S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, April 19, 2019

Bankat e Europës janë ende në vështirësi- |Shtypnews.al|

Si mund të përmirësohet situata e huadhënësve të Europës.

Shtypnews.al

Europa ka nevojë për bankat e saj për të pasur një ecuri më të mirë
Situata nuk është edhe aq e keqe sesa mund të duket. Në vitin 2008, banka e madhe britanike Lloyds përvetësoi HBOS, një bankë rivale, e cila po i mbijetonte me vështirësi situatës së krizës financiare globale. Për shumë pak, HBOS pothuajse e tërhoqi me vete edhe Lloyds. 20.3 miliardë paund (rreth 30 miliardë dollarë amerikanë) u nevojitën për të mos ta lënë këtë grup të bashkuar bankar që të fundosej. Sot, Lloyds është në gjendje shumë të mirë, shkruan The Economist.
Nën drejtorin e saj ekzekutiv, António Horta-Osório, që nga viti 2011, Lloyds ka hequr dorë thuajse nga të gjitha operacionet e saj të jashtme, ka ngushtuar gamën e produkteve dhe (si shumë banka të tjera) ka shpenzuar shuma të mëdha parash në dixhitalizim. Në vitin 2017, shteti shiti pjesën e fundit të aksioneve të tij. Vitin e kaluar, kthimi i kapitalit të prekshëm të bankës (ROTE), një matës i rentabilitetit, ishte në 11.7%.
Ndërsa këtë vit, z. Horta-Osório synon ta rrisë atë në 14-15%, pavarësisht Brexit. Edhe disa banka të tjera europiane kanë histori suksesi për të treguar. ING e Holandës është një rast rimëkëmbjeje nëpërmjet ndihmës shtetërore. Banka e saj gjermane online, ING-DiBa, pretendon të çojë në mbi 20% kthimin e kapitalit të prekshëm. Santander e Spanjës, banka më e madhe e Eurozonës sipas kapitalizimit të tregut, arriti që ta përballojë të gjithë stuhinë e krizës financiare që përfshiu vendin, pa shënuar asnjë humbje.
Më 3 prill, ajo publikoi planet për të rritur kthimin e kapitalit të prekshëm nga 11.7% vitin e kaluar në 13-15% këtë vit, gjë që synon ta realizojë nëpërmjet uljes së kostove dhe duke shfrytëzuar dixhitalizimin. Edhe bankat nordike kanë kthime në nivele të konsiderueshme, pavarësisht skandaleve të kohëve të fundit të pastrimit të parave që përfshinë bankën Danske dhe Swedbank dhe që çuan në shkarkimin e drejtuesve të tyre. Por, situata e përgjithshme nuk është edhe aq pozitive. Përkundrazi, ajo është e zymtë.
Në një anketë tremujore të publikuar më 29 mars, Autoriteti Bankar Europian (EBA), një mbikëqyrës, zbuloi se në tre muajt e fundit të vitit 2018, mesatarja e ponderuar e kthimit mbi kapitalin (ROE) e 190 bankave të Bashkimit Europian ishte 6.5%. Gjatë katër viteve të fundit, ROE mesatare në raportin e Autoritetit Bankar Europian është luhatur nga 3.3% dhe 7.3%.
Kjo nuk është e mjaftueshme për t’i lumturuar aksionerët. Ata duan që niveli i kthimit mbi kapitalin të jetë 10% ose edhe më shumë. Në një konferencë të kohëve të fundit, organizuar nga Morgan Stanley, 70% e pjesëmarrësve vlerësuan koston e kapitalit të bankave europiane (COE), minimumin që aksionerët e kthimit mbi kapitalin (ROE) e konsiderojnë të pranueshëm, të jenë midis 9% dhe 11%. Gjithashtu, dy herë në vit, Autoriteti Bankar Europian u kërkon bankave të vlerësojnë koston e kapitalit të tyre (COE). Dhjetorin e kaluar, dy të tretat e bankave i vendosën standardet e tyre në 8-10%, ndërsa një e gjashta në 10-12%. Vetëm 55% thanë se po fitonin më shumë se kostoja mbi kapitalin e tyre (COE).
Niveli 6.5% është shumë më poshtë kthimeve që marrin investitorët në anën tjetër të Atlantikut. Ndër bankat më të mëdha të Amerikës, vetëm Citigroup raportoi vitin e kaluar një kthim mbi kapitalin nën nivelin prej 10%, në 9.4%. Ndërsa niveli i kthimit mbi kapitalin e bankës amerikane Bancorp, e shtata më e madhe nga asetet, ishte në 15.4%. Bankat europiane kanë një nivel performance më të ulët, si në drejtim të kthimit mbi kapitalin e prekshëm (ROTE), edhe në drejtim të kthimit të aktiveve (ROA). Sipas të dhënave të mundësuara nga Stuart Graham nga Research Autonomous, kthimi mesatar mbi aktivet (ROA) i nëntë bankave të mëdha amerikane ishte sa dyfishi i 24 huadhënësve kryesorë europianë.
E gjithë kjo është reflektuar në vlerësimin e tregut të aksioneve të vlerës relative të bankave europiane.Shpjegimet për performancën e dobët të bankave europiane fillojnë që nga pasojat e periudhës pas krizës financiare të 2007-‘08. Bankat amerikane u rikapitalizuan me shpejtësi nëpërmjet Programit të Ndihmës së Aseteve me Probleme (Troubled Asset Relief Programme), edhe nëse ata kishin nevojë apo jo për këtë.
