S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, April 26, 2019

Grate burnesha ne vete si kemi vleresuar, por koha ka ardhur....

Nga Edmond Stojku
Grate burnesha ne vete si kemi vleresuar, por koha ka ardhur....
Per dijenine tuaj Mona leviz pa, badigard!
Kur flet thote, ato qe populli kupton kollaj..!
Vepron me llogjiken e instiktit femeror, qe rralle gabon!
Eshte nene e tre femijeve, ne fakt!
Te pret e percjell si Zonje shtepie siç e kemi zakon!
Gatuan vete per miqte ne çdo rast, ben dhe sherbimin vete!
Perballet me burra qofshin dhe trima ne çdo situate( me deshmitare kjo). I do dhe respekton bashkepunetoret dhe nuk i fyen kurrreeeee...
E do dhe jep jeten per familjen e saj!
Ne idene e hedhur nga Mona!
Ne pergjegjesine e madhe qe mban "Shqiperia eshte shtepia jone" dmth dhe e Mones! Koha eshte treguesi me i mire i karaktereve te njeriut, aq me teper femres Shqiptare! Te rrojme, te shohim, te gjykojme, e pastaj te flasim!
Zoti qofte me ju!
Zoti i falte ata qe s'dine se çthone?!
Zoti e dashte Shqiperine per ta drejtuar nga nje grua e forte si Monika KRYEMADHI! Dhe ne fund, thjeshte po ju tregoj....
Shumica ktu jemi ne nje takim politiko- organizativ ashtu si dhe Kryetarja Jone, e theksoj Kryetarja!!! Sepse eshte e para femer ne Demokraci qe udheheq nje Parti, pse te mos udheheqe nje Qeveri??!!!

Keq ju doli Gjermaneve me Merkelin?

Po Anglezeve me Theçerin?

Po Ilireve me Genten ne kohen e tyre me te begate???

Le te behemi te gjithe burra te forte dhe te krenohemi qe na drejton nje Grua po aq e forte si kryetarja jone e dashur Znj.Mona Kryemadhi! Falemnderit!

Parashikimi i motit për datën 27 Prill, ja çfarë pritet…

Parashikimi i motit për datën 27 Prill, ja çfarë pritet…

Parashikimi i motit për datën 27 Prill 2019:
Sot në qarkun e Shkodrës priten reshje mesatare në orët e para të mëngjesit.
Në pjesën tjetër të qarqeve ato priten të jenë të dobëta, por lokalisht deri mesatare.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe, më të mundshme në terrenet malore.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 14 / 19 °C
Në vendet e ulëta: 13 / 20 °C
Në vendet malore: 9 / 19 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare

Frrok Bardhi: Qytetar te vendit tim. Kujdes!!

Qytetar te vendit tim.
Kujdes!! 

Nder shume profesionist te vertete,mbas ketyre uniformave fshihen Infermier dhe shofer injorante,te paafte,militant pa arsimin perkates,per te sherbyer ne nje Urgjence te vertet.
Mbas ketyre uniformave fshihen njerez,te aferm te drejtuesve te korruptuar,dhe qe kane arrit deri aty pa asnje merite,por vecese jane mercenar dhe pa shtylle kurrizore.

Studimi i ri/ Shqiptarët, ndër 4 popujt më të stresuar në botë

Shqiptarët janë ndër popujt më të stresuar në botë, sipas një studimi të ri të Gallup të rreth 150,000 njerëzve në të gjithë globin, për mirëqënien.
Kjo i vë shqiptarët shumë më tepër se mesatarja globale prej 39 përqind.

Kjo gjithashtu do të thotë se Shqipëria është e lidhur për vendin e katërt me Sri Lanka, Iranin dhe Amerikën, në listën e vendeve më të stresuara në botë.

