S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, December 20, 2018

Aeroportet në Gjermani në alarm për sulme terroriste

Aeroportet më të mëdha të Gjermanisë janë vënë në gatishmëri maksimale, pasi 4 persona të dyshuar terroristë u vunë re jashtë aeroportit të Shtutgartit.
Policia thotë se është vënë në ndjekje të një djali dhe babait të tij nga North Rhine-Westphalia, si dhe dy persona të tjerë që po bënin fotografi nga terminalet dhe pista e aeroportit.
Detajet rreth të dyshuarve iu kaluan policisë gjermane nga shërbimi informativ i Marokut, sipas raportimeve të medieve gjermane.
Alarmi vjen vetëm një javë pas një sulmi terrorist të ndodhur përgjatë kufirit në Francë. Tri persona mbetën të vdekur nga Cherif Chekatt, pranë tregut të Krishtlindjes në Strasburg, i cili është vetëm 150 km larg nga Shtutgarti.
Policia tha për rrjetin publik gjerman “ARD” se forcat e sigurisë janë vënë në alarm maksimal në aeroportet gjermane, ndërsa faqja e internetit e “BILD”-it njofton se paralajmërimet janë zgjeruar tashmë në 14 portat kryesore hyrëse në vend.
Që prej sulmit në Strasburg, aktivitete të dyshimta janë pikasur në Aeroportin e Shtutgartit dhe atë “Charles de Gaulle” në Paris, sipas rrjetit publik “SWR”.
At e bir u pikasën nga kamerat e sigurisë duke shkrepur foto përreth aeroportit, por janë zhdukur menjëherë sapo policia mbërriti për t’i kapur. Emrat e të dyshuarve dhe detajet mbi komunikimet e tyre raportohen të kenë ardhur nga zyrtarë të kundërzbulimit në Marok.
Gjermania u shënjestrua edhe më herët në vitin 2016 nga një sulm terrorist në një treg Krishtlindjeje, kur xhihadisti nga Tunizia, Anis Amri përplasi një furgon në tregun e mbipopulluar të Krishtlindjes në Berlin, duke vrarë 12 vetë e plagosur dhjetëra të tjerë.

Fotoja e kosovares me uniformë ushtarake që po bën bujë në Zvicër/Shtypnews.al

/Shtypnews.al/
Një fotografi e një kosovare që jeton në Zvicër me uniformë ushtarake duke bërë shqiponjën ka ‘pushtuar’ rrjetin.
Bëhet fjalë për kosovarën Jetmira Avdili që jeton në Solothurni të Zivcres.
Ajo ka postuar në profilin e saj ‘Insagram’ një fotografi duke bërë shqiponjën dhe ajo që e bënë më të veçantë është veshja esaj në uniformë ushtarake, shkruan gazeta e njohur zvicerane ‘Blick’.
Kjo foto ka marrë reagime të shumta dhe është postuar në ditën kur Kuvendi i Kosovës votoi për transformimin e FSK-së në Ushtri.
‘Akuzat’ e shumë komentatorëve në fotografinë e saj ishte se po i bënë tradhët
i Zvicrës.
Mirëpo, ajo thotë se tradhëti do të ishte nëse do të bashkohej më të vërtetë në Ushtrinë e Kosovës.
Ndryshe, ajo shet rroba me logo të ish-ushtrisë kosovare (UCK), për të cilat thotë se nuk dëshiron të provokoj askënd, por që thjesht shet rroba të tilla për të mbledhur fonde për Kosovën.
E pyetur për luftën, ajo ka refuzuar të flasë.
“Sepse, të gjithë duhet të jemi në paqe”, ka deklaruar ajo 
/Shtypnews.al/

Protestës së studentëve do t’i bashkohen me mijëra qytetarë nga i gjithë vendi

Protestës së studentëve që do të zhvillohet sot përpara Kuvendit pritet t’i bashkohen qytetarë nga i gjithë vendi. Vetëm nga Shkodra mësohet se janë nisur drejt Tiranës 5 autobusë, disa furgonë dhe makina private.
Në total nga ky qytet pritet që të nisen 1 mijë persona.
Nisje të qyetarëve do të ketë sot dhe nga Lezha, Vlora, Durrësi, Elbasani dhe qytete të tjera të vendit. Edhe nga Gjirokastra dhe Kukësi janë nisur prej orëve të para të mëngjesit nga 250 protestues.
Protesta e studentëve pritet që të rikthejë sot në Kuvend dhe deputetët e opozitës, një pjesë e të cilëve do të jenë në sallë, dhe pjesa tjetër pritet që të qëndrojë me studentët.
Protesta e studentëve vijon tashmë prej më shumë se dy javësh, ku shumica e tyre kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Rama, i cili publikoi dje dhe ‘’paktin për universitetin”, që nënkupton plotësimin e disa prej pikave që kërkojnë studentët por jo relaimin e 8 pikave ae ata kembengulin të realizohen.

