S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, April 10, 2019

Parashikimi i motit për datën 11 Prill, ja çfarë pritet…

Shtypnews.al

Parashikimi i motit për datën 11 Prill 2019:
Sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, në të gjithë qarqet.
Vetëm në zona shumë të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore, kryesisht gjatë pasditeve.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në disa raste deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 10 / 18 °C
Në vendet e ulëta: 10 /17 °C
Në vendet malore: 3 / 13 °C

Grabitja në Aeroportin e Rinasit, ja pse bankat i transportojnë paratë jashtë…

Sistemi bankar funksionon duke mbledhur para nga kursimtarët, kundrejt një përqindje të caktuar interesi. Njëlloj si me tregtinë, këto para, banka duhet t’i investojë me interesa më të larta dhe diferenca i mundëson bankës të mbulojë shpenzimet e veta dhe të nxjerrë një fitim të caktuar.
Paratë e depozituesve, në euro ose valutë, bankat, një pjesë e mbajnë si rezervë të detyrueshme, një pjesë e investojnë kryesisht për të dhënë kredi. Duke qenë se bankat kanë qenë të kujdesshme me kredidhënien, huadhënia për ekonominë ka qenë e vakët vitet e fundit. Tepricën në lekë, bankat e investojnë duke blerë letra me vlerë të qeverisë shqiptare. Ndërsa tepricën në valutë bankat e vendosin në institucione financiare jashtë dhe për këtë arsye u duhet ta transferojnë, ndonëse së fundi bankat kanë preferuar ta mbajnë valutën edhe pranë Bankës së Shqipërisë .
Ky transferim kryhet fizikisht dhe kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike.
Transporti bëhet me Cargo Ajrore, që është shërbim që e ofrojnë kompanitë ajrore e quhet “High Value Cargo Service”. Ky është një shërbim i shtrenjtë, si rrjedhojë transaksioni i këmbimit bëhet me vlera të mëdha që të jetë i leverdishëm dhe për këtë arsye, disa banka bëhen bashkë për të rritur vlerën.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës, në zërin “Marrëdhënie me bankat, institucionet e kreditit dhe institucionet e tjera financiare”, që janë vendosjet jashtë, bankat kishin 237 miliardë lekë, ose gati 1.8 miliardë euro në fund të 2018-s.
Ndryshe nga vitet e kaluar, bankat nuk kanë preferuar t’i vendosin paratë jashtë, pas kufizimeve të vendosura nga Banka e Shqipërisë. Zëri “Marrëdhënie me bankat, institucionet e kreditit dhe institucionet e tjera financiare” shënoi për herë të parë një rënie vjetore me 5%, pas rritjes së vazhdueshme që kishte shuar dekadën e fundit.
Bankat tregtare kanë rritur mbajtjen e likuiditeteve te Banka e Shqipërisë sidomos në valutë, edhe pse interesi i ofruar është negativ. Ekspertët e bankave shpjeguan se shkak për këtë rritje është bërë efekti i masave makroprudenciale që rrjedhin nga një rregullore e Bankës Qendrore që penalizonte bankat për mbajtjen e fondeve të tepërta jashtë vendit, pasi konsiderohen si 100% me risk.
Shqipëria është një vend me nivel të lartë euroizimi, ku 53% e depozitave në fund të 2018-s ishin në valutë./Monitor/

Grabitja/ Flet vëllai i Admir Muratajt: Policia asnjë informacion

Jashtë ambienteve të policisë për të marrë një konfirmim zyrtar nëse është Admir Murataj personi që është vrarë ditën e djeshme, në grabitjen e 10 mln eurove të 4 bankave të Nivelit të Dytë në Shqipëri, pret edhe vëllai i tij, Tan Murataj.https://youtu.be/mPaQ1WY9t3s

Sot vihet gurthemeli i Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”,

Shtypnews.al

Sot bëhet vënia e gurthemelit të Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”, në fshatin Bllacë të komunës së Hanit të Elezit.
“Në kujtim të eksodit të ‘99-ës dhe të rënëve për liri, dëshmorëve dhe të zhdukurve,
Ceremoninë e vënies së gurthemelit të Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”, e organizon Zyra e Kryeministrit të Kosovës. /Shtypnews.al/

Tuesday, April 9, 2019

Parashikimi i motit për datën 10 Prill 2019: Shtypnews.al

Shtypnews.al

 
Parashikimi i motit për sot datën 10 Prill 2019: Shtypnews.al
Sot priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës dhe Dibër.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në disa raste deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit
Temperaturat minimale dhe maksimale për sot /Shtypnews.al/

Në bregdet: 11 / 17 °C
Në vendet e ulëta: 10 /17 °C
Në vendet malore: 4 / 13 °C

“Mafia shqiptare”/ Goditja, në arrest vetëm 15 persona. | Shtypnews.al |

Prokuroria belge ka mbajtur në arrest 15 nga 55 personat e ndaluar të premten. Aksioni anti-drogë është përshkruar si goditje “kundër mafies shqiptare në Evropë”.
Në komunikatën e Europolit thuhet se në “aksion kanë marrë pjesë 650 policë në Belgjikë, Holandë, Francë, Itali dhe Mbretëri të Bashkuar, të cilët kanë bastisur disa adresa në koordinim me autoritetet në Serbi”. Në pyetjen nëse aksioni është bërë në koordinim edhe me autoritetet në vendet tjera të Ballkanit, zëdhënësi i Europolit Jan Op Gen Oorth, tha se organizata “ka përkrahur qarkullimin e informacionit në mes të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të tjera me të cilat rrjeti ka pasur kontakte duke përfshi edhe ato në Ballkanin Perëndimorë”, raporton DW.