Greqia renditet e para (59 përqind) për stresin, e ndjekur nga Filipinet (58 përqind) dhe Tanzania (57 përqind).
Çuditërisht, sipas këtij sondazhi, shqiptarët janë edhe më të stresuar sesa njerëzit në Ugandë (53 përqind), Venezuelë (52 përqind) dhe Ruandë (52 përqind).
Në përgjithësi, studimi zbuloi se njerëzit në mbarë botën janë përgjithësisht më të trishtuar, më të frikësuar dhe më të egër se kurrë më parë.
Vendi më negativ i botës është vendi kombëtar afrikan i Çadit, i ndjekur nga Niger, Sierra Leone dhe Iraku.
Amerika Latine ishte pjesa më pozitive e botës, ku Paraguai mundi Panamën, Guatemalën, Meksikën, El Salvadorin dhe Hondurasin për vendin më të lumtur. 

Thursday, April 25, 2019

SHQIPTARËT KANË NJË TË ARDHME TË SHKËLQYER, KURSE SHQIPËRIA JO...

SHQIPTARËT KANË NJË TË ARDHME TË SHKËLQYER, KURSE SHQIPËRIA JO...

Janë më shumë se 100.000 shqiptarë që studiojnë aktualisht në universitetet më të mira europiane, amerikane, etj.
Vetëm në vitin që shkoi kemi 25.000 të rinj që vendosën të rregjistroheshin si studentë jashtë Shqipërie, apo e thënë ndryshe kemi 50.000 prind, që u betuan të sakrifikonin edhe tullën e fundit të shtëpisë së tyre, në mënyrë që fëmijtë e vet të studionin jashtë dhe vetëm jashtë.
Sipas Institutit të Statistikave të UNESCO-s:” Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e para për numrin më të lartë për 1000 banorë, pra afërsiht 10 vetë për 1000 banorë studiojnë jashtë.
Vendi i dytë në rajon për numër më të lartë studentësh që zgjedhin të jetojnë jashtë është Mali i Zi. Në vlerë absolute, në 2017-n rreth 4763 të rinj malazezë kishin vendosur të studionin jashtë.
Në vendin e tretë është Bosnjë-Hercegovina, ku për 1000 banorë në 2017-n kishte 3 studentë që kishin zgjedhur të studionin jashtë.
Serbia dhe Maqedonia kanë një numër më të ulët studentësh për 1000 banorë që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë vendit.
Dhe gjasat janë që nga dhjetë studentë shqiptarë në botë vetëm dy të kthehen mbas studimeve në Shqipëri. Njëri kthehet t’i bëjë qejfin prindërve dhe i dyti ashtu si për rutinë. Nga këto dy që kthehen, thashethemet thonë se 1.5 ia mbathin sërish se “ashtu i doli një punë”
Se kur do ketë Shqipëria fatin e shqiptarëve, një Zot e di…
Dhe më bie ndër mend tani se jo vetëm ato që ikën me studime do kenë një fat të shkëlqyer, por edhe të tjerët ndoshta. Dhe s’mund të rri pa e kujtuar rrëfimin e një kolegut tim:
“Po e ndjeja thellë brenda vetes se po humbisja durimin. Shpërndaja posten nëpër Vjenë dhe qeshë lodhur dhe mërzitur kaq shumë, sa s’ka. Unë ish profesor universiteti në Shqipëri, postier në Austri. E me sa duket qe e shkruar që pikërisht në atë ditë të merrja vendimin fatal që të kthehesha në Shqipëri, Zbrita me të shpejtë katet e asaj godine të vjetër vieneze ku qeshë ngjitë të coja zarfin e radhës dhe thashë t’ia jap pak kohë vetes e të pija një kafe. Të pija një kafe dhe të merrja frymë thellë, si përpara një vendimi të rëndësishëm e të pashmangshëm tashmë. Dhe pikërisht në atë cast, sapo hapja derën dhe dilja në rrugë, sytë më zunë menjeherë time shoqe që ecte përkrahu me një burrë plak e të fisëm. U pamë në sy, në sytë që ajo i uli si të qe e zënë në faj dhe që bënë një shenjë të padeshifrueshme, duke tentuar të mos e vinte re plaku në krah. Po. Ishte ime shoqe, që shëtiste këtë zotëri vjenez e që paguhej për këtë. Ja, thashë me vete kjo qe një tjetër shenjë e fortë që duhet të ikim nga ky vend, të kthehemi. Dhe kur u takuam mbasdite në shtëpi dukej qartë se edhe ajo kishte marrë të njëjtin vendim. Ashtu në heshtje e duke bubrruar dicka ndër dollapë, hapet vrik dera, hyn si vetëtima djali ynë i vetëm, i qeshur sa i gjithë qielli i Shqipërisë, dhe tha: Ej njerëz, kam marrë notën maksimale. Mësuesja tha se unë jam më i miri.
Kaq u desh. Ne vendosëm sërish të rrimë. Edhe kësaj here ashtu pa fjalë…”
Dhe pra… sfida e të bërit bashkë të Shqipërisë dhe shqiptarëve mbetet një problem krejtësisht i pazgjidhur.
Se kur do ketë Shqipëria fatin e shqiptarëve, një Zot e di…

