikuar një video, ku sipas tyre dokumentohet operacioni kriminal për blerjen e votave.  Nënkryetari i PD-së, Edi Raloka tha se PS dhe Bashkia e Tiranës kapen me zë dhe me figurë duke blerë votues.
“Edhe kur është i vetëm në votime, edhe kur kontrollon çdo hallkë të zinxhirit që ka lidhje me votën, Edi Ramës sërish i duhet të blejë votues, i duhet të vjedhë, i duhet të manipulojë rezultatin. Këtë herë Edi Ramës i duhet pjesëmarrja për të fshehur braktisjen masive të shqiptarëve. Për këtë arsye, ai ka vënë sërish në funksionim skemën kriminale të blerjes së votuesve. Partia Demokratike ka marrë me mijëra denoncime që demaskojnë këtë skemë, por ajo që zbulon më mirë fytyrën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, është video që do të ndiqni pas pak. Është një skuadër kriminale, me njerëz të Partisë Socialiste dhe të punësuar të Bashkisë së Tiranës, që kryejnë krimin penal të blerjes së votës dhe krimin moral të korruptimit të shpirtit të një vajze të re. Për fat të keq, vajza duket që e ka për herë të parë një operacion të tillë kriminal”, tha Paloka.
Por kush është personazhi që del në video dhe akuzohet nga PD?

“Partia Demokratike ka mundur të identifikojë deri tani se njëri nga personat I përfshirë në këtë krim zgjedhor është Edmond Hajro, Komisioner i PS tek njësia nr 9 Tiranë, pranë kopshtit numër 3. Ai është administrator i një pallati, i emëruar nga Bashkia e Tiranës”, tha nënkryetari i PD-së./ Opinion.al

Friday, June 28, 2019

Presidenti Trump emëron zonjën Yuri Kim si ambasadore në Shqipëri

Presidenti Donald Trump njoftoi synimin për të emëruar zonjën Yuri Kim nga Guami si ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e SHBA në Shqipëri, tha Shtëpia e Bardhë në faqen e saj zyrtare.
Zonja Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.
Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.
Ajo ka qenë gjithashtu Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpalëshe për t'i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Zonja Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe Ankara.
Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.
Ajo mban gradën B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe Master of Philosophy nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhët koreane, kineze, japoneze dhe turke.
Të emëruarit në postet ambasadoriale duhet të konfirmohen nga Senati.

Pas thirrjeve të SHBA-së, vendos të tërhiqet nga dhu na? Flet Basha: Të mos biem pre e provokimeve, refuzojeni


“Ne jemi shumica”. Kështu ka deklaruar lideri i opozitës Lulzim Basha mbrëmjen e sotme duke iu bërë thirrje shqiptarëve të refuzojnë dhunën pasi ajo i jep oksigjen kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti ‘kufomë politike’.
Basha tha se 30 qershori është kthyer në varrezën politike të Edi Ramës, ndaj iu kërkoi shqiptarëve të mos bien pre e provokimeve të tij. “Refuzojeni, braktiseni. Denonconi gjithçka që regjimi i tij bën. Të jemi bashkë më 30 qershor duke ngritur zërin si qytetarë të denjë europianë. Ne jemi shumica”, theksoi Basha.
PJESË NGA FJALIMI I KREUT TË PD
Krimi financoi gjithë opozitën e tij. Krimi u mobilizua për të marrë votat për ta sjellë në pushtet dhe krimi u shpërblye nga qeverisja që buroi prej tij.

