S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, April 28, 2019

Pse je i dëshpruar me Gjermaninë, gospodine Baton Haxhiu?

Prof.Asoc.Dr. Enver Bytyçi
Para dy ditësh eksponenti gjitholog Baton Haxhiu ka sulmuar dhe hedhë vrerë kundër Gjermanisë. Në një intervistë me TV Dukagjinin e Kosovës ai ka thënë se Gjermania ishte kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë, se politika gjermane për shqiptarët është e dëmshme e shumë akuza të tjera si këto.
Në gjithë intervistën e tij gospodin Baton Haxhiu dukej tejet i dëshpruar për atë pse Berlini mbështet kryeministrin Haradinaj për taksën që i ka vënë Serbisë dhe pse Merkeli nuk po mbështet Batonin, Hashimin dhe Edvinin për shkëmbimin e territoreve dhe ndarjen e Kosovës?!
Njëjtë si Batoni është shfaqur në dëshprim të madh edhe presidenti i Kosovës, ndërsa naltgjatësia i Tiranës nuk ka pasë kohë të merret me Samitin e Berlinit, megjithëse nesër ai duhet të udhëtojë për atje.
Çfarë i bën këta shqiptaro-serbofilë të jenë të dëshpruar me Berlinin dhe Samitin e nesërm që mbahet atje?
As më shumë, as më pak, vetëm dështimi në përpjekjet e jashtëzakonshme që ata kanë bërë për ta tjetërsuar e zvogluar territorin e Kosovës!
Duhet që ekspertët më në zë në botë të merren me këtë rast unik, për ta shpjeguar se si ka mundësi që presidenti i një vendi, mentori i tij dhe kryeministri i një shteti vëlla me Kosovën të zemrohen, të dëshprohen, të thartohen aq shumë kundër një shteti, një vendi e një kancelare, e cila del në mbrojtje Kosovës dhe territoreve të saj?! Eshtë rast unik në historinë e botës.
Nesër në Berlin do të jenë katër presidentë dhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perendimor, përfshirë katër vendeve anëtare të BE-së, Gjermanisë, Francës, Sllovenisë dhe Kroacisë.
Në tavolinën e bisedimeve do të vihen përballë dy palë: Shumica kundër idesë së Beogradit e Moskës për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e kufijve të saj me Serbinë dhe një pjesë e vogël, përkatësisht Hashim Thaçi, Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Brnabiq me idenë serbo-ruse të ndarjes së saj. Por më i dëshpruar e më agresori ndër ta do të jetë Hashimi, sepse atij i del edhe në ëndërr Batoni tek ia përjell kërcënimet e Vuçiqit me dosjen e të ashtuquajturave krimeve të tij në Kosovë.
Ndërsa sa i përket qëndrimit gjerman për Kosovën, bombardimet e NATO-s dhe luftën, dua t’i them gospodin Baton Haxhiut se politika shtetërore e Gjermanisë ka qenë par exelancë.
Ishin presidenti Bush Senior dhe Helmut Kohl ata që projektuan idenë e pavarësisë së Kosovës. Ishte ministri i Mbrojtjes Rudolph Scharping, i pari politikan europian që krimet e Milosheviçit në Kosovë i krahasoi me krimet e Hitlerit.
Ishte Gerhard Schroeder si kancelar që urdhëroi për herë të parë në historinë e pas Luftës së Dytë Botërore ushtrinë gjermane të angazhohet jashtë vendit të vet në sulmet ajrore kundër Serbisë.
Ishte Bundestagu gjerman që ndryshoi kushtetutën e vendit për t’i hapë rrugë angazhimit të ushtrisë gjermane për çlirimin e Kosovës.
Ishin trupat e KFOR-it gjerman që kanë shkëlqyer në misionin e tyre në Kosovë.
Ishte ministri i Jashtëm, Joschka Fischer, ai që “ballsamosi” Lamberto Dinin në prill 1999, kur kërkonte pushimin e bombardimeve me rastin e pashkëve. Ishte po Fischer ai që sfidoi partinë e tij kur e gjuajtën me domate e vezë, duke deklaruar para saj se nuk do të lejonte një Holokaust në mes të Europës në fund të shekullit XX! Fischer kishte pranuar në janar 1999 nga ministrja e Jashtme e Bullgarisë projektin e miqve të Batonit, përfshirë Stanishiqin, për dëbimin dhe asgjësimin e shqiptarëve në Kosovë.
E ndërkohë ishte radioja gjermane DW që përmes Beogradit përhapi lajmin e rremë se “Baton Haxhiu ishte masakruar” nga forcat serbe në Prishtinë, ndërkohë që gospodin Batonin këto forca po e përcillnin me nderime e respekt të veçantë drejt Bllacës.
Alibia e vrasjes së Batonit ishte alibia e heroizimit të tij, me qëllim që ai të bëhej i besueshëm te shqiptarët për të realizuar misione të tilla si ky për ndarjen e Kosovës!
Investimi i Beogradit te Batoni fillon nga Stanishiqi i Brezovicës, vazhdon me heroizimin e tij, më pas me monopolet e tregëtisë me Serbinë, madje me ekskluzivitet edhe në Shqipërinë e Edi Ramës dhe mbyllet me angazhimin vetmohues të tij bashkë me Hashimin e Edvinin për shkatërrimin e shtetit e të tërësisë territoriale të Kosoëvs!
Në këtë kuptim dëshprimi i gospodin Batonit është i justifikuar. Ai mendon se më shumë vlen pasuria, emri e lavdia e tij, si dhe e Hashimit dhe Edi Ramës, sesa territori i Kosovës, shteti i Kosovës, gjaku i dëshmorëve që ranë për çlirimin e saj dhe investimi i SHBA-ve, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe vendeve të NATO-s për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës!
Gospodin Batoni është i dëshpruar, sepse shefat e tij në Tiranë, Beograd e Prishtinë nuk po kanë më shans të “marrin çmimin Nobel për Paqe” dhe ai vetë nuk po ka më shans të shenjtërohet nga Patriarkana serbe për shërbimet që ai ia bën Serbisë.
Shkatërrimin e shtetësisë dhe tërësisë territoriale të Kosovës ata e shohin si mundësi për honorare të tilla!
Ndaj janë të dëshpruar dhe armiqësuar me Gjermaninë, kancelaren Merkel dhe Samitin e Berlinit!

