S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, January 16, 2019

Ju s`mund ta arrestoni Balilin, dosja e tij është më e pastër se e juaja!

Ju s`mund ta arrestoni Balilin, dosja e tij është më e pastër se e juaja!

Nikoleta Kovaci

-Kushdo që e ka njohur sado pak Klement Balilin dhe historinë e tij, e ka ditur që në krye të herës se policia nuk mund ta arrestonte. Nuk kishte se si asnjë lloj efektivi policie që të shkonte në shtëpinë e Klementit, mikut të të gjithë të fortëve të qeverisë e t`i thoshte; ka një urdhër-arrest për ty!
Kushdo që është marrë sado pak me çeshtjen e “Balilit” këto dy vitet e kërkimit fals policor, e di që në krye të herës, që Klement Balili asnjëherë nuk është larguar nga shtëpia, miqtë dhe nga jeta normale që mund të bëjë një person, përveçse nuk ka qenë në administratë si drejtues drejtorie. Madje ai mund të ketë marrë edhe rrogën në atë post, pasi këtu nuk është e thënë se të merret gjë vesh në lidhje me të punësuarit në mbi gjashtë apo shtatë vende pune.
Kushdo që ka qenë në brendësi të dosjes së Balilit, bëmave të tij dhe influencës që ai ka patur viteve të fundit jo vetëm në vendlindjen e tij që shtrihet që nga Vlora e deri në Sarandë, por deri në kupolën e qeverisë, e ka ditur që në krye të herës, se operacionet e organizuara nga policia e Saimirit të përfolur për trafikun e drogës, e Fatmirit nostalgjik dhe inekzistent dhe e Sandrit që më shumë i ngjan kukullës, ishin serioze dhe profesioniste. Ani pse ato operacione nuk mund të konkludonin në arrestimin e ‘përbindëshit’ Klement Balili, mikut të të gjithëve, baronit të drogës që dilte nga deti në Greqi dhe nga ajri nëpër vendet e Perëndimit, por që Santa Quarantën e linte në dispozicionin e miqve të pushtetit, të atyre që ishin e të atyre që do vinin.
Kushdo e ka ditur, vetëm sadopak të marrë vesh nga çfarë ndodh në këtë vend, se operacionet për vënien nën sekuestro të ndërtetës luksoze, ishin false dhe një zhurmues për të mbajtur nën kontroll zukatjet e ndonjë ‘kazani’ apo ndonjë zëri opozitar që mbytej brenda pak orësh.
Klement Balili ka udhëtuar ku ka dashur këto kohët e ‘arratisë’ dhe shteti që përbëhet nga miqtë e tij nuk kishin mundësi t`i afroheshin, jo më t`i prishnin ditët dhe netët e qetësisë së tij. Fundja Balili, edhe pse konsiderohej si baroni i drogës gjithnjë i kishte mbajtur afër njerëzit e politikës! Sepse Balili e dinte se mund t`i blinte, mund t`i përdorte dhe në fund, edhe mund t`i hidhte. Ai ka parë me qindra raste. Edhe të njerëzve më me pak fuqi se sa e tija, edhe me kriminelë që kanë bërë batërdi ekzekutimesh e shfarosjesh, edhe me hajdutë ordinerë që e kanë nisur duke vjedhur pulat e fqinjit, ose fiqtë e komshijes për t`i shitur si të vetët, të cilët e kanë blerë shtetin e mandej kanë ble atë qyqe drejtësie. Balili, gjithnjë e ka ditur se ai është më i zoti se ata, më i predispozuar për të qenë në krah të ligjit më shumë se sa qeveritarët, drejtuesit e policisë, prokurorisë, gjykatave, e të gjithë atyre që iu digjet shpirti për këtë vend.
Por kushdo që e njeh historinë e Balilit dhe historinë e krimit në këtë vend, asnjëherë nuk do ta çonte afër mendsh faktin që Klement Balilin do ta shoqëronte që në krye të herës kryepolici i vendit. Ka ndodhur edhe herë të tjera që drejtues policie të ‘flirtojnë’ me vrasës, me trafikantë, me shkelës ligji të frikshëm, por asnjëherë nuk është lejuar publikisht që një drejtues policie të niset që nga Tirana për të marrë në mjetin e tij një të shumëkërkuar. Madje ta presë të përqafohet edhe me familjarët e tij, pasi ndoshta s`do kjetë mundësi t`i takojë për pak ditë. Po ashtu, Balili, si një njeri i mirë dhe i zoti, ai duhet të jetë përshëndetur edhe me të gjithë njerëzit e zonës, katundeve dhe me miqtë, e kryepolici i vendit, ka qëndruar në mjetin e tij duke e pritur siç mund të presë një shofer besnik apo truprojë të fortësh.
Por kushdo që ka menduar të gjykojë mbi këtë akt të ditës së sotme, si për keq ashtu edhe për mirë, meqë ende ka njerëz që besojnë se është akt i përgjegjshëm i qeverisë, asnjëherë nuk mund ta besoj që ka menduar se ministri i brendshëm do dilte e do të fliste për këtë arritje. Në fakt, për këtë turp institucional. Kurrë më parë nuk është shënuar një precedent i tillë në këtë formë, por që sigurisht s`mund të ndodhte ndryshe. Përbaltja dhe përçmimi i gjithçkaje me vlerë në këtë vend paska çmim e këtë çmim më mirë se sa Balili kush mund ta njihte? Ministri i brendshëm e konsideroi aktin si një kapërcim të dimensionit të policisë, e në fakt kishte të drejtë; Policia as kur ngarkonte skafet me hashash, apo gomonet dhe maunet me bimë narkotike nuk ka qenë më e poshtëruar se sa sot. Megjithatë ministri i brendshëm tha: “Policia sot kaloi në një dimension të ri!”  Dhëntë Zoti e ky dimension u shkatërroftë deri nesër, ani pse është shoqëruar Balili. S`ka asgjë, fundja dosja e tij është shumë herë më e pastër se e të gjithë miqve të vet politik. Edhe ai e di. Madje kjo ‘dosje’ do ta mbrojë më mirë se ish-kryeprokurori-avokat!
 NGA - Nikoleta Kovaci/

