S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, March 31, 2019

Mark Zuckerberg, paralajmëron rregulla të reja | Shtypnews.al |


Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, në një letër të hapur të botuar nga Washington Post nga “kolegu” i Jeff Bezos, guru i Amazon ku shprehet se duhen “rregulla të reja për të mbrojtur ëeb-in nga përmbajtje të rrezikshme”.
Sipas tij për ta bërë këtë ne kemi nevojë për “një rol më aktiv të qeverive”. Zuckerberg thekson nevojën për rregulla të reja për të “siguruar integritetin e procesit zgjedhor dhe për të mbrojtur privatësinë e njerëzve”.
Për Drejtorin e Përgjithshëm të rrjetit më të madh social në botë, ne duhet të punojmë së bashku me shtetet për të zhvilluar një kornizë globale dhe modeli duhet të jetë ai i “Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave” të Bashkimit Evropian.

Ndërhyrja e Zuckerberg erdhi pas skandaleve të fundit që kanë tronditur Facebook-in si në aspektin e mbrojtjes së të dhënave të përdoruesve dhe duke përhapur lajme të rreme për të ndërhyrë me votimin amerikan në 2016

Presidentja e Kroacisë e ‘dridhë’ Serbinë pasi Vuçiqi përmendi Millosheviqin në Kosovë, ja çfarë porosie i jep


Presidentja e Kroacisë e ‘dridhë’Serbinë pasi Vuçiqi përmendi Millosheviqin në Kosovë, ja çfarë porosie i jep 

Shtypnews.al

Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç, në përgjigje të deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vucic në Kosovë, tha se flamuri kroat ka valuar në Knin dhe para fjalimit të tij dhe do të valojë edhe në të ardhmen.


Vuçiç tha në një fjalim para serbëve në Kosovë ndër të tjera, tha se “sot në Knin, Kroaci valëvitet flamurin kroat që më parë nuk kishte”.

Presidentja kroate tha gjithashtu se ai nuk e di pse Vuçiç imponon tema për Kroacinë”, sepse, siç tha ajo, Kroacia ka çështjet e saj që kanë të bëjnë me prosperitetin.

Qeveria kroate e quajti provokim vlerësimin e Sllobodan Millosheviqit si një udhëheqës i madh dhe se në Knin valëvitet flamuri kroat që më parë nuk ka ndodhur, duke shtuar se deklarata e Vucic nuk mund të ndryshojë faktet historike.”Kroacia në fillim të viteve 1990, u sulmua dhe ishte viktimë e agresionit të regjimit të Millosheviqit që synonte Serbinë e Madhe”.

“Këtë regjim u mposhtë nga ushtria fitimtare kroate ‘luftën për atdhe’ duke çliruar të gjithë territorin e pushtuar, përfshirë edhe qytetin e Kninit”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Zagrebit

Shtypnews.al

Kukësi, qyteti më i varfër në Europë. | Shtypnews.al |

Shtypnews.al

Kukësi, qyteti më i varfër në Europë 

Shtypnews.al

Jetohet mes papunësisë dhe emigracionit 
Kukësi, i pari qytet në botë i nominuar për Nobelin e Paqes. Sot, mban nga Eurostat rekordin si rajoni më i varfër në Shqipëri dhe Europë. Rrugët janë thuajse bosh, ndërsa kafja pihet me orë të gjata. Në treg shitet e blihet pak. Shpesh edhe me lista. Shpresa për të luftuar papunësinë është emigracioni. Ky është lokali më i populluar i qytetit. Rrinë kryesisht të rinjtë.
Ergysi, punon si kamarier. Nuk i ka mbushur të 20tat, por ka provuar 2 herë të largohet nga Shqipëria. Thotë se Kukësi nuk i ofron asnjë mundësi për të ardhmen. “Të rinjtë në Kukës nuk kanë asnjë mundësi për të ardhmen. Më mendjen time dhe të rinjve kuksianë është largimi që këtu, por tani po punoj si kamarier, të kaloj kohën, thotë ai.
Rreth 3,500 familje kuksiane emigruan drejt vendeve të BE-së në vitin 2015. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Shërbimit Social, 6,000 individë mes tyre, ishin të papunë. Pas refuzimit të azilit, vetëm 135 familje të regjistruara në Qendrën e Informimit u rikthyen.

