S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, March 1, 2019

Treni eshte nisur - me apo pa tarifen ndeshkuese ndaj mallrave serbe

Tere vitin paralajmeron „kompromis te dhimbshem“ per Kosoven ne negociatat me
Serbine, e sot shfaqet ne Tirane ne nje „performanse artistike“ te Edi Rames te quajtur „samit i diaspores“ dhe perbetohet se nuk ndahet Kosova, por do te angazhohet qe Lugina e Presheves te bashkohet me Kosoven. 

Kjo eshte arsyeja perse nuk i beson askush: sepse politika e tij eshte dezinformim permanent, me poza populliste sipas nevojes ditore, me belbezime ndaj nderkombetareve, me demonizim te kritikeve, me fushata primitive te argateve te tij qe paralajmerojne kiametin (kuku, po mbyllet Bondsteeli!) nese Kosova nuk i nenshtrohet planit te gatuar ne takime sekrete me kryetarin serb ne Itali, France, Turqi, Amerike. 

Dhe kete plan deshiron t‘ia shese opinionit kosovar si „plan amerikan“. A ka qendrim unik amerikan? Nuk ka. Trumpistet thone: merruni vesh, pastaj shohim. Eliot Engel, njeri prej politikaneve me me ndikim ne Dhomen e Perfaqesuesve, thote: Kosova nuk mund ta heq tarifen pa fituar diçka. Me gjase sahati eshte kurdisur ashtu qe Kosova tash per tash te mos fitoje asgje. “Le te futemi me thelle ne tunel“ - kjo eshte parulla. Ndoshta behet mire. Ndoshta jo. Kushedi. 

Treni eshte nisur - me apo pa tarifen ndeshkuese ndaj mallrave serbe, qe nderkohe po perdoret nga bajraktari tjeter edhe per politike te brendshme. Model i njohur ne Kosove: politika e brendshme shnderrohet ne politike te jashtme! Kjo eshte nje klase politike sunduese pafundesisht e paafte dhe e papergjegjshme.

Në 3 mars shqiptarët duhet të votojnë masivisht për shqiptarët në Malësi !! Eshtë koha që historia të marrë rrjedhën që i takon

Në 3 mars shqiptarët duhet të votojnë masivisht për shqiptarët në Malësi !! Eshtë koha që historia të marrë rrjedhën që i takon , është koha që Tuzi dhe e gjithë Malësia ti japin oksigjen, frymë, pasion e dashuri të ardhmes me ngjyrat më të bukura në botë, Kuq e Zi !!

Kjo thirrje duhet të shërbejë jo vetëm për shqiptarët që ndihen e deklarohen si të tillë në Malësi, por edhe për ata shqiptarë të tjerë që për arsye të ndryshme identifikohen si boshnjakë apo diçka tjetër. Eshtë koha të zgjoheni, të ndjeni thirrjen e të parëve, të historisë, gjakut e rrënjëve tuaja !!

Qëndroni bashkë, bashkohuni, sepse Malësia ka nevojë për të gjithë ju !!

Ky angazhim gjithëshqiptar duhet ti bëjë të kuptojnë partitë e koalicionit se nuk do të pranohet asnjë lëvizje, dalje fjale, tradhëti apo kulisë në dëm të shqiptarëve !! E di që kjo ka ndodhur më parë, por këtë herë Malësia nuk do të falë !!!

Koha për fitore !!!