Pjesa më e madhe e vendeve europiane (edhe pse ndër to nuk bënte pjesë Britania, Hollanda dhe Zvicra) vepruan në mënyrë shumë të ngadaltë. Eurozonës i mungonte një mbikëqyrës i vetëm dhe një autoritet i përbashkët për t’i ardhur në ndihmë dhe për të dhënë zgjidhjen e duhur për bankat me probleme dhe për ato që kanë falimentuar. Të dy prej këtyre institucioneve u krijuan disa vjet më vonë, dhe vetëm pasi kriza e borxhit sovran të Eurozonës kishte përkeqësuar problemet edhe për huadhënës të tjerë.
Bankat ankohen se politikëbërësit ia kanë vështirësuar shumë jetën. Në Eurozonë të ardhurat neto nga interesi, të cilat përbëjnë pjesën kryesore të të ardhurave të bankave, kanë shënuar rënie si nga rritja e ngadaltë, ashtu edhe nga vitet me norma shumë të ulëta të interesit, madje duke shkuar edhe në nivele negative. Gjithashtu, bankat duhet që t’i paguajnë Bankës Qendrore Europiane (ECB) 0.4% në vit për të depozituar paratë e tyre. Autoriteti Bankar Europian raporton se në tre vitet e fundit, marzhet neto të interesit kanë rënë nga 1.57% në 1.47%.
Mario Draghi, presidenti i Bankës Qendrore Europiane, u shpreh në fund të muajit të kaluar se “përfitimi i ulët i bankës nuk është një pasojë e pashmangshme e normave negative”, megjithëse pranoi se Banka Qendrore do të merrte në konsideratë “lehtësimin e efekteve anësore”. Në mars, BQE-ja njoftoi edhe kryerjen e operacioneve të mëtejshme për t’u siguruar bankave një financim afatgjatë më të lirë.
Bankierët ankohen edhe për kërkesat e kapitalit. Jo vetëm që ato janë kufizuar që nga kriza financiare, por rregullat e reja, të njohura si Basel III, u përfunduan vetëm në fund të vitit 2017.
Sipas Magdalena Stoklosa nga Morgan Stanley, rregullorja e rezolutës, po i detyron bankat të financojnë veten me mjete mjaft të shtrenjta.
Bankat europiane nuk kanë shkallën e disa prej bankave më të mëdha të Amerikës. Ndryshimet ndërmjet tregjeve kombëtare dhe dështimi i BE-së për të përfunduar “bashkimin e saj bankar” pengojnë bashkimet ndërkufitare që mund të krijojnë gjigantë kontinentalë.
Bankat në Qipro, Greqi, Itali dhe Portugali vazhdojnë të përballen me nivele të larta të kredive të këqija. Mbipopullimi i tregut është i zakonshëm; po kështu edhe konkurrenca nga sektori bankar publik dhe ai i kooperativave, të cilat kanë qëllime të tjera përveç fitimit. Gjermania është shteti me ambientin më të ashpër në të dyja anët. Edhe në rastin e një bashkimi të mundshëm bankar, bankës Deutsche dhe Commerzbank do t’u duhej ende të luftonin për të përmirësuar situatën.
Por bankat europiane që janë në vështirësi nuk mund të fajësojnë thjesht historinë, zyrtarët dhe strukturën e tregut për problemet e tyre. Ata mund të bëjnë shumë më tepër se kaq nëse duan të ndihmojnë veten. Për shembull, studimi i ri i Autoritetit Bankar Europian ka zbuluar se në pothuajse tre të katërtat e bankave europiane, shpenzimet zënë më shumë se 60% të të ardhurave. Raporti mesatar i kostove dhe të ardhurave, në 64.6%, është më i lartë se katër vjet më parë. Bankat më të suksesshme të Europës tregojnë mënyrën sesi duhet të veprohet.
Një studim i kryer nga pesë ekonomistë të Bankës Qendrore Europiane, botuar në nëntor të vitit të kaluar, zbuloi se bankat e Eurozonës që kanë shpenzuar shumë në drejtim të teknologjisë së informacionit, janë gjeografikisht të ndryshme (si ING, Santander dhe BBVA, një tjetër bankë spanjolle), dhe që mbështeten më pak në të ardhurat nga interesi, priren të jenë më fitimprurëse.
Edhe bankat që kanë risqe më të ulëta të kreditit (d.m.th. që janë më të sigurta) kanë tendencë që të kenë një performancë më të mirë. Por asnjëra prej tyre nuk do ta transformojë sistemin bankar europian në një pemë magjike që prodhon para. Bankat kudo janë më pak fitimprurëse në krahasim me periudhën përpara krizës.
Bankat ngushëllohen disi nga rezultatet e studimit të ekonomistëve të BQE-së dhe nga ato të sondazhit të Autoritetit Bankar Europian se kostot mbi kapitalin po bien kryesisht si një nënprodukt i normave të ulëta zyrtare. Por, pronarët e bankave nuk do të tregoheshin aspak të zgjuar, nëse do të mbështeteshin në një fakt të tillë, apo të supozonin se ata nuk janë përgjegjës për fatin e tyre./Monitor/ & Shtypnews.al

