S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, March 1, 2019

Ushtritë më të fuqishme në botë, Shqipëria e 86-ta

Ushtritë më të fuqishme në botë, Shqipëria e 86-ta

Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Buxheti i Mbrojtjes: $ 647,000,000,000. Personeli ushtarak në total: 2,083,100. Mjete luftarake ajrore: 13,362. Tanke: 5,884. Automjetete luftarake të blinduara: 38,822. Totali i aseteve Detare: 415 Transportues të Avionëve: 20 Nëndetëse: 66.
Image
Rusia – Buxheti i Mbrojtjes: 47,000,000,000 $. Personeli ushtarak në total: 3,586,128. Mjete luftarake ajrore: 3,914. Tanke: 20,300. Automjete luftarake të blinduara: 27,400. Totali i aseteve detare: 352. Transportues Avionësh: 1. Nëndetëse: 62.
Image
Kina – Buxheti i Mbrojtjes: $ 151,000,000,000. Personeli ushtarak në total: 2,693,000. Mjete luftarake ajrore: 3,035. Tanke: 7,716. Automjetet luftarake: 9,000. Totali i aseteve detare: 714. Transportues Avionësh: 1. Nëndetëse: 73.
Image
India – Buxheti i Mbrojtjes: $ 47,000,000,000. Personeli ushtarak në total: 4,207,250. Mjete luftarake ajrore: 2,185. Tanke: 4,426. Automjetet luftarake të blinduara: 3,147. Totali i aseteve Detare: 295. Transportues Avionëdh: 1. Nëndetëse: 16.
Image
Franca – Buxheti i Mbrojtjes: $ 40,000,000,000. Personeli ushtarak në total: 388,635. Mjete luftarake ajrore: 1,262. Tanke: 406. Automjetet luftarake: 6.330. Totali i aseteve Detare: 118. Transportues e Avionësh: 4. Nëndetëse: 10.
Image
Mbretëria e Bashkuar- Buxheti i Mbrojtjes: $ 50,000,000,000. Personeli ushtarak në total: 279,230. Mjete luftarake ajrore: 832. Tanke: 227. Automjetet luftarake: 5,371. Totali i Pasurive Detare: 76. Transportuesit e Avionëve: 2. Nëndetëset: 10.
Image
Korea e Jugut- Buxheti i Mbrojtjes: $ 40,000,000,000. Personeli ushtarak në total: 5,827,250. . Mjete luftarake ajrore: 1,560. Tanke: 2,654. Automjetet luftarake të blinduara: 3,480. Totali i asteve Detare: 166. Transportuesit e Avionëve: 1. Nëndetëset: 16.
Image
Japonia – Buxheti i Mbrojtjes: $ 44,000,000,000. Personeli ushtarak në total: 310,457. Mjete luftarake ajrore: 1,508. Tanke: 679. Automjete Luftuese të Armatosura: 3,178. Totali i asetevë Detare: 131. Transportuesi Avionësh: 4. Nëndetëse: 17.
Image
Turqia – Buxheti i Mbrojtjes: $ 10,200,000,000. Personeli ushtarak në total: 710,565. Mjete luftarake ajrore: 1,056. Tanke: 2,446. Automjetet luftarake të blinduara: 9.031. Totali i aseteve Detare: 194. Transportues Avionësh: 0. Nëndetëse: 12.
Image
Gjermania – Buxheti i Mbrojtjes: $ 45,200,000,000. Personeli ushtarak në total: 208,641. Mjete luftarake ajrore: 714. Tanke: 432. Automjete luftarake: 4,620. Totali i aseteve Detare: 81. Transportuese Avionësh: 0. Nëndetëse: 6.
Image

Thursday, February 28, 2019

Analistët e RAI 2 bëjnë ‘për një lek’ Edi Ramen, ia plasin të gjitha në sy: Largove 500 mijë shqiptarë

