S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, May 1, 2019

Policë europianë në kufi; Hyn sot në fuqi marrëveshja Shqipëri-BE


Kufijtë e Shqipërisë me Greqinë do të patrullohen edhe nga policët europianë të Agjencisë së Rojeve të Kufirit dhe Bregdetit në fund të muajit. Marrëveshja mes Tiranës dhe Brukselit për menaxhimin e rasteve të migrimit të parregullt dhe luftën ndaj krimit ndërkufitar, hyri në fuqi më 1 maj.


Policë europianë nga ky muaj do të vendosen në disa nga kufijtë e Shqipërisë, në bazë të marrëveshjes mes Tiranës dhe Brukselit, që hyri në fuqi më 1 maj.
Shqipëria është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor, jashtë BE-së, me të cilin është firmosur një dokument i tillë.
Sipas komisionerit europian për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, ekipet e Rojeve Europiane të Kufirit dhe Bregdetit pritet të vendosen në kufirin shqiptar me Greqinë në fund të majit.
Qëllimi është që BE të ndihmojë Shqipërinë në menaxhimin e rasteve të migrimit të parregullt dhe luftën ndaj krimit ndërkufitar.
Marrëveshje të ngjashme po finalizohen edhe me Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi. Pas valës së emigrantëve drejt BE-së, Parlamenti dhe Këshilli Europian më herët këtë vit vendosën t’i japin më shumë peshë Agjencisë së Rojeve Europiane të Kufirit dhe Bregdetit.topchannel

Ne punojme, shteti na shkerdhen pagen.

Ne punojme, shteti na shkerdhen pagen. Miliarderet paguajne 8 per qind kur ndajne fitimet e bizneseve. Ne qe jetojme me rroge paguajme 23 per qind tatim nga rroga. Rama ngriti nje shtet supertepadrejte. Se mos guxon njeri te kerkoje voten time. Nuk votoj ate qe me grabit. Ne kete vend nuk cmohet puna, por suma. Vetem shikoni cfare kalamajsh na qeverisin.https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1013262458878869&id=100005853727612

Ekzekutohet shqiptari në burgun e Trikallas

Një i dënuar shqiptar është viktima e radhës në burgjet greke. Sipas burimeve policore,viktima u qëllua me thikë prej dy të dënuarve ruse, në rrethana ende të pa ditura.
Ngjarja ndodhi jashtë klinikës së burgut, mbas një debati që viktima pati me ekzekutorët.
Emri i viktimës nuk bëhet publik për momentin prej autoriteteve greke.
Ndonëse viktima u dërgua në spital, mjekët nuk munden ta shpëtojnë.
Ai kishte plagë nga arma e ftohtë, me gjasa thikë.
Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko ligjore, ndërsa prokuroria e Trikallas urdhëroi hapjen e një hetimi lidhur me ngjarjen.
Ngjarja e sotme, është episodi i dytë i dhunshëm brenda një muaji në burgun e Trikallas, ndërsa që nga fillimi i vitit, janë shënuar 5 viktima të ekzekutuar në këto burgje.
4 prej viktimave janë shqiptarë, ndërsa një grek.
Përleshjet e dhunshme janë ngjarje e zakontë në burgjet greke, ndërsa kushtet me to konsiderohem si çnjerëzore, madje Greqi është penalizuar disa herë nga gjykatat europiane për situatën me instiucionet e riedukimit në vend.https://shtypnews.blogspot.com/2019/05/ekzekutohet-shqiptari-ne-burgun-e.html

Sot 1 Maj,Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ! Një muaj të mbarë për të gjithë !


Jorgji 

Sot 1 Maj,Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ! 
Një muaj të mbarë për të gjithë !
Sa më shumë të drejta dhe dinjitet për punëtorët ,duart e të cilëve prodhojnë të mirat materiale !
Sa më shumë respekt për punën dhe njeriun e punës !
Sa më shumë punë për rininë shqiptare të papunë,që po shtyn kohën si në "kemp" në kafenee duke u menduar se çduhet bërë...!
Shëndet dhe lumturi për punëtorët dhe familjet e Tyre !
Rroftë 1 Maj !!! Shkruan Jorgji K Sidheri

Shokohet nëna. Zbulon në trupin e vajzës 25 kafshime, pasi e mori nga çerdhja

Një nënë e re është tronditur teksa ka parë shenja kafshimi në trupin e vajzës së saj 15 muajshe. Alice Martin, nga Arizona, SHBA, ka bërë denoncim në polici, pasi vogëlushja e saj është kafshuar 25 herë gjatë kohës që ajo ishte në çerdhe.
Alice ishte duke ndërruar vogëlushen, Rosalynn, kur zbuloi se kurrizi i saj ishte plot me shenja kafshimi.
Ajo tha për KOLD News 13: Jam e zemëruar dhe e trishtuar në të njëjtën kohë. Në fillim mendova se janë shenja pickimi sepse nuk doja ta besoja që mund të jetë kafshuar, por pastaj fillova të qaj. U befasova dhe u trondita shumë kur pashë kurrizin e vajzës sime, ka rrëfyer ajo.
Policia beson se shenjat, të cilat i janë shkaktuar Rosalynn, janë shkaktuar nga një fëmijë tjetër. Askush nuk është arrestuar ende lidhur me këtë veprim aspak të këndshëm. Ndërsa çerdhja ku shkonte vogëlushja nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen.
Nëna e saj ka ndarë shqetësimin në rrjetet sociale duke u bërë thirrje të gjitha nënave të jenë të kujdesshme.  Gjithashtu ajo është çuditur dhe për faktin se si asnjë prej punonjëseve nuk ka ndërhyrë kur vogëlushja lëshonte klithma teksa kafshohej.
“Fakti që askush nuk ndërhyri, kur vajza ime kafshohej do të thotë së aty nuk ka pasur asnjë njeri dhe fëmijët kanë qenë vetëm”./tv klan.al/