Petrit Palushi: Në muajin prill u larguan edhe 5 familje kuksiane… 4 prej kryefamiljarëve ish-nxënës të mi…

Në muajin prill u larguan edhe 5 familje kuksiane… 4 prej kryefamiljarëve ish-nxënës të mi… E frikshme, alarmuese: Prej 2014-s mbi 3000 familje kuksiane kanë emigruar nëpër Europë… Kjo ndodh kur prishet krejt-e-krejt ekuilibri i jetesës në Shqipninë tonë të dashtun që po na ban verem e stër-verem…

Pse po largohen banorët e Kukësit?
Dhe u thuhet: Mos u largoni... dmth., vazhdoni e jetoni n'vorfni, veç sa me marrë frymë...

Banorët e Kukësit nuk largohen pse s’kanë bukë, pse s’kanë ujë, pse s’kanë të paguajnë energjinë, pse nuk kanë punë... por largohen... SE S’KANË... SE S’KANË... SE S’KANË... se nuk munden... se duan me jetue jetën... se nuk i duan femijet ne veshtiresi... se trishtohen kur nuk kane me pague bileten kur shkojne per hall ne Tiranë... se trishtohen kur e shohin familjen e komshiut njilloj si s'ka per familjen e vet... se nuk munden as me anderrue...

At'here, sa jeton njeriu? 1000 vjet?
“E papasmja asht derë e hekurt”, thotë nji fjalë e urtë.
Ne jemi në Europë, së paku gjeografikisht dhe kur Shqipëria s’është në gjendje të krijojë kushte jetese për shtetasit e vet, at’herë kam besim se do jetë Gjermanija ajo që do kujdeset për këtë pjesë t’Europës. Në mos Gjermanija, para Zotit do kujdeset Amerika. Në mos Amerika, at'here Zoti do kujdeset...
Shkruan - Petrit Palushi.

