S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, April 13, 2019

Mesazhi i grabitësve të Rinasit, për amerikanin Palmer: | Shtypnews.al |

       Shtypnews.al
Mesazhi i grabitësve të Rinasit, për amerikanin Palmer:
“Këtu shteti jemi ne!” Mesazhi i grabitësve të Rinasit, për amerikanin Palmer: “Këtu shteti jemi ne!”

Në kulmin e krizës politike, kur i dërguari i posaçëm amerikan Palmer, vjen në Tiranë, bandat gati sa nuk i presin rrugën në Rinas, ku dhe grabisin ditën për diell, miliona e miliona euro, në pistën e Aeroportit të vetëm të Shqipërisë. Brenda 24 orëve, zoti Palmer pa dhe dëgjoi në Tiranë, si të ishte në sheshin e xhirimit të një filmi amerikan me gangster, ndjeu mornicat drithëruese të goditjes së krimit në Shqipëri, në kryeqytet, në aeroport dhe në mes të ditës. Ndoshta ai morri vesh, se si policia ju turr banorëve të Bregut të Lumit me shkopinj gome, për ti qërruar ata nga shtëpitë e tyre, pa asnjë kompensim, se pengonin projektin e rrugës.

Po e njejta Polici, që duhet të ruajë Aeroportin e vetëm shqiptar, u rrëfye syleshe, e paaftë ose më e rënda, ndoshta bashkëpunuese me banditët e mirëinformuar nga brenda. Ky është një turp i dyfishtë, kombëtar dhe ndërkombëtar, por edhe një mesazh që duket gangsterët dhe bandat shqiptare, i dërguan live, z. Palmer: “Këtu shteti jemi ne!”… Çështja është, nëse ja kanë përkthyer saktë z.Palmer këtë mesazh, me të cilin shqiptarët, tashmë ndeshen dita ditës 

Shtypnews.al 



Parashikimi i motit për datën 13 Prill 2019: Shtypnews.al/

Shtypnews.al

Parashikimi i motit për datën 13 Prill 2019:

Shtypnews.al

Sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në të gjithë vendin.
Në qarqet Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, priten reshje mesatare.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore.
Në zona të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit
Temperaturat minimale dhe maksimale

Në bregdet: 11 / 17 °C
Në vendet e ulëta: 6 /16 °C
Në vendet malore: 2 / 13 °C

Friday, April 12, 2019

Ikni rini e dashur, ju jeni më të mençur se prindërit tuaj | Shtypnews.al |

Ikni, ikni rini e dashur, ju jeni më të mençur se ne, mirë ua bëni prindërve, e meritojmë, pasi s’kemi qenë të aftë t’ua sigurojmë e ruajmë dinjitetin tuaj moral, social, ekonomik e politik, mirë na e bëni, s’kemi ditur t’ju edukojmë si duhet. E di se jeni gërditur me poltronizmin e përkuljen e prindërve tuaj ndaj partive politike, ndaj shefave, ministrave e drejtorëve, jeni gërditur me egoizmat prindore, për mos sakrificën ndaj jush.

Shtypnews.al

Mirupafshim e të na falni që s’kemi sakrifikuar sikurse prindërit tanë që me pesë gjashtë fëmijë jetën e kanë dhënë për të jetuar kalamajtë, kurse, ne, baballarët e nënat moderne kemi sakrifikuar fëmijët për të jetuar vet ne më mirë.Shtypnews.al
Të më falësh, biri im që s’bëra kurrgjë për ty, duke u munduar të jetoj vetë të harrova ty, duke vrapuar pas karrierës sime, harrova karrierën e ardhmërisë tënde. Derisa babai im, apo gjyshi juaj, përpiqej, punonte e sakrifikonte për tre djemtë e tri vajzat e tij, unë duke u përpjekur për karrierë, duke shkruar për të bërë emër, të harrova e të pikëllova ty e motrën tënde.

Shtypnews.al


Pasi s’isha i aftë të përkujdesesha për egzistencën tuaj, për kushte të mira jetësore e për karrierën tuaj, shko bir, ik nga mua, nga vendlindja e mallkuar, nga vet shqiptarët e korruptuar.
E di, biri im, se gabimisht të kam edukuar, mësuar e frymëzuar, edhe pse je shumë i ri, je më i mençur se unë, e di se patriotizmi yt s’është kombëtar, por ai jetësor, kah e ku të shkosh të jetosh mirë e këndshëm. E di se vendlindja juaj është jeta e mirë dhe e lumtur, e jo vendlindja e baltosur, e korruptuar e mjeruar.
O djali im i dashur, në vend që, ne, njëzet vjet radhazi të ruanim paratë e pushimeve verore nga 1500 euro, në konton tuaj do kishit 36,000 euro.
Po paratë e ahengeve, qejfeve, garderobave, shminkave, teshave ditëlindjeve, dasmave, motmoteve, 8 marseve, pijeve alkoolike ku mbeten?
Pasi si prind kemi qenë egoistë, e kurrgjë s’kemi sakrifikuar për ju, atëherë Zoti ju ruajtë e ju ndihmoftë, o biri im, Adhurimi im i dashur!
prill 2019
 SHKRUAN /Sulejman Mehazi/