Ekzistojnë 5 tipa të ndryshme vjehrrash. Kush është e jotja?


Me qenë grua është mrekulli, me jetu si e tillë është art

..kur gratë flasin, bota s'mundet me i injoru

Ekzistojnë 5 tipa të ndryshme vjehrrash. Kush është e jotja?

Miqtë gjithmonë mund t’i zgjidhni, mirëpo anëtarët e familjes nuk është e mundshme, prandaj edhe situata tensionuese ndërmjet nuses dhe vjehrrës pothuajse bëhen gjëra normale. Megjithatë, nuk do të thotë që problemet nuk mund të zgjidhen. Ja disa këshilla.
Sado që të jetë marrëdhënia specifike dhe e komplikuar, mos lejoni që lumturinë dhe qetësinë familjare ta prishë marrëdhënia e paqëndrueshme dhe jo e rregullt me nënën e burrit.
Ne ju zbulojmë të gjitha tipat e vjehrrave dhe, ajo që është më e rëndësishme, mënyrat se si do të duhej t’u afroheni.
Aleatja
Ajo në fillim është tërësisht e magjepsur pas jush, sepse mendon se ka fituar shoqe të re. Mirëpo, pas një kohe të caktuar do të dëshirojë që përmes jush të ndryshojë birin e saj. Kuptohet, kritikat me vend duhet të vlerësohen, por problemet krijohen nëse fillon t’ju krijojë ngarkesë. Mjeti më i mirë kundër kësaj sjelljeje është sinqeriteti.
Shpjegojani vjehrrës se nuk jeni e gatshme të bëheni pjesë e manipulimeve të saja. Nëse partneri juaj ka ndonjë mangësi, ai duhet të dëshirojë që ta përmirësojë vetë. Ju duhet ta ndihmoni, e jo të lidhni aleancë me nënën e tij dhe t’ia punoni pas shpine.
E ditura
Ajo di të gatuajë më mirë, ajo di ku gjenden veshjet më të lira, ajo e di se kur është më mirë të shkohet në pushime verore, ajo di se si duhet të edukohen fëmijët… Po, ajo është e ditura, e cila nuk e fsheh se është më kompetente se ju për gjithçka, sepse ajo ka 20 e më shumë vite që i është përgjigjur djalit të saj, e kjo nuk mund të ndryshohet brenda natës. Nëse futeni në luftë, vetëm do ta thelloni konfliktin.
Në situata të këtilla më së miri është të reagoni me kthjelltësi. I thoni asaj “mish pule kaq me shije e kam ngrënë vetëm tek ju, por sidoqoftë do të dëshiroja të provoja këtë recetën e re”. Mirëpo, nëse fillon shumë të prekë në intimitet, duhet të bëheni direkte: “E kuptoj se çfarë kishit ndërmend, por ne kemi vendosur të bëjmë diçka tjetër”.
E rezervuara
Kur t’ju takojë, flet vetëm me birin e saj dhe kohë pas kohe ju drejtohet juve me disa fjali stereotipe. Distanca e saj ju krijon shqetësim dhe ju fyen. Bëje hapin e parë i cili do ta rregullojë atmosferën e tendosur, merreni në telefon, vizitoje, blini asaj ndonjë gjë të vogël.
Nëse edhe pas kësaj ajo mbetet e ftohtë, atëherë s’ka ndihmë. Duhet ta pranoni si të tillë. Sidoqoftë, më e rëndësishmja nga të gjitha është që partnerin mos ta ngarkoni me fjalë se psh. se nëna e tij është e papërballueshme, sepse kjo gjë e dëmton lidhjen tuaj.
Vjehrra e ligë
Ajo do të përpiqet t’i thotë atij se si ju gjithçka e bëni gabimisht. Nuk frenon veten që t’ju qortojë publikisht sa herë që i jepet rasti. Pas kësaj, kuptohet, ngazëllehet. Pse e bën këtë? Sepse frikësohet se do ta humbasë djalin përgjithmonë.
Çfarë të bëni? Ky është një skenar klasik nëpër amvisëri në të cilat jetojnë disa gjenerata. Atëherë reja dhe vjehrra që në start e fillojnë luftën për pushtet, sepse në interes të të dyjave është që të luftojnë për fuqi (pushtet). Grindjet e hapura në këto raste nuk mund të shmangen. Partneri juaj duhet të jetë në anën tuaj dhe kjo gjë i duhet bërë e ditur nënës së tij shumë qartë. Ajo është zgjidhja e vetme.
Viktima e përjetshme
Fjalia e saj standarde është “asnjëherë nuk keni kohë për mua!”. Ajo me shumë dëshirë çdo ditë do të vinte për t’ju hekurosur, përgatitur ushqimin dhe për t’ju ndihmuar. Nëse e refuzoni, do të sëmuret ose do të bëhet depresive, dhe do të mundohet që të ledhatuarit të saj t’ia imponojë ndjenjën e fajësisë.
Ky është një rast shumë delikat, sidomos nëse ajo është e shkurorëzuar ose e ve. Çfarë të bëni? Zgjidhja e vetme është kompromisi. I lejoni që të vijë kohë pas kohe tek ju dhe t’ju ndihmojë, por edhe inkurajojeni që me shoqet e saja të shkojë në ndonjë pushim, që të krijojë njohje të reja.