Parashikimi i motit për datën 20 Prill, ja çfarë pritet | Shtypnews.al |

Parashikimi i motit për datën 20 Prill 2019:
Sot nuk priten reshje.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare

ShtypNews.al


Temperaturat minimale dhe maksimale

Shtypnews.al

Në bregdet: 9 / 21 °C
Në vendet e ulëta: 7 /22 °C
Në vendet malore: 2 / 16 °C

Shtypnews.al


Një film bazuar në rrëfimjet e të mbijetuarve në kampet e internimit, vitet e para të persekutimit nga regjimi komunist. VIDEO/

Një film bazuar në rrëfimjet e të mbijetuarve në kampet e internimit, vitet e para të persekutimit nga regjimi komunist.Në pranverën e vitit 1948, Azizi 14 vjeçar, bashkë me nënën dhe motrat dëbohen drejt kampeve të internimit.

Shtypnews.al


Regjimi komunist shpërnguli me dhunë nga shtëpitë e tyre mijëra familje, kryesisht fëmijë, gra e të moshuar, shumë prej të cilëve nuk u kthyen kurrë në vendlindje. Një pre tyre është Azizi, personazhi kryesor i filmit, i cili rrëfen ngjarjet në kampet e Kuçovës, Beratit, Turanit dhe Tepelenës.
Azizi përjeton vdekjen e qindra fëmijëve prej urisë dhe sëmundjeve, humbjen e nënës dhe ngjarje që ndodhin çdo ditë mes të internuarve në kushtet e mbijetesës. Në kampin e Tepelenës, pas një aksidenti gjatë punës për transportin e druve në mal, Azizi shtrohet në infermieri për t'u kuruar dhe më pas emërohet ndihmësinfermier. Përparësja e bardhë i jep mundësinë që të jetë më pranë vuatjeve të të internuarve, duke i ndihmuar me sa mundet.

Pas mbylljes së kampit, Azizi i mbetur vetëm, lë përparësen e bardhë dhe vazhdon internimin larg vendlindjes edhe për 37 vite të tjera deri në rrëzimin e regjimit komunist. Filmi përfundon me lindjen e djalit të parë të Azizit në barakë.

Shtypnews.al video e shkurtër 

Çmenden mediat e Beogradit. Ato pyesin: Kush është shqiptari nga Bujanoci, i cili në “zemër” të Serbisë bllokon shfaqjen e filmit ruso-serb?!

