"Cfarë më habit".
Njeriu sakrifikon shendetin per te bere para ,sakrifikon parate per shendetin.Ai eshte kaq i shqetesuar per te ardhmen sa nuk e jeton te tashmen.Ai nuk jeton dot as neser.Ai jeton sikur nuk do te vdes kurre vdes pa jetuar kurre si duhet."
Nga- / Fatjon Qerimi/
S/N
- Shtypnews.al
- Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
Thursday, November 8, 2018
Shteti shqiptar nuk ka pse të ketë frikë të tregojë se këtu është Shqipëri!
Koret rraciste, thirrjet antikombëtare, klithjet për dhunë e vrasje të shqiptarëve duhet të dënohen nga të gjitha Organizatat Ndërkombëtare e përfaqësuesit e tyre në Tiranë… Nga krahu tjeter duhet të shkundin shtetit shqiptar për ta shpallur “Non Grata” të gjithë ata që sot shkelën ligjet e këtij vendi duke cënuar haptazi kushtetutën!!
Deri në këtë moment më shumë kanë bërë 14 deputetë greke me padinë e tyre ndaj tv ‘Star” dhe manipulimit që kjo media i bëri ngjarjes sesa vetë Tirana zyrtare. Sot u lejuan të kalojnë në kufi njerëz të ”Agimit të Artë” kur ndalimi i tyre do të ishte një akt mëse normal në çdo vend europian e të civilizuar. Kjo do të shmangte që në nisje skenat e sotme që nuk kanë e nuk mund të kenë lidhje me një marrdhënie normale mes fqinjësh, që nuk kanë e nuk mund të kenë lidhje me Bashkimin Europian. Rrepresioni, dhuna, ekstremizmi, hedhja e zjarrit në marrdhëniet mes dy vendeve duhet të marrë përgjigjen e merituar! Shteti shqiptar nuk ka pse të ketë frikë të tregojë se këtu është Shqipëri, kështu ka qenë që në krye të herës, e kështu do të vazhdojë të jetë derisa toka të ekzistojë!!
Kujdes me ne të (((Shtypnews.al))) Sepse ne ju falenderojm për vëmendjen tuaj, kështu që Rrespekte pa fund për ty që e Lexove deri ketu...!
Faleminderit nëse e shpërndani.! PER ME TEPER MUND TEKLIKONI KETU NË ---->Shtypnews.al<----| DHE PELQENI FAQEN....
Ngjela: Turpi grek i Bularatit, thjesht ca të çmendur që bërtasin dhe pleq të Anadollit që as vetë nuk dinë përse kanë ardhur në Shqipëri
Avokati Spartak Ngjela e konsideron varrimin e ektremist minoritar grek Konstantinos Kacifas si turpin grek të Bularatit. Në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Facebook”, Ngjela shkruan se Kacifas u varros këtë të enjte njësoj sikurse varrosen të vrarët e mafies apo terrorizmit ndërkombëtar.
“Një ceremoni varrimi që u fillua si heroike dhe përfundoi qesharake. Ca të çmendur që bërtasin dhe pleq të Anadollit që as vetë nuk dinë përse kanë ardhur në Shqipëri”, shkruan ai.
Ngjela shprehet më tej se ceremonia mortore në Bularat përkthehet si një provokim ndaj shqiptarëve, dhe se “të çmendurit” tashmë po kërkojnë antihistorinë. Sipas avokatit, grekëve “jerm” nuk ua kanë fajin shqiptarët, por ata që i kanë gënjyer në 150 vjet për historinë e tyre false.Ngjela shkruan në “Facebook” se pavarësisht përpjekjeve të “neoandartëve grekë”, Shqipëria po shkon e sigurt drejt bashkimit.Turpi grek i BularatitVarroset me ceremonial një terrorist. Njëlloj si të vrarët e Mafies apo terrorizmit ndërkombëtar. Një ceremoni varrimi që u fillua si heroike dhe përfundoi qesharake. Ca të çmendur që bërtasin; dhe pleq të Anadollit që as vetë nuk e dinë përse kanë ardhur në Shqipëri. Janë për të qarë hallianë. Shteti grek në krizë që vjen dhe provokon shqiptarët në Shqipëri. Por kanë fushë veprimi nga një kryeministër pa asnjë vlerë kombëtare, që me naivitet, njëlloj si Saliu, të dy bashkë menduan se mund të destabilizonin Shqipërinë me ca lapaculë anadollakë të ardhur nga Greqia.Asgjë nuk mund t’i bëjnë dot Shqipërisë këta njerëz pa asnjë vlerë, që vinë këtu për të fyer shqiptarët. I patë? Të çmendurit që kërkojnë antihistorinë. Asgjë nuk iu bëjnë dot shqiptarëve, sepse gjithçka po shkon drejt bashkimit gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor. Ky turp i sotëm, do të jetë sigurisht fakt dobibrurës në ecurinë drejt rikthimit të personalitetit shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Janë të humbur historikë këta grekë që bërtasin sot në jerm në Shqipëri… por këtu nuk ua kanë fajin shqiptarët, por ata që në 150 vjet i kanë gënjyer për historinë e tyre të falsifikuar.Shqipëria po shkon e sigurt drejt bashkimit gjithëshqiptar, duan apo nuk duan neoandartët qesharakë grekë.
