S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, March 9, 2019

Mesazh i fortë nga NATO: Nuk e kemi ndërmend të largohemi nga Kosova

Mesazh i fortë nga NATO: Nuk e kemi ndërmend të largohemi nga Kosova

Gjeneral-lejtnant Christian Juneau, zëvendëskomandant i Komandës së Forcave të Bashkuara në Napoli, Shtabi i NATO-s, fton të gjithë në Kosovë të përmbahen nga veprimet provokative, si fjalët, demonstratat e dhuna, ngase siç thotë ai, Kosova është në një udhëkryq.
Gjenerali kanadez tregon se nuk ekziston ndonjë plan për reduktimin e trupave të KFOR-it që janë në terren ngase kjo bazohet nga kushtet, por nëse është e domosdoshme, thotë se do e rrisin numrin e trupave, që aktualisht nuk ka nevojë.
Ai flet për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, ku e përsërit se kjo nuk po ndodh në kohën dhe mënyrën që NATO, e dëshiron dhe se po e rivlerësojnë përkrahjen që i ofrojnë FSK-së.
Zëvendëskomandant i Komandës së Forcave të Bashkuara në Napoli, Shtabi i NATO-së, i cili është përgjegjës për operacionet në Ballkan, teksa flet për KosovaPress, thotë se vendosja e taksës për mallrat që hyjnë nga Serbia nuk ndikon asgjë në prezencën e tyre në Kosovë, por që për anëtarësimin në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë, duhet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
Ndërkohë, tregon se FSK-ja nuk mund të zbarkojë në veri të Kosovës, përveç rasteve kur ka pëlqim nga komandanti i KFOR-it dhe se kjo leje nuk ka gjasa të mira që të hiqet.
Juneau thotë se siguria aktuale në Kosovë është stabile, por që kërkon nga të gjithë të përmbahen nga fjalët apo veprimet provokative.
“Situata aktuale është stabile, por në këtë pikë mendoj se është e rëndësishme që të përmbahemi nga fjalët apo veprimet provokative sepse kjo mund të çojë drejt incidenteve të cilat mund të përshkallëzojnë tensionet dhe të krijojnë një situatë në të cilën nuk dëshirojmë të kthehemi…”, thotë ai, për KosovaPress.
Gjenerali thotë se reduktimi i trupave të KFOR-it në Kosovë bazohet nga kushtet, e që për momentin nuk ekziston ndonjë plan për këtë.
Nëse reduktimi ndodh, duhet të diskutohet me Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s, në Bruksel dhe atje merret vendimi.
Ndërsa thotë se numri i tyre mund të shtohet nëse është e domosdoshme.
Sipas tij, prania aktuale e KFOR-it është e mjaftueshme për t’iu përgjigjur çfarëdo situate që do të kërkonte ndërhyrje nga trupat dhe asetet e KFOR-it.
Flet edhe për Kampin Bondsteel.
“Kampi Bondsteel menaxhohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj pyetjen që po e shtroni është pyetje që duhet t’i bëhet dikujt nga SHBA-ja që është në pozitën e duhur për t’ju dhënë përgjigje. Por, çfarë mund t’ju them është se të gjitha shtetet të cilat tani marrin pjesë në mision me KFOR-in janë të përkushtuara pranë këtij misioni… Nuk kam asnjë informacion nga SHBA-të. Edhe njëherë ju them se nuk më takon mua të bëj atë vlerësim, këtë çështje duhet ta diskutoni me një zyrtar nga SHBA-të”, deklaron gjenerali.
E për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, e thotë atë që e ka thënë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
NATO po e rivlerëson përkrahjen që i ofron FSK-së.
“Gjëja e parë që dua të them është se shpallja e transformimit, siç e ka thënë edhe Sekretari i Përgjithshëm, është se nuk po ndodhë në mënyrën dhe kohën që ne dëshirojmë, por formimi i ushtrisë kërkon një plan i cili përafërsisht kërkon 10-vite për ngritjen e ushtrisë, që është një punë shumë komplekse. Si pasojë e shpalljes, NATO-ja tani po e rivlerëson përkrahjen që i ofron FSK-së, kur e them këtë dua të jem i qartë se KFOR-i do të vazhdojë që ta përmbushë mandatin në pajtueshmëri me rezolutën e këshillit të Kombeve të Bashkuara 1244 që është ofrimi i mjedisit të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë që jetojnë në Kosovë, pavarësisht komunitetit apo kombësisë… NATO nuk do të ndihmojë transformimin në plotë kuptimin e fjalës, por do ta mbështesë në pajtim me mandatin e vjetër që e kishte FSK-ja”, thotë gjeneral-lejtnant Christian Juneau.
Anëtarësimi i Kosovës në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë NATO, thotë se merr kohë dhe që paraprakisht Kosova duhet të punojë në normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.
“Kjo është një pyetje që është e pamundur për t’ju dhënë përgjigje të saktë. E vetmja gjë që do të them është se do të marrë kohë. E kuptojmë se ekziston dëshira nga Kosova për të hyrë në Aleancë, por Kosova duhet të punojë në normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin para se të ecim përpara”.
I pyetur se a ndikon vendosja e taksës në qëndrimin e NATO-s, ai thotë se “Nuk do të ndikojë në prezencën tonë. Ne e përmbushim mandatin në bazë të rezolutës së Këshillit të OKB-së 1244”.
Viti 2019 është zgjedhur si vit i NATO-s në Kosovë, e gjenerali thotë se nuk ka asnjë arsye që të përkeqësohen raportet Kosovë-NATO, por në veri, FSK-ja nuk mund të zbarkojë.
Ai tha se në bazë të rezolutës së Këshillit të OKB-së 1244, Policia e Kosovës mund të operojë dhe të zbatojë ligjin në veri, por FSK-ja nuk mund të zbarkojë në veri përveç në rastet kur ka pëlqim nga Komandanti i KFOR-it.
“Ne qëndrojmë fuqishëm në mbajtjen e përkushtimit të cilin e kemi marrë që është rezoluta e Këshillit të Sigurimit dhe përmbajtja e saj që FSK të mos zbarkojë në Veri përveç nëse ka miratim të Komandantit të KFOR-it dhe këtë nuk po e shohim se do të ndryshojë”, deklaron ai.
Gjeneral-lejtnant Christian Juneau, teksa flet ekskluzivisht për KosovaPress në 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, thotë se është shënuar progres dhe kjo kryesisht si rezultat i punës të KFOR-it, i cili ka ofruar nivel të stabilitetit dhe të sigurisë mjedis të sigurt, lirinë e lëvizjes për të gjithë popullin në Kosovë, pavarësisht kombësisë, komuniteteve apo përkatësie tjetër.
Në Kosovë ai pranon se situata është stabile dhe e sigurt, e që ka ndikim edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor që është një rëndësi strategjike për Bashkimin Evropian, por edhe NATO-n