Intervistë/ Lulzim Basha: Ja si do ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Europa!

Shqipëria është në udhëkryq. Duhet të ndjekim rrugën drejt Bashkimit Europian, e cila është aspiratë e 95 % të shqiptarëve. Atje mund të arrijmë vetëm përmes rrugës europiane, jo me gënjeshtra, intriga dhe mospranim të rregullave të demokracisë, konstaton Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për gazetën sllovene “Delo” duke folur edhe për rrugëzgjidhjen:
“Duhet, së pari, të dënojmë politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar. Për këtë duhet t’i çlirojmë duart drejtësisë që të bëjë punën e saj dhe së dyti përcaktime të qarta ligjore për të nxjerrë pergjithmonë nga politika personat e lidhur me krimin. “
Krimi shkon gjithmonë atje ku institucionet publike janë të dobëta dhe ku politika është e gatshme të sakrifikojë të mirat publike për interesat personale. Kjo është dhe arsyeja pse kriminelët e kanë zbuluar parajsën e tyre në Shqipëri, mendon lideri i opozitës shqiptare.
Por si largohet krimi i organizuar. Përcaktues është vullneti politik. Për këtë shkak, më shumë se në luftën politike  duhet dhe jemi të përqendruar tek percaktimi i rregullave, ligjeve, dhe ajo që është më e rëndësishme ndëshkueshmëria, vlerëson Lulzim Basha duke qenë i prerë lidhur me këtë çështje:
“Politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar, duhet të dënohen, jo të shpërblehen.”
Pas konstatimit të gazetarit slloven se po thotë fjalë të mëdha, të cilat zakonisht politikanët opozitarë i harrojnë, sapo vijnë në pushtet, kryetari i Partisë Demokratike thekson se kjo është dhe arsyeja pse Shqipëria duhet të ndryshojë që nga themeli, që nga organizimi i saj juridik.
“Në Shqipëri mbizotërojnë klane të krimit të organizuar, që i kanë shtrirë lidhjet e tyre që nga Amerika Latine, Amerika e Veriut, Azia e deri në zemër të Europës. Dhe në vend që të ndiqen, të arrestohen, të vihen para drejtësisë kriminelët, këta po fitojnë gjithmonë e më shumë ndikim politik, për shkak të lidhjeve me politikën duke i zgjeruar edhe më tej bizneset e tyre.”
Sqaron lidhjen e ngushtë të bashkëpunimit me Presidentin e SHBA, Donald Trump, i cili Bashkimin Evropian e ka vlerësuar si kërcënim për Shtetet e Bashkuara ndërkohë Shqipëria vazhdon përpjekjet për të qenë anëtare e BE-së.  
Është i bindur se në momentin që do të arrijmë që të ndërtojmë Europën në shtëpinë tonë, do të arrijmë të kemi mbështetjen e vendeve anëtare të BE për të ecur me shpejtësi në rrugën jo të lehtë të anëtarsimit
Intervista e plotë
Lublanë – Rrugët e Shqipërisë janë të mbushura me protestues që kanë vetëm një kërkesë: zgjedhje të parakohshme dhe hetim të krimit të organizuar. Lideri i opozitës shqiptare Lulzim Basha tha gjatë vizitës së tij në Slloveni, se Shqipërinë mund ta shpëtojë vetëm “demokracia si e vendeve europiane”.
Në Ljubljanë ishte me ftesë të Institutit Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanike, IFIMES, dhe gjatë vizitës së tij ka kryer shumë takime politike dhe me investitorë. “Kemi biseduar për Shqipërinë, për situatën e Ballkanit Perëndimor dhe për investimet sllovene në Shqipëri”- thotë Basha dhe shton: “Slloveninë e shohim si shembull si mund të shfrytëzohen potencialet tona, por edhe si mund të kapërcejmë problemet me të cilat është përballur më herët Sllovenia, duke ndjekur praktikat e mira”
Çfarë mesazhi po përcjellin njerëzit në rrugët e Shqipërisë?
