Një i dënuar shqiptar është viktima e radhës në burgjet greke. Sipas burimeve policore,viktima u qëllua me thikë prej dy të dënuarve ruse, në rrethana ende të pa ditura.
Ngjarja ndodhi jashtë klinikës së burgut, mbas një debati që viktima pati me ekzekutorët.
Emri i viktimës nuk bëhet publik për momentin prej autoriteteve greke.
Ndonëse viktima u dërgua në spital, mjekët nuk munden ta shpëtojnë.
Ai kishte plagë nga arma e ftohtë, me gjasa thikë.
Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko ligjore, ndërsa prokuroria e Trikallas urdhëroi hapjen e një hetimi lidhur me ngjarjen.
Ngjarja e sotme, është episodi i dytë i dhunshëm brenda një muaji në burgun e Trikallas, ndërsa që nga fillimi i vitit, janë shënuar 5 viktima të ekzekutuar në këto burgje.
Sot 1 Maj,Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve !
Një muaj të mbarë për të gjithë !
Sa më shumë të drejta dhe dinjitet për punëtorët ,duart e të cilëve prodhojnë të mirat materiale !
Sa më shumë respekt për punën dhe njeriun e punës !
Sa më shumë punë për rininë shqiptare të papunë,që po shtyn kohën si në "kemp" në kafenee duke u menduar se çduhet bërë...!
Shëndet dhe lumturi për punëtorët dhe familjet e Tyre !
Rroftë 1 Maj !!! Shkruan Jorgji K Sidheri
Një nënë e re është tronditur teksa ka parë shenja kafshimi në trupin e vajzës së saj 15 muajshe. Alice Martin, nga Arizona, SHBA, ka bërë denoncim në polici, pasi vogëlushja e saj është kafshuar 25 herë gjatë kohës që ajo ishte në çerdhe.
Alice ishte duke ndërruar vogëlushen, Rosalynn, kur zbuloi se kurrizi i saj ishte plot me shenja kafshimi.
Ajo tha për KOLD News 13: Jam e zemëruar dhe e trishtuar në të njëjtën kohë. Në fillim mendova se janë shenja pickimi sepse nuk doja ta besoja që mund të jetë kafshuar, por pastaj fillova të qaj. U befasova dhe u trondita shumë kur pashë kurrizin e vajzës sime, ka rrëfyer ajo.
Policia beson se shenjat, të cilat i janë shkaktuar Rosalynn, janë shkaktuar nga një fëmijë tjetër. Askush nuk është arrestuar ende lidhur me këtë veprim aspak të këndshëm. Ndërsa çerdhja ku shkonte vogëlushja nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen.
Nëna e saj ka ndarë shqetësimin në rrjetet sociale duke u bërë thirrje të gjitha nënave të jenë të kujdesshme. Gjithashtu ajo është çuditur dhe për faktin se si asnjë prej punonjëseve nuk ka ndërhyrë kur vogëlushja lëshonte klithma teksa kafshohej.
“Fakti që askush nuk ndërhyri, kur vajza ime kafshohej do të thotë së aty nuk ka pasur asnjë njeri dhe fëmijët kanë qenë vetëm”./tv klan.al/
Sot është 1 Maji, që njihet ndërkombëtarisht si dita e punëtorëve. Fillesat i ka në Çikago në 1886-n dhe më pas në 1904-n, kur sindikatat e punonjësve demostruan në mënyrë energjetike për vendosjen e ditës së punës 8 orarëshe.
Shtypnews.al
115 vjet më vonë, punonjësit shqiptarë janë më të papaguarit e Europës (paga minimale prej 211 eurosh është më e ulëta në Europë), punojnë mesatarisht 200 orë në vit më shumë se europianët, sipas Eurostat, ndërsa ka një informalitet në tregun e punës prej rreth 30%, çka nënkupton se një në tre punonjësi ose nuk i paguhen sigurimet, ose i deklarohet paga më e ulët sesa ajo reale, sipas një vëzhgimi të fundit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, RCC.
Shtypnews.al
Por, si ka ndryshuar paga mesatare në ekonomi katër vitet e fundit dhe cilat janë aktivitetet ekonomike (kompanitë dhe institucionet), që i paguajnë më shumë punonjësit?