Shtypnews.al


Shtypnews.al



Sherr në burgun grek, Shqiptari rreh për vdekje të dënuarin

Sherr në burgun grek, Shqiptari rreh për vdekje të dënuarin

 
Një i burgosur në burgun e Trikalas është vrarë nga një shqiptar,  i cili edhe ai vuante dënimin në këtë burg.
Mediat greke raportojnë se shqiptari është 55 vjeç, por emri i tij nuk bëhet i ditur, ndërsa viktima është një 66-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy të burgosurve, ku shqiptari e ka goditur të dënuarin tjetër duke e rrëzuar në tokë. Për shkak të plagëve të marra në kokë, 66-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Autori dhe viktimat janë mbajtur për rreth një javë në të njëjten zonë dhe ishin nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga autoritetet e burgut.
Shqiptari është dënuar me 8 muaj burg për hyrje të paligjshme në Greqi, ndërsa viktima ishte duke vuajtur dënimin me 12 muja për drogë.
Ironia e fatit është se të dy të dënuarit do të liroheshin shumë shpejt.

Zbulohet biseda mes Isa Boletinit dhe sulltanit turk. Ja çfarë i tha trimi shqiptar Hamidit të Turqisë

Shkrim në vijim, i 15 prillit 1903, botuar në gjuhën frënge nga gazeta armene, «Pro Armenia», ilustron bisedën mes patriotit shqiptar, Isa Boletini, dhe, sulltanit turk, Abdul Hamid.

Shtypnews.al

Shtypnews.al

Ky shkëmbim është marrë asokohe në gazetën shqiptare, «L’Albanie», me vendodhje në Gjenevë (Zvicër). Kjo e fundit e ka siguruar atë nëpërmjet korrespondentit të saj në Turqi.
Biseda vë në dukje atdhedashurinë e Isa Boletinit, si dhe vizionin e tij ndaj influencës ruse në Ballkan. Edhe sot e kësaj dite, fjalët e patriotit shqiptar për rusët, janë mëse aktuale.
Ja biseda në vijim :
Abdul Hamid: Mirësevini Isa Beu.
Isa Beu: Unë s’kuptoj haldupishte! (Unë s’kuptoj turqisht).
Abdul Hamid (i drejtohet eunukut të tij): Sill Tahir pashën (ky është një shqiptar shumë injorant, besnik i tiranit, drejtues i garnizonit shqiptar në pallat).
Tahir pasha hyn.
Abdul Hamid: Tahir pasha, uroni Isa beut mirëseardhjen nga ana ime.
Tahir pasha: Isa beu, Lart Madhnia e Tij thotë mirëserdhe.
Abdul Hamid: Tahir pasha pyesni Isa beun përse ai është kundra kaurëve (shprehje me të cilin turqit quanin me përbuzje ata që nuk ishin të fesë myslimane, pra një fyerje e Sulltanit ndaj të krishterëve).
Isa Beu: Tahir pasha, i thoni Madhërisë së Tij se nuk e kuptoj fare këtë fjalë «kaur»; unë kuptoj fjalët mysliman dhe katolik.
Abdul Hamid: Kaur do të thotë armik i fesë sonë; të gjithë të krishterët janë armiqtë tanë.
Isa Beu: Ne, ne jemi shqiptarët, ne kemi një atdhe ku populli shqiptar përbëhet nga tri fe. Pra, si mundet që shqiptarët katolikë të jenë armiqtë tanë? Gjatë luftës dhe pas luftës ruso – turke, shqiptarët, pa dallim feje, morën armët kundra armiqve. Ne kemi luftuar së bashku me njëri – tjetrin kundër të gjithëve.
Abdul Hamid: Le ta mbyllim këtë diskutim të pavlerë. Përse Isa bej nuk e dëshiron konsullin rus të vendoset në Mitrovicë ?
Isa Beu: Çështja e konsullit rus është një çështje tërësisht politike. Ne, shqiptarët, nuk duam të kemi në zemër të atdheut shqiptar një fole sllave, aty ku nuk ekziston qoftë edhe një rus. Vendosja e konsullatës ruse në Shqipërinë veriore, si në rastin e Mitrovicës do të shkaktojë me kalimin e kohës trazira të mëdha mes shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë. Rusia dëshiron të shkaktojë gjithmonë trazira në Ballkan, dhe jo të kontribuojë për paqen. Në qoftë se Madhëria e Tij dëshiron të na trembë me kozakët e rusisë, të cilët thuhet së do të vijnë me konsullin në Mitrovicë, shqiptarët do t’i shporrin me qëllim për të mbrojtur të drejtat e tyre kombëtare.
Abdul Hamid: Kjo nuk është e vërtetë. Ju lutem, Isa bej, të paktën, lëreni konsullin të vijë i vetëm, që të mos kemi probleme me moskovitët (term ofendues në turqisht ndaj rusëve).
Isa Beu: Ne e pranojmë konsullin me qëllim për të përmbushur dëshirën e sovranit tonë (komunikim diplomatik); por ne nuk duam të shohim tek ne kozakët; rojet e konsullatës do të jenë bashkatdhetarët tanë.
Abdul Hamid: Shumë mirë, shumë mirë, shumë mirë! Ne do t’i shkruajmë menjëherë ambasadorit rus. Unë jam shumë i kënaqur prej jush. A dëshironi që të ju bëj pasha në pallatin tim, pranë meje ? Do të keni të holla, shërbëtorë, etj.
Isa Beu: Jo Madhëri. Unë preferoj të qëndroj pranë fëmijëve, prindërve dhe bashëkombasve të mi, duke punuar me ndershmëri në vendin tim për të siguruar jetesën e familjes sime. Ju falenderoj për bujarinë ndaj shërbëtorit tuaj (Dihet shkëmbim diplomatik).
Abdul Hamid: Ju lutem edhe një herë, Isa Beu, mos krijoni trazira dhe demostrata kundër rusëve. Udhë e mbarë, Isa Beu. Përshëndetni nga ana ime të gjithë shqiptarët e mi që i dua shumë?!!!
Isa Beu, pas një nderimi mjaft urryes, largohet nga pallati.