Wednesday, November 7, 2018
Shprehjet që nuk i thotë kurrë një lider. Lexoje
Liderët kanë gjithmonë të drejtën e fjalës dhe fuqinë e saj.
Por, disa prej tyre mund ta ekzagjerojnë ndonjëherë me deklaratat që bëjnë. Pranojeni ose jo, fjalët e liderit apo edhe shefit në punë, ndikojnë gjithmonë në aftësitë tuaja për të arritur suksesin.
Ne po ju sjellim 10 thënie ose shprehje të një lideri, të cilat nuk duhet t’i thuhen kurrë një punonjësi:
1. “Jam unë bosi”. Liderët dhe shefat e mirë, admirohen dhe ndiqen. Nuk mund t’i kesh frikë ata. Sigurisht që ai është lideri, por duke e thënë këtë, nuk e bën të tillë kjo shprehje.
2. “Nuk është faji im”. Liderët e mirë duhet të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre, dhe jo t’i anashkalojnë ato.
3. “Do ta bëj vetë”. Lidershipi nuk është një veprim që mund të ndiqet vetë. Ideja është t’i vendosësh njerëzit në vendin e duhur në kohën e duhur, për të arritur suksesin.
4. “E di atë gjë. Kam menduar për gjithçka”. Kur e mirëpret dhe e vlerëson inteligjencën dhe kontributin e punonjësve, i bën ata të ndihen mirë dhe të dobishëm.
5. “Dështimi nuk është një zgjidhje”. Kjo shprehje nënkupton se gabimet nuk lejohen, dhe një sjellje e tillë ngjall frikë tek të tjerët. Liderët e mëdhenj i përkrahin njerëzit e tyre që të ecin para edhe gjatë një pengese, i inkurajojnë ata.
6. “Nuk funksionon në këtë mënyrë këtu”. Risitë duhet të jenë të mirëpritura gjithmonë nga një lider i mirë. Prandaj çdo lider duhet ta vlerësojë punonjësin e tij për idetë krijuese dhe fleksibilitetin që paraqesin.
7. “Dua rezultate jo lidhje”. Liderët duhet ta dinë se rezultatet e mira, vinë përmes lidhjeve me njerëzit dhe bashkëpunimit.
8. “Nuk më intereson nëse nuk është etike, nëse nuk është jo ligjore, atëherë bëje”. Asnjëherë nuk duhet të nxisësh një person që të kryejë një veprim jo etik, vetëm për të arritur qëllimet e korporatës.
9. “Mos më sill asnjë lajm të keq, as surpriza”. Liderët duhet të krijojnë një ambient bashkëpunimi, ku punonjësit ngrenë çështjet që kanë ndodhur, edhe pse të këqija, për t’i dhënë një zgjidhje, dhe jo për t’i fshehur ato.
10. “Je me fat që je në punë këtu”. Kjo e vret moralin e punonjësit, dhe nënkupton se po i bën një nder atij që po e punëson. Në vend të kësaj duhet përdorur një shprehje e tipit: “Jemi me fat që të kemi”.
Vrojtimi i BSH: 52% e familjeve jetojnë me maksimumi 50 mijë lekë/muaj
Banka Qendrore intervistoi një kampion rastësor prej 1210 familjesh, ku rreth 56% jetojnë në zonat urbane dhe 44% në zonat rurale të vendit për periudhën e 6-mujorit të parë të këtij viti. Sondazhi tregoi se pjesa më e madhe e familjeve, rreth 52% (e pandryshuar krahasuar me 6- mujorin e dytë 2017) vijon të mbeten në nivelin “17-50 mijë lekë”, ndërsa rreth 27% (1% më pak se 6-mujorin e dytë 2017) i përkasin nivelit të të ardhurave mujore “50-100 mijë lekë”.
“Në shpërndarjen e familjeve sipas nivelit të shpenzimeve të domosdoshme të jetesës, pjesa më e madhe (rreth 50% e të përgjigjurve) vijojnë të deklarojnë shpenzime mujore në nivelin ’20-50 mijë lekë’, dhe kjo peshë nuk ka ndryshuar krahasuar me 6-mujorin e kaluar, por është rritur me 2 pp krahasuar me një vit më pare”, theksohet në sondazhin e BSH-së.