Paga mesatare në ekonomi në vitin 2018 ishte 50,6 mijë lekë, ose rreth 405 euro. Sipas tabelave të publikuara nga INSTAT, në krahasim me 2014, pagat janë rritur me 11%, ose rreth 5 mijë lekë, ose me 40 euro. Por e indeksuar me inflacionin mesatar vjetor, paga mesatare në ekonomi në krahasim me 4 vite më parë është rritur minimalisht vetëm me 3.4%.
Institucionet që i paguajnë më shumë punonjësit janë organizatat ndërkombëtare. Paga mesatare në këto institucione është rreth 152 mijë lekë (rreth 1,200 euro), sa trefishi i pagës mesatare në vend. Organizmat ndërkombëtarë i kanë rritur më shumë pagat për punonjësit e tyre në vlerë absolute vitet e fundit, me gati 200 euro më shumë në raport me 2014-n.
Në vend të dytë renditen bankat e sigurimet, me pagën mesatare prej rreth 106 mijë lekë (850 euro) në muaj. Edhe bankat e sigurimet i kanë promovuar vit pas viti punonjësit e tyre, me pagat mesatare që janë 130 euro më të larta në raport me 2014-n. Por, ritmet e rritjes janë ngadalësuar dy vitet e fundit, teksa sidomos sistemi bankar nuk po zgjerohet dhe ka qenë në një proces të ethshëm shit-blerje. Në banka ka diferenca të larta nga rreth 300 euro për nivelet e ulëta (arka), në 7-10 mijë euro mesatarisht për nivelet e larta menaxheriale.
Organizmat ndërkombëtare, Bankat dhe sigurimet janë aktivitetet që shpërblejnë me paga relativisht të kënaqshme punonjësit e tyre, ndërsa sektorët e tjerë i paguajnë mesatarisht me më pak se 80 mijë lekë në muaj.
Në vend të tretë janë Aktivitetet Profesionale, Shkencore dhe teknike, me pagë mesatare 79 mijë lekë në muaj, me rritje 15% në raport me katër vjet më parë.
Aktiviteti i Furnizimit me Energji Elektrike, Gaz e Avull paguan mesatarisht 79 mijë lekë në muaj, me rritje 14% në katër vitet e fundit. Ndonëse përgjithësisht janë kompani shtetërore, që operojnë në këtë sektor, ato funksionojnë si shoqëri anonime, dhe rezultojnë me fitime të larta, ndërsa paguajnë mesatarisht më shumë se shteti.
Informacioni dhe Komunikacioni ka paga mesatare prej rreth 75.8 mijë lekësh në muaj. E indeksuar me inflacionin, rritja e pagave ka qenë negative për këtë sektor, si rrjedhojë e uljes së konkurrencës, pas daljes nga tregu të operatorit të katërt.
Një tjetër aktivitet, që ka parë rënie të ndjeshme të pagave është industria nxjerrëse, që kishte një pagë mesatare prej 75.7 mijë lekësh në 2018-n, ose 30.5 mijë lekë (240 euro) më pak se në 2014-n. Ky sektor nuk ka kaluar kohë të mira vitet e fundit, si rrjedhojë e konjukturës së pafavorshme të tregjeve ndërkombëtare.
Në administrimin publik dhe mbrojtjen, paga mesatare ishte 63.7 mijë lekë, me një rënie reale prej 6.1% në raport me 2014-n.
Arsimi ka pagë mesatare prej gati 62 mijë lekësh, me një rritje reale prej 6% në raport me katër vite më parë.
Një aktivitet që ka njohur zhvillim vitet e fundit është ai i shërbimeve në shtëpi, që paguhen gati 40 mijë lekë në muaj, me rritje 23% në krahasim me katër vjet më parë.