Shtypnews.al

Studimi, mbi 94 mijë objekte nuk mund të legalizohen | Shtypnews.al |

Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Integrimit të Zonave informale  në përfundim të një studimi të kryer gjatë vitit të kaluar njoftoi se mbi 94 mijë objekte pa leje të ndërtuara në të gjithë vendin nuk do të mund të përfitojnë nga procesi i legalizimit.
Sipas ALUIZNI-t ky kontingjent objektesh nuk mund të vijojë procedurat me legjislacionin  aktual pasi nuk plotësojnë kriteret për t’u legalizuar.
Pjesa më e madhe e objekteve që nuk përfitojnë nga legalizimi, ose rreth 50 për qind e tyre ndodhen në qarkun e Tiranës. Në këtë qark ka gjithsej 97,916 aplikime për legalizim, por 47, 229 objekte janë përjashtuar tashmë nga procesi dhe vetëm 50 mijë do të legalizohen.
Më tej në qarkun e Vlorës gjendet numri më i madhe i banesave pa leje që nuk do të legalizohen me rreth 11 mijë të tilla. Më pas qytetet e Korçës dhe Durrësit kanë një numër të madh objektesh që nuk do të legalizohen me nga 9,800 e 9,700 secila.
Neni 39 i ligjit për legalizimet përcakton se, ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi në ndërtimet me leje që, në bazë të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, cenojnë veprat kryesore të infrastrukturës publike, akset rrugore kombëtare, territorin e institucioneve publike, integritetin e monumenteve të kulturës nuk legalizohen.
Kriteret, procedurat dhe dokumentacioni i zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtimet me leje, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Në rastet kur, si pasojë e shqyrtimit të një mosmarrëveshjeje në gjykim ndërmjet subjektit dhe pronarit të truallit privat/kufitar, gjykata ka vendosur masë sigurimi, procedurat për legalizimin e shtesës së objektit pezullohen dhe rifillojnë sipas këtij ligji,
Numri i pritshëm i objekteve, që do të pajisen me leje legalizimi  (diferenca midis “objekte të legalizueshme” dhe “leje legalizimi”)     deri  në  përfundim të procesit është 62.206./Monitor/& /Shtypnews.al/

U mbajt 4 ditë peng/ Fushë Krujë, arrestohet pengmarrësi…

Shtetasi me inicalet B.Z. u lirua pas katër ditësh që u mbajt peng ndërkohë u arrestua pengmarrësi dhe një tjetër u shpall në kërkim.
Operacioni i koduar “Plugu” u finaluza me sukses për shtetasin B. Z., ndërsa u arrestua 24-vjeçari me iniciale E. M., banues në Nikel por bashkëpunëtori i tij, B. XH. arriti ti ikë prangave të policisë pas këtij akti kriminal.
“Të dy këta shtetas prej 4 ditësh kanë mbajtur peng në zonën e Fushë Krujës për motive përfitimi material, shtetasin B. Z., i cili u lirua pa pasoja,” sqaron policia.
Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim.
Materialet në ngarkim të autorëve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.
Njoftimi i policisë 
Operacioni është organizuar dhe ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Departamentin e Policisë Kriminale.
Operacioni është finalizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.
Nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas perdorimit të metodave speciale te hetimit, u finalizua operacioni policor “Plugu”.
Si rezultat u bë i mundur arrestimi i shtetasit E. M.,24 vjeç, banues në Nikel, Fushë Krujë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, B. XH.
Të dy këta shtetas prej 4 ditësh kanë mbajtur peng në zonën e Fushë Krujës për motive përfitimi material, shtetasin B. Z., i cili u lirua pa pasoja gjatë operacionit policor.
Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim.
Materialet në ngarkim të autorëve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...