S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, January 13, 2019

Ushtria Çlirimtare e Çamërisë po bëhet gati (Foto)

Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa fotografi të njerëzve të uniformuar me emblemën e UÇÇ-së (Ushtria Çlirimtare e Çamërisë) që po kuvendojnë në një odë tipike shqiptare, shkruan Pacensure tashmë dhe 
Çështja çame është riaktualizuar së fundmi nga shpallja e qeverisë çame në Holandë nga kryetari i kësaj të fundit, Festim Lato. 
Prandoj ju ftojmë që taperhani këtë, dhe mos Harroni që pëleqeni faqen 

Lajm i mirë për studentët shqiptarë! Mund të punësoheni në Gjermani përmes këtyre rrugëve…

Kush do të punojnë në Gjermani tani ka më shumë shumë mundësi. Bëhet fjalë për kryesisht për studentët, pasi Ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar një njoftim me interes për ta, për punësim sezonal në Gjermani për vitin 2019. Në një mesazh në Fb, ambasada gjermane shkruan: “Punësimi sezonal për studentët shqiptarë në Gjermani për vitin 2019! Këtu gjeni 4 hapat që u nevoiten studentëve shqiptarë për të aplikuar për punësim sezonal. Afati i fundit është 31 janari 2019.
Ja 4 hapat për studentët që dëshirojnë të aplikojnë për punësim sezonal në Gjermani:
1) LEXO me vëmendje fletën e informacionit
https://drive.google.com/open…
2) SHKARKO dhe PLOTËSO elektronikisht formularin e aplikimit dhe vërtetimin nga Universiteti/Shkolla Profesionale
https://drive.google.com/open…
https://drive.google.com/open…
3) FOTOKOPJO pasaportën dhe lejen e drejtimit, nëse zotëroni këtë të fundit
4) DORËZO dokumentat origjinale pranë DIMAK Albania deri më 31.01.2019 ora 16:00
Për më shumë informacione, ambasada sugjeron që studentët t’i drejtohen: DIMAK Albania. Dimak është Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë.

Mësuesi nga Dukagjini: Kam 5 ditë i bllokuar nga dëbora dhe jam pa ushqim… ju lutem më ndihmoni

Leka është i vetëm në një banesë në Bushalë, pa ushqim dhe pa energji elektrike. Në një lidhje telefonike me redaksinë e Report Tv, Leka thotë se ndodhet pa ushqim dhe pa energji elektrike.
“Ka rënë 1 metër borë, po pres të shoh çdo bëhet. Jam në një banesë i vetëm në Bushalë. Jam i sëmurë nga mushkëritë dhe nuk eci dot. Ushqimin unë e marr për 5 ditë por sot është e shtunë. Të iki deri tek lumi bëj 6 orë me këtë borë me këmbë. Kërkoj që kur të kalojë helikopteri të marrë mësuesit e tjerë tek Bregu i Lumit, të vijë të më marrë edhe mua. Jam në mëshirë të fatit, kërkoj ndihmë. ”-ka thënë Leka.
Dy ditë më parë, Report Tv u lidh drejtpërdrejt me Kol Vladaj, një nga 8 mësuesit e bllokuar në Dukagjin. Vladaj tha se shkolla rrezikon të shembet dhe situata mund të përkeqësohet. Ende mësuesit e bllokuar ndodhen tashmë në zonën e Bregut të Lumit duke pritur që të ketë një ndërhyrje me helikopter që ata të transportohen drejt Shkodrës/

KLIKO TANI MBI-/Shtypnews.al/ Për më tepër

Saturday, January 12, 2019

Policia e Krujës konfirmon grabitjen e mjetit: Ja si ndodhi, por autorët nuk i kemi identifikuar

Grabitje e një automjeti sot në Krujë, është identifikuar nga komisariati i Policisë së këtij qyteti. Duke zbardhur detajet se si ndodhi grabitja, Polica, pranon se ende nuk janë identifikuar autorët.
Informacion paraprake
Më datë 12. 01. 2019, në aksin rrugor pranë Thumanës, shtetasit A. K., i cili kishte ndalur mjetin në rrugë dhe e kishte lënë ndezur, persona ende të paidentifikuar i kanë marrë nën kërcënim makinën dhe janë larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Te vdesesh si nje qen ne mes te ftohtit, vetem disa metra larg urgjences.



Te vdesesh si nje qen ne mes te ftohtit, vetem disa metra larg urgjences.

Personi ne foto ka humbur jeten mbremjen e sotme, vetem disa metra larg urgjences me te madhe ne Shqiperi, asaj te QSUT-se. 