Mesazhi është shumë i thjeshtë – E duam Shqipërinë si e gjithë Europa. Duam të kemi zgjedhje të lira, shtet të së drejtës dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Tridhjetë vite pas rrëzimit të komunizmit, njerëzit shohin faktin se në Shqipëri nuk ka një shtet të së drejtës por një shtet të kapur. Këtë radhë jo nga tirani ideologjike, por nga sundimi autokratik, që ka uzurpuar të gjitha pushtetet.
Ku është sot Shqipëria?
Në udhëkryq. Është e vërtetë se shumë kemi arritur tridhjetë vitet e fundit, por tani duhet të çlirohemi nga autokracia. Duhet të ndjekim rrugën drejt Bashkimit Europian, e cila është aspiratë e 95 % të shqiptarëve. Atje mund të arrijmë vetëm përmes rrugës europiane, jo me gënjeshtra, intriga dhe mospranim të rregullave të demokracisë. Duhet, së pari, të dënojmë politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar. Kjo duhet te marre fund njehere e pergjithmone. Për këtë duhet t’i çlirojmë duart drejtësisë që të bëjë punën e saj dhe së dyti përcaktime të qarta ligjore për të nxjerrë pergjithmonë nga politika personat e lidhur me krimin. Në Shqipëri kemi një rreth të ngushtë njerëzish, që kanë përqendruar në duart e tyre të gjithë vendimmarrjen politike dhe ekonomike dhe s’mendojnë aspak për shumicën e popullit në Shqipëri.
Po thoni fjalë goxha të mëdha, të cilat zakonisht politikanët opozitarë i harrojnë, sapo vijnë në pushtet…
Pikërisht, për këtë arsye, Shqipëria duhet të ndryshojë që nga themeli, që nga organizimi i saj juridik. Drejtësia nuk mund të mbetet më në dëshirat e qeverive, ligjin nuk duhet të jetë monopol i të fortëve dhe të pasurve, por shqiptarët duhet të kenë akses të barabartë në sistemin e drejtësisë. Prej më shumë se një viti vendi s’ka Gjykatë Kushtetuese. Në Shqipëri mbizotërojnë klane të krimit të organizuar, që i kanë shtrirë lidhjet e tyre që nga Amerika Latine, Amerika e Veriut, Azia e deri në zemër të Europës. Dhe në vend që të ndiqen, të arrestohen, të vihen para drejtësisë kriminelët, këta po fitojnë gjithmonë e më shumë ndikim politik, për shkak të lidhjeve me politikën duke i zgjeruar edhe më tej “bizneset” e tyre.
Në përgjithësi, kur dikush bën shumë premtime dhe premton shumë ndryshime, ndodh që problemet riciklohen
Prandaj synojmë, që në këtë ndryshim t’i përfshijmë të gjithë ata që kërkojnë të ndjekim ëndrrën europiane dhe që fuqia e vendimmarrjes t’i kalojë qytetarëve. Kjo do të bëhet duke inkurajuar gjithnjë e më shumë konkurencën, si dhe njerëzit me ide.
Krimi i organizuar nuk është i lehtë për t’u larguar, ai gjithnjë do të kërkojë lidhje të reja…
Përcaktues është vullneti politik. Për këtë shkak, më shumë se në luftën politike duhet dhe jemi të përqendruar tek percaktimi I rregullave, ligjeve, dhe ajo që është më e rëndësishmë ndëshkueshmërisë.
Gjatë gjithë kohës, formacioni ynë politik ka qenë i angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar. Në vitin 2015 i imponuam qeverisë miratimin e një ligji që ndalon zgjedhjen në funksione publike të personave të përfshirë në krime apo që lidhjet e të cilëve me krimin e organizuar, janë të provuara. Politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar, duhet të dënohen, jo të shpërblehen.
Po pse kriminelët kanë zbuluar parajsën e tyre në Shqipëri?
Krimi shkon gjithmonë atje ku institucionet publike janë të dobëta dhe ku politika është e gatshme të sakrifikojë të mirat publike për interesat personale. Aty ku drejtuesit nuk mendojnë për investime në arsim e shëndetësi, por mundohen të kenë kontroll total mbi shtetin, policinë dhe gjyqësorin. Prandaj, duhet të investohemi shumë në forcimin e institucioneve shteterore dhe inkurajimin e konkurencës politike.