Bllokimi i akseve, Kryemadhi: Strategji dhe plan i befasishëm. Fati i Ramës, çdo ditë e më i zi

Opozita bllokoi akset kombëtare duke filluar nga ora 18 e mbrëmjes së kësaj të enjteje, duke shënuar kështu ndryshim strategjie krahasuar me protestat që zhvillonte para Kuvendit apo Kryeministrisë sa herë që kishte seanca plenare, apo edhe në protestat kombëtare.
“Ne nuk pamë qytetarë të irrituar, përkundrazi ishin solidarë. Pamë shumë makina që kishin hapur krahun në anë të rrugës, duke treguar solidaritet. Ky është një nga hapat që ka hedhur opozita, e do të ketë vazhdimësinë e saj. Gjithçka është në bazë të një strategjie dhe plani, që do të jetë i befasishëm. Pse? Sepse kryeministri është larguar gjithnjë sa herë ka pasur protesta dhe nuk ka tentuar të qëndrojë e të përballet me njerëzit. Kjo tregon frikën që ka ai, ose s’do të përballet me opinionin mbi këtë situatë”, tha Monika Kryemadhi.
Ajo tha se në të kaluarën, kryeministrat nuk janë larguar por kanë qëndruar në zyrat e tyre.
“Kjo është një zgjedhje e gabuar e Ramës, pasi një ditë ai do të përballet me njerëzit”, tha më tej kryetarja e LSI-së.
Kryemadhi tha se është çështje e Ramës nëse ikën apo nuk ikën, por “çdo ditë që ai qëndron, fati i tij bëhet gjithnjë e më i zi, meqë i ka qejf këto fallxhoret”.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...