S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, December 11, 2018

Edi Rama përballë studentëve, sonte në Top Show – ora 22:00

Protesta masive e studentëve përballë ministrisë së Arsimit. Kryeministri Edi Rama në një përballje me studentë të Universiteteve të ndryshme në studion e TOP SHOW.

Ftesa e hapur për gjithë studentët që duan t’i thonë në sy shefit të qeverisë, të vërtetat e tyre.
Çfarë do të bëjnë studentët? Si do të jetë qëndrimi i kryeministrit? A do të ketë dialog ? Po përshkallëzim të kërkesave të studentëve?
Sonte në TOP SHOW, ora 22.00. I ftuar kryeministri Edi Rama.

Gjuriq në panik, numëron ditët e formimit të ushtrisë së Kosovës

Politikanët serbë sërish i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe kontingjentit ushtarak të KFOR’it nën administrimin e NATO’s që t’i ndalojë autoritetet shqiptare të Kosovës për formimin e një ushtrie, raporton Periskopi.
Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës rrezikon paqen në Ballkan.
Sipas Gjuriqit, një gjë e tillë duhet të ndalohet para të bëhet vonë.
Projektligjet për transformimin e FSK’së në Ushtri do të votohen në Kuvend me 14 dhjetor, ndërsa më pas do të mbahet edhe një ceremoni shtetërore për ta shënuar këtë ngjarje

FOTO/ Dekonspirohen mesazhet që do nisen sonte për të mbështetur Ramën

Edi Rama do të jetë sonte në emisionin e Alban Dudushit, por nuk dihet nëse përballë tij do të ketë studentë.
Ajo që është e sigurtë që do të jenë, janë mesazhet e socialistëve që do të dërgohen për të mbështetur Edi Ramën.
Ashtu si dje edhe sot, mesazhet janë dekonspiruar para se të publikohen.
Klodeta Dibra, kryetarja e re e grave socialiste u ka kërkuar në mënyrë ultimative të gjitha anëtarëve të kësaj shoqate që të mbështesin Ramën.
Ja mesazhet më poshtë:

Nesër ‘black-out’ në të gjithë Shqipërinë, prindërit paralajmërojnë: Do të lëmë punën dhe …

Studentët kanë lajmëruar se ditën e mërkurë në të gjithë vendin do të ketë një ‘black-out’ pasi pritet që edhe prindërit e tyre që punojnë në uzina shtetërore ose fabrika private do të lënë punën në shenjë proteste.
‘Ditën e nesërme prindërit tanë do të bojkotojnë punën në institucione shtetërore dhe private. Do të shkaktohet një ngërç shtetëror. Do ta detyrojmë jo vetëm Ministrinë e Arsimit por edhe kryeministrin që t’i përgjigjet kërkesave të studentëve. Do të bllokohen dyert e Universiteve’, tha një prej studentëve për mediat. 
T. Vukli

Shqipëria e shqiptarëve


DW Shqip /Shqipëri: Studentët protestues ultimatum për grevë urie





Protestës së studentëve në Shqipëri për kushte më të mira në arsimi e lartë i janë bashkuar edhe bashkohen mijëra gjimnazistë. Studentët paralajmërojnë për grevë urie.

Protesta e studentëve për ndryshimin e sistemit të arsimit të lartë hyn të martën(11.12.) në një fazë të re për nga masiviteti dhe mjetet për realizimin e kërkesave të saj. Maturantët e gjimnazeve të  Tiranës dhe qyteteve të tjera janë bashkuar protestës, duke e bërë atë më masiven e viteve të fundit. Mjeti i realizimit të kërkesave të tyre sot mund të ndryshojë: nga protesta paqësore, duke u kthyer në grevë urie si pasojë e ultimatumit dhënë qeverisë, nëse deri të martën pasdite nuk plotësohen kërkesat. Ultimatumi vjen pas refuzimit që studentët protestues i bënë të hënën (10.12) ftesës së kryemnistrit Edi Rama për të zhvilluar një takim dhe biseduar me ta për zgjidhjen e situatës. Studentët kërkojnë që të shkojnë në bisedime pasi kërkesat e tyre kryesore të jenë plotësuar: ulja 50% të tarifës së studimit, dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, rritja e pranisë  së studentëve në bordet vendimmarrëse të universiteteve publike.

Çfarë zgjidhjesh jep paraprakisht qeveria?

Kryemnistri Rama në një bashkëbisedim publik, në video në median sociale, tejkaloi të hënën   (10.12) edhe vetë kërkesat e studentëve. Ai tha se: "jemi gati që të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifave".Kryeministri Rama pranoi kërkesën për përmirësimin e kushteve në konvikte  dhe kampuse, ristrukturimin e godinave egzistuese, ndërtimin e kampusit të ri universitar me financim të plotë nga buxheti i shtetit, rishikim të tarifave për t'u strehuar në konvikt, shkarkim të të gjithë përfaqësuesve të qeverisë në bordet e administrimit të universitete, punësim të studentëve të shkëlqyer në institucione publike.  Por studentët i kanë pritur me mosbesim këto masa. Në vend të bisedimeve ata dhanë ultimatumin për fillimin, të martën pasdite, të grevës së urisë nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen menjëherë.
Ekspertë të financave publike e shohin të vështirë zbatimin e menjehërshëm të këtyre masave.  Në Shqipëri mbështetja buxhetore për arsimin është 2.9 % e Prodhimit të Brendshëm Brutto, (PBB)  dhe vështirë se janë mundësitë për rritjen e saj menjëherë në 5%, në kushtet kur  2,1 % e PBB  mbështet 75%  të investimeve publike në një vit buxhetor.