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në programin televiziv “TG2 Post” të RAI 2 në Itali. Në një lidhje direkte nga Tirana ai këmbënguli se vendi nuk do shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi kriza është e krijuar artificialisht nga opozita.
“Kjo është një situatë mjaft e panjohur, nga ajo që çfarë kam shfletuar në librat e historisë, ka ndodhur në Italinë e viteve ‘20. Sikur opozita në Itali, opozita të thoshte duam një qeveri ndryshe se nuk mund të fitojmë me këta, por kjo është një gjë që nuk funksionon,” – tha Rama.
Por deklaratat e Ramës nuk janë pritur mirë nga analistët italianë në studio. Njëri prej tyre ishte Alberto Negri. Ai foli për një turmë të madhe njerëzish që kanë dalë në sheshet e Shqipërisë.
Kur Rama tha se “ky nuk është një revolucion popullor, por revoltë e pallatit të vjetër që po reagon për shkak se qeveria e tij po lu.fton dr.ogën dhe lojërat e fatit”, Negri iu kundërvu: “Pjesë e establishmentit jeni edhe ju. Është koha të merrni përgjegjësi”.
Negri i përmendi Ramës edhe marrjen si të pandehur të ish-ministrit të tij të brendshëm, Saimir Tahiri. Ai tha se në vend qarkullojnë 2 miliardë euro para të kr.imit, që përbëjnë një rrezik. Gazetari i tha Ramës se nga vendi janë larguar 500 mijë njerëz. “Nëse njerëzit emigrojnë, do të thotë se aty gjërat nuk janë mirë,” – tha analisti.
Një tjetër i ftuar në studio ishte edhe ish-kryeministri Masimo D’Alema. Ai i bëri thirrje presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se kanë punuar bashkë dikur, që të reagojë për situatën.
Ndërkohë, në editorialin e ditës nga TG2 u tha se Shqipëria është përballë një situate të vështirë, por BE dhe NATO nuk po reagojnë. Sipas tyre, ky është momenti që Italia të tregojë interes për atë që po ndodh në vendin fqinj.

Tronditet Tirana, shpërthim eksplozivi pranë Gjykatës

Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Vasil Shanto", prapa Gjykatës së Shkallës së Parë.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, por shtëpia ishte në pronësi të S.V, nga Gjirokastra.

Merkelin nuk e ka ndryshuar pushteti! Po politikanët shqiptarë? Na shkruani

Merkelin nuk e ka ndryshuar pushteti! Po politikanët shqiptarë? Na shkruani thot / DW Shqip / 

Kancelarja Angela Merkel njihet si modeste, pa poza pushteti, si njeriu i arsyes. Para apartamentit të saj qëndron vetëm një polic.

Në supermarket ajo i mban vetë çantat me ushqime. Modestia në politikë nuk është edhe aq tipike për politikanët në Ballkan.

Si mendoni ju për politikanët shqiptarë? Marr nga DW Shqip.. / Ju miqt tanë të Shtypnews.al ju ftojm që ta Shpërndani...! 
FALEMINDERIT MIQ

Pamje që të prekin në shpirt! Vogëlushja siriane qëndron poshtë gërmadhave bashkë me motrën e saj të vde.kur

Disa foto të dhimbshme vijnë nga Siria kur disa persona humbën jetën si pasojë e bom.bardimeve të radhës.
Fotoja e një vajze të vogël, e mbuluar nga gjaku, e cila qëndron nën gërmadha bashkë me motrën e saj të vde.kur po bën xhiron e rrjetit.
Motra e saj dhe dy fëmijë të tjerë mbetën vik.tima të një një su.lmi ajror.
Pasi u nxor nga gërmadhat në një operacion shpëtimi që zgjati rreth dy orë, vajza thuhet të jetë në spital duke luftuar për jetën.


.

Agjencia e shpëtimit njoftoi se vogëlushja quhet Aseel Qatran dhe ka humbur dy anëtarë të familjes së saj në sul.min e mbajtur nga forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Regjimi i Asadit targetoi Khan Sheikhoun, në provincën Idlib, i cili është bastioni i fundit i madh i rebelëve në Siri.
Aktivistët e opozitës, Mbrojtja Civile Siriane, të njohur edhe si Helmeta të Bardha, thonë se bom.bardimet dhe sulmet ajrore në qytet vr.anë së paku tre vetë dhe pla.gosën tetë të tjerë. 