“Faktori kryesor ka qenë ekonomia e tyre shumë e ulët dhe papunësia. Nuk ka qenë dëshira e tyre që të rikthehen. Kemi probleme me riintegrimin e tyre”,
 thotë Jonida Halilaj, këshilluese në Qendrën e Informimit.
Sipas INSTAT, të ardhurat për frymë në Kukës janë 314 mijë lekë në vit. Megjithatë këtu nuk llogariten të ardhurat e siguruara nga emigrantët. Shumë prej familjeve jetojnë me remitancat, mes tyre edhe nga ato që në zyrat shtetërore janë të regjistruara në skemën e ndihmës ekonomike.
40% e popullësisë trajtohet me ndihmë ekonomike. Familja Zelaj është njëra prej tyre. Burimi i të ardhurave për 5 anëtarët e saj është ndihma sociale dhe këto bageti.
“Bujqësia është sektori që siguron nivelin më të lartë të të ardhurave dhe sektori kryesor i punësimit në Kukës. Po vetë banorët shprehen se sfidat nuk janë të pakta”, thotë gazetarja e Tv Klan, Rashela Shehu.
Në fshatin Shtiqën tokat bujqësore mbillen kryesisht me grurë. 44-vjeçari Ajet Basha thotë se bujqësia nxjerr “bukën e gojës”, por nuk e lehtëson jetesën. “Punoj vetëm për të mbajtur familjen. Nuk investoj dot sepse nuk subvencionohemi nga shteti, nuk kemi treg shitje”.
Numri i punëkërkuesve në Kukës ka rënë, por mosha e tyre është rritur. Tani më shumë kërkesa për t’u punësuar ka nga 50-vjeçarët, të cilët e kanë më të vështirë emigrimin.
Ka lindjet më të larta në shkallë vendi, një paradoks me statusin që mban si qyteti më i varfër. Paradoks me këtë status dhe me 40 përqind të familjeve që marrin ndihmë ekonomike, janë edhe ndërtimet e reja për banesa në fshatra e qytet. Gjithçka duket se është ndërtuar mbi remitancat.
Liqeni dhe minierat, mbeten pasuri kombëtare, por asnjë prej tyre nuk shfrytëzohet, pasi ky qytet prej shumë vitesh sheh nga emigracioni. Dhe me kthimin nga emigracioni, pakkush investon për të jetuar këtu.
Të dhënat tregojnë se kuksianët janë po ashtu ndër të parët në hartën e lëvizjeve demografike, me destinacion kryeqytetin.
Tv Klan & -

Shtypnews.al

Në nje natë te ftohtë, një miliarder takoi një plak te varfër jashtë. Ai e pyeti: "A-...

Shtypnews.al

Në nje natë te ftohtë, një miliarder takoi një plak te varfër jashtë. Ai e pyeti: "A nuk e ndjeni të ftohtin pa veshur pallto?"

Plaku u përgjigj: "Unë nuk kam pallto, por jam mësuar me të".

Miliarderi tha, "Tani do të hyj në shtëpinë time dhe do t'ju sjell një."
Njeriu i varfër aq shumë u lumtura dhe tha se do të priste.

Miliarderi hyri në shtëpi dhe u zënë me diçka tjetër, duke harruar kështu për njeriun e varfër. Kur ai më vonë e kujtoi atë në mëngjes, ai shpejt doli për ta kërkuar atë. Por për fat të keq, ai e gjeti atë të vdekur me një shënim.

Shënim thotë: «Kur nuk kisha rroba të ngrohta, kisha fuqinë për të luftuar të ftohtin, sepse unë isha mësuar me të. Por, kur ju me premtuat të më ndihmoni, unë u bashkova me premtimin tuaj dhe që më mori fuqinë time te rezistences. "

Morali: Mos premtoni asgjë që nuk mund ta mbani. Kjo nuk do të thotë asgjë për ju, por kjo do të thotë çdo gjë për dikë tjetër.

Shtypnews.al dhe Shqipëria e shqiptarëve 

Për këto dhe të tjera mund të klikoni mbi linkun si më poshtë

Saturday, March 30, 2019

LEXOJE - Një natë, para se të flija, u ktheva kah gruaja ime e shikoja duke fjetur dhe thash në vete


Shtypnews.al 


Një natë, para se të flija, u ktheva kah gruaja ime e shikoja duke fjetur dhe thash në vete
- E gjora pasi ka jetuar me familjen e vet erdhi të flejë tek një burrë i huaj, për atë e la shtëpinë e prindërve, përkëdheljen e prindërve, rehatinë e familje. Ajo i shërben atij...
Pastaj e pyesja veten:
- Si munden disa burra t’i godasin gratë e tyre me mizori kurse ato i lanë familjet e tyre për burrin e tyre.!
- Si munden disa burra të dalin me shoqërinë e tyre nëpër restorant
e dhe të hanë e të pinë e të mos ju interesoj gjendja e familjes në shtëpitë e tyre.!
- Si munden disa burra ta kalojnë kohen jashtë shtëpisë më shumë se sa brenda shtëpisë.!
- Si munden disa burra t’i bëjnë shtëpitë burg për gratë e tyre dhe mos të dalin kurrë me to për shëtitje e dëfrim.!
- Si munden disa burra t’ju ngushtojnë zemrat e grave të tyre dhe t’ju mbushin sytë me lot.!
- Si munden disa burra të udhëtojnë dhe t’i lënë gratë dhe fëmijët e tyre mbrapa e mos të interesohen më për ta.!
- Si munden disa burra të ecin me gra të huaja duke i pas grat e tyre të pastra në shtëpitë e tyre të cilat i presin me padurim t’ju kthehet burri i tyre.!
- Si munden disa burra të largohen nga përgjegjësia.!
- Si munden disa burra t’i shikojnë grat e tyre duke punuar dhe duke i furnizuar ata, dhe ata në shtëpi të han dhe të pinë pa gajle!
- Këta njerëz nuk kanë ndjenja e as ndërgjegjeje dhe nuk e meritojnë të quhen burra ose baba sepse ky epitet është i cmuar, kurse ata e fëlliqin me veprat e tyre.

