S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, January 5, 2019

Alisiana Isufaj, Tjetër Shqiptare Në Majat E Popit (Video)


Kjo eshte 👉Alisiana Isufaj
Kliko tani mbi linkun e kengetare tone Shqiptare 
Kjo është Shaiptarja nga  Fieri Alisiana Isufaj, që po kap majat e popit 

Pas Rita Orës, Dua Lipës dhe Bebe Rexxhës, një tjetër yll muzike po shpërthen në tregjet e muzikës botërore.
E rritur në Shqipëri, e bërë e njohur nga një talent show i njohur si The Voice of Albanian, Alisiana Isufaj, me emrin e artit thjesht Alisiana, po korr famë në tregun botëror të muzikës pop.
Një media e specializuar siç është dhe Shtypnews.al, tashmë për shqiptarët i ka kushtuar një shkrim të posaçëm Alisianës dhe albumit të fundit të saj ka ano medje e specializuar  “London Bridge”.

“Pas albumit të saj solo ‘Just Kiss Me’ këngëtarja shqiptare e popit Alisiana ka njoftuar lançimin me balada ‘London Bridge’.
Regjistruar në Metropolis Studios Londrës, ‘London Bridge’ është albumi i dytë lançuar nga Alisiana, e cili ishte një gjysmë-finaliste në The Voice of Albania. -/ Shtypnews.al //..


Albumi tregon aftësitë e saj si kompozitore në baladën “London Bridge” ku jep një ndjesi të posaçme emocionale.
Ky album është në kontrast të thellë me “Just Kiss Me”, një këngë pop optimiste që tregon për ditët e para të të rënit në dashuri, duke demonstruar shkathtësi e saj si një artiste pop.
E lidur në Shqipëri, Alisiana u ndikuar nga vokale të mëdha, dhe e guximshme të kapë nivelet e Beyonce, Christina Aguilera dhe Britney Spears.

Alisiana Isufaj 




Alisiana Isufaj 


Ky ndikim është i dukshme nga ADN pop që duket sikur del natyrshëm nga krijimet e saj”, shkruan dheShtypnews.al tashmë për Shqiptarët mbarë që ta marrën vesh se me yjet e Shqipëris Lavdërohet Bota Krenohet Shqipëria, dhe gëzon e Emocionon çdo Shqiptarë... Ndiqeni dhe videon e 

Alisiana Isufaj ... Ne te Shtypnews ju urojm degjim te kendeshem 😍🇦🇱 dhe i urojm suksese shqipes tone❤️

Friday, January 4, 2019

Ky është shqiptari që ka tatuazh në krah (Foto & Video)

Nuk është diçka e zakontë të bësh tatuazh në krah portretin e kryeministrit të vendit tënd.
Lavdim Çeli është shqiptari i parë i Kosovës, i cili ka bërë në dorën e tij tatuazh me fytyrën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Çeli për këtë tatuazh të tij ka marrë shumë komente nga njerëz nga e gjithë Kosova.
Në një postim në rrjetin social të tij, Çeli thotë se për këtë veprim të tij ai ka marrë shumë komente negative dhe pozitive. Mirëpo ai thotë se nuk pendohet për zgjedhjen e tij.
Lavdim Çeli shkruan si me poshtë:
Kur e Pata Publiku për herë të parë këtë foto e video pata shumë lëvdata po edhe në të kundërtën shumë kritika bile bile do prej ma extremeve ku me shkruejshin që ki me i ra pishman që ki me e pre dorën që e ke ba tatto-n e tash shumë thjesht po ju kthena unë atyre a mos jeni ba pishman ju qa më keni shkru e po i preni gishtat e gjuhen e juaj. I vetmi është ky njeri (Ramushi) që kurrë nuk e tradhtoj Kosovën dhe e mbrojti me gjak e djers 100% burrë Dukagjinas 100% Shqiptar 100% Taks për Shkini me ty deri ne vdekje Komandant”.
Ndërsa këtu më posht ju mund të klikoni mbi linkun si më posht  https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1948146628568588&id=100001198107397

Thursday, January 3, 2019

E pësojnë dy ‘bosat’ e kazinove në Shqipëri, pasi nuk i mbyllën lokalet!

Pas hyrjes në fuqi të ligjit për mbylljen e lojërave fatit, duket se jo të gjitha subjektet e kanë zbatuar atë.
Policia e Tiranës njofton se dy subjekte nuk e kanë zbatuar ligjin duke vazhduar aktivitetin. Për këtë arsye, janë proceduar penalisht dy pronarët e tyre.

Më konkretisht, policia sqaron se janë ndjekur penalisht shtetasit T.C., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Bardhok Biba” në lokalin e tij nuk ishte mbyllur aktiviteti i lojërave të fatit si dhe E.B., pasi në rrugën “Muhamet Allushi” në subjektin e tij u konstatuan aparatura të dyshuara për lojëra fati.