Bullgarët propozojnë ndarjen e Maqedonisë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë?!

Shtypnews.al

Bullgarët propozojnë ndarjen e Maqedonisë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë?!


Një gazetë e disasporës bullgare ka botuar tekst, ku propozohet ndarja e Maqedonisë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, transmeton Gazeta Lajm.
“Të gjithë bëhen budallenj dhe nuk e dinë se luftërat tona në të kaluarën kanë qenë për bashkimin e Maqedonisë dhe Thrakisë së Odrit me nënën Bullgari? Tani pas gjitha deklaratave të Zoran Zaevit, nuk na mbetet asgjë tjetër përveç se t’i rifillojmë negociatat mes shqiptarët për ndarjen e Maqedonisë së Vardarit mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Të gjithë që shkruajnë për Maqedoninë e dinë që ajo do të ndahet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, por të gjithë shtiren sikur nuk janë të njohur me problemin dhe presin dikush tjetër ta zgjidhë”, shkruan kjo gazetë.

Tuesday, January 15, 2019

Me një pasaportë shqiptare, ju mund të udhëtoni pa viza në 115 vende

Shtypnews.al 
Shqipëria renditet në vendin e 50-të në listën e vendeve, pasaportat e të cilëve e bëjnë më të lehtë udhëtimin, sipas renditjes së Indeksit të Pasaportave Henley për 2019.

Me një pasaportë të  Shqipërisë, ju mund të udhëtoni pa viza në 115 vende.
Nga vendet në rajon, pasaporta më e vlefshme është ajo e Greqisë, e cila është në vendin e shtatë, Sllovenia në vendin e 11, Bullgaria është në vendin 19, Kroacia në vendin e 20, e ndjekur nga Serbia në 40, Maqedonia në vendin e 43, Mali i Zi në vendin e  45, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 49, Shqipëria në 50, dhe renditjen më të keqe e ka Kosova në vendin e 90-të.
Japonia ka pasaportën më të fuqishme, e ndjekur nga Singapori, Koreja e Jugut, Franca dhe Gjermania.
Në fund të listës së 190 vendeve të renditura janë Pakistani, Somalia, Siria, Afganistani dhe
Iraku.

Arrestohet personi që u dërgonte mesazhe kërcënuese deputetëve: Tradhtarë do të ekzekutoheni!

Arrestohet personi që u dërgonte mesazhe kërcënuese deputetëve: Tradhtarë do të ekzekutoheni!

Një 62-vjeçar, i cili u arrestua të hënën natën vonë me dyshimin se dërgonte mesazhe kërcënuese për deputetët, të cilët kanë thënë se do të mbështesin marrëveshjen e Prespes, u paraqit para një prokurori të martën ku u përball me akuzat për tentativë të dhunës kundër një organi politik, qeverisë apo anëtarëve të saj dhe nxitjen për të kryer një krim. 

I dyshuari, një ish-oficer i Marinës, shprehu pikëpamjet ekstremiste dhe nacionaliste, sipas burimeve të policisë të cituara nga agjencia shtetërore e lajmeve ANA-MPA, por ai pretendoi se nuk është anëtar i ndonjë partie politike. Sipas të njëjta burimeve, burri i tha policisë se vendosi të dërgojë mesazhet pas një postimi që ai pa në mediat sociale nga një zyrtar i “Demokracisë së Re”,  i cili u kërkoi qytetarëve të ushtrojnë presion mbi ligjvënësit që planifikojnë të mbështesin marrëveshjen e emrit, të nënshkruar me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. 

I dyshuari thuhet se i ka thënë policisë se u ka dërguar mesazhe të shumta deputetëve, por akuzat janë bazuar kryesisht në një mesazh të dërguar më 13 janar në të cilin ai i quan ligjvënësit që mbështesin marrëveshjen e emrit "tradhtarë që do të ekzekutohen nëse ata e votojnë marrëveshjen". 

