S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, March 12, 2019

Rriten pagat për të gjithë të punësuarit! Ja cili ‘zanat’ paguhet më shumë në Shqipëri

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2018, është 52.312 lekë, duke u rritur me 3,4 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, raportoi INSTAT në një publikim të posaçëm për pagat.
Puna në bankë, apo në një shoqëri sigurimi është sot më e paguara në vend, sipas INSTAT. Paga mesatare në sektorin banker dhe atë të sigurimeve është 111.6 mijë lekë sipas të dhënave të INSTAT, ose rreth një mijë dollar në muaj.
Gjatë tremujorit të katërt 2018, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 113,4 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupsektorin e Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit është 28,6 % më e ulët, raportoi INSTAT
Gjatë tremujorit të katërt 2018, paga mesatare bruto për grup-aktivitetin Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi, ka rritjen më të madhe prej 10,3 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa ndërtimi është i vetmi grup-aktivitet që ka ulje prej 1,2 %.
Gjatë tremujorit të katërt 2018, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 94,8 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar. Në vlerë absolute, paga minimale në këtë sector është 101.8 mijë lekë.
Paga për grup-profesionin e Teknikëve dhe specialistëve në zbatim ka rritjen më të madhe prej 7,1 % gjatë tremujorit të katërt 2018, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar (në vlerë absolute arriti në 59.3 mijë lekë), ndërsa për grupprofesionin e të punësuarve në Forcat e armatosura ka uljen më të madhe, prej 2,2 %.
Grup profesioni i tretë më i paguar në vend është informacioni dhe komunikacioni me rreth 78 mijë lekë në muaj, i ndjekur nga specialistët me arsim të lartë, që marrin mesatarisht rreth 70mijë lekë në muaj.
Më pag paguhen punonjësit në bujqësi, me 31 mijë lekë në muaj, të ndjekur nga punonjësit elementarë, po me rreth 31 mijë lekë në muaj. 
/Monitor, & shtypnew.al/

Monday, March 11, 2019

Rrinë skajeve të rrugës, të zbathur e të zh-...| Shtypnews.al


Rrinë skajeve të rrugës,
të zbathur e të zhveshur,

me stomak të uritur,
me fytyrë të ngërdheshur.
Shikojnë çdo njeri,
që u kalon aty përbri,
në mos kanë gjë për ta,
të paktën një lajthi.

Mungojnë në shkolla,
janë nxënës të dalluar,
ngase nuk kanë fletore,
as libra për të mësuar.

Janë thellë të strukur,
por kërkojnë drejtësi,
ndërkohë që gjëmë e tyre
arrin tutje në qeveri.

Po lum që ne të tjerëve
qeveri nuk na thonë,
e na qan zemra dhe shpirti
prandaj u ndihmojmë. 

RUDINA HAJDARI: NUK E DOREZOJ MANDATIN R DEPUTETIT!

RUDINA HAJDARI: NUK E DOREZOJ MANDATIN R DEPUTETIT!


Ne nje interviste per emisionin “ Ditari” ne “ Zerin e Amerikes”, Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, eshte shprehur se nuk do ta dorezoje mandatin e deputetit. Sipas saj qendrimi ne parlament eshte vendimi i duhur. 

“Unë mendoj që parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, i jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin. Prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri shumë e lartë, që unë ndjej mbi shpatulla, mendoj që qëndrimi në parlament do të ishte vendimi më i duhur, që do i bëja dhe shërbeja të ardhmes së Shqipërisë” deklaroi Hajdari.
Nderkohe nga selia blu nuk ka asnje reagim lidhur me mosdorezimin e mandatit nga ana e Rudina Hajdarit. 

/Shtypnews.al/

Shqiptarët jetojnë për t’u ushqyer, një e treta e ekonomisë shkon për bukë e ushqime | Shtypnews.al |

“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi”. ‘Poema e Mjerimit’ e Migjenit, e shkruar në vitet ’30, duket se është aktuale edhe sot. Shqiptarët, përfshirë qytetarët e Kosovës, janë populli që shpenzojnë më shumë për ushqime në Europë, në raport me atë që prodhon ekonomia e tyre në një vit.