Ndërsa ata që paguajnë më pak punonjësit e tyre në Shqipëri janë aktivitetet e akomodimit dhe të shërbimit të ushqimit, me vetëm 28 mijë lekë në muaj, ku më të papaguarit mbeten kamerierët, të cilët kompensohen nga bakshishet./Monitor/
Mirëmëngjesi, Bashkekombas - e, Vellezer dhe Motra Shqiptar, Miqësi e dashur, në kuadër 557º Vjetori i Fitores të Betejës së Livadhisë, ku Gjergj Kastrioti -Skënderbeu me luftëtarët Arbërorë mundi pushtuesin osman, Lavdi e Përjetshme, - Dita e së Martës së Fitores së Madhe është Festë Tradicionale për Arbëreshët -, ne kujtojmë 105° vjetorin e masakrës barbare greke, ku u Viktimizuan 217 Hormovitas!!! 1913-1914 jugu dhe jug-lindja e Shqiperise u perfshine ne nje terrorr te egerr masakrash dhe spastrimesh etnike. Nuk duhet harruar, duhet ta përkujtojmë me dhimbje këtë ditë!!! Gjakut të derdhur të Shqiptarit, i bie dielli dhe nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan!!! ️Ditë zije sot për Kombin tonë!!! Shqipëria jeton në Heronjtë dhe Martire e tyre. Hormovës është një plagë e hapur që bleeds në secilin prej nesh!!! Rrofte gjithe Herojte e Kombit tone qe u sakrifikuan per Lirine e Drejtesine e Kombit tone!!! Lavdi Përjetë Dëshmorëve të Kombit Shqiptar!!! Lavdi Dëshmorëve të Atdheut të të gjitha kohërave!!! Gjaku i tyre u bë rrugërrëfyes për Altarin e Lirisë!!! Rrofte gjithe Herojte e Kombit tone qe u Sakrifikuan per Lirine e Drejtesine e Kombit tone!!! Rrofshin sa malet Shqiptare, Rrofte Heroy yn Kombetar, Rrofte Gjuha Shqipe, Rrofte Falmuri yne Kuq e Zi!!! Në Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar përgjithmonë!!! Rroft Kombi Shqiptare!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! Rroft Liria, dhe Rroft Dardania Sacra - Kosovë, dhe Rroft Çamëria!!! I Liris se Iliris!!! Autoctonus!!! Bashkimi Kombëtar do të bëhet patjetër!!! Populli i Bashkuar kurrë nuk do të mposhtet!!! Rrofte Ribashkimi i Shqiperise!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët!!! Shërbëtor i përulur i Zot dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj Imzot
+Aleksander I Shqipatrëve, Kryepeshkop - Bir I Shqiponjë
#UnëJamHormovës
Gazeta e njohur italiane, “Il mesaggero”, i ka kushtuar një hapësirë të veçantë transformimit që ka pësuar kryeqyteti shqiptar këto vitet e fundit.
Në reportazhin e saj, “Il mesaggero” thekson se Tirana ka pësuar një ndryshim rrënjësor falë Planit të ri Rregullues të arkitektit Italian Stefano Boeri.
Teksa e krahason transformimin që po pëson Tirana me ndryshimet që pësoi Italia pas Luftës së Dytë Botërore, gazeta italiane shkruan se Rilindja Urbane u hapi rrugë atij që sot është qytet paqësor, alegro dhe i projektuar në të ardhmen.
“Edhe e ardhmja e këtij kryeqyteti do të ketë vulën e Italisë pas adoptimit (zbatimit) të planit të ri rregullues të Stefano Boeri dhe me shumicën e arkitektëve italianë që po projektojnë lagjet e reja dhe shumicën e gradaçelave në ndërtim. Tirana pas rënies së komunizmit që e izoloi për 50 vite nga pjesa tjetër e botës dhe në fund edhe nga vendet e bllokut sovjetik, ka jetuar një periudhë kaosi. Ishte bërë një nga qytetet më të rrezikshme të Europës. Rilindja nisi në vitet 2000 me zgjedhjen si kryebashkiak të intelektualit dhe artistit Edi Rama, që sapo erdhi në drejtimin e kryeqytetit, duke mos pasur burime të mëdha, si shenjë të parë solli ngjyrat në periferitë e shkatërruara nga shembja e pallateve socialiste, duke i lyer me ngjyra të ndritshme. Ishte shkëndija që i hapi rrugë atij që sot e është qytet paqësor, alegro dhe i projektuar për të ardhmen. I aftë për të kthyer shumë shqiptarë që u arratisën në vitet ’90 dhe shumë italianë në kërkim të një shansi të dytë”, thuhet në artikull.