Opozita zhvilloi një betejë të ashpër për largimin e krimit nga parlamenti. ka qenë një betejë e vështirë në momentin e fortë të rilindjes kur ajo sapo kishte ardhur në pushtet. Atëherë na u desh të bënim çdo përpjekje që të arrinim ligjin e dekriminalizimit. Ata që mendojnë se me Ramën mund të funksionojë gjuha institucionale le të kujtojnë luftën për dekriminalizimin.
Kujtoni sulmet e tij ndaj nesh dhe talljet e tij ndaj nesh dhe të gjithë ata që u përzunë nga dekriminalizimi. Pa mbaruar mirë dekriminalizimin na u desh të përballemi me kanabizimin e vendit. Ju kërkoj të rikujtoni talljet, fyerjet ndaj denoncimeve tona. kujtoni sulmet ndaj Dritan Zaganit dhe kujtdo që guxoi të ngrinte zërin kundër drogës. Vetëm më këmbëngulje arritëm të zgjonim botën që të bënte presion.
Kujtoni koncesionet.
Pa bojkotet tona, pa denoncimet tona, pa çadrat, Edi Rama do vazhdonte të ishte rilindës dhe të tjerë ministra dhe Vangjush Dako pranë mandatit të katërt.
Në rrugëtimin tonë kemi bërë gabimet tona. Ka shumë gjëra që do donim ti kishim bërë ndryshe.
Vendimi për mandatet shumë i vështirë.
Të respektojmë mundin dhe sakrificat e çdo shqiptari gjatë këtyre 6 viteve. Çdokujt që ka rezistuar dhe është denoncuar nga ky regjim. Ne sot jemi shumica, më të bashkuar se kurrë gjatë këtyre 6 viteve. Më të qartë se kurrë, me një qëllim të drejtë dhe një kauzë të madhe.
Shpesh arma më e fortë është durimi dhe këmbëngulja. Forca jonë është besnikëria ndaj kauzës. Sot kemi arritur shumë, të zbulojmë fytyrën e vërtetë të regjimit. Kemi arritur të krijojmë një koalicion të madh njerëzish e qytetarësh. kemi arritur të ngjallim shpresën që do bëhet edhe më e madhe kur ne të ndajmë vizionin për ti dhënë fund ciklit të së keqes. 30 qershori, dita kur Edi Rama do të kryejë aktin e fundit të tij para rrëzimit të regjimit. 30 qershori është rrëzuar pa ardhur ende. 30 qershori është kthyer në varrezën politike të Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë t’i japim oksigjen kësaj kufome politike, kjo është dhuna. Nuk do lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për të zgjatur jetën e kësaj kufome politike. Ju ftoj të mos biem pre e provokimeve të Edi Ramës, refuzojeni, braktiseni. Denonconi gjithçka që regjimi i tij bën. Të jemi bashkë më 30 qershor duke ngritur zërin si qytetarë të denjë europianë. Ne jemi shumica.

Kujdes: Gjermania forcon luftën kundër punës në të zezë -|Shtypnews.al|

Ligji i ri për luftimin e punës në të zezë dhe abuzimit me përfitimet sociale është miratuar tashmë nga Parlamenti Gjerman më datën 6 qershor 2019 dhe të premten, 28.06.209 duhet të kalojë instancën e fundit, që është Dhoma e Landeve, para se të nënshkruhet nga Presidenti.
Ai përmban dy elemente kryesore: Elementi i parë ka të bëjë kryesisht me shtetasit e BE-së, që vijnë në Gjermani vetëm për të marrë shpërblimin për fëmijët (afro 190 euro për fëmijë). Me ligjin e ri, shpërblimi për fëmijët nuk jepet menjëherë, por vetëm pasi ke jetuar tre muaj në Gjermani dhe kur je me konratë pune.
Elementi i dytë ka të bëjë me punëtorët mëditës, që rrinë diku, në një vend të caktuar, dhe presin që të vijë t’i marrë punëdhënësi. Tani ata mund të gjobohen edhe nëse nuk kapen duke punuar në të zezë, mjafton dyshimi. Dhe gjobat mund të shkojnë deri në 5000 Euro.
Qarku Koordinativ kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (KOK) me seli në Berlin, e kritikon këtë masë, sepse siç thotë për DW Eva Kübelbeck, referente e kësaj shoqate, “ligji në këtë rast godet personat që janë në hall, në vend që të merret me trafikantët e tyre.”
Edhe Enti që merret me luftimin e punës në të zezë e ka të parasysh këtë fakt, prandaj, siç i tha DW një zëdhënës i tij, kjo gjobë do të vihet vetëm në raste ekstreme. Ai shpjegon se deri tani policia nuk kishte asnjë mundësi të parandalonte këtë lloj punësimi me mëditje, ku në të shumtën e rasteve njerëzit sillen në mënyrë të organizuar nga vendet e Evropës Juglindore prej personave që bëjnë si ndërmjetësues dhe duan thjesht t’i shfrytëzojnë. “Qëllimi ynë është që t’i nxisim migrantët që të kërkojnë punë legale”, thotë zëdhënësi. Ndër të tjera ai vë në dukje se, edhe për ato raste kur migrantët janë ilegalë dhe nuk kanë një kontratë pune, ata kanë të drejtë ta hedhin në gjyq punëdhënësin, nëse ky abuzon me ta.
Sigurisht që kjo kërkon një avokat, por ndoshta ia vlen llogaria. Dikush që ka punuar në të zezë në Gjermani, dhe nuk është paguar nga punëdhënësi, ka të drejtë ta hedhë atë në gjyq dhe t’i kërkojë dëmshpërblim. Në praktikë, migrantët nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi, nga frika se mos paditen për punë në të zezë. Por, kjo në praktikë nuk ndodh, sepse, përgjegjësia për punësimin ilegal bie mbi punëdhënësin dhe jo punëmarrësin, thonë ekspertët.