Nga ana tjetër, pesha e familjeve që deklarojnë shpenzime në nivele të larta (mbi 50 mijë lekë në muaj) ka vijuar të rritet, si në terma 6-mujorë dhe në terma vjetorë, ndërkohë që vihet re tendenca e kundërt në rastin e dy grupeve më të ulëta të shpenzimeve. Në përgjithësi, struktura e shpërndarjes së familjeve sipas nivelit të shpenzimeve, duket disi e zhvendosur drejt një niveli më të lartë shpenzimesh mujore.
Ekspertët e Bankës Qendrore evidentojnë gjithashtu, se indeksi i të ardhurave dhe indeksi i shpenzimeve kanë shënuar rritje gjatë periudhës së vrojtuar, por rritja e indeksit të shpenzimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar në një përkeqësim të balancës midis të ardhurave dhe shpenzime të familjeve.
Euroizimi i të ardhurave të familjeve shqiptare vijon të mbetet i ulët, ku vetëm 14% e të përgjigjurve (161 familje në 1140 familje të përgjigjura) deklarojnë se kanë të ardhura në valutë (kryesisht në euro), në raporte të ndryshme ndaj totalit të të ardhurave mujore. “Kjo peshë ka mbetur e pandryshuar në tre vrojtimet e fundit”, thekson raporti.
Në këtë kategori përfshihen kryesisht familjet që marrin të ardhura nga të afërmit emigrantë
Merkel: Urime Kosovë, Shqipëri, Maqedoni nga 1 janar 2019 qytetaret do te punojnë ne gjermani pa passaport te BE-se, ja detajet
Merkel: Urime Kosovë, Shqipëri, Maqedoni Nga 1 janari 2019-ës qytetarët do të punojnë në gjermani pa passaport të BE-së, ja detajet
Tuesday, November 6, 2018
Postimet e Hoxhë Elvis Naçit pëlqehen më shumë se sa të liderve botërorë
Postimet e Hoxhë Elvis Naçit pëlqehen më shumë se sa të liderve botërorë
IMAMI I XHAMISË SË “TABAKËVE” NË TIRANË, ELVIS NAÇI, KA AQ SHUMË PËLQIME NË RRJETIN SOCIAL FACEBOOK, SA UA KALON EDHE LIDERËVE BOTËROR.Naçi ka 379,508 like në Facebook, por postimet e tij marrin pëlqime sikur t’i kishte miliona ndjekës.Një postim i zakonshëm i Naçit i merr më shumë se 20 mijë pëlqime.jë foto familjare e Naçit, me bashkëshorten e tij dhe 3 fëmijët ka marr 100 mijë pëlqime në facebook, duke bërë kështu që të tejkaloi parashikimet.Edi Rama ka mbi 1 milion ndjekës në facebook po pëlqimet nëpër statusa dhe fotografi nuk i kalojnë 10 mijë. Edhe Sali Bersisha ka më shumë se 1 milion ndjekës në Facebook, por me pëlqime qëndron edhe më keq se Rama.Nëse marrim shembull presidentin amerikan Donald J. Trump, që ka 12 milionë ndjekës, në postimin e tij të fundit në Facebook ka marr 25 mijë pëlqime, 2 mijë më pak se Naçi në postimin e fundit, shkruan lajmi.net.
Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel postimin e fundit para 22 orëve i ka 4 mijë pëlqime.Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka 8 milionë ndjekës në Facebook, dhe në postimin e fundit ka 11 mijë pëlqeime, që është larg Naçit.Por cka e bënë Naçin kaq të veçant?Ligjërimi i tij prej imami dhe gjuha që përdor ka bërë që t’i bëj për vete të gjithë. Ai konsiderohet si njëri nga imamët më modern dhe më të artikuluar në trojet shqiptare, shkruan lajmi.net.Kujtojmë se Naçi ka vizituar pothuajse të gjitha qytetet nëpër trojet shqiptare dhe ka mbajtur ligjërata, ku sallat dhe xhamitë kanë qenë përplot.
Për Shtypnews.al nga Xhesi
Subscribe to:
Posts (Atom)
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...
-
"AMANETI NËNËS' Bir të nisa për kurbet, të nisa me dy tri vetë, puthja ime, AMANET, kthehu sa të jem në je...
-
Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur. Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dor...
-
SHPERNDAJENI te gjithe kjo eshte vajza e dhunuar dhe perdhunuar nga djali i Deputetit Vajza e vogel jetime qe pasi ishte perdhunu...