Shpallën ushtritë më të forta të Ballkanit për vitin 2019

Shpallën ushtritë më të forta  të Ballkanit për vitin 2019

Global Firepower Index (Indeksi Fuqisë Luftarake) përpiloi edhe këtë vit listën e fuqive më të mëdha ushtarake të botës duke u bazuar në 50 faktorë të ndryshëm duke filluar nga pozita gjeografike deri tek fuqia punëtorë.

Në këtë renditje është shmangur fuqia bërthamore, pasi kjo e bën shumë të vështirë renditjen për një serë rrethanash.
Indeksi për këtë vit përfshiu 137 shtete.
Kjo është një përzgjedhje vetëm e vendeve të Ballkanit duke paraqitur një renditje të fuqisë ushtarake të këtyre vendeve duke iu referuar listës së Global Firepower Index.
Në këtë renditje të Global Firepower Index nuk është paraqitur Kosova.
Për më tepër, ju ftojmë të ndiqni renditjen në galerinë e mësipërme me të dhëna specifike.

7- Bosnja Popullsia: 3 867 055 Buxheti: 250 000 000 Fuqia punëtorë: 2 400 000 Forca aktive: 15 000 Rezervistë: 7 000

7-Bosnja Tanke: 149 Autoblinda: 100 Artileri e lëvizshme: 15 Sisteme raketore: 110
7-Bosnja Avionë, total: 20 Avionë gjuajtës: 0 Avionë transporti:11 Helikopterë: 20 Helikopterë luftarakë: 0

6-Maqedonia Personel aktiv: 8000 Rezerve: 5 000 Tanke: 31 Autoblinda: 251 Artileri e lëvizshme: 144 Sisteme raketore: 24

6-Maqedonia Avionë, total: 20 Avionë gjuajtës: 0 Avionë transporti:0 Helikopterë: 14 Helikopterë luftarakë: 4

5-Shqiperia Popullsia: 3 029 278 Buxheti: 110 000 000 USD Fuqia punëtorë: 1 515 000 Forca aktive: 14 550 Rezervistë: 5 000

5-Shqiperia Tanke: 0 Autoblinda: 700
5-Shqiperia Avionë, total: 22 Avionë gjuajtës:0 Avionë tranporti: 22 Helikopterë: 22 Helikopterë luftarak: 0