Sa do të jenë të rëndësishme për Shqipërinë zgjedhjet për Parlamentin Europian në muajin maj?
Është e rëndësishme që BE t’i mbetet besnik Samitit të Selanikut mbi perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Por, gjithsesi, e rëndësishme është që të përqendrohemi tek vetja jonë, tek plotësimi i kritereve për anëtarësim, në mënyrë që të rinjtë tanë, me ide në ekonomi, kulturë e arsim, t’i realizojnë në vendin tonë e jo të detyrohen të emigrojnë në shumicë, siç ndodh aktualisht.
Para zgjedhjeve europiane, po shtohet frika se po forcohen të djathtat sovraniste në Parlamentin Evropian.
Partia Demokratike e Shqipërisë është themeluar nën aspiratën që Shqipëria të bëhet vend anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Europian. Tashmë jemi anëtarë të NATO-s. Po ashtu kemi marrë statusin kandidat për t’u futur në BE. Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë prej 9 vitesh pa viza brenda hapësirës Shengen. Por, fatkeqësisht, me marrjen e pushtetit nga pala tjetër në 2013-ën, në Shqipëri procesi i integrimit ka ngecur dhe nuk po ndërmerren reformat e duhura.
Por trendi i të djathtës europiane mbetet përforcimi i nacionalizmit dhe jo integrimi i mëtejshëm…
Ndjek me preokupim zhvillime të tilla. Detyra jonë është të ndërtojmë klimën e besimit dhe të plotësojmë kushtet e kërkuara për anëtarësim në BE, anëtaresim që vendit tim do t’i sjellë shumë përfitime, si në lëvizjen e lirë të njerëzve, ashtu edhe të kapitalit, punës, ideve dhe heqjes së shumë pengesave e kufijve.
Une jam i bindur se në momentin që do të arrijmë që të ndërtojmë Europën në shtëpinë tonë, do të arrijmë të kemi mbështetjen e vendeve anëtare të BE për të ecur me shpejtësi në rrugën jo të lehtë të antarsimit
Ju po bashkëpunoni ngushtë me Donald Tramp, megjithëse ai e ka vlerësuar Bashkimin Europian si kërcënim për SHBA?
Gjithnjë kujdesemi për kontakte sa më të mira me SHBA-të, pasi me mbështetjen e Amerikës jemi bërë anëtar të NATO-s. Të mos harrojmë edhe ndihmën që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë në pavarësimin e Kosovës. Por bashkëpunimi me SHBA-të nuk përjashton në asnjë mënyrë dëshirën tonë që të jemi anëtarë me të drejta të barabarta në Bashkimin Evropian.
Si e komentoni valën e migrimeve masive?
Dëshira për një jetë më të mirë ka sjellë gjithmonë lëvizjen e njerëzve. Duhet të kuptojmë se valët migratore, në fakt, nuk mund të parandalohen nga asnjë pengesë teknike, prandaj Europa duhet të kujdeset që nga emigracioni të nxjerrin përfitime të dy palët, si ardhësit, edhe pritësit. Gjithsesi, duhet bërë kujdes që me këto valë migratore të mos kalojnë njerëz me ideologji të caktuara apo terroristë. Migrimet e pakontrolluara duhet të parandalohen, por pa u mbërthyer nga ksenofobia dhe racizmi.
Disa politikanë, kolegë tuaj, po kapen pas pengesave teknike dhe një diskursi ksenofob për të përfituar pikë politike.
Dritëshkurtësia në lidhje me problemet e migracionit të pakontrolluar ka sjellë edhe zgjidhje dritëshkurtër. Politikanët nuk po i identifikojnë arsyet e vërteta të migracionit, prandaj edhe strehohen tek një diskurs ksenofob, që nuk i shërben askujt.
Keni ndonjë mendim për idenë e bashkimit apo “Shqipërinë e madhe”?
Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Po ashtu, të njëjtën aspiratë kanë edhe Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Kësisoj, jam I bindur se të gjithë shqiptarët në këto pesë vende do të bëhen bashkë si anëtarë të BE-së./Delo/