Monitor ka përpunuar të dhënat e Institutit Europian të Statistikave, Eurostat, që ka përditësuar informacionin për shpenzimet nominale për ushqime për vitin 2017. Sipas këtyre të dhënave, për Shqipërinë, shpenzimet nominale për ushqime, përbënin 31% të prodhimit e brendshëm bruto (GDP- që mat prodhimin e ekonomisë në një vit, apo dhe të ardhurat që sigurohen nga puna dhe pronat). Të dhënat kanë përfshirë dy vitet e fundit dhe Kosovën ku treguesi është pak më i ulët se në Shqipëri, në 29.2%% të GDP-së. Kur në këtë tregues llogariten dhe pijet jo-alkoolike, Kosova kalon në vend të parë me 34.1% të GDP-së, ndërsa për Shqipërinë ky tregues rritet lehtë në 31.9% të GDP-së.

Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian, shpenzimet për ushqime në raport me atë që prodhon ekonomia në një vit janë shumë më të larta. Për mesataren e BE-së, ky tregues është vetëm 6% e GDP-së, ku më i larti është në Rumani, me 15.8% të GDP-së dhe më i ulëti në Irlandë dhe Luksemburg me 2.7 dhe 2.6% të PBB-së.

Edhe në raport me vendet e tjera të rajonit, shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës e përdorin pjesën më të madhe të parave që kanë në dispozicion për t’u ushqyer. Për Serbinë, ky tregues është 15.6% e GDP-së dhe më i larti është për Bosnjën dhe Malin e Zi me përkatësisht rreth 23-24% e GDP_së (shih grafikun). Për vendet kandidate dhe potenciale kandidate (pa përfshirë Kosovën dhe Turqinë), mesatarja është 19.7%.

Në vlerë absolute, çdo shqiptar shpenzon për t’u ushqyer në vit 1,248 euro, nga rreth 1800 euro që është shpenzimi mesatar në BE, por duhet të kemi parasysh që të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë vetëm sa 30% e mesatares europiane!

Në një tjetër tregues më të detajuar, të publikuara nga Eurostat, shpenzimet për bukë dhe drithëra në Shqipëri ishin sa 4.9% e GDP-së, sërish më e larta në Europë, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 3.1% të GDP-së (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Konsumi i lartë i bukës dhe brumërave është një shenjë e varfërisë dhe e nivelit të ulët të të ardhurave që siguron një vend, që është i detyruar të blejë ushqimet shtrenjtë, për shkak se një pjesë e madhe e tyre importohen (për ironi, Shqipëria ka peshën më të lartë të bujqësisë në Europë me rreth 18-20% të PBB-së nga 2% që është mesatarja e Azisë dhe Europës dhe rreth 8% e Maqedonisë së Veriut).

Vetëm pasi plotëson nevojat primare, ato të të ushqyerit, një familje fillon e mendon për shpenzime të tjera, ku vendin e fundit e zënë ato për udhëtime, apo luks e argëtim.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se jo vetëm shqiptarët shpenzojnë më shumë për të siguruar bukën, por kjo përqindje është më e lartë se 10 vjet më parë. Në 2008-n, viti më i hershëm kur i raporton të dhënat INSTAT, kjo përqindje ishte 4.4, ndërsa në 2016-n u shënua niveli maksimal prej 4.9% e PBB-së, për të rënë lehtë në 4.9% në 2017-n .

Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra ishin 198 euro në vit në 2017-n, më të lartat historike dhe më shumë në rajon. Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për këtë produkt në vlerë absolute, pasi është më i shtrenjtë, por për shkak të të ardhurave të larta, ai nuk rëndon në xhepat e tyre. Sipas metodës së fuqisë blerëse (ku mesatarja e Bashkimit Europian merret si referencë me 1), Shqipëria e ka këtë tregues gati 90, më i larti në Europë 

 ( mmc )

PROGRAMI I DITËS SË VERËS 2019 - Lexo në | Shtypnews.al|

PROGRAMI I DITËS SË VERËS 2019

DATË 11 MARS 2019

Ora 14.00 – 20.00 - Hapet “Panairi i Tretë i Librit, “SkampaScript 2019” para
Pallatit shumësportësh “Tomorr Sinani”, nga shoqata “Durana”.

