S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, February 27, 2019

Halil Kastrati: Me kete postim ju beje me dije te gjitheve se une me Naimin asnjeher skemi pasur keqkuptime apo mospajtime

Te jemi te bashkuar

Me kete fotografi dhe me kete postim ju beje me dije te gjitheve se une me Naimin asnjeher skemi pasur keqkuptime apo mospajtime

Une si Halil dhe Jetimat e Ballkanit ja kemi vene detyre vetes tone qe aktivitetin humanitare ta kemi mision te jetes sone andaj si ne cdo pune apo veper qe ka kritika dhe keshilla, edhe ne here pas here po ballafaqohemi me to ku ne te shumten e rasteve mundohemi te mesojme prej tyre
Ne asnjeher nuk kemi reaguar per asgje por kesaj rradhe meqenese u be teper e madhe ateher vendosem me tregu veten ashtu siç edhe na meson Zoti qe te jemi fales dhe unik me njeri tjetrin
E drejte e çdo kujt eshte te shprehet i lire dhe si te done por pa e cenuar askend tjeter
Ne misionin tone do ta vazhdojme deri ne funde, na presin shume familje nevojtare si dhe na presin projekte te medha
Ne gjithmone kemi ditur ta falim njeri tjetrin, ta ndihmojme njeri tjetrin te jemi tolerant ndaj njeri tjetrit si dhe te jemi bashke
Te gjithe jemi gabimtare dhe te gjithe nese duam munde ta falim njeri tjetrin
Me shume respekt per te gjithe. (ac)
/Halil Kastrati/

Nëse nuk jeni të durueshëm po humbisni shumë! Elvis Naçi rrëfen dy histori për durimin!



Nuj ju gjen asgjë e keqe nëse e shpërndani Faleminderit!
(ac)

Nëse nuk jeni të durueshëm po humbisni shumë! Elvis Naçi rrëfen dy histori për durimin!


Hoxha nga Shqipëria, Elvis Naçi konsiderohet si hoxha më i mirë në të gjitha trojet shqiptare.
Ai është hoxha më i ndjekur në shqiptari dhe se ligjeratat e tij marrin mijëra shikime, komente, pëlqime e shpërndarje, shkruan Onair
Në një nga ligjeratat e tij ai ka treguar dy histori për njerëzit që janë të durueshëm dhe që arrijnë që secilën sfidë ta kalojnë/ (ac)

Arrestohet 22 vjeçari që publikonte fotografi intime të ish të dashurës në Facebook

Gostivar: Arrestohet 22 vjeçari që publikonte fotografi intime të ish të dashurës në Facebook

Zyra e jashtme për punë kriminale në Gostivar ka ngritur padi penale kundër B.D.(22) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ shantazhim”, transmeton Almakos.

Në periudhën nga gushti i vitit 2018 deri me 25.02.2019, i padituri, duke u kërcënuar se në rrjetet sociale do të publikoje fotografi intime, e ka detyruar ish të dashurën e saj nga Gostivari që t`ia jep rreth 400 euro. Me 25.02.2019 zyrtarët policor e kanë arrestuar të paditurin. Per Shtypnews.al   Pa Censurë

Zaev-Ahmeti: Arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët


Zaev-Ahmeti: Arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët

Pas takimit mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit në lidhje me zgjedhjet presidenciale . Ahmeti në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se është arritur marrëveshje mes tij dhe Zaevit për të mbështetur kandidatin e përbashkët për president. Ndryshe, LSDM-ja të premten do të shpall emrin e kandidatit për president.

“Sa po përfundova takimin me Zoranin, Kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpreh bindjen që ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve tanë”, ka shkruar Ahmeti.  Pa Censurë 

Rama mbyll ditën me portretin familjar

Rama mbyll ditën me portretin familjar



Edi Rama ka mbyllur ditën me një foto ku shfaqet krah bashkëshortes Linda Rama, dhe djalit të tyre, Zaho.
"Photo of the day", shkruan Rama krah fotos.
Shtypnews.al

Këngëtarja Elvana Gjata ka bërë një rikthim shumë të fuqishëm në tregun muzikor.