“Të dielën dhunë”, PD: Skenari i rrezikshëm i Edi Ramës…

Partia Demokratike përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ripërsëriti se asnjë militant i PD nuk ka lidhje me sulmin në KZAZ në Bushat ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se ka një skenar dhune për ditën e diel, të cilin kërkon t’ia faturojë PD-së.
Akuzat ndaj kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës dhe kërkesën e Lleshaj për shkarkimin e tij, Bardhi i ka cilësuar “tentativa të dështuara që synojnë të imponojnë paligjshmëri”.
..
Për Shtypnews.al nga Tan Cara

Meta: Të mos konfrontohemi me ata që shkojnë në votimet socialiste, votimet e shqiptarëve janë më 13 tetor

Nje dite pasi dekretoi daten e re te zgjedhjeve vendore, 13 tetorin, e teksa kryeministri Rama ka ritheksuar prere, edhe sot, se zgjedhjet do te jene me 30 qershor, vjen reagimi i radhes i kreut te Shtetit, Ilir Meta. 

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, teksa ka postuar edhe nje video te votimeve ne komunizem, Meta, shkruan se “data kushtetuese e zgjedhjeve vendore është 13 tetor 2019”.
Meta ka dhene mesazh per shqiptaret, teksa shkruan: “kryeministri po insiston për të shkuar në votime socialiste në datën 30 qershor 2019. T’i respektojmë dhe të mos konfrontohemi me të gjithë ata bashkëqytetarë që do të shkojnë në këto votime socialiste”.
Sipas tij, “Të gjithë shqiptarët së bashku, në mënyrë demokratike, të fshehtë, të lirë dhe të ndershme do të zgjedhin vetëm në 13 tetor 2019”.
Mesazhi i Metës
Mirëdita të dashur qytetarë!
Nga dje, data kushtetuese e zgjedhjeve vendore është 13 tetor 2019.
Situata është e qartë dhe e padiskutueshme nga ana ligjore dhe kushtetuese.
Gjithsesi kryeministri po insiston për të shkuar në votime socialiste në datën 30 qershor 2019.
Ju këshilloj ta merrni atë me qetësi e mençuri, dhe të mos bini pre e provokimeve, sepse ato u shërbejnë vetëm atyre që duan të legjitimojnë kapjen totale të shtetit dhe instalimin e një regjimi njëpartiak.
Të dashur qytetarë,
T’i respektojmë dhe të mos konfrontohemi me të gjithë ata bashkëqytetarë që do të shkojnë në këto votime socialiste.
Konfrontimi dhe dhuna nuk i shërben Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane, dhe sidomos bashkëjetesës sonë qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet dhe në të gjithë shoqërinë tonë.
Mos u nervozoni nga provokimet që do t’ju bëhen për t’ju çuar drejt dhunës.
Ndoshta e teproj, por për t’i shijuar tamam votimet socialiste dhe për t’ju rikthyer qoftë dhe për 1 ditë asaj periudhë 45-vjeçare, shoqërojini me dajre e daulle si njëherë e një kohë.
Ata vetë do votojnë, vetë do t’i numërojnë.
Të gjithë shqiptarët së bashku, në mënyrë demokratike, të fshehtë, të lirë dhe të ndershme do të zgjedhin vetëm në 13 tetor 2019.
Ndaj ju ftoj të ndiqni dhe këtë video për t’u çtensionuar sadopak në prag të kësaj fundjave interesante.
Për    >Shtypnews.al nga -/Tan Cara/

Tuesday, June 25, 2019

Qindra kuksianë në protestë, Rama shkon në Kukës me helikopter

Është tensionuar situate në Kukës mes policisë dhe militantëve të PD-së të cilët janë duke protestuar kundër ardhjes së Ramës në këtë qytet.


Edhe pse policia i kishte paralajmëruar disa herë, protestuesit kanë thyer tashmë dhe kordonin e fundit dhe janë nisur drejtë aeroportit, vendi ku dhe do të mbahet fushata elektorale e kryeministrit për prezantimin e kandidat të Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit.
Bëhet me dije se fshati ku kishte ngecur dhe protesta ishte në fshatin Gostil, jo më larg se 500 metra nga aeroporit.
Mësohet se kryeministri Edi Rama tashmë ka mbërritur në Kukës. Burime pranë tij bëjnë me dije se Kryeministri Rama ka mbërritur në Kukës me helikopter.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...