DATË 12 MARS 2019

Ora 10°° - 19°° - Hapja e “Panairit tregtar” në Pallatin e Sportit “Tomorr
Sinani”, me prezencën e bandës frymore.
Ora 11.00 - Vazhdon Panairi i librit. (Promovim i Antologjisë poetike
të poeteshave të Elbasanit në bibliotekën e qytetit)
Ora 12.00 - Promovim i romanit “Kronikat e Mjegullës” së shkrimtarit
Bashkim Hoxha.
Ora 19.00 - Koncert simfonik në Teatrin “Skampa”
DATË 13 MARS 2019
- Vazhdon Panairi i Ditës së Verës dhe “Panairi i librit”.
Ora 11.00 Promovim i krijimtarisë së shkrimtarit F. Musai në
Bibliotekën e qytetit.
Ora 20.00-24.00 “Nata e librit” në Panairin e Librit para Pallatit të Sportit.
Ora 12.00- 24.00 Koncert i Madh Festiv në Sheshin “Gensher”
(Performojnë dhe artistë e grupe koreografike elbasanase)
Ora 22.00 - Përshëndetja e Kryetarit të Bashkisë,
z. Qazim Sejdini !
- Spektakli i fishekzjarreve.

DATË 14 MARS 2019

- Vazhdon “Panairi tregtar” dhe “Panairi i librit”.
Ora 09.00 - Ekspozitë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave,
nga porta e Kalase, deri tek “1 Maj”
Ora 09.30 - Fillon cirkuidi i çiklizmit. Me të mbaruar, vendosen dhe
fillojnë demonstrimet e tyre ekipet e Klubit Shumësportësh,
përgjatë bulevardit “ Aqif Pasha”.
Ora 09.30-10.30 - Parakalimi i Karnavaleve të shkollave 9-vjeçare e, njëkohësisht, nis dhe demonstrimi i veprimtarive të shumëllojta sportive.
- Demonstrim i veprimtarive sportive përgjatë shëtitores, nga
“Sheshi Gensher” e deri te “Elbasan arena”, sipas vendeve të
paracaktuara. Do jenë këto lloje sporti: Karate (para “Reiffisen bank”),
cirk (para Monumentit te Kostandin Kristoforidhit), demonstrime boksi,
hendboll (para “Elbasan Arena”).
Ora 10.30-12.00
Vazhdon:Koncerti i Datës 14 Mars në Sheshin ”Gensher”
(Performojne: Qendra Kulturore e Femijëve, Shkolla Artistike Onufri
dhe banda Frymore e Qytetit).

Gëzuar për mot e jetë Ditën e Verës, 14 Marsin, Festën më të lashtë shqiptare, rrënjët e së cilës, më mirë se kudo, janë të ruajtura në ELBASAN!!!

Shkruan KRYETARI I BASHKISË
QAZIM SEJDINI
|Shtypnews.al|

Nis mbledhja e firmave, stadiumit të ri kombëtar t’i vihet emri i... Panajot Panos

Nis mbledhja e firmave, stadiumit të ri kombëtar t’i vihet emri i... Panajot Panos

Personi që ka iniciuar mbledhjen e firmave është ish-prokurori Shkëlqim Hajdari...
.
Per te tjerat te verteta ne vazdim mund te pelqeni faqen  Shtypnews.al
ose 
kliko linkun si me "posht.
LEXO MENDIMIN E POPULLIT NE "Shtypnews.al".
NE KETE LINKUN i gjeni mendimet e miqve tane...
 Ktu mundd te jepni dhe ju mendimin tuaj...!⤵

Rikthehen të reshurat e borës- ky do të jetë Moti gjatë tërë javës

Shtypnews.al
 

Kjo javë do të karakterizohet nga depërtimi i fushave të presionit të ulët nga Atlantiku dhe masave të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit.

Nën këto kushte ditën sot priten reshje shiu që më vonë do të shndërrohen edhe në reshje bore, e pritet të vazhdojnë paraditen e ditës së martë.
Edhe ditën e enjte priten reshje shiu, të cilat në mbrëmje do të përzien me borë.
Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin mot të butë dhe rritje graduale të temperaturave.

Pas përmirësimit të vlerave të cilësisë së ajrit ditëve të fundit, kjo si shkak i qarkullimit të mjaftueshëm ajror dhe motit të ngrohtë, edhe në ditët në vijim pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, e vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare dhe të mira.
11.03 – Kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje më ftohtë, shiu do të shndërrohet në borë, që pritet të vazhdojë edhe gjatë natës. Vende-vende reshjet pritet të jenë më intensive.
12.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me erë. Paradite reshje të dobëta bore, që gjatë ditës do të pushojnë.

13.03 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.
14.03-15.03 – Të enjten kryesisht vranët, kohëpaskohe me shi. Në mbrëmje shi dhe borë, që më vonë do të shndërrohen në borë. Ditën e premte kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

Temperatura e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 6C deri në -4C, e maksimalet nga 13C deri në 4C.
Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga krahu verior 5-14m/s..
Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...