Çmenden kompanitë celulare! Rrisin me 75% çmimin e paketave, vjedhje e pastër ndaj shqiptarëve

Tre operatorët të telefonisë celulare, Vodafone, T-Mobile dhe Albtelekom, kanë rritur ndjeshëm çmimet e paketave ditore dhe ato javore, ndërsa kanë mbetur të pandryshuara ato mujore.
Rritje kanë aplikuar të tre operatorët në treg. Ky shtrenjtim varion nga 50% për paketat ditore dhe në 67-72% për ato javore. I pari ishte Vodafone i cili në fund të muajit janar rriti ofertën javore nga 300 në 500 lekë, me një shtrenjtim prej rreth 67%. Ndërsa paketa ditore u rrit nga 100 në 150 lekë, ose 50% më shtrenjtë.
Edhe Albtelecom shtrenjtoi në 14 shkurt paketat ditore dhe javore. Paketa ditore u rrit nga 100 në 150 lekë dhe ajo javore nga 300 në 500 lekë.
I fundit që reagoi ishte Telekom Albania. Paketa ditore u shtrenjtua ditēt e fundit nga 100 në 150 lekë dhe ajo javore nga 290 në 500 lekë (shtrenjtim 72%).
Tarifat e paketave të tjera mujore kanë mbetur të pandryshuara. Vodafone ofron paketa club 30 ditë, që luhaten nga 800-2,200 lekë, në varësi të minutave dhe internetit të përfshira në të (maksimumi i internetit të ofruar është 12 giga për paketat gold që kushtojnë 2,200 lekë në muaj).
Paketat 30 ditore të Telekom variojnë nga 800 në 2,000 lekë (maksimumi i interneti është 10 giga për paketën xlarge, që kushton 2,000 lekë).
Për Albtelecom, paketat 30 ditore luhaten nga 700 në 1,900 lekë (maksimumi i internetit është 12 giga për paketën super 1900).
Sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) deri në fund të tremujorit të tretë kishte gjithsej 2.73 milionë përdorues aktivë të telefonisë celulare. Pjesa më e madhe e abonentëve, 47.3% përdorin operatorin Vodafone. Operatori i dytë është Telekom Albania, me 35.7% dhe në vend të tretë është Albtelecom me rreth 17% të tregut.
90% e përdoruesve përdorin karta me parapagim, ndërsa pjesa tjetër kanë kontratë me operatorët celularë, sipas të dhënave, që janë publikuar nga AKEP./Monitor

A ËSHTË KY CMIMI I DASHURISË SË NËNËS.! Shtypnews.al ju fton që ta Lexoni pë hatër të Nënave

KY ËSHTË ÇMIMI I DASHURISË SË NËNËS!

Një pasdite, djali i afrohet Nënës së tij dhe i jep një copë letre në të cilën shkruante:

– Për kositjen e barit 3.00 euro!
– Për pastrimin e dhomës, tërë javën, 1.00 euro!
– Për shkuarje në dyqan 2.00 euro!
– Për kujdesin e vëllait të vogël 2.00 euro!
– Për hedhjen e plehrave, tërë javën, 1.00 euro!
– Për librezën shkollore me nota të mira 5.00 euro!
– Për pastrimin e oborrit 2.00 euro!

Në fund - Borxhi total është: 16.00 euro!

Nëna e lexoi letrën, dhe pa asnjë fjalë në tavolinë i la 16.00 euro!

Djali erdhi nga shkolla, dhe kur i pa të hollat shkoi menjëherë t’i merr ato, por afër tyre e pa një letër në të cilën shkruante:

– Për bartjen nëntë muaj në barkun tim… asgjë!
– Për netët e shumta pa gjumë … asgjë!
– Për kujdesin dhe lutjet e pa ndërprera për ty … asgjë!
– Për telashet dhe lotët e derdhura … asgjë!
– Për frikën dhe shqetësimet … asgjë!
– Për ushqimin, rrobat dhe lodrat … asgjë!
– Në fund, shpenzimet totale të dashurisë sime për ty janë FALAS!

Kur djaloshi e përfundoi leximin, me lotë në sy tha: “TË DUA NËNË”.

Ai, menjëherë mori lapsin dhe me shkronja të mëdha shkroi:

“BORXHI NË TËRËSI U PAGUA”. -MELKELXHES/

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...