Edhe pse ishte propozuar nga Produksioni kinematografik i Beogradit që në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc të shfaqet filmi Ruso-Serb “Kufiri i ballkanit” (“Balkanska međa”) i cili ka përmbajtje të urrejtjes mes popujsh, drejtori i këtij institucioni kulturorë Jetmir Ismaili nuk ka lejuar që ky film të shfaqet, për shkak se ne ter ka elemnte raciste dhe përbajtje te urrejtes dhe etiketime ndah UCPM-së dhe NATO-s, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
“Po e vërtetë është se na kanë dërguar nga produkcioni kinematografik nga Beogradi që ta shfaqim në Shtëpinë e Kulturës tene ne Bujanoc. Une pa hezitim hulumtova për përmbajtjen e tij dhe kur kuptova cila është përmbajtja menjëherë urdhërova që ky film mos të shfaqet” ka deklruar z.Jetmir Ismaili.
“Shqiptari ne mes Serbisë ndalon filmin ruso-serb i cli ka shkuar ne pushime” (“Albanac usred Srbije zabranio srpsko-ruski film i otišao na odmor“), ështe ky titulli i gazetes russo-serbe “Sputinik” dhe shume gazetave tjera sllave. Me kete vendim strikt te z.Ismali duket se ka bere pak nervoz mediat e Beogradit duke shkaktuar reagime te shumta ne Serbi nga media, anlaiste dhe tek qeveritare serbe. Ato pyesin: Kush eshte shqiptari ne Bujanoc, i cili ne “zemër te Serbisë” bllokon shfaqjen e filmit ruso-serb?, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Drejtori Jetmir Ismaili: Filmat me elemente raciste tek ne në Bujanoc nuk shiten as me pare a pa pere!


Jetmir Ismaili

Te kotaktuar nga agjencia e lajmeve “Presheva Jnë” UNESCO dhe IFJ dhe Reporters sans Frontieres eshte perkrahur qendrimi i drejtorit nga Bujanoca i cili ka ndaluar kete film antishqiptar ku ka me shume elemente raciste se sa vlera kulutore, i cili mbjell urrjetje dhe fyet nje populli me i mall madh në ballkan. Sipas tyre, me keso filmash Evropa nuk pranon Serbine ne BE.
Ai gjithashtu tha se, nuk është drejtë që persona të caktuar spkeulojne në rrjetet sociale se filmi ka arritur në Bujanoc dhe se gjoja do të shfaqet pa patur informacione të hollësishme.
Do shtuart se filmi Ruso-Serb “KUFIRI BALLKANIK” ka shumë elemente raciste dhe skena të cilat kanë për qëllim urrejtjen mes popujve, ku në një insert është e përfshirë edhe UÇPMB, gjegjësisht amblemi i UÇPMB-së në një automjet, ndërsa filmi flet për periudhën e hyrjes së KFOR-it Ruse në Kosovë, periudhë kjo në të cilën UÇPMB nuk ishte shfaqur publikisht.
Në mediat Britanike është thënë se, përderi sa publiku i Moskës ka qarë, ndërsa ai serbë ka bërë tifo në premierën e filmit “Kufiri Ballkanik”, prestigjiozja Britanike “Times” ka vlerësuar se ky film “minon” paqen rajonale.

Shtypnews.al

Shtypnews.al


Autostrada që e bashkon Kosovën me Maqedoninë Veriore gati e përfunduar, shikoni si duket!


Autostrada që e bashkon Kosovën me Maqedoninë Veriore gati e përfunduar, shikoni si duket!

Autostrada “Arbën Xhaferi” që bashkon Kosovën me Maqedoninë Veriore pothuajse është përfunduar tërësisht.

Në disa foto shihen urat e kësaj autostradë gjigante që tanimë janë rregulluar krejtësisht.

Kompania gjigante, Bechtel-Enka ka paralajmëruar se në fillim të qershorit gjithçka do të jetë gati për ta lëshuar këtë autostradë të rëndësishme për vendin.


këto super foto i morem këtu⤵⤵⤵


Sot në mbrëmje, Air Albania me çmimet e saj fluturojnë.| Shtypnews.al |



Air Albania do të fluturojë sot në  mbrëmje në orën 20.55 nga Tirana pr në Stamboll. 

Në tabelën e nisjeve reale të Aeroportit të Rinasit është shënuar fluturimi ZB 1003, me destinacion Stambollin.