Ai u arrestua në rrethin qendror athinas të Pangratit dhe u dërgua në selinë e Policisë së Sigurisë së Attikës për t'u marrë në pyetje. Deputeti i “Grekëve të Pavarur”, Thanassis Papachristopoulos i tha të shtunën të shtunën medies news737.gr se ai kishte fshirë "më shumë se 200 mesazhe" në telefonin e tij celular dhe kishte marrë telefonata nga dikush që i kishte thënë se "koka e tij do të gjendet në një hendek", nëse ai do votonte marrëveshjen e emrit në Parlament. 

Ligjvënësit e tjerë kishin marrë mesazhe të ngjashme.

Ndalimi i Balilit, reagon Rama: Vetëdorëzimi, rezultat i operacioneve policore

Ndalimi i Balilit, reagon Rama: Vetëdorëzimi, rezultat i operacioneve policore


Veç ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj që deklaroi se policia arrestoi të shumëkërkuarin Klement Balili, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në dy postime në rrjetin social Twitter, Rama shkruan se vetëdorëzimi i Klement Balilit është rezultat i operacioneve të sofistikuara të policisë. “Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës. 

Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë. 
Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij”, shkruan Rama. Ndërsa në një postim të mëparshëm kreu u qeverisë uroi ministrin Lleshaj lidhur me Balilin. “Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara. Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH”, shkroi Rama. 
Ndërkaq, ndalimi i Klement Balilit duket se do të nxisë debat. Kjo pasi, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ishte i pari që bëri të ditur ndalimin e Balilit, tha se ai u vetëdorëzua. Ndërsa nga ana tjetër ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili doli në një konferencë të posaçme, tha se Klement Balili është arrestuar nga policia. 
Ndërsa kryeministri Rama shprehet se për Balilin janë zhvilluar operacione policore, e si pasojë të kësaj ka ardhur dhe vetëdorëzimi i të shumëkërkuarit Klement Balili.

Dy vite në arrati, dorëzohet Klement Balili, Lleshaj: Kemi në duar njeriun më të kërkuar




Dy vite në arrati, dorëzohet Klement Balili, Lleshaj: Kemi në duar njeriun më të kërkuar

Shtypnews.al 

I shumëkërkuari, i ashtuquajturi “Escobar i Ballkanit’ Klement Balili zyrtarisht është në duart e Policisë së Shtetit. 

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se Klement Balili i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është dorëzuar në Polici.
‘Policia shqiptare ka finalizuar sot një operacion të gjatë, të ndërlikuar dhe shumë të rëndësishëm për dorëzimin e Balilit në bashkëpunim me partnerët dhe shërbimin sekret pas një procesi gjurmues. Nga sot policia shqiptare merr në duart e saj një prej personave më të kërkuar në Shqipëri dhe përtej saj, ndërsa partnerët tanë marrin një lajm të rëndësishëm dhe mesazh të qartë për Shqipërinë që duam. Nga sot drejtësia shqiptare merr në duar të shumëkërkuarin Klement Balili. Arrestimi është provë e qartë se Policia e Shtetit është në nivel të lartë gatishmërisë në luftën kundër krimit të organizuar. Një tjetër rrugë më të mirë për ta nuk ka dhe nuk do të ketë, të gjithë jemi të motivuar për të vijuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Procesi është rezultat i një operacioni të gjerë që kanë mundësuar që personi në fjalë të vetë dorëzohet në policinë e shtetit” tha ai.
Prej dy vitesh Balili ishte në kërkim nga policia shqiptare dhe jo vetëm.

Balili u vetëdorëzua, Lleshi e shet si sukses policor

Balili u vetëdorëzua, Lleshi e shet si sukses policor

 Shtypnews.al

Edhe pse Klement Balili, një nga njerëzit më të kërkuar në vend u vetëdorëzua, për ministrin Sandër Lleshaj ky është një sukses i policisë.
Lleshaj tha se në operacionin që çoi në vetëdorëzimin e Balilit kanë marrë pjesë dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa refuzoi që të fliste lidhur me detajet operacionale të aksionit.
Ja deklrate e Lleshajt
Policia Shqiptare ka konkluduar një operacion për vetëdorëzimin e Klement Balilit. Nga sot policia merr në duart e saj një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri dhe përtej saj, ndërsa qyetarët marrin një mesazh të qartë për Shqipërinë që duam.
Arrestimi i sotëm është një rezultat se Policia e Shtetit është në një nivel të lartë gatishmërie për të kaluar në një fazë të re.  Operacioni vazhdon dhe se forca e ligjit do të shënojë një intesitet të ri, dhe të tjerë persona do të përfundojnë prapa hekurave.  
Pyetur nga gazetarët për kushtet që ka vënë Balili për t’u dorëzuar, Lleshaj tha se ai ka kërkuar garantimin e një procesi të drejtë ligjor. Kujtojmë se për Balilin janë organizuar rreth 15 operacione poolicore, që kanë qenë të dështuara.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...