Gazetari I “Il mesaggero”, e nis udhëtimin e tij në kryeqytetin shqiptar pikërisht nga sheshi” Skënderbej” duke theksuar se kjo hapësirë fsheh edhe shpirtin e vërtetë të vendit. “Një udhëtim në zbulim kryeqytetit shqiptar nuk mund të nisë veçse nga sheshi “Skënderbej” që fsheh shpirtin e vërtetë të vendit. Një vendi ku 70 % e banorëve është i besimit mysliman, që i dedikon sheshin më të rëndësishëm patriotit katolik, Gjergj Kastrioti Skënderbeu që në vitin 1400 mbrojti Shqipërinë dhe Europën nga pushtimi osman, përfaqësohet aty në një statujë mbi kalë. Në të njëjtin shesh është përballë edhe Muzeu Historik Kombëtar, më i madhi dhe më i rëndësishmi i vendit me 8 pavijone dhe 18 mijë metra katrorë sipërfaqe ku përshkruhet gjithë historia e popullit shqiptar. Kur del nga muzeu, gjithmonë te sheshi, mund të admirosh xhaminë e Et’hem Beut dhe Kullën e Sahatit. Në shesh shfaqen edhe shumë nga dhomat e Plazës, hotelit më elegant të kryeqytetit, ku mund të prenotosh për të shijuar pamjen e mrekullueshme nga 23 katet e tij. Nga sheshi, përshkohet në këmbë bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga më e rëndësishme e qytetit ku ndodhen përballë Kryeministria, rezidenca e Kreut të Shteti dhe ministritë kryesore”, citohet në artikull.
Ajo që i ka tërhequr vëmendjen gazetarit është edhe Piramida, me xhama dhe çimento të varfëruar (fatiscente) që përfaqëson mauzoleumin dedikuar Enver Hoxhës, por edhe Parku i Madh i Liqenit Artificial.
Në reportazhin e “Il mesaggero-s” nuk mund të mungonte edhe Pazari i Ri, një zonë që deri një vit më parë I ngjante më shumë një vendgrumbullimi plehrash e që sot është një nga pikat më të frekuentuara nga turistët. Gazetari Italian u rekomandon vizitorëve italianë edhe Malin e Dajtit.
“Për të thithur ajër të pastër dhe për të shijuar edhe një pamje spektakolare mbi luginën e Tiranës, mund të shkohet në Malin e Dajtit përmes teleferikut më të madh në Ballkan për 15 minuta dhe me një kosto rreth 6 euro. Shpirti i vërtetë i qytetit njihet duke takuar njerëzit në jetën e përditshme, si ata që frekuentojnë Pazarin e Ri, tregun kryesor të Tiranës, të restauruar së fundmi ku çdo ditë në tryeza ekspozohen prodhimet më të mira nga i gjithë vendi. Përreth ka dhjetëra restorante e lokale të çdo lloji, ku mund të konsumosh receta lokale, por edhe qofteri, pica apo hamburger. Mes të gjithave, qëndron restoranti italo-shqiptar, Markata e Peshkut që çdo ditë ofron peshk të freskët që vjen nga bregu i Adriatikut vetëm disa dhjetëra kilometra larg kryeqytetit”.
Për të gjithë ata që duan të shijojnë orët e vona të kryeqytetit, vendi I rekomanduar është zona e ish-bllokut, një zonë e mbushur jo vetëm me aktivitete të shumta biznesi, por edhe diskoteka e klube nate të hapura deri në agim. “Il mesaggero “Tashmë gjatë ditës zona është e mbushur me zyra private, call center, ndërsa çdo natë qyteti ndizet nga jeta e natës, me lokale, kazino, klube nate dhe diskoteka të çdo lloji, të hapura deri në agim. Në të ardhmen, zona e Bllokut do të jetë e destinuar të bëhet gjithnjë e më shumë zonë e drejtuar ndaj prestigjit dhe simbolit të Tiranës së ardhshme”, shkruan gazeta e njohur italiane.