Hoxha shkon në kishë për të uruar Pashkët, jep mesazhin e madh (Video)




Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Korçës në këtë ditë feste për besimtarët ortodoksë.

Myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi ka bërë një vizitë dhe urim në Mitropolinë e Korçës për festën e Pashkëve.

Ashtu sikurse Shqipëria njihet për bashkëjetesë fetare, myftiu ka dashur të tregojë edhe njëherë se të gjitha fetë predikojnë paqe dhe lumturi.

‘Kjo ditë, ashtu si në ditët e tjera të festave, njerëzit mblidhen, urojnë dhe festojnë me njëri-tjetrin, kjo ditë duhet të jetë një ditë reflektimi për ne. Një ditë kur ne të mendiojmë se zoti nuk kujtohet vetëm në ditët e festave apo kur kemi halle, por zoti do të jetë në jetën tonë, feja duhet të jetë në jetën tonë të gjitha ditët’, tha ndër të tjera Cikalleshi për mediat.


Gjirokastëra bëjnë pjesë në organizatat më të njohura botërore të trashëgimisë kulturore, siç është UNESCO.



Le të hedhim një sy nga e kaluara: për ata që vendosnin të udhëtonin dhe të shihnin vende historike, Shqipëria nuk ka qenë një nga pikat e tyre dhe gjithmonë është anashkaluar. Sot, në këtë vend i cili ka lënë pas shumë regjime dhe ka qenë i izoluar nga pjesët e tjera të botës, destinacionet në vendet e bukura të saj rekomandohen dhe bëjnë pjesë në organizatat më të njohura botërore të trashëgimisë kulturore, siç është UNESCO.
Të udhëtosh në jugun e Shqipërisë është padyshim një nga përvojat më të paharrueshme që do të përjetoni. Nuk do të imagjinoni se mund të shihni pamje të tilla magjepsëse, parajsa vet, plazhe ende të virgjra që nëna natyrë përkujdeset vetë për bukurinë e tyre, deti më i pastër që do të mund të shihni.
Dhe, ndër qytetet e bukura të jugut, Gjirokastra padyshim është njëra nga qytetet më të bukura dhe më unike – jo vetëm në Shqipëri por edhe në tërë Evropën. Madje, Gjirokastra shumë lehtë mund të krahasohet me qytet franceze e italiane.
Në Gjirokastër do të mund të shihni shtëpitë më të bukura të dekoruara me gurë autentikë. Qyteti e ka ruajt në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e vjetër që është e tëra e stolisur me kalldrëm.
Qyteti i vjetër i Gjirokastrës fillon historinë me kështjellën e saj që ishte ndërtuar në shekullin e IV. Në fillim ishte i emërtuar Argyrokastro, ndërkaq arriti kulmin në vitet 1800-1830, kur ishin ndërtuar shtëpitë kuvendare. Lagjet e para janë Lagjja e Pazarit dhe ajo e Hazmuratit.
Karakteristika kryesore e Gjirokastrës është përdorimi i shumët i gurit, posaçërisht në ndërtimin e shtëpive, që bënë të duken sikur fortesa të vogla, e gjithashtu edhe rrugët e ndërtuara me kalldrëm që të shpien deri te Pazari.

