S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, January 15, 2019

Arrestohet personi që u dërgonte mesazhe kërcënuese deputetëve: Tradhtarë do të ekzekutoheni!

Arrestohet personi që u dërgonte mesazhe kërcënuese deputetëve: Tradhtarë do të ekzekutoheni!

Një 62-vjeçar, i cili u arrestua të hënën natën vonë me dyshimin se dërgonte mesazhe kërcënuese për deputetët, të cilët kanë thënë se do të mbështesin marrëveshjen e Prespes, u paraqit para një prokurori të martën ku u përball me akuzat për tentativë të dhunës kundër një organi politik, qeverisë apo anëtarëve të saj dhe nxitjen për të kryer një krim. 

I dyshuari, një ish-oficer i Marinës, shprehu pikëpamjet ekstremiste dhe nacionaliste, sipas burimeve të policisë të cituara nga agjencia shtetërore e lajmeve ANA-MPA, por ai pretendoi se nuk është anëtar i ndonjë partie politike. Sipas të njëjta burimeve, burri i tha policisë se vendosi të dërgojë mesazhet pas një postimi që ai pa në mediat sociale nga një zyrtar i “Demokracisë së Re”,  i cili u kërkoi qytetarëve të ushtrojnë presion mbi ligjvënësit që planifikojnë të mbështesin marrëveshjen e emrit, të nënshkruar me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. 

I dyshuari thuhet se i ka thënë policisë se u ka dërguar mesazhe të shumta deputetëve, por akuzat janë bazuar kryesisht në një mesazh të dërguar më 13 janar në të cilin ai i quan ligjvënësit që mbështesin marrëveshjen e emrit "tradhtarë që do të ekzekutohen nëse ata e votojnë marrëveshjen". 

Ai u arrestua në rrethin qendror athinas të Pangratit dhe u dërgua në selinë e Policisë së Sigurisë së Attikës për t'u marrë në pyetje. Deputeti i “Grekëve të Pavarur”, Thanassis Papachristopoulos i tha të shtunën të shtunën medies news737.gr se ai kishte fshirë "më shumë se 200 mesazhe" në telefonin e tij celular dhe kishte marrë telefonata nga dikush që i kishte thënë se "koka e tij do të gjendet në një hendek", nëse ai do votonte marrëveshjen e emrit në Parlament. 

Ligjvënësit e tjerë kishin marrë mesazhe të ngjashme.

Ndalimi i Balilit, reagon Rama: Vetëdorëzimi, rezultat i operacioneve policore

Ndalimi i Balilit, reagon Rama: Vetëdorëzimi, rezultat i operacioneve policore


Veç ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj që deklaroi se policia arrestoi të shumëkërkuarin Klement Balili, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në dy postime në rrjetin social Twitter, Rama shkruan se vetëdorëzimi i Klement Balilit është rezultat i operacioneve të sofistikuara të policisë. “Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës. 

Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë. 
Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij”, shkruan Rama. Ndërsa në një postim të mëparshëm kreu u qeverisë uroi ministrin Lleshaj lidhur me Balilin. “Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara. Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH”, shkroi Rama. 
Ndërkaq, ndalimi i Klement Balilit duket se do të nxisë debat. Kjo pasi, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ishte i pari që bëri të ditur ndalimin e Balilit, tha se ai u vetëdorëzua. Ndërsa nga ana tjetër ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili doli në një konferencë të posaçme, tha se Klement Balili është arrestuar nga policia. 
Ndërsa kryeministri Rama shprehet se për Balilin janë zhvilluar operacione policore, e si pasojë të kësaj ka ardhur dhe vetëdorëzimi i të shumëkërkuarit Klement Balili.

Dy vite në arrati, dorëzohet Klement Balili, Lleshaj: Kemi në duar njeriun më të kërkuar




Dy vite në arrati, dorëzohet Klement Balili, Lleshaj: Kemi në duar njeriun më të kërkuar

Shtypnews.al 

I shumëkërkuari, i ashtuquajturi “Escobar i Ballkanit’ Klement Balili zyrtarisht është në duart e Policisë së Shtetit. 

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se Klement Balili i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është dorëzuar në Polici.
‘Policia shqiptare ka finalizuar sot një operacion të gjatë, të ndërlikuar dhe shumë të rëndësishëm për dorëzimin e Balilit në bashkëpunim me partnerët dhe shërbimin sekret pas një procesi gjurmues. Nga sot policia shqiptare merr në duart e saj një prej personave më të kërkuar në Shqipëri dhe përtej saj, ndërsa partnerët tanë marrin një lajm të rëndësishëm dhe mesazh të qartë për Shqipërinë që duam. Nga sot drejtësia shqiptare merr në duar të shumëkërkuarin Klement Balili. Arrestimi është provë e qartë se Policia e Shtetit është në nivel të lartë gatishmërisë në luftën kundër krimit të organizuar. Një tjetër rrugë më të mirë për ta nuk ka dhe nuk do të ketë, të gjithë jemi të motivuar për të vijuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Procesi është rezultat i një operacioni të gjerë që kanë mundësuar që personi në fjalë të vetë dorëzohet në policinë e shtetit” tha ai.
Prej dy vitesh Balili ishte në kërkim nga policia shqiptare dhe jo vetëm.