Tregu i kanabisit dhe sasitë e kapura
Zëdhënësi ka refuzuar që të zbulojë nacionalitetin e të arrestuarve duke i përmbledhur të gjithë në “mafia shqipfolëse”. Gjithsej janë zbuluar 17 plantazhe të kanabisit dhe policia ka konfiskuar 8.000 rrënjë të bimës, 200 gramë kokainë, kompjuterë, telefon, dokumente, kesh dhe gjashtë vetura luksi. Sipas Qendrës evropiane për monitorim të drogave dhe varësisë nga drogat, në vit bëhen rreth 22 mijë aksione të konfiskimit të rrënjëve të kanabisit me mbi 10 milionë bimë të konfiskuara. Këto rezultate kanë kulmuar në vitin 2015 kur janë konfiskuar 11.5 milionë bimë. Tregu i kanabisit përbënë 38 për qind të tregut të përgjithshëm të drogave të jashtë ligjshme, me vlerë prej rreth 9.3 miliardë Euro. Një pjesë e madhe e këtij kanabisi prodhohet në ambiente të mbyllura brenda BE-së përderisa importet më të mëdha vinë nga Maroku dhe Libia. Një pjesë të kanabisit vjen nga Ballkani Perëndimorë prej vendeve si Serbia, Kosova, dhe Shqipëria. Sa i përket prodhimit brenda BE-së grupet e organizuara kriminele holandeze përbëjnë pjesën më të madhe të prodhimit, thuhet në raport. Krahasuar me të dhënat e përgjithshme sasia e konfiskuar e kanabisit në këtë aksion nga “mafia shqiptare” përbënë më pak se 0.1 për qind të sasisë së përgjithshme të konfiskuar në BE gjatë një viti.


Pse u liruan shumë të arrestuar?
Sa i përket këtij rasti nga 55 arrestimet 15 janë ndaluar në polici për t’u hetuar për qëndrim ilegal në vend, transmetojnë mediat lokale pohimet e prokurorisë belge. Mbetet e paqartë pse shumica e të arrestuarve janë liruar dhe nëse kundër tyre janë ngritur akuza për tu lënë të mbrohen në liri. Europol ka kumtuar se “hetimi ka pasur për cak organizatat kriminele të përfshira në shumë aktivitete, duke përfshi trafikimin e kanabisit në sasi të mëdha, trafikimin e kokainës, prostitucionin, trafikimin me qenia njerzore dhe pastrimin e parave” ka thënë një zëdhënës i prokurorisë për mediat lokale belge.
Prokurori belg Christian Henry nga Tournai-Mons, i ka thënë gazetës lokale De Standaard se grupi ka pasur lidhje me gra bullgare të vendosura në qytetin Einthoven të cilat janë transferuar në plantazhe që të vjelin kanabisin sipas nevojës.
I tërë aksioni është pjesë i një projekti të financuar nga Komisioni Evropian të quajtur: Direzione Investigativa Antimafia Project ONNET, që ka për qëllim ndjekjen e grupeve mafioze në Evropë. Projekti ka filluar në nëntor 2018 dhe përbëhet nga 6 vende anëtare të BE-së, Italisë, Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Spanjës dhe Europolit. Projekti ONNET i ka cak grupet mafioze si tërësi e jo ndjekjen e tyre për aktivitete të caktuara. Grupet kryesore cak i projektit janë grupet mafioze italiane, rrjetet euro aziatike dhe shqiptare të mafies si dhe bandat jashtëligjore të motoristëve.

Grabitja në Rinas, Bardhi: Policia e angazhuar kundër qytetarëve.

Shtypnews.al

Shtypnews.al Pak pas grabitjes të së paktën 2 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, vjen edhe një reagim nga  Sekretari i Pergjithshëm i kësaj force politike, Gazment Bardhi.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi nuk kursen ironinë ndaj Qeverisë aktuale dhe forcave të rendit, ndërsa shprehet se policia është e angazhuar kundër qytetarëve.

“Kur Policinë e angazhon kundër qytetarëve, që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër Qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend (brenda perimetrit te sigurisë në Aeroportin e Rinasit) apo vrasjeve të tipit mafioz në zonat më të populluara.
Është çështje prioriteti!  Edi Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin.

Me 13 Prill, protestojmë edhe për të kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo banditëve e grabitësve në pushtet. “-shkruan ai. /Shtypnews.al/

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...