Shtypnews.al
Shqipëria renditet në vendin e 50-të në listën e vendeve, pasaportat e të cilëve e bëjnë më të lehtë udhëtimin, sipas renditjes së Indeksit të Pasaportave Henley për 2019.
Me një pasaportë të Shqipërisë, ju mund të udhëtoni pa viza në 115 vende.
Nga vendet në rajon, pasaporta më e vlefshme është ajo e Greqisë, e cila është në vendin e shtatë, Sllovenia në vendin e 11, Bullgaria është në vendin 19, Kroacia në vendin e 20, e ndjekur nga Serbia në 40, Maqedonia në vendin e 43, Mali i Zi në vendin e 45, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 49, Shqipëria në 50, dhe renditjen më të keqe e ka Kosova në vendin e 90-të.
Japonia ka pasaportën më të fuqishme, e ndjekur nga Singapori, Koreja e Jugut, Franca dhe Gjermania.
Në fund të listës së 190 vendeve të renditura janë Pakistani, Somalia, Siria, Afganistani dhe
Iraku.