Balili u vetëdorëzua, Lleshi e shet si sukses policor

Balili u vetëdorëzua, Lleshi e shet si sukses policor

 Shtypnews.al

Edhe pse Klement Balili, një nga njerëzit më të kërkuar në vend u vetëdorëzua, për ministrin Sandër Lleshaj ky është një sukses i policisë.
Lleshaj tha se në operacionin që çoi në vetëdorëzimin e Balilit kanë marrë pjesë dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa refuzoi që të fliste lidhur me detajet operacionale të aksionit.
Ja deklrate e Lleshajt
Policia Shqiptare ka konkluduar një operacion për vetëdorëzimin e Klement Balilit. Nga sot policia merr në duart e saj një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri dhe përtej saj, ndërsa qyetarët marrin një mesazh të qartë për Shqipërinë që duam.
Arrestimi i sotëm është një rezultat se Policia e Shtetit është në një nivel të lartë gatishmërie për të kaluar në një fazë të re.  Operacioni vazhdon dhe se forca e ligjit do të shënojë një intesitet të ri, dhe të tjerë persona do të përfundojnë prapa hekurave.  
Pyetur nga gazetarët për kushtet që ka vënë Balili për t’u dorëzuar, Lleshaj tha se ai ka kërkuar garantimin e një procesi të drejtë ligjor. Kujtojmë se për Balilin janë organizuar rreth 15 operacione poolicore, që kanë qenë të dështuara.

Parashikime të frikshme, Shqipëria mund të dështojë në pagimin e borxhit

Parashikime të frikshme, Shqipëria mund të dështojë në pagimin e borxhit
Publikuar nga / A Cara/
Shqipëria vlerësohet me shkallë të lartë rreziku në lidhje me pagimin e borxhit publik. Në këtë konkluzion kanë arritur menaxherët e Eurobondit.

Një raport prej 159 faqesh, i cili u publikua nga Banka Qendrore e Irlandës lajmëroi investitorët se Shqipëria mund të dështojë të shlyejë detyrimet e saj të borxhit.
Me argumentin se një investim në një vend në zhvillim, si Shqipëria, i nënshtrohet rreziqeve shumë më të mëdha sesa një investim në një shtet më të zhvilluar dhe me sisteme më “të shëndosha” politike dhe ligjore.

Rreziqe përfshijnë paqëndrueshmërinë ekonomike të shkaktuar nga faktorë si: Baza e ngushtë e eksporteve, importet e larta të energjisë, defiçitet e larta fiskale dhe të llogarisë rrjedhëse, varësia nga Investimet e Huaja Direkte, papunësia e lartë, mjedisi i tensionuar politik, ekonomik, shoqëror, ligjor dhe rregullator.

Menaxherët këshillojnë investitorët e huaj se ata rrezikohen në Shqipëri, edhe në rast të ndryshimit të qeverisë, pasi zakonisht,qeveritë e reja në Shqipëri sfidojnë politikat e qeverisë paraardhëse.
“Investitorët duhet të kenë kujdes të veçantë në vlerësimin e rreziqeve dhe duhet të vendosin bazuar në këto rreziqe, një investim është i përshtatshëm për ta” thuhet në raportin e menaxherëve të Eurobondit.

Investimet në vendet në zhvillim, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria, janë të përshtatshme vetëm për investitorë të sofistikuar, të cilët janë të aftë të vlerësojnë saktë efektin e këtyre rreziqeve, Intv & 
Shtypnews.al /...!

Monday, January 14, 2019

“Ju lutem 1 thes miell t’u bëj bukë fëmijëve”, nëna shpërthen në lot.

“Ju lutem 1 thes miell t’u bëj bukë fëmijëve”, nëna shpërthen në lot.
Entela Buzi, nënë e dy fëmijëve nga fshati Kallm i Fierit, të këput shpirtin ndërsa mes lotësh përpara mikrofonit të News24 kërkonte bukë, ndonjë thes miell apo ndonjë bidon vaj.
Veç duke qarë ajo tha se ka tentuar të mbytet dy herë, por kanë qenë fëmijët që e kanë kthyer nga rruga.
Me një varfëri ekstreme, në mes të Shqipërisë, në Fier, nuk ka gjetur mbështetje as nga Bashkia.
Nuk mundet të punojë pasi është sëmurë.
Djali 16 vjeç del e lyp ndonjë copë bukë te komshinjtë, vajza 14 vjeç thotë se shkon mirë në shkollë, por nuk ka parë ndonjëherë ndonjë ditë të bardhë.
“Jemi pa bukë, kalamajtë shkojnë në shkollë pa lekë dhe pa bukë. Ikin pa ngrënë. Nuk kemi as bukë asgjë, vijnë pas shkolle më kërkonin bukë, nuk kam u thashë. Djali shkoi të gjente ndonjë gjë nga lagjia. Ju lutem më dërgoni të paktën ndonjë thes miell, ndonjë makaronë apo vaj. Ju lutem një thes miell kërkoj tu gatuaj fëmijëve”, qan Entela Buzi përballë kamerave.
Rast emergjent që duhet ndihmuar në këto ditë të ftohta dimri.
Numri i familjes Buzi është 069 88 79 151 dhe kushdo që ka mundësi, duhet t’u vijë në ndihmë.  
Dhe stafi Shtypnews.al ju lutet ta Shpërndani këtë Link...

‘Luftë’ me armë në Vlorë, një i plagosur

‘Luftë’ me armë në Vlorë, një i plagosur


Në tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Shqipëri. Këtë herë gjeografia e ngjarjeve të rënda, zgjerohet me Vlorën.
Të shtëna armësh janë regjistruar pasditen e sotme në rrugën "Gjergj Araniti" në Vlorë.
Nga të shtënat raportohet se ka mbetur i plagosur një person, i cili ndodhet në sallën e operacionit në spitalin rajonal të Vlorës.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...