E FUNDIT/ Kuksjanët nisen drjet Tiranës

250 militantë të PD-së janë nisur në orët e para të mëngjesit nga qarku i Kukësit, drejt Tiranës. Sipas njoftimit të Partisë Demokratike edhe ky numër do t'i bashkohet personave të ardhur nga qytetet e tjera të Shqipërisë, për të protestuar për gjendjen e rënduar ekonomike, si dhe për të shprehur mbështetjen karshi kauzës studentore. 

Sirdi 3-vjeçar me historinë që të ther në shpirt, engjëlli i vogël kërkon ndihmën tuaj

Sirdi, vogëlushi me sy blu dhe pamje engjellore kërkon ndihmën e secilit prej nesh.
Sado e vogël të jetë ajo, mund të thotë shumë për prindërit e tij, të cilët po përpiqen me çdo lloj mënyre për t’i shpëtuar jetën.
3-vjeçari, i cili është edhe fëmija i parë i një çifti të ri, është diagnostikuar me Leucemi Akute Limfoblastike dhe po lufton për jetën.
Vogëlushi i ëmbël i cili ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve meriton të ketë një jetë të gjatë.
/Shtypnews.al/
Megjithëse mundësitë e familjes të tij janë të pakta, ata shpresojnë se me ndihmën sado të vogël të atyre që e lexojnë këtë postim, mund të arrihet shumë dhe biri i tyre do të mund t’ia shpërblejë të gjithëve një ditë.
Familja e vogëlushit ka bërë #APELPËRNDIHMË:
Sirdi jonë i ëmbël, drita e syve, gëzimi i familjes është diagnostikuar me Leucemi Akute Limfoblastike. Jemi një familje e re dhe Sirdi është fëmija jonë i vetëm për të cilin jemi të gatshëm të japim gjithçka. Ai është vetëm 3 vjeç dhe ka përpara një luftë të vështirë dhe të gjatë me jetën.
Ju lutemi të gjithëve të na ndihmoni qoftë dhe sado pak pasi çdo vlerë e vogël për ne do të thotë shumë. Mundësitë tona janë të pakta por me ndihmën tuaj mund t’ja dalim! Do të Ju jemi mirënjohës përjetë dhe lutemi që Sirdi një ditë t’jua shpërbleje të gjithëve.
Ju jemi mirënjohës!
Familja Pambuku
*Nr i llogarise:
ALTIN PAMBUKU
Nr. i llogarise ne ALL: 00001368830
IBAN ne ALL: AL75213110130000000001368830
Swift Code: PUPPALTR
Societe Generale Albania"

Çfarë përmbajnë dy projektligjet e Gjermanisë për imigracionin?

Gjermania synon të lehtësojë imigrimin për fuqinë punëtore të kualifikuar dhe të rregullojë qëndrimin e ish-refugjatëve të integruar.Tre ditë para pushimeve të fundvitit dhe pas debatesh shumë të gjata, qeveria e kancelares Merkel miratoi dy projektligje për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. Ato u prezantuan të mërkurën nga tre ministra: Horst Seehofer, ministër i Punëve të Brendshme, Hubertus Heil, ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Peter Altmaier, ministër i Ekonomisë, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Berlin. Projektligji i parë rregullon imigrimin e fuqisë punëtore nga jashtë, ndërsa projektligji i dytë u mundëson si ish-azilkërkuesve të refuzuar (me Duldung) të kthehen në imigrantë ekonomikë.
Risitë e ligjit për imigrimin e të kualifikuarve
Projektligji për imigrimin e të  kualifikuarve, në gjermanisht:Fachkräftezuwanderungsgesetz, synon të heqë pengesat aktuale për imigrimin e rregullt ekonomik. Ai do të sjellë këto ndryshime në krahasim me ligjin aktual:
- unifikohet termi "punëtor i kualifikuar" , ku sipas ligjit të ri, përfshihen si të diplomuarit me arsim të lartë, ashtu edhe ata pa arsim të lartë, por me kualifikim profesional;
- hiqet kontrolli i prioritetit për të kualifikuarit me kontratë pune: Deri tani viza e punës jepet vetëm kur është konfirmuar se nuk ka gjermanë ose shtetas të BE-së me të njëjtin kualifikim që mund ta bëjnë atë punë, me ligjin e ri ky verifikim bie. 
- hiqet kufizimi për imigrim vetëm për profesionet që kishin mungesa të fuqisë punëtore dhe hapet tregu për çdo të kualifikuar;
- ngjashëm si me të diplomuarit me arsim të lartë, edhe të kualifikuarit e tjerë do të kenë shans të vijnë në Gjermani me një vizë gjashtëmujore për të kërkuar punë. Parakusht për të marrë këtë vizë janë njohuri të gjuhës gjermane (minimumi niveli A2) dhe para të mjaftueshme për të siguruar jetesën gjatë periudhës së kërkimit të punës në Gjermani. Sipas ministrit të brendshëm Seehofer, pasi ta kenë gjetur vendin e punës dhe të kenë bërë edhe kontratën, ata duhet të aplikojnë sërish në ambasadë për vizë pune.
- përmirësohet mundësia e qëndrimit në Gjermani për të bërë kualifikime ose provime për njohje të diplomës ose certifikatës së bërë në vendin e prejardhjes;
- thjeshtohet procedura e vizave, përqendrohen kompetencat te zyra e të huajve dhe përshpejtohet dhënia e vizave për fuqinë punëtore.
02:10 minuta
FOKUS | 28.01.2018