4- Serbia Buxheti: 830 000 000 USD Popullsia: 7 176 000 Fuqia punëtorë: 3 500 000 Forca aktive: 52 000 Rezervistë: 170 000

4-Serbia Tanke: 225 Autoblinda: 575 Artileri e lëvizshme: 72 Sisteme raketore: 82
4-Serbia Avionë, total: 123 Avionë gjuajtës: 24 Avionë transporti: 40 Avionë trajnimi: 37 Helikopterë: 37 Helikopterë luftarak: 0

3-Kroacia Buxheti: 958 000 000 USD Popullsia: 4 464 844 Fuqia punëtorë: 2 100 000 Forca active: 21 500 Forca rezerviste: 102 700

3-Kroacia Tanke: 72 Autoblinda: 574 Artileri e lëvizshme: 21 Sisteme raketore: 92
3-Kroacia Avionë, total: 68 Avionë gjuajtës: 12 Avionë transporti: 23 Avionë trajnimi: 18 Helikopterë: 31 Helikopterë luftarak: 0
3-Kroacia Anije, total:28 Anije patrullimi detar: 4 Anije anti-minë:1

2-Bullgaria Buxheti: 700 milionë USD Popullsia: 7 186 000 Fuqia punëtorë: 3 300 000 Forca aktive: 35 000 Rezervistë: 302 500

2-Bullgaria Tanke: 160 Autoblinda: 1 103 Artileri e lëvizshme: 150 Sisteme raketore: 100
2-Bullgaria Avionë, total: 68 Avionë gjuajtës: 50 Avionë transporti: 28 Avionë trajnimi: 12 Helikopterë, total 25 Helikopterë luftarak:
2-Bullgaria Anije, total: 29 Fregata: 4 Korveta: 3 Anije anti-mina detare: 10

1-Greqia Buxheti: 6.5 mld USD Popullsia: 10 775 643 Fuqia punëtorë: 5 000 000 Forca aktive: 180 000 Rezervistë: 280 000

1-Greqia Tanke: 1 556 Autoblinda: 4 209 Sisteme raketore: 152 Artileri e lëvizshme: 547
1-Greqia Total, avionë: 601 Avionë luftarakë/ interceptor:206 Avionë transporti: 215 Avionë trajnimi:143 Helikopterë, total: 224 Helikopterë luftarakë: 29
1-Greqia Forca detare Anije total: 115 Fregata: 13 Nëndetëse: 11 Anije patrulluese detare: 27 Anija anti-mina detare:4
/SHTYPNEWS.AL/

Shtypnews.al ka nje pyetje per ju njerzit qe ndodheni ketu me ne Por pasi ta Lexoni..!

Nje i moshuar nxitoi te shkonte tek doktori qe ne oren 8 te mengjesit, sepse donte te mbaronte qe te arrinte ne kohe ne nje tjeter takim.

Doktori :” Çfare ke per te bere me kaq urgjense?”

I moshuari iu pergjigj: “ Çdo mengjes ne oren 9 fiks shkoj tek gruaja ime ne spital, qe te ha mengjesin bashke me te”.

Doktori: “ Pse keshtu, çfare ka gruaja juaj?”

I moshuari pergjigjet: “ Ka 5 vjet me semundjen e Alzaimerit dhe nuk me mban mend me”.

“ Po perse shkon çdo mengjes atje, nderkohe qe ajo nuk e ka fare idene se cili je ti?!”  e pyeti doktori.

I moshuari iu pergjigj: “ SEPSE
UNE E DI AKOMA SE KUSH ESHTE AJO”!

Shtypnews.al

PYETJA JON ISHTE PER JU MIQ SE A MENDONI QE DUHET  TA SHPERNDANI KET ???

Shtypnews.al

Telefonata e Bledit Çuçit me Bashkimin per 8 marsin Lexjeni qe te largoni stresin. | Shtypnews.al |