Ai quhet Hasan Hykja, 68 vjec! 
Ai ishte nje i pastrehe, nje endacak, i cili prej ditesh kishte kerkuar ndihme per strehim, sepse nuk mundej te duronte te ftohtin. 

Ai vuante edhe nga kemba diabetike dhe duket se per kete shkak nuk e pranonin ne asnje Qender Sociale ku ai kishte shkuar. Te gjithe e kthenin me arsyen se ai eshte i semure dhe ne qendrat sociale nuk ka kujdes shendetesor.
Po cfare ndodhi? 
Sa here qe ky njeri kishte shkuar ne urgjence, mjeket ia kishin dhene ndihmen qe kishte nevoje. 
Sot, edhe pse te njoftuar nga qytetaret, per rreth 30 minuta, nuk doli askush, qe ta merrte dhe ta ndihmonte dhe ai te mos vdiste si qen nga i ftohti. Infermiere dhe mjeke kishin thene se duhet t'ua sillnin brenda se ata nuk mund te dilnin ta merrnin jashte. 

Kembenguljes se qytetareve te perseritur, po ashtu infermieret i kane pergjigjur me refuzim, sepse s'mund te dilnin ta merrnin disa metra me tej urgjences. Se di nese ka nje rregull te shkruar qe inferimieri apo mjeku, nuk jep ndihme jashte urgjences.
Po ashtu, keto Qendrat Sociale per cfare sherbejne? Per cfare reklamohen? Qendrat Sociale e perzune, nuk e mbajten kete njeri. Keto qendra nuk e dine se nje endacak ka nje plage, mund te doje ilace, mund te vuaj nga nje semundje? Si mund te mos pranosh nje njeri ku i vetmi sherbim qe do i behej ishin ilacet, ushiqm dhe ngrohje.
Por sherbimet sociale e kthyen ate ne urgjence, urgjenca s'mund te kthehet ne strehim te te pastreheve dhe Hasani u detyrua te rrije ne te ftohte. Te rrije ne te ftohte dhe te vdese vetem disa metra larg urgjences sepse disa infermiere e mjeke nuk mund te dilnin per t'i dhene sherbimin per te cilin jane betuar, qe t'u sherbejne cdo qytetari dhe ne cdo forme.
Po, Hasani vdiq ne te ftohte, vdiq disa metra larg spitalit, vdiq i rrethuar nga disa njerez, qytetare, e nje polic, qe nuk kishin cfare te benin per ta ndihmuar. Kjo eshte historia e nje te pastrehi, qe kurresesi nuk meritonte te vdiste keshtu. Nuk meritonte te vdiste keshtu...
Nuk mund te vdiste per mungese sherbimi, nuk mund te vdiste prej neglizhences me pasoja te stafit mjeksor, nuk mund te vdiste prej braktisjes nga Qendrat Sociale. Kush mban pergjegjesi per nje jete te humbur per shkak te neglizhences?
Ndoshta askush nuk do interesohet per te, te gjithe do e harrojne, ai s'ka asnjeri, por ama sjellja nga te gjitha ata qe kane pasur pergjegjesi mbi nje jete njeriu dhe nuk ben asgje per ta shpetuar, eshte krim. Dhe po, juve asgje s'do ju gjeje, por ama ta dini qe vdekja e tij peshon mbi ndergjegjen tuaj. Edhe ate nese e keni...
Video: Osman Stafa

Tjetër grabitje me armë, maskat rrëmbejnë ‘Benz’-in në Krujë

Një tjetër grabitje maskash të armatosura ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Grabitja e radhës, ka ndodhur në Thumanë të Krujës
Dy persona të armatosur dhe me maska, kanë kërcënuar drejtuesin nga Kukësi dhe i kanë rrëmbyer automjetin tip “Benz” me targa AA 045 TA.

Tjetër grabitje me armë, maskat rrëmbejnë ‘Benz’-in në Krujë

Javën e ardhshme rikthehet sërish shiu dhe bora, ja çfarë ndodh me temperaturat

Nje rrug e dy pun ...degjopi Panfeti nderkohe Lexo dhe Motin.... 
Ndërkohë që i ftohti ka mbërthyer të gjithë vendin, reshjet kanë ndaluar. 

Por nuk do të zgjasë shumë pasi reshje shiu dhe dëbore do të rikthehen në të gjithë Shqipërinë ditën e parë të javës, ndërsa të martën moti kthjellohet por sërish me rënie të ndjeshme të vlerave termike.

Po ashtu, vlen të theksohet se java që vjen, do të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike por të shoqëruara nga luhatje të theksuara të temperaturave. 

Surprizat/ Javën e ardhshme rikthehet sërish shiu dhe bora, ja çfarë ndodh me temperaturat

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...