Rita Ora: Familja ime iku nga Kosova për t’i shpëtuar luftës – tani unë dua të ndihmoj vendi tim


Shtypnews.al 

Unë jam krenare që jam Ambasador nderi për vendin tim, Kosovën. 
Unë kam lindur atje në vitin 1990, por kur isha vetëm një vjeçare, prindërit e mi morën vendimin e vështirë për të lënë atdheun tonë për shkak të konfliktit që filloi kur ish-Jugosllavia u shpërbë. 

Rita Ora gjatë prillit vjen në Kosovë. Një pjesë e të ardhurave nga secila çantë e shitur do
 të shkojën për bamirësi, konkretisht për “Women for Women International”, në vendin ku u lind Rita – Kosovë. 

Rita Ora dhe marka gjermane Escada janë duke u përgatitu për një kauzë të përbashkët: “Moda për gratë e pavarura dhe të forta”, për t’ju ndihmuar grave të bëhen më të forta dhe të pavarura.

Ora është bashkua me drejtorin e kësaj marke për të krijuar një linj të veçantë të çantave.

Shtypnews.al


Rita Ora dhe marka gjermane Escada janë duke u përgatitu për një kauzë të përbashkët: “Moda për gratë e pavarura dhe të forta”, për t’ju ndihmuar grave të bëhen më të forta dhe të pavarura.Ora është bashkua me drejtorin e kësaj marke për të krijuar një linj të veçantë të çantave. Escada do të dhurojë 15 euro për çdo çantë dhe do të shkojnë në “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë gratë e mbijetuara nga lufta, në mënyrë që ta rindërtojnë jetën e tyre.Pasi u largua nga vendi në moshën 1 vjeçare, këngëtarja ka kujtuar krizën ballkanike në vitin 1990, por ajo ka lidhje shumë të ngushta me vendin e saj. “Unë shkoj sa më shpesh që mundem, është një vend i rëndësishëm për mua”, tha Rita për Hollywood Reporte. Kosova e nderoi këngëtaren me titullin e ambasadores disa vjet më parë nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga.Gjatë intervistës, Rita tha se do të shkojë në Kosovë në muajin prill për të bërë disa punë bamirëse me fondin e kombeve të bashkuara 

"Babai i dy fëmijëve humbi jetën sot në garazhet e stadiumit "Arena Kombetare", Policia e fsheh ngjarjen"


Shtypnews.al

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet e cila mesa duket është mbajtur e fshehtë nga policia.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një status në rrjetin social Facebook, ku në mesazh qytetari tregon se babai i dy fëmijëve ka humbur jetën ndërsa ishte duke punuar në garazhet e stadiumit ‘Arena Kombëtare’, por kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë.
Jo më larg se sot një ekzekutim mafioz ndodhi në Shkodër, ku mbetën të pajetë në pragun e shtëpisë dy vëllezërit Bilali.
Çdo ditë në vendin tonë ndodhin vrasje e ekzekutime nga më makabret, por falë teknologjisë dhe qytetarëve, këto ngjarje po denoncohen masivisht në rrejtet sociale.
Denoncimi i Berishes

Sali Berisha
Monstra qe fshehin dhe vdekjen!
Nje tjeter punetor, baba i dy femijeve humbet jeten sot ne garazhet e stadiumit.
Ne nje qendrim kriminal edhe ky krim tentohet te fshihet.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
doktor pershendetje,nje djal i ri ka ren ne garazhet e stadiumit te ri Arena kombetare dhe per fat te keq vdiq.
te lutem interesohu se familjes do i fshehin te verteten per masat e siguris brenda kantierit. te lutem anonim.
Na nxoren jasht stadiumit kur ndodhi fatkeqesia dhe u pezullua puna doktor.
Per me teper informacion mund tju japin te spitali i traumes
Dhe deri me tani e mbajn te fsheht lajmin
Por te lutem anonim pasi jam punonjes aty
Ngjarja ka ndodhur ne oren 13:00,viktima ishte me origjin nga Puka u degjua, por nuk kam informacion me teper per arsye sepse na nxoren nga stadiumi te gjithve me detyrim.dhe nuk esht i vetmi rast. Por sot ndodhi fatkeqesia qe vdiq babai i dy femijve na nxoren nga stadiumi me detyrim per te fshehur ngjarjen e rend dhe masat e siguris qe nuk ishin ne masen e duhur.”

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...