Këta shtetas akuzohen për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”.
“Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Digjital” çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme”, njofton policia./Shtypnews.al/ 
AC

Wednesday, January 2, 2019

Arbër Bullkaj, shqiptari i parë që tenton të hyjë në parlamentin zviceran

Arbër Bullakaj ka jetuar deri në moshën 8 vjeçare në vendlindjen e tij në Suharekë. 

//Shtypnews.al//

Dy ditë pasi Arbri i kishte mbushur 8 vjet, së bashku me nënën, dy vëllezërit dhe motrën e tij kishin marrë rrugën e migrimit drejt Zvicrës. Në St.Gallen iu bashkuan babait të tij i cili punonte në Zvicër që nga vitet e 80-ta, shkruan Gazeta Jeta në Kosovë.
Në vitin 1994, në Kosovë ende nuk kishte filluar lufta por Arbri tregon se familja e tij e dinin që nuk kishin zgjidhje tjetër pos migrimit pasi në Kosovë kishte filluar të vinte era luftë.
“Ne e dinim se në Kosovë do të fillonte lufta por nuk e dinim kohën e saktë, në atë kohë patën filluar edhe demonstratat, pra i kam përjetuar edhe demonstratat e para, e kam pa se çka do të thotë me jetu nën represion ushtarak dhe politik”, ka rrëfyer Bullakaj për Gazetën Jeta në Kosovë.
Natyra, ngrohtësia e familjes, shoqëria, janë imazhet e bukura që ai kujton nga fëmijëria e shkurtër që ka kaluar në qytetin e Suharekës.
“Unë e kam përjetuar jetën qysh është me u rritë në Kosovë, e kam parë se si është me u rritë afër natyrës, ka qenë një anë shumë pozitive, domethënë me pas një hapësirë, me pas një jetë bashkë me familjen”, ka thënë Bullakaj.
Ndërsa ana tjetër e medaljes, e cila ka lënë gjurmë në personalitetin e Arbër Bullakajt dhe ka qenë një ndër faktorët kryesor që ai sot është aktiv në politikën e Zvicrës, është liria e munguar në Kosovë.
“Mirëpo e kam parë edhe anën e keqe, në atë kohë kur nuk ishim të lirë, në atë kohë kur Kosova ishte nën ndikimin e Serbisë e kam parë se çka do të thotë mos me i pas disa të drejta demokratike. Edhe kjo normalisht që ka ndikuar shumë edhe në personalitetin tim edhe besoj se është njëra prej pikave më të rëndësishme pse unë sot merrem me politikë në Zvicër”, ka treguar Bullakaj.
“Si ka me qenë në Zvicër, a do të më pëlqej mua, a do të gjej shokë siç i kam lënë në vendlindje, a do ta mësoj gjuhën”, kanë qenë pyetjet që ai ka bluar në mendje si një nxënës i klasës së dytë, kur kishte marrë rrugën për në Zvicër.
Por të gjitha këto pyetje që Arbri ia kishte shtruar vetes kanë marrë përgjigje posa ai kishte arritur në St.Gallen. St.Gallen ishte shndërruar në strehë për shumë familje shqiptare që kishin ikur nga Kosova.
Edhe pse Arbri nuk dinte asnjë fjalë të gjuhës gjermane, sa për fillim ai e kishte mundësinë të fliste shqip me fëmijët e tjerë shqiptarë që ndanin të njëjtën histori e dhimbje me të.
“Kur erdha, ishte një vend ku kishte shumë shqiptarë, në fakt kjo ma lehtësoi pak sepse në fillim mund të kuptoheshim edhe në gjuhën shqipe me disa persona, se atëherë kishte shumë emigrantë shqiptarë ne nuk ishim të vetmit por kishte edhe shumë familje të tjera që kishin migruar nga Kosova”, është shprehur Bullakaj.
Pas 8 muajve që kishte ndjekur kurse të gjuhës dhe kishte qenë pjesë e një klase integruese, Arbri kishte filluar të ndiqte mësimin në një klasë së bashku me nxënësit zviceranë.
Partner i kompanive me 100 mijë punëtorë
Arbër Bullakaj kishte filluar praktikën si kontabilist në një kompani në Zvicër, në të cilën pas tri viteve kishte arritur të bëhej shef i financave. Pas disa viteve si i punësuar në kompani të tjera, Bullakaj ka vendosur ta hapë kompaninë e tij, “A&O Consulting”, që merret me implementimin e njërit prej programeve më të mëdha në botë për kontabilitet, SAP.
Po bëhen 8 vite që kur Bullakaj udhëheqë një kompani në Zvicër që numëron deri në 10 punëtorë.
“Aty e fillova dhe qe 8 vite jam konsultues i kompanive të mëdha, bankave të mëdha ose të disa kompanive me 3 ose 4 mijë punëtorë deri në 100 mijë punëtorë”, ka thënë shqiptaro – zvicerani Bullakaj për Gazetën JnK.
Kosova përsëri është kthyer në radarin e Bullakajt, pasi ai ka vendosur para 3 viteve për të hapur edhe një zyrë në Kosovë, ku janë të punësuar 30 persona.
“Mirëpo nuk e lash me aq, jam duke u marrë edhe me informatikën, jam partner i një kompanie për IT Consulting, e aty kemi edhe një zyre në Kosovë”, ka shpjeguar ai.