8 MARSI I GRA-BURAVE-GRA
Cerrrrrrrr,cerrrrrrrr!
Gazetar Bashkimi: Poooo!
Blendi Çuçi: Alo,alo,Bashkimi jeni?
Gazetar Bashkimi: Po Bashkimi jam!Po pyes pa  humbur kohe:Çfare i dhuruat gruas per 8mars?.
Blendi Çuçi: Bashkimo,jam Blendi Çuçi,Blendi Çuçi!Gjithmone me 8 mars,eshte Dalina ajo qe me sjell lule mua.
Gazetar Bashkimi: Blendi Çuçi?Si ka mundesi z. Minister?
Blendi Çuçi: Po ka mundesi! Ka mundesi,sepse une laj,shperlaj edhe e nxjerr ne diell,edhe e  thaje.
Gazetar Bashkimi: Po femije,di te besh ti Çuçi?
Blendi Çuçi: Jo,jo!Shyqyr,femije nuk dijme te bejme as une,e as Dala.Te dy jemi si gra-bura-gra.
Gazetar Bashkimi: Po lulet,ku i mbledh Dalina?
Blendi Çuçi: Jo mo,çne!Ajo nuk i mbledh vete.Lulet ia blen shoku Edi...dhe ajo mi sjell mua.
Gazetar Bashkimi: E po gezuar 8 marsin,Çuçe!
Blendi Çuçi: Shume faleminderit ,Bashkim!...pip,pip,pip.

Per me teper kliko Mbi LINKUN SI ME POSHT⤵⤵⤵
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2376975062530773&id=100006549065302

Pas dënimit me burg të Menduh Thaçit reagon Bardhyl Dauti: Këtu jam e këtu do të jem dem baba dem!

Pas dënimit me burg të Menduh Thaçit reagon Bardhyl Dauti: Këtu jam e këtu do të jem dem baba dem!

Ministri i pa resor nga radhët e PDSH-së, Bardhyl Dauti ka reaguar pas dënimit me 3.2 vjet burg të liderit të tij Menduh Thaçit. Ai në proflilin e tij në Facebook thotë se do të jetë këtu sepse këtu ka qenë dem baba dem, duke lënë të kuptohet se lideri i tij do të qëndrojë dhe nuk do të largohet.

“Këtu jam e këtu do të jem dem baba dem.

Shqiponja jonë është e rrethuar në hark, mirë që e kemi rrethu, sepse kështu e mbrojmë më mirë, nga shumë kush që po na e sulmon. Një ditë do ta çlirojmë.

Shqiponja na bashkon, e rrethuar sot në harkë apo e çliruar nesër”,ka shkruar ministri Bardhyl Dauti.

Nuk dihet se pas dënimit të Menduh Thaçit nëse PDSH-ja do të largohet nga qeveria.

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë,

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri shtatë, ndërsa e ditës prej 14 deri 24 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri katër gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 21 gradë Celsius.
Nën ndikim të valës së lagësht dhe më të ftohtë të hënën në orët e mbrëmjes dhe të natës do të pasojë ndryshim i dukshëm i motit. Do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në male reshje të borës dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. 

Reshjet do të vazhdojnë edhe të martën, ndërsa temperaturat do të jenë në rënie të dukshme.

Friday, March 8, 2019

Zuckerberg premton të ardhme me privatësi të shtuar në Facebook

Viti i kaluar nuk ka qenë veçanërisht i mirë për reputacionin e Facebook-ut, ku kemi parë që kompania të bjerë nga të qenurit platforma e të gjithë të rinjëve ’cool’, në platformën e rrjeteve sociale që përdoruesit po përpiqen të fshijnë. Kjo është për shkak të skandaleve të ndryshme të privatësisë që kanë qenë të shoqëruara deri në ditët e sotme.
Sidoqoftë, CEO i Facebook Mark Zuckerberg shpreson të fitojë besimin tuaj, ku në një postim në blog të Facebook, Zuckerberg premtoi se kompania do të marrë një rrugë të fokusuar në privatësi, për të ardhmen. Zuckerberg pranon se kjo duket kontradiktore për kompaninë, por ai gjithashtu beson se kjo është diçka që ai mendon se do të jenë në gjendje të bëjnë për përdoruesit e tyre.
“Unë e kuptoj se shumë njerëz nuk mendojnë se Facebook mund ose do të dëshironte të ndërtonte një lloj platforme të fokusuar në privatësinë, sepse sinqerisht nuk kemi një reputacion të fortë për ndërtimin e shërbimeve mbrojtëse të privatësisë dhe historikisht jemi përqendruar tek mjetet për shkëmbim më të hapur. Por ne kemi treguar në mënyrë të përsëritur se ne mund të evoluojmë për të ndërtuar shërbimet që njerëzit me të vërtetë duan, duke përfshirë mesazhe dhe storie private. “
Sipas Zuckerberg, kjo përfshin “reduktimin e përhershëmrisë”, që do të thotë se ajo që postoni nuk do të mbetet online përgjithmonë.
Facebook ka konfirmuar kohët e fundit se do të lansojë mjetin “Clear History” më vonë këtë vit. (Shtypnews.al)

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...