S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, April 12, 2019

U mbajt 4 ditë peng/ Fushë Krujë, arrestohet pengmarrësi…

Shtetasi me inicalet B.Z. u lirua pas katër ditësh që u mbajt peng ndërkohë u arrestua pengmarrësi dhe një tjetër u shpall në kërkim.
Operacioni i koduar “Plugu” u finaluza me sukses për shtetasin B. Z., ndërsa u arrestua 24-vjeçari me iniciale E. M., banues në Nikel por bashkëpunëtori i tij, B. XH. arriti ti ikë prangave të policisë pas këtij akti kriminal.
“Të dy këta shtetas prej 4 ditësh kanë mbajtur peng në zonën e Fushë Krujës për motive përfitimi material, shtetasin B. Z., i cili u lirua pa pasoja,” sqaron policia.
Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim.
Materialet në ngarkim të autorëve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.
Njoftimi i policisë 
Operacioni është organizuar dhe ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Departamentin e Policisë Kriminale.
Operacioni është finalizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.
Nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas perdorimit të metodave speciale te hetimit, u finalizua operacioni policor “Plugu”.
Si rezultat u bë i mundur arrestimi i shtetasit E. M.,24 vjeç, banues në Nikel, Fushë Krujë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, B. XH.
Të dy këta shtetas prej 4 ditësh kanë mbajtur peng në zonën e Fushë Krujës për motive përfitimi material, shtetasin B. Z., i cili u lirua pa pasoja gjatë operacionit policor.
Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim.
Materialet në ngarkim të autorëve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”

Parashikimi i motit për datën 12 Prill, ja çfarë pritet…


Thursday, April 11, 2019

20 vjet nga rënia e Agim Ramadanit | Shtypnews.al |

Shtypnews.al

Sot bëhen 20 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. 

Shtypnews.al

Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët.
Agim Ramadani u lind në Zhegër të Gjilanit, më 3 maj 1963. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.
Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e personale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoi si emigrant politik, meqë me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish-Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet anëtar nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.
Ndonëse kishte të rregulluar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998 iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruan.
Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, te vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht  duke mos vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ-Katana.
Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit-Katanës. Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Lorinën / shkruan Shqiperia Ime ne rrjetin social facebook 

Rinas/ Forcat e Ushtrisë rrethojnë aeroportin (FOTO&VIDEO) Shtypnews.al

Rinas/ Forcat e Ushtrisë rrethojnë aeroportin (FOTO & VIDEO)

Efektivët e Forcave të Armatosura janë dislokuar që mbrëmjen e djeshme pranë Rinasit dhe kanë nisur patrullimin përgjatë perimetrit të sigurisë së aeroportit.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka qenë sot në aeroportin “Nënë Tereza”, bashkë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralbrigade Bardhyl Kollcçku, për inspektim./TCH

Shtypnews.al


Shtypnews.al


Shtypnews.al



Shtypnews.al


Shtypnews.al


Shtypnews.al


Shtypnews.al


Shtypnews.al /nga - mmc/Shtypnews.al

Huatë me probleme rriten, sistemit i shtohen 22 milionë euro kredi të këqija - |Shtypnews.al|

Kreditë që nuk kthehen në afat në banka kanë shënuar rritje për të dytin muaj radhazi, pas rënies së fortë të fundit të vitit të kaluar. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, treguesi i huave me probleme u rrit në 11.41% në shkurt, nga 11.34 që ishte në janar dhe 11.08% që u ul në dhjetor, në nivelin më të ulët që nga 2011-a.
Në vlerë absolute, në shkurt huatë e pakthyera në afat ishin gati 62 miliardë lekë, nga 59 miliardë lekë në dhjetor 2018, duke u rritur me 2.7 miliardë lekë, apo gati 22 milionë euro.
Tradicionalisht, në fund të vitit niveli i kredive me probleme ulet për shkak se bankat fshijnë nga bilancet huatë që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen, ndërsa tendenca nuk u arrit që të ruhej të fillimin e 2019-s.

