S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, December 15, 2018

Ja vlen të lexohet! Tregohet se profeti dhe mbreti Sulejman a.s (Solomoni), ishte ftuar të marrë pjesë në një ceremoni dasme

Tregohet se profeti dhe mbreti Sulejman a.s (Solomoni), ishte ftuar të marrë pjesë në një ceremoni dasme, pasi martohej djali i një fisniku. Atij i vjen engjëlli i vdekjes dhe i tregon se djali që martohej, do të vdiste ditën e martesës. Profeti Sulejman u ndje në siklet nga kjo, prandaj dhe vendosi të mos shkojë në ceremoni. Pasi kishte përfunduar ceremonia e dasmës, babai i dhëndrrit shkon tek profeti Sulejman dhe e kritikon për faktin që nuk kishte vajtur në ceremoninë e dasmës së djalit të tij. Profeti nuk dinte çfarë përgjigje ti japë. Pasi ai u largua, profeti Sulejman a.s e pyeti engjëllin e vdekjes se çfarë kishte ngjarë që djali i atij fisniku nuk kishte vdekur atë ditë. Engjëlli i vdekjes i tha:”Isha rrugës për ta ndarë nga kjo botë, kur më vjen një urdhër tjetër për tu kthyer. Shkaku ishte se një zonjë e moshuar dhe shumë e varfër, ishte afruar pranë dasmës. I ati i dhëndrit e kishte parë dhe e kishte pyetur se çfarë halli kishte. Ajo i kishte thënë se ishte e uritur dhe i ati i dhëndrit nuk i kishte dhënë çfarëdo lloj ushqimi, por ushqim mbretërish, pikërisht ushqimin tënd. E moshuara, në ato çaste, me lot në sy ishte lutur:”Zoti i dhashtë jetë të gjatë dhëndrit o njeri i mirë!” dhe Zoti ia pranoi lutjen në çast.” Nëse kalon pranë një harabeli i cili po pi unë në një pellg, mos iu afro, por lëre të qetë derisa të shuajë etjen. Ky akt është tregues i mirësisë në zemrën tënde dhe do të vlerësohet nga Zoti. Nëse një mace të pret rrugën, mundohu ta shmangësh dhe mos e shtypësh me makinë. Kush mëshiron krijesat e Zotit, mëshirohet prej Zotit. Nëse dëshiron të hedhësh thërrimet e ushqimit, hidhi pranë një foleje milingonash. Ashtu siç u çove të mira andej nga nuk e prisnin, mund të të vijnë dhe ty të mirat andej nga nuk e prisje. Nëse vendos që këtë material ta shpërndash, bëje me qëllimin që Zoti të të largojë një hall që të shqetëson dhe të ta zëvendësojë me gëzim dhe lumturi si në këtë botë ashtu dhe në tjetrën. Kije gjithmonë parasysh: një akt bamirësie sado i vogël, por që shoqërohet me zemër dhe pasion të madh, mund të bëjë mrekullira.

'Në rast refuzimi nga Kryeministri, protesta në rang kombëtar'

Këshillat Studentorë kanë paralajmëruar dje protestë në rang kombëtar në rast se Kryeministri Edi Rama do të refuzojë të plotësojë pa kushte, tetë kërkesat e paraqitura prej tyre prej 12 ditësh.
Në një deklaratë të lëshuar dje, Këshillat Studentorë kanë hedhur poshtë lajmin e publikuar dje nga mediat se ata kishin kërkuar mbledhje urgjente të Parlamentit sot për kërkesat e tyre dhe e cilësuan atë një mashtrim.
Ata  përforcuan lajmin se do të hidheshin në protestë kombëtare në rast se Rama nuk do të reagonte.
Këshillat studentorë njoftuan dje se mashtrimi për thirrjen gjoja të Parlamentit “janë tentativa për të na përçarë dhe se dialog me Kryeministrin ne nuk pranojmë. 8 kërkesat tona janë mëse të qarta, të zeza mbi të bardhë dhe sqarojmë këdo se nuk do të ketë asnjë dialog pa u plotësuar këto 8 pika.
Në rast refuzimi nga Kryeministri, sqarojmë se protesta jonë do të përshkallëzohet në rang kombëtar. Kushdo që kërkon dialog me Edi Ramën nuk përfaqëson interesin e studentëve,” përfundon njoftimi.  

Friday, December 14, 2018

‘O shqiptar, jemi shqiptar, eja të zgjidhim hallet bashkë’/ Apeli prekës i studentit drejtuar popullit