Arbër Bullkaj, shqiptari i parë që tenton të hyjë në parlamentin zviceran /Shtypnews.al

Tuesday, January 1, 2019

Ramush Haradinaj shkon në të pame në familjen e luftëtarit të lirisë Avni Hyseni

Ramush Haradinaj: Kontributi i Avni Hysenit për lirinë e atdheut nuk do të harrohet kurrë.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni, i cili ndërroi jetë mbrëmë.
Haradinaj ka thënë se familja Hyseni humbi birin e saj, ndërsa Kosova humbi mikun e bashkëluftëtarin e çmuar, kontributi i të cilit për lirinë e atdheut, nuk do të harrohet kurrë, njofton Klan Kosova.
“Vizitë ngushëlluese në familjen e luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni, i cili ndërroi jetë mbrëmë. Familja Hyseni humbi birin e saj dhe ne mikun e bashkëluftëtarin e çmuar, kontributi i të cilit për lirinë e atdheut, nuk do të harrohet kurrë. I përjetshëm kujtimi për të”.
Shkrimi i plotë i Ramush Haradinajt në Facebook.

Monday, December 31, 2018

Zvicra ‘sfidon’ Ramën, 3000 franga për të lindur një fëmijë

Në një përpjekje për të rritur lindshmërinë, në pjesën Italiane të Zvicrës po paraqet një bonus prej 3000 franga ($ 3.032) për të patur një fëmijë. Ticino është zona që ka numrin më të vogël të popullsisë dhe numrin më të vogël të lindshmërisë në mesin e 26 kantoneve zviceriane:7.8 milionë për 1,000 banorë.
Duke filluar nga viti 2019, në Zvicrën jugore do të ofrojë shpërblim për prindërit e fëmijëve të sapolindur apo të sapo adoptuar .Për t’u kualifikuar duke marrë këtë shpërblim familja nuk mund të fitojë më shumë se 110.000 franga në vit.
“Duke pasur fëmijë duhet të jetë një gëzim, jo ​​një barrë”, thotë Paolo Beltraminelli, drejtor i Departamentit të shëndetit dhe mirëqenies në Ticino .
Ticino bashkohet me nëntë kantone të tjera zvicerane që tashmë ofrojnë një bonus për njerëzit që kanë fëmijë. Në Luzern, Zvicrën Qendrore, Schëyz dhe Uri, si dhe në Fribourg, Jura dhe Neuchâtel , prindërit marrin CHF 1.000-CHF 1.500. Shkalla është deri në 3.000 franga në Gjenevë, Valais dhe Vaud.
Sidoqoftë, shpenzimet për fëmijët janë shumë të shtrenjta. Përkujdesja ditore private, për shembull, mund të jetë nga 60 deri në 150 në ditë, në qytete si Bernë dhe Cyrih, përcjell “Sëissinfo.ch”.
Por, ligji federal parashikon se fëmijët nën moshën 16-vjeç duhet të marrin 200 franga dhe 250 franga për moshën 16-25 vjeçare, përveç nëse fëmijët vetë fitojnë mbi 28.200 franga një vit.
Kjo pagesë e ckatuar është e lidhur me disa kushte, shpjegoi këshilltari i shtetit Paolo Betraminelli, kreu i Departamentit të Shëndetësisë dhe Socializmit.
Nga informacionet nga zyra zvicerane e statistikave të jashtme .sëissinfo.ch raporton se të ballafaquar me këtë prirje demografike, qeveria kantonale ka vendosur të futë stimuj financiarë për të ndihmuar familjet.
Kështu për të vendosur një lloj ekuilibri në të gjithë gjeneratat është e rëndësishme që të ndërmerret një hap i tillë për të caktuar një pagesë dhe për t’i kthyer familjet në qendër të politikës është shprehur më tutje Beltraminelli.