Banka e Shqipërisë ka pohuar në raportin vjetor 2018, se rreziku i kredisë vijon të përfaqësojë rrezikun kryesor të aktivitetit të sektorit bankar dhe financiar në tërësi, por ky rrezik ka ardhur duke u zbutur gjatë vitit 2018, si pasojë e masave të marra nga bankat për të fshirë dhe ristrukturuar kreditë me probleme dhe si rezultat i forcimit të monitorimit të rrezikut për kreditimin e bizneseve gjatë viteve të fundit. Mbulimi i kredive me probleme me fonde rezervë dhe kapital dhe i tepricës së kredisë me kolateral ka vijuar të jetë në nivele të përshtatshme.
Në fund të vitit 2018 raporti i kredive me probleme (RKP) shënonte 11.1% nga 13.2% një vit më parë, ndërkohë që teprica e kredive me probleme u zvogëlua me 20%. Përmirësimi më i madh në cilësinë e kredisë është regjistruar në kredinë në lekë, kredinë për bizneset, kredinë afatgjatë dhe kredinë për sektorin e tregtisë. Kredia për bizneset dhe kredia në valutë vijojnë të kenë cilësi më të dobët në krahasim me përkatësisht kredinë për individët dhe kredinë në monedhën vendase. Sektori i bujqësisë ka RKP më të ulët, ndërsa ai i industrisë RKP më të lartë.
Pesha e kredisë së pambrojtur në valutë ndaj kredisë në valutë dhe totalit të kredisë ka mbetur pothuajse e pandryshuar, por cilësia e kësaj kredie është përmirësuar ndjeshëm gjatë vitit 2018. Ky përmirësim ka ardhur për shkak të fshirjeve dhe ristrukturimeve, ndërkohë që forcimi i monedhës vendase mund të ketë dhënë ndikim pozitiv në aftësinë paguese të huamarrësve në valutë me të ardhura në lekë./Monitor/&/Shtypnews.al /

Protesta e Opozitës, të rinjtë e FRPD përplasen me policinë | Shtypnews.al |

/Shtypnews.al /- Duke e bazuar në vendimin e Kolegjit të Kryetarëve dhe Kryesisë së PD, edhe sot Opozita e Bashkuar zhvillon protesta në kohën kur po zhvillohet seanca plenare e Parlamentit të Shqipërisë.

Proetsta udhëhiqet nga të rinjtë e FRPD, të cilët që në fillimin e protestës, që ishte menduar në mënyrë simbolike të filloj para Ministrisë së Brendshme hasi në arrogancën e policisë së Ish-Gjeneral Sandër Lleshajt dhe përfundoi me përplasje.
Masat e policisë
Ndëonëse në mëngjes nuk kishte forca të maëdha policore, sapo morën informacionin për protesta që do të zhvillohen nën kryesimin e FRPD, numri i efektivëve të policisë ndonëse më i ulët se zakonisht, ai u përforcua rreth orës 10:00.
Qendra Toptan, me urdhër të policisë së Ish-Gjeneral Sandër Lleshajt është mbyllur, por meqë aksionerët janë pjesë e tepsisë së Edi Ramës, nuk japin kurrfarë informacioni për Marrëveshjen që kanë arritur për t’iu përulur këtij urdhëri absurd dhe mbylljen e qindëra bizneseve deri sa të zgjas protesta.

Shtypnews.al

Revista botërore me artikull të veçantë për vizitën e Rita Orës në Kosovë


Revista botërore me artikull të veçantë për vizitën e Rita Orës në Kosovë -Shtypnews.al

Shtypnews.al


 Ne foto Rita Ora

Rita vlerësohet për bamirësi Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka vizituar shtetin e Kosovës në kuadër të një misioni bamirësie në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

28-vjeçarja Kosovën e ka vizituar së bashku me nënën e saj, Vera Orën. Vizitës së saj në Kosovë, revista botërore DailyMail i ka kushtuar një artikull të veçantë. Ata, Ritës i janë drejtuar si artistja e cila ka fituar shumë çmimeve.

Në këtë artikull shkruhet se si Rita në moshën një vjeçare është larguar nga Kosova dhe tani është kthyer në Kosovën e saj për bamirësi. Sipas tyre, Rita me bamirësi merret që nga viti 2013, dhe tani ajo ka befasuar më shumë se 400 fëmijë në ngjarjen vjetore të UNICEF-it “Activate Talks” në Prishtinë/ 

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...