Politika po korr atë që  ka mbjellë

Protesta e studentëve hyri sot në ditën e saj të 7-të. Në thelb kërkesat e studentëve janë më shumë se financiare dhe përmirësim kushtesh studimi dhe jetese. Studentët kërkojnë ndryshim të sistemit të lartë arsimor publik, ndryshim të ligjit përkatës, kërkojnë vlerat universitare të papërfilluara nga politika për një kohë të gjatë. Ata këmbëngulin që politika t'i qëndrojë larg protestës së tyre. Kjo lë të kuptojhet qartë se janë të pakënaqur jo vetëm nga qeveria por edhe opozita dhe politikat e saj ndaj arsimit  të lartë kur ishte në pushtet.
Politika nuk ia ka ndalë mbanë të luftojë dhe ҫrrënjosë korrupsionin dhe nepotizmin në stafet e pedagogëve. Ajo ka lejuar blerjen e notës  dhe diplomës edhe në universitetet publike duke zhvlerësuar dijen dhe mundin e studentëve të pakorruptar. Fabrikimi i diplomave që u shfaq në kohën e boom-it të universiteteve private,  2005-2013 dhe u lejua nga politika pati pasoja të rënda që ndihen edhe sot. Studentët protestojnë që politika të transformojë sistemin arsimor dhe të rikthejë vlerat universitare që u sigurojnë atyre punë dhe të ardhme.  Largimi masiv i rinisë nga Shqipëria ka në thelb zhvlerësimin e arsimit të lartë, pamundësinë që diploma t'u jape një vend pune dhe t'u sigurojë të ardhmen.
Liderë të opozitës janë shprehur publikisht se mund t'i bashkohen protestës nëse studentët e kërkojnë. Por studentët vazhdojnë të kundërshtojnë ardhjen në rradhët e tyre të përfaqësuesve dhe militantëve të partive politike opozitare.

Zgjedhja e anëtarëve të KLP-së, Arta Marku: Le t’u tregojmë popullit që pret drejtësi dhe partnerëve, se ne jemi të përgjegjshëm!

                                        Shtypnews.al

Në vigjilje të zgjedhjes së anëtarëve të KLP-së, me anë të një reagimi, kryeprokurorja Arta Marku e ka cilësuar këtë hap të domosdoshëm dhe shumë të rëndësishëm duke thënë se: Le t’u tregojme te gjitheve, popullit qe pret drejtesi dhe partnereve tane, se ne jemi te pergjegjshem!
“Neser eshte nje dite e rendesishme, eshte dita kur ne, me pjesemarrjen tone, me voten tone, do zgjedhim anetaret prokurore te Keshillit te Larte te Prokurorise. Eshte dita ku ne do ti japim jete Qeverisë së Re të sistemit prokurorial si ingranazh i rendesishem i makinerise se madhe te reformes ne drejtesi dhe qe me krijimin e KLP hyn ne fazen e zbatimit te plote te saj.
Ne sot kemi fatin qe me pjesmarrjen dhe voten tone te hedhim te paret themelet i institucionit te pare te ri drejtesise ndaj mos e humbni kete shans per asnje arsye”, citohet Kryeprokurorja e Përkohshme në një deklaratë për mediat nga zyra e shtypit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
“Do i hapim rruge krijimit te SPAK-ut, zgjedhjes se Prokurorit te Pergjithshem me mandat. Le t’u tregojme te gjitheve, popullit qe pret drejtesi, partnereve tane qe na kane ndihmuar dhe po na ndihmojne ne kete rrugetim te gjate drejt ngritjes dhe konsolidimit te nje drejtesie te re, se ne jemi te pergjegjshem, se ne duam t’i ngreme institucionet, i duam funksionale ato, e duam vendin tone dhe integrimin e tij. Prandaj, ju ftoj te gjitheve, te merrni pjese ne mbledhje, jo vetem si nje detyrim ligjor, por si shenje e pergjegjesise se larte. Prandaj ju ftoj te gjitheve te merrni pjese dhe te votojme nen mbikeqyrjen e partnereve te huaj dhe mediave, me transparence maksimale, per t’u treguar te gjitheve se ne duam dhe ne mundemi. Kam besim tek ju”, thuhet më tej në reagim.

Unioni Studentor Evropian mbështet protestën e studentëve shqiptarë

Unioni Studentor Evropian qëndron në krah të studentëve shqiptarë. Në një deklaratë të publikuar sot, ky Union thekson se mbështet protestën paqesore të të rinjve shqiptarë dhe përpjekjet e tyre.
"Unioni Studentor Evropian mbështet studentët shqiptarë, - thuhet në deklaratë.-  Vendimi nr.288 i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë ka krijuar pakënaqësi të madhe në mesin e studentëve shqiptarë, të cilët kanë evoluar në protesta masive të studentëve. Vendimi nënvizon dyfishimin e tarifave për provimet e mbartura.

Që nga fillimi i protestave më 5 dhjetor, ata kanë zhvilluar protestat më të mëdha studentore që nga viti 1990.
Ndërsa qeveria ka vendosur të heqë këtë masë, studentët po kërkojnë cilësi më të lartë të sistemit arsimor.
ESU mbështet me studentët shqiptarë dhe për këtë arsye mbështet synimet e vazhdueshme të protestave studentore paqesore.
Unioni Studentor Europian është një organizatë ombrellë që funksionon pavarësisht bindjes politike, besimit, përkatësisë etnike apo kulturore, orientimit seksual ose gjendjes shoqërore.
ESU vlerëson shumë përfshirjen dhe përpjekjet për solidaritet brenda lëvizjes së studentëve, duke dënuar çdo veprim të dhunshëm."

Shtypnews.al

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...