Viti i Ri 2019/ Urimi i veçantë i Sali Berishës për shqiptarët

Nga
GËZUAR Vitin e Ri 2019!
Te dashur miq, ora e nderrimit te viteve po afron. Viti i Ri 2019 per pak çaste hyn ne vatrat dhe zemrat tona! Une me kete rast perzemersisht ju uroj nje vit me shume te mira, gezime, shendet, suksese per ju femijet, familjet tuaja dhe te mbare shqiptareve kudo qe festojne sonte!
Por, viti qe leme pas ishte per ne shqiptaret si viti i rekordeve me te zeza keto 27 vite pluralizem..
Viti 2018 do shenohet ne memorjen e kohes si viti i Kakistokracise (kakistos ne greqishten e vjeter me i keqi) pra,
- viti ne te cilin ne patem qeverisjen me te keqe qe nga koha e regjimit totalitar.
2018 ishte viti i Kakistokracise sepse:
- klika ne pushtet, ne raport me rrogat ka vendosur mbi qytetaret taksa shume here me te larta se te çdo vendi tjeter ne Europe. Shqiptaret sot paguajne litrin e naftes 30% me shtrenjte se sa ne Gjermani, kurse ne proporcion me rrogat se paku 600% me shume. E njejta gje mund te thuhet per çmimin e energjise elektrike, uijt, tarfat e shkollimit, transportit, mjekimit te tyre, etj etj..
Ky ishte viti i kakistokracise sepse:
- kreu i meduzes Edvin Kristaq Rama dhe qeveritaret e tjere kane vjedhur dhe shperdoruar miliarda euro me PPP-te e tyre, doganat, tatimet, prokurimet publike. Rikujtoj ketu se ky regjim nderton sot rruge apo shkolla e vepra te tjera me çmime minimumu 5 here me te larta se se ne çdo vend tjeter, perfshire SHBA.
Ky ishte viti i Kakistokracise sepse:
- qeveritaret e te gjithe piramides kriminale te mazhorances u faktua se jane te lidhur si mishi me thoin me krimin, drogen, bandat.
Ky ishte viti i kakistokracise sepse
- me keqesine, vjedhjet, lidhjet me krimin, Edvin Kristaq Rama dhe bandat e tij ne pushtet vrane dhe vrasin çdo ore dhe çdo dite shpresen e shqiptareve.
Ata kane bere shqiptaret njere shpresehumbur dhe Shqiperine vendin nga i cili rreth 70% e qytetareve te saj kerkojne te largohen.
Ky eshte regjimi i kakistokracise sepse:
- me muret e korrupsionit, vjedhjeve, krimit dhe droges kakistokratet kete vit njelloj si ne vitin 2016 mbyllen deren te hapjes se negociatave te Shqiperise me BE.
Ky ishte viti i regjimit te Kakistokracise sepse:
- Krye, krye kreu i mafies shteterore kreu kete vit grushtin e shtetit brenda shtetit, asgjesoi Gjykaten Kushtetuese, Gjykaten e Larte, vendosi kunat-prokurorine e Dvoran Gjykaten dhe nelloj si ne diktaturen staliniste shnderroi drejtesine e vendit ne dege te ekzekutivit.
Ky eshte regjimi me i keq per interesin dhe çeshtjen kombetare pas diktatures komuniste dhe kohes se Jorgo Zografit sepse:
- ne nje akt tradhetie te larte kombetare, Edvin Kristaq Rama apo Zografi Bis i shiti Greqise mbi 2000 km det dhe triliona meter kub gaz dhe fuci nafte dhe se,
- se bashku me argatet e Beogradit ne Prishtine, kane marre nga sivllau i tyre Vuçiç flamurin e Serbise se Madhe dhe te coptimit te ri te Kosoves.
Por viti 2018 eshte dhe viti i pare i ngritjes, pas vitesh shtypje te eger dhe padrejtesish ekstreme, te shqiptareve ne kembe ne Kukes, Tirane, studenteve te universiteteve ne mbare Shqiperine, viti i permbysjes se narkokabinetit me te korruptuar te globit.
Ndaj dhe une do ta mbyll kete mesazh me shpresen dhe besimin tim te plote se Viti i Ri 2019 do te jete viti i triumfit te plote dhe perfundimtar te revolucionit demokratik popullor qe do fshije nga faqja e dheut regjimin e kakistokracise dhe kalbesirat e tij.
Duke perfunduar, uroj cdo shqiptar kudo qe gjendet dhe feston nderrimin e viteve, ne shtepi, lokal, detyre ne kujdes shendetesor apo dhe vuajtje denimi, te gjitheve; Gezuar Vitin e Ri 2019!
Nje vit te bardhe shprese dhe mbaresie per shqiptaret, femijet, familjet, miqte e tyre kudo qe festojne kete nate! GEZUAR!

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...