Pazari i vjetër
Pazari i vjetër është një nga zonat më atraktive në Gjirokastër, dhe gjithsesi duhet vizituar. Në këtë rrugë mund të gjeni dyqane të vjetra që mund të gjeni suvenire të vjetra, të pini kafe tradicionale, të hani byrek dhe të shihni shtëpitë më të bukura të Gadishullit Ballkanik të mbetura nga koha otomane.
Kalaja e Gjirokastrës
Ndër strukturat kryesore të qytetit është kështjella, e cila është kështjella më e madhe në Shqipëri. Brenda saj mund të shihni Muzeun e Armëve që është hapur në vitin 1971. Në të ndodhen armët e parahistorisë nga Lufta e Dytë Botërore që janë të ekspozuara aty.
Kjo kështjellë ka një histori të veçantë: burgu në kështjellë është përdorur gjatë regjimit të Mbretit Zog, pastaj nga okupimi italian dhe gjerman gjatë Luftës së Dytë Botëror, dhe pastaj gjatë regjimit komunist.
Nëse i pëlqeni festivalet, mu në atë vend do të mund të gjeni festivalin nacional të folklorit, që mbahet për shumë vite me radhë.
Gjatë qëndrimit në Gjirokastër, mund të vizitoni Muzeun Etnologjik. Ky muze zë vend në shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha. Hoxha ishte lindur në Gjirokastër, dhe më vonë shtëpia e tij ishte djegur nga zjarri, ndërkaq muzeu ishte ndërtuar në stilin tradicional të shtëpive gjirokastriane.
Aty mund të gjeni kostume tradicionale, mobile, artefakte kulturore, dhe më e mira nga të gjitha është se mund të keni shpjegime të jetës në qytet gjatë shekullit të XIX.
Antigonea dhe Andrianapolisi
Në fshatrat e zonës së Gjirokastrës do të keni mundësinë që të shihni parkun nacionale arkeologjike të Gjirokastrës, Antagonean si dhe teatrin antik të Andrianopolit.
Parku nacional arkeologjik gjendet në fshatin Lunxhëria dhe gjendet 14 m larg Gjirokastrës. Antigonea ishte ndërtuar nga mbreti Pirro i Epirit në vitin 295 që kishe emërtuar qytetin sipas grua së tij të parë.
Në fund të shekullit të III-të dhenë fillim të shekullit të II-të, ishte zhvilluar në një nga qytetet më të forta ekonomike, kulturore dhe politike që madje morri titullin e polisit.
Andrianopoli ndoshet në afërsi të fshatit Sofratika, që daton që nga shekulli i II-të.

Saturday, April 27, 2019

Parashikimi i motit për datën 28 Prill, ja çfarë pritet…


Parashikimi i motit për datën 28 Prill 2019:
Sot nuk priten reshje.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 10 / 19 °C
Në vendet e ulëta: 9 / 22 °C
Në vendet malore: 2 / 16 °C

FOTO/ Kafeneja e shqiptarëve në Gjermani, ku gjithçka frymon ‘kuq e zi’

GJERMANI- Duke luajtur, duke pirë e brohoritur mund t’i gjesh shqiptarët e qytetit Alsdorf të Gjermanisë. Ata mblidhen në kafenenë e Micail Beadinit, e cila në mes të Gjermanisë, mbanë ngjyrat kuq e zi në çdo kënd dhe ka emrin “Shqiponja”.
Është më se evidente se ka aq shumë shqiptarë në Gjermani, por këto fotografi tregojnë se ata jetojnë më të bashkuar se kurrë.

Ata përcjellin me fanatizëm çdo ndeshje të kombëtares dhe përfaqësueses së Kosovës, për çka, ata thonë se janë shumë krenarë.

Kjo kafene ndodhet në qytetin gjerman Alsdorf, e cila është në Komunën Aachen, e që ndodhet shumë afër kufirit me Holandën dhe Belgjikën./ /Shtypnews.al/ klko tani mbi faqen ton 

Shtypnews.al antarsohu dhe ti qe nuk je atarsuar, duke e pelqyer faqen tone me te madhe dhe te vetmen ne shqip Shtypnews.al




Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...