Adelina Shaholli punon si infermiere ne Berlin

Çfarë ndodh me ish-azilantët?
Projektligji i dytë ka të bëjë me ndryshimin e statusit nga ish-azilkërkues i refuzuar (statusi aktual: Duldung) në imigrant. Për këtë kalim është paraparë një leje qëndrimi e përkohshme prej 30 muajsh, në gjermanisht kjo leje quhet "Beschäftigungsduldung", para se të kalohet te leja e qëndrimit të rregullt. Por nga ky rregull përfitojnë vetëm ata azilantë që kanë plotësuar këto kushte: 
-  të kenë qenë në marrëdhënie pune me orar të plotë prej së paku 18 muajsh;
- të jenë në gjendje t'i mbulojnë vetë shpenzimet e jetesës;
- të kenë familje të integruara, për shembull, fëmijët të frekuentojnë shkollën rregullisht;
- të jenë prej së paku një viti me statusin Duldung;
- të kenë njohuri gjuhe së paku në nivelin A2;
- të  mos kenë qenë të dënuar penalisht;
- të mos kenë bërë përpjekje për të fshehur identitetin e vërtetë.
Ky ligj për ish-refugjatët është paraparë të jetë i vlefshëm fillimisht deri në mesin e vitit 2022. "Nëse përvoja me të do të jetë e mirë, ai do të zgjatet, përndryshe do të rishikohet", tha ministri i brendshëm Seehofer. 
Kur mund të hyjnë në fuqi ligjet?
Të dy ligjet do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2020. Por më parë duhet të miratohen nga parlamenti (Bundestag) dhe Këshilli Federal (Bundesrat).
Me gjasë që në parlament projektligjet të pësojnë ndryshime të vogla, sidomos për sa i përket afatit të testimit të ligjit për personat me Duldung. Frika më e madhe e kristiandemokratëve dhe kristiansocialëve është se dhënia e lejes së qëndrimit për azilkërkues të refuzuar mund të shërbejë si joshje për shumë imigrantë ekonomikë që të vijnë në Gjermani ilegalisht, fillimisht si azilantë, me shpresën se më pas mund të kthehen në imigrantë.
Matthias Middelberg, deputet i CDU-së nga Komisioni i Bundestag-ut për Çështje të Brendshme ka paralajmëruar që tani në një intervistë dhënë gazetës "Neue Osnabrücker Zeitung" se planifikon të flasë me SPD-në për shkurtimin e këtij afati.
Siç bëri të ditur ministri i brendshëm Seehofer, projektligji i jep mundësi qeverisë që ta pezullojë ligjin, në rast se konstatohen abuzime masive.
Pritet që ligjet të kalojnë në Bundestag dhe Bundesrat deri nga mesi i vitit 2019, në mënyrë që të mund të vihen në jetë në fillim të janarit të vitit 2020.  Sipas ekspertëve, që nga miratimi i ligjit e deri në ngritjen e infrastrukturës së nevojshme për implementimin e tij nevojiten gjashtë muaj

Wednesday, December 19, 2018

E kërcënuan me jetë/ Gazetari Ylli Rakipi shkon në prokurori dhe jep dëshminë

Gazetari Ylli Rakipi ka qenë ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës, ku ka dhënë dëshminë e tij, pasi ka marrë një kërcënim për jetën një ditë më parë.
Ai është marrë në pyetje për dy orë me radhë nga prokurorja Elisabeta Imeraj, në lidhje me kallëzimin e bërë një ditë më parë për disa kërcënime me jetë.

Burime bënë me dije se Rakipi ka shpjeguar me detaje për kërcënimet e marra në adresë të tij dhe dijeninë nëse këto kërcënime kanë lidhje me faktin se në programin e tij u denoncua javën e kaluar skandali i kompanisë “DH Albania”.
Të martën për kërcënimet drejt gazetarit Rakipi reagoi Presidenti i Republikës, Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Partia Demokratike.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...