Air Albania ndërkohë nuk ka një faqe interneti dhe si rrjedhojë është e pamundur që të shikosh oraret e skeduluara dhe çmimet e biletave. Burime nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë dhe nga Aviacioni Civil thanë për Monitor se Air Albania tashmë i ka kaluar të gjitha fazat e certifikimit dhe është një kompani private dhe për çdo info duhej folur me kompaninë, e cila nuk mund të kontaktohej në numrin e telefonit që kanë lënë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Pas përpjekjeve për t’u lidhur direkt me kompaninë, Monitor  kontaktoi agjencinë e Turkish Airlines në Shqipëri. Ata pohuan se sot në mbrëmje niset Air Albania, por ka ndryshuar vetëm emri pasi oraret dhe kushtet mbeten të njëjta me fluturimet që kryen Turkish Airlines. Pra nuk ka një fluturim shtesë drejt Stambollit. Agjentët e Turkish pohuan se për momentin nuk është e mundur të bëhen prenotime online si Air Albania dhe kjo do të shihet në ditët në vijim.
Kompania reklamoi së fundmi në media se Air Albania do të niste fluturimet në 19 prill.
Ministrja e Industrisë dhe Energjisë, Belinda Balluku pohoi  se deri në fund të prillit do të nisin fluturimet edhe në tre destinacione të Italisë, Romë, Bolonjë dhe Milano.
Çmimet drejt Stambollit
Duke qenë se për momentin nuk mund të blesh një biletë drejt Stambollit me Air Abania, pamë biletat në sistemin e Turkish Airlines.
Nëse një qytetar do të fluturojë për në Stamboll nga Tirana të martën  në datë 23 në sitem bileta e tij kushton 321.5 euro. Nëse zgjedh të mërkurën çmimi vetëm për vajtje zbret në 145.5 euro që është edhe çmimi më i lirë I gjithë javës për të vijuar të enjten me 165 euro  apo të premten me 321.5 euro dhe po kaq edhe të shtunën. Përgjatë javës së parë dhe të dytë të majit biletat janë të fikusra në 145 euro çka tregon që kjo do të jetë mesatarja e një fluturimi për kompaninë.
Kur rezervimi bëhet për një rrugë vajtje ardhje në datat 23 dhe 27 prill çmimi për fluturimin nga Tirana në Stamboll rezulton 263.5 euro ndërsa kthimi 114 euro duke dhënë një total prej 378.5 euro.
Nëse zgjedh që të bësh një fluturim nga Stambolli për në Tiranë në datën 23 prill çmimi për biletën është 307 euro. Nëse kthimin e zhvendos në një datë tjetër për shembull 7 maj 2019 çmimi i biletës është 155.05 euro.
Krijimi i Air Albania dhe aksionerët
Në 16 qershor të vitit të shkuar , Qeveria përcaktoi për herë të parë procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania” e cila do të operojë në fushën e transportit ajror. Tre ortakët e saj, sipas të njëjtit vendim, janë “Albcontrol”, sh.a., që përfaqëson palën shtetërore shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, sh.p.k.
Kompania u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në 13 shtator ku qartësohej edhe pjesa e aksioneve që zotëronte secila palë. Kështu “Albcontrol” zotëron 10 për qind të aksioneve, 41 për qind “MDN Investment” dhe  “Turk Hava Yollari A.O” 49 për qind.  “Air Albania” është cilësuar në deklaratat e Kryeministrit si një linjë që do të ofrojë çmime loë cost për disa destinacione ku i pari do të jetë Stambolli. Në një dokument të Autoritetit të Konkurrencës të pak kohëve më parë ku bëhej edhe vlerësimi i përqendrimit bëhej e ditur se destinacionet e tjera pas Stambollit do të jenë Roma, Bolonja dhe Londra.
Në mes të shkurtit të këtij viti u njoftua nënshkrimi marrëveshjes tripalëshe financiare mes aksionerëve të kompanisë ndërkohë që u bë me dije se kompania ishte në procesin e përmbushjes së disa kërkesave teknike dhe hartimi dokumentesh si një hap që do të sillte certifikimin./Monitor/

Video/ IKMT hedhë në erë pallatin pesëkatësh. | Shtypnews.al |

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT, ka prishur sot me shpërthim të kontrolluar një objekt pesëkatësh në qytetin e Çorovodës.
Për këtë operacion, IKMT përdori 30 kg lëndë eksplozive të vendosur në 1500 vrima të hapura në trupin e objektit.

Shtypnews.al

Shtypnews.al



Operacioni përfundoi me sukses dhe sipas parashikimeve të specialistëve, thekson IKMT ndërkohë që ka nisur pastrimi i ambientit.
Objekti për shkak të amortizimit, paraqiste rrezikshmëri për qytetarët 
dhe u shemb me vendim të Bashkisë Poliçan.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...