Këngëtarja Elvana Gjata ka bërë një rikthim shumë të fuqishëm në tregun muzikor.
Ditën e djeshme këngëtarja prezantoi projektin e saj më të ri, “Tavolina e mërzisë” ku përshkruan ndenjat për një dashuri të humbur, por që ka lënë goxha kujtime dhe dhimbje ende.
Kënga është punuar nga Armend Rexhepagiqi, Aida Bajraku dhe orkestrim të Darko Dimitrov.
Videoklipi përshkruhet nga plane pranë natyrës dhe një Elvanë e thjeshtë, disi e lodhur dhe duke kërkuar qetësinë.
Një moment që vlen sa ato të njëmijë fjalëve është kur në fund të videoklipit këngëtarja përlotet.
Dhe për tekstin e këngës, Elvana reagoi sot përmes një postimi, ku tregon se Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku kanë shpalosur gjendjen e saj shpirtërore.

“Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku janë dy legjenda të Kosovës dhe jam krenare që punuam bashkë! Faleminderit që hytë në shpirtin tim dhe e thurët këtë muzikë dhe këto vargje. Të jem e sinqertë ndjesia është gjithmonë si herën e parë… dhe s’mund të rri pa thënë që më bën pafund të lumtur që ju prek zemrën kjo këngë njësoj si mua”, shkruhet në postimin e saj në Instagram.

Pse e urreni kaq shumë popullin armik?!

Pse e urreni kaq shumë popullin armik?!

Për gazetarët mercenarë të tipit Mustafa Nano, Alfred Peza, Sokol Balla, Skënder Minxhozi, Eduard Zaloshnja, Carlo Bollino, vëllezërit Shpëtim e Mentor Nazarko, Lorenc Vangjeli, Mero Baze dhe të madhërishmit Blend Fevziu

A mund të thoni, të paktën njëherë në jetën tuaj, të vertetën tragjike ku ndodhemi? Nëse nuk mund ta bëni këtë, a ka shanse që të heshtni, të ulni kokën dhe të largoheni nga ekranet? Si mundeni të vazhdoni të bëni varre masive me të vërtetat tragjike të këtij vendi tragjik?

Si ka mundësi që urreni kaq shumë popullin tuaj, genin tuaj, gjakun tuaj, vetëm se populli armik nuk e ha më bërllogun e neveritshëm që ju e gatuani me porosi të Kumbarit Edi Rama?

A nuk keni dëgjuar se Shqipëria është në krizë të thellë, në prag të kaosit total? Se vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa Parlament dhe me një Prokurori të kapur direkt nga Kumbari Edi Rama? A nuk e dini se të gjitha Institucionet e Zbatimit të Ligjit komandohen vertikalisht nga Kumbari, ndërsa Institucionet e Pavarura tashmë nuk ekzistojnë?! 

Si ka mundësi që nuk e keni marrë vesh se, asnjëherë më parë, në asnjë vend të botës, nuk ka patur një humnerë kaq të thellë kushtetuese dhe institucionale si kjo e jona?! A jeni të ndërgjegjshëm se çfarë do të thotë kjo për një popull prej vetëm 2.5 milion banorë, ku 500 mijë prej tyre ndjehen thellësisht të uritur?! Nuk e kuptoni?!

A ju bën sadopak përshtypje se kjo humnerë mund t'ju përpijë edhe ju megjithë leckat e shtrenjta dhe retorikën tuaj eunuke?! As këtë nuk e merrni vesh?!

A e dini se çfarë ndodh kur vendin e mban peng një Kumbarë, i cili nuk jep llogari në bazë të Ligjeve të Republikës, sepse Ligjet e Republikës kanë rënë, por llogaritë i jep tek Krimi i Organizuar?! Edhe kaq gjë nuk e dini, apo nuk doni ta dini, ju janë qorruar shqisat?!

Edhe njëherë, si është e mundur që e urreni kaq shumë popullin opozitar? Apo virusi komunist që ju ka kapluar qenien, vazhdon të ushqej urrejtjen tuaj patologjike?!

Medet për ju!

Degjoni ju Mjeshtra të Mashtrimit; fundi i Kumbarit Edi Rama është afër. Nuk ka fuqi mbi dhe që e shpëton nga mëkatet dhe përçuda që i ka bërë popullit të tij.

Tani nuk keni çfarë të mbroni, sepse ska se si të mbrohet HUMNERA. Ajo është gjendje bosh, që përpinë si një lubi. Tashmë mundeni vetëm të terhiqeni në heshtje, pa fjalë.


Për / Shtypnews.al / - Erl Kodra.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...