Skandal me ngacmimet seksuale në universitet, studentet i tregojnë vendin 6 pedagogëve


/Shtypnews.al/

Gjashtë pedagogë janë shkarkuar nga Universiteti Bujqësor i Kamzës, pasi janë denoncuar nga studentet për ngacmime seksuale. Urdhrin e largimit nga puna e ka firmosur rektori i Universitet, Bahri Musabelliu, fakt të cilin e konfirmon për Report Tv. Mësohet se ndaj tre prej tyre ka nisur edhe një procedim penal.
Po ashtu, pedagogët akuzohen edhe për mitmarrje, shitje të librave me detyrim ndaj studentëve dhe paaftësi për shpjegimin e lëndëve përkatëse. Kanë qenë vetë studentët që kanë trokitur në derën e dekanit duke i paraqitur problematikat në Universitet.
Dekani thotë se fjala e tyre është dëgjuar dhe është reflektuar menjëherë me largimet nga puna të pedagogëve, emrat e të cilëve dekani thotë se nuk dëshiron t'i bëjë publikAi konfirmon për Report Tv se është ndjerë shumë i prekur nga çfarë i kanë treguar studentët në zyrë, duke treguar se në ato momente emocionale, ka menduar për vajzën e tij. Duket si një skandal i heshtur brenda mureve të Universitetit Bujqësor të Kamzës, por dekani Bahri Musabelliu, thotë se këtë situatë që ka shqetësuar të gjithë universitetin, e ka përcjellë edhe në Ministrinë e Arsimit //Shtypnews.al//

Ushtritë më të fuqishme në botë, Shqipëria e 86-ta

Ushtritë më të fuqishme në botë, Shqipëria e 86-ta

Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Buxheti i Mbrojtjes: $ 647,000,000,000. Personeli ushtarak në total: 2,083,100. Mjete luftarake ajrore: 13,362. Tanke: 5,884. Automjetete luftarake të blinduara: 38,822. Totali i aseteve Detare: 415 Transportues të Avionëve: 20 Nëndetëse: 66.
Image
Rusia – Buxheti i Mbrojtjes: 47,000,000,000 $. Personeli ushtarak në total: 3,586,128. Mjete luftarake ajrore: 3,914. Tanke: 20,300. Automjete luftarake të blinduara: 27,400. Totali i aseteve detare: 352. Transportues Avionësh: 1. Nëndetëse: 62.
Image
Kina – Buxheti i Mbrojtjes: $ 151,000,000,000. Personeli ushtarak në total: 2,693,000. Mjete luftarake ajrore: 3,035. Tanke: 7,716. Automjetet luftarake: 9,000. Totali i aseteve detare: 714. Transportues Avionësh: 1. Nëndetëse: 73.
Image
India – Buxheti i Mbrojtjes: $ 47,000,000,000. Personeli ushtarak në total: 4,207,250. Mjete luftarake ajrore: 2,185. Tanke: 4,426. Automjetet luftarake të blinduara: 3,147. Totali i aseteve Detare: 295. Transportues Avionëdh: 1. Nëndetëse: 16.
Image
Franca – Buxheti i Mbrojtjes: $ 40,000,000,000. Personeli ushtarak në total: 388,635. Mjete luftarake ajrore: 1,262. Tanke: 406. Automjetet luftarake: 6.330. Totali i aseteve Detare: 118. Transportues e Avionësh: 4. Nëndetëse: 10.
Image
Mbretëria e Bashkuar- Buxheti i Mbrojtjes: $ 50,000,000,000. Personeli ushtarak në total: 279,230. Mjete luftarake ajrore: 832. Tanke: 227. Automjetet luftarake: 5,371. Totali i Pasurive Detare: 76. Transportuesit e Avionëve: 2. Nëndetëset: 10.
Image
Korea e Jugut- Buxheti i Mbrojtjes: $ 40,000,000,000. Personeli ushtarak në total: 5,827,250. . Mjete luftarake ajrore: 1,560. Tanke: 2,654. Automjetet luftarake të blinduara: 3,480. Totali i asteve Detare: 166. Transportuesit e Avionëve: 1. Nëndetëset: 16.
Image
Japonia – Buxheti i Mbrojtjes: $ 44,000,000,000. Personeli ushtarak në total: 310,457. Mjete luftarake ajrore: 1,508. Tanke: 679. Automjete Luftuese të Armatosura: 3,178. Totali i asetevë Detare: 131. Transportuesi Avionësh: 4. Nëndetëse: 17.
Image
Turqia – Buxheti i Mbrojtjes: $ 10,200,000,000. Personeli ushtarak në total: 710,565. Mjete luftarake ajrore: 1,056. Tanke: 2,446. Automjetet luftarake të blinduara: 9.031. Totali i aseteve Detare: 194. Transportues Avionësh: 0. Nëndetëse: 12.
Image
Gjermania – Buxheti i Mbrojtjes: $ 45,200,000,000. Personeli ushtarak në total: 208,641. Mjete luftarake ajrore: 714. Tanke: 432. Automjete luftarake: 4,620. Totali i aseteve Detare: 81. Transportuese Avionësh: 0. Nëndetëse: 6.
Image