Studentët i kanë bërë thirrje sot të gjithë shqiptarëve që ti bashkohen kauzës së tyre dhe ti mbështesin.
Në redaksinë e syri.net, një student ka dërguar një mesazh prekës, ku apelon për bashkim të shqiptarëve që të ndalin të keqen e ku është zhytur vendi.   
Ja mesazhi i studentit:
Per ty shqiptar qe ke nje hall!!!!
Po te lutem me perulesine me te madhe te na bashkohesh. Jo vetem per studentet por edhe per ty qe ke qene emigrant vite me pare. Jo vetem per studentet por edhe per ty qe iken nga Shqiperia per ne Gjermani,  per ty qe vuan per nje cope buke. edhe per ty qe ske pension, per ty qe qan cdo nate se ske ca te hash cdo dite. Eja me ne edhe ti qe sheh korrupsion cdo dite e ke frike te cosh zerin per drejtesi.  Eja mblidhu me ne. Te bej thirrje edhe ty banor i Astirit, edhe ty i Shkozes edhe ty i Durresit,  banor i Shkodres dhe i Kukesit, shqiptar i Elbasanit e shqiptar i Vlores, shqiptar i Dibres e Shqiptar i Vores.
O SHQIPTAR , JEMI SHQIPTAR, EJA TE ZGJIDHIM HALLET BASHKE.
Nuk ka me besim ne qeveri, nuk ka me besim as ne parti.  Une nuk jam vetem student, jam femije,jam qytetar, jam njeri. Une nuk blihem nga askush dhe as nuk kam nje cmim. Po te lutem, eja sa me shpejte te shpetojme veten nga ky llum ku jemi futur. Pa parti, pa forum , pa interesa personale. NE DUAM DREJTESI.
O POPULL SHQIPTAR O POPULL I VUAJTUR DHE I LENDUAR. BASHKOHU SOT ME NE QE TE MOS NA VIJ TURP NESER PER VENDIN TONE. TE MOS NA VIJ TURP NGA BREZI I RI.
O qytetar Tropoje, o qytetar i Gramshit hajde me ne studentet te nxjerrim te drejtat tona.
Te luftojme jo vetem per arsim, jo vetem per tarifa po per buke e shtepi per pune e jetese me te mire. BASHKE SHQIPTARET PER SHQIPTARET!!!! NUK KA ME DURIM !!! NUK KA ME TOLERANCE !!!!
Une jam student por jam edhe njeri. Eja bashkohu edhe ti . PER MUA PER TY PER TE BUKUREN SHQIPERI.
Nje student me endrra te medha,  por me durim te sosur.
Te lutem bashkohu edhe ti.

Shpërthim në një banesë në Çole të Vlorës

Një shpërthim i madh është regjistruar në një banesë në lagjen "24 Maji" në qytetin e Vlorës.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për lëndë eksplozive apo për shpërthim gazi.



Industria ushqimore, shkresë të dytë qeverisë dhe parlamentit. Ja pse jemi kundër uljes së TVSH-së


Sipas industrisë ushqimore dhe eksportuesve, parlamenti mund ta rishikojë ndryshimin e TVSH-së, në kuadër të kthimit prapa të buxhetit 2019 nga presidenti Ilir Meta.
“Dëshirojmë t’ju informojmë që AFI ka dërguar shkresën e dytë zyrtare, më datë 10 dhjetor 2018, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Z. Arben Ahmetaj, për dijeni Z. Edi Rama dhe Kabinetit të Kryeministrisë, Z. Niko Pleshi dhe Znj. Sonila Qato, Z. Erion Brace dhe Z. Eduart Shalsi mbi ndryshimet ligjore sa lidhet me çështjen e TVSH së produkteve bujqësore”, thekson AFI dhe Qendra Shqiptare e Eksporteve.

Përpos këtyre shkresave, AFI ka realizuar një sërë takimesh me ministritë e linjës, pasi ky ndryshim i TVSH-së:
  • Do fusë në kolaps gjithë sektorin e bujqësisë dhe të ushqimit
  • Do imponojë dhunshëm evazionin e detyruar nga operatorët në të gjitha nivelet
  • Do rrisë importet e produkteve ushqimore, duke sjellë uljen e prodhimit vendas.
“Për të përfituar nga mundësia që buxheti 2019 u kthye mbrapsht nga Presidenti, ju bëjmë thirrje që çështja e TVSH-së të gjejë hapësirë në median tuaj, si një kontribut për prodhimin vendas, sektorin e bujqësisë dhe ushqimit”, thekson AFI dhe Qendra Shqiptare e Eksporteve.

Historike! Kosova bëhet me USHTRI ( Video )

Sot Kosova ka themeluar Ushtrinë e saj të parë zyrtare të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.



Të gjithë deputetët një zëri kanë votuar pro krijmit të Ushtrisë së Kosovës.
Me 107 pro vota, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ky projektligj ka kaluar në seancën plenare.
Pas shqyrtimit të dytë të projektligjit, mbetët për tu votuar projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Dëbora bllokon rrugët, Shqipëria pa energji elektrike. Bëni kujdes në këto zona!

Ulja e temperaturave ka sjellë reshje bore në disa zona malore në vend, ndërkohë që kanë filluar edhe problemet e para. Situata më e vështirë paraqitet në qarkun e Dibrës, ku në zonat e thella shkon mbi 30 cm dhe janë izoluar disa fshatra. Ndërkohë qarkullimi i automjeteve bëhet me vështirësi në Kukës-Peshkopi.


Qarku i Kukësit gjatë datës 14.12.2018 rreth orës 01:00 është përfshirë nga reshje bore në të gjithë territorin.
Lartësia e borës në qytetet Kukës 7 cm, Krumë, 4 cm e në Bajram Curri, 30 cm. 
Për më tepër ne të Shtypnews.al ju ftojmë që të na shpërndani në mënyrë që të jemi  gjith Shqiptaret këtu ne --->Shtypnews.al tani dhe ju antarët që jeni tashmë prej kohësh e keni vën re'  që ne nuk mund të postojmë brroçklla. Por ne po mundihemi që të jemi më të mirët për ju dhe miq tuaj të cilët po i Përshëndesim nëse na lexuan deri këtu..! ✋
Ndaj ju falenderojm për vëmendjen👍✋

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...