1 Maji/ Dita e punëtorëve, ja cila është puna më e paguar në Shqipëri


Sot është 1 Maji, që njihet ndërkombëtarisht si dita e punëtorëve. Fillesat i ka në Çikago në 1886-n dhe më pas në 1904-n, kur sindikatat e punonjësve demostruan në mënyrë energjetike për vendosjen e ditës së punës 8 orarëshe.
Shtypnews.al
115 vjet më vonë, punonjësit shqiptarë janë më të papaguarit e Europës (paga minimale prej 211 eurosh është më e ulëta në Europë), punojnë mesatarisht 200 orë në vit më shumë se europianët, sipas Eurostat, ndërsa ka një informalitet në tregun e punës prej rreth 30%, çka nënkupton se një në tre punonjësi ose nuk i paguhen sigurimet, ose i deklarohet paga më e ulët sesa ajo reale, sipas një vëzhgimi të fundit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, RCC.
Shtypnews.al
Por, si ka ndryshuar paga mesatare në ekonomi katër vitet e fundit dhe cilat janë aktivitetet ekonomike (kompanitë dhe institucionet), që i paguajnë më shumë punonjësit?
Paga mesatare në ekonomi në vitin 2018 ishte 50,6 mijë lekë, ose rreth 405 euro. Sipas tabelave të publikuara nga INSTAT, në krahasim me 2014, pagat janë rritur me 11%, ose rreth 5 mijë lekë, ose me 40 euro. Por e indeksuar me inflacionin mesatar vjetor, paga mesatare në ekonomi në krahasim me 4 vite më parë është rritur minimalisht vetëm me 3.4%.



Institucionet që i paguajnë më shumë punonjësit janë organizatat ndërkombëtare. Paga mesatare në këto institucione është rreth 152 mijë lekë (rreth 1,200 euro), sa trefishi i pagës mesatare në vend. Organizmat ndërkombëtarë i kanë rritur më shumë pagat për punonjësit e tyre në vlerë absolute vitet e fundit, me gati 200 euro më shumë në raport me 2014-n.
Në vend të dytë renditen bankat e sigurimet, me pagën mesatare prej rreth 106 mijë lekë (850 euro) në muaj. Edhe bankat e sigurimet i kanë promovuar vit pas viti punonjësit e tyre, me pagat mesatare që janë 130 euro më të larta në raport me 2014-n. Por, ritmet e rritjes janë ngadalësuar dy vitet e fundit, teksa sidomos sistemi bankar nuk po zgjerohet dhe ka qenë në një proces të ethshëm shit-blerje. Në banka ka diferenca të larta nga rreth 300 euro për nivelet e ulëta (arka), në 7-10 mijë euro mesatarisht për nivelet e larta menaxheriale.
Organizmat ndërkombëtare, Bankat dhe sigurimet janë aktivitetet që shpërblejnë me paga relativisht të kënaqshme punonjësit e tyre, ndërsa sektorët e tjerë i paguajnë mesatarisht me më pak se 80 mijë lekë në muaj.
Në vend të tretë janë Aktivitetet Profesionale, Shkencore dhe teknike, me pagë mesatare 79 mijë lekë në muaj, me rritje 15% në raport me katër vjet më parë.
Aktiviteti i Furnizimit me Energji Elektrike, Gaz e Avull paguan mesatarisht 79 mijë lekë në muaj, me rritje 14% në katër vitet e fundit. Ndonëse përgjithësisht janë kompani shtetërore, që operojnë në këtë sektor, ato funksionojnë si shoqëri anonime, dhe rezultojnë me fitime të larta, ndërsa paguajnë mesatarisht më shumë se shteti.
Informacioni dhe Komunikacioni ka paga mesatare prej rreth 75.8 mijë lekësh në muaj. E indeksuar me inflacionin, rritja e pagave ka qenë negative për këtë sektor, si rrjedhojë e uljes së konkurrencës, pas daljes nga tregu të operatorit të katërt.
Një tjetër aktivitet, që ka parë rënie të ndjeshme të pagave është industria nxjerrëse, që kishte një pagë mesatare prej 75.7 mijë lekësh në 2018-n, ose 30.5 mijë lekë (240 euro) më pak se në 2014-n. Ky sektor nuk ka kaluar kohë të mira vitet e fundit, si rrjedhojë e konjukturës së pafavorshme të tregjeve ndërkombëtare.
Në administrimin publik dhe mbrojtjen, paga mesatare ishte 63.7 mijë lekë, me një rënie reale prej 6.1% në raport me 2014-n.
Arsimi ka pagë mesatare prej gati 62 mijë lekësh, me një rritje reale prej 6% në raport me katër vite më parë.
Një aktivitet që ka njohur zhvillim vitet e fundit është ai i shërbimeve në shtëpi, që paguhen gati 40 mijë lekë në muaj, me rritje 23% në krahasim me katër vjet më parë.
Ndërsa ata që paguajnë më pak punonjësit e tyre në Shqipëri janë aktivitetet e akomodimit dhe të shërbimit të ushqimit, me vetëm 28 mijë lekë në muaj, ku më të papaguarit mbeten kamerierët, të cilët kompensohen nga bakshishet./Monitor/

Parashikimi i motit për datën 1 Maj, ja çfarë pritet…

Parashikimi i motit për datën 1 Maj 2019:
Sot reshjet pritet të jenë të dobëta në pjesën më të madhe të qarqeve por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Lezhë.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Shtypnews.al

Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 9 / 17 °C
Në vendet e ulëta: 7 / 18 °C
Në vendet malore: 1 / 12 °C ==>Shtypnews.al

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...