Thursday, February 28, 2019

Analistët e RAI 2 bëjnë ‘për një lek’ Edi Ramen, ia plasin të gjitha në sy: Largove 500 mijë shqiptarë

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në programin televiziv “TG2 Post” të RAI 2 në Itali. Në një lidhje direkte nga Tirana ai këmbënguli se vendi nuk do shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi kriza është e krijuar artificialisht nga opozita.
“Kjo është një situatë mjaft e panjohur, nga ajo që çfarë kam shfletuar në librat e historisë, ka ndodhur në Italinë e viteve ‘20. Sikur opozita në Itali, opozita të thoshte duam një qeveri ndryshe se nuk mund të fitojmë me këta, por kjo është një gjë që nuk funksionon,” – tha Rama.
Por deklaratat e Ramës nuk janë pritur mirë nga analistët italianë në studio. Njëri prej tyre ishte Alberto Negri. Ai foli për një turmë të madhe njerëzish që kanë dalë në sheshet e Shqipërisë.
Kur Rama tha se “ky nuk është një revolucion popullor, por revoltë e pallatit të vjetër që po reagon për shkak se qeveria e tij po lu.fton dr.ogën dhe lojërat e fatit”, Negri iu kundërvu: “Pjesë e establishmentit jeni edhe ju. Është koha të merrni përgjegjësi”.
Negri i përmendi Ramës edhe marrjen si të pandehur të ish-ministrit të tij të brendshëm, Saimir Tahiri. Ai tha se në vend qarkullojnë 2 miliardë euro para të kr.imit, që përbëjnë një rrezik. Gazetari i tha Ramës se nga vendi janë larguar 500 mijë njerëz. “Nëse njerëzit emigrojnë, do të thotë se aty gjërat nuk janë mirë,” – tha analisti.
Një tjetër i ftuar në studio ishte edhe ish-kryeministri Masimo D’Alema. Ai i bëri thirrje presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se kanë punuar bashkë dikur, që të reagojë për situatën.
Ndërkohë, në editorialin e ditës nga TG2 u tha se Shqipëria është përballë një situate të vështirë, por BE dhe NATO nuk po reagojnë. Sipas tyre, ky është momenti që Italia të tregojë interes për atë që po ndodh në vendin fqinj.

Tronditet Tirana, shpërthim eksplozivi pranë Gjykatës

Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Vasil Shanto", prapa Gjykatës së Shkallës së Parë.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, por shtëpia ishte në pronësi të S.V, nga Gjirokastra.

Merkelin nuk e ka ndryshuar pushteti! Po politikanët shqiptarë? Na shkruani

Merkelin nuk e ka ndryshuar pushteti! Po politikanët shqiptarë? Na shkruani thot / DW Shqip / 

Kancelarja Angela Merkel njihet si modeste, pa poza pushteti, si njeriu i arsyes. Para apartamentit të saj qëndron vetëm një polic.

Në supermarket ajo i mban vetë çantat me ushqime. Modestia në politikë nuk është edhe aq tipike për politikanët në Ballkan.

Si mendoni ju për politikanët shqiptarë? Marr nga DW Shqip.. / Ju miqt tanë të Shtypnews.al ju ftojm që ta Shpërndani...